E Premte, 05.10.2024, 12:31pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
MARIE SHLLAKUT PËRMENDORE NË PRIZREN - ATY KU U PUSHKATUA MË 1946
Nga LEONORA LAÇI

E Premte, 09.26.2014, 08:26am (GMT+1)


Brinjët ty t'i thyen, po nuk ta thyen zemrën...
Buzët t'i shkrumuan, po s'ta mbyllën gojën...
Sytë t'i shterruan, po në dritë u shëndërruan...
Verë e vitit dyzet e gjashtë...

Shefqet Kelmendi
Burgu i Zejmenit, Lezhë, 1986

Prizreni, u vesh me të zeza më 24 nëntor 1946, sepse në vendmbledhjen e intelektualëve shqiptarë në Lidhjen e Prizrenit (1878), për disa dekada më vonë u zhvillua gjyqi famëkeq dhe pushkatimi i katër martirëve shkodranë, midis të cilëve ishte edhe heroina e pamposhtur Marie Shllaku. Mekati i saj i vetëm për të cilën u vu para togës së pushkatimit ishte pse sokolesha e re e deshti me gjithë shpirt atdheun e saj.
Natyrshëm lind pyetja retorike: A qënka mekat të duash atdheun e të sakrifikohesh për të?! Nëse kjo do quhet mekat, atëherë pse nderohen heronjët, pse ngrihen memorial, pse përkujtohen vit pas viti, pse mbushen faqet e historisë me bëmat e tyre?! Marie Shllaku e deshti atdheun, më fort se gjithçka, zgjodhi të mos ishte si të gjitha femrat e tjera, mbasi veshi xhamadanin e plumbave në vend të vellos së nuserisë, veshi opingat që t'i ngjitet malit, e streh e saj ju bë, ashtu si foleja e shqipeve, hoqi dorë së ëndrruari.
Gjithmonë, është pak ajo që bëjme ne, për të nderuar heronjët, pasi ata bënë gjithçka që të bëhen shembulli jonë. Ky shkrim modest, le të shërbej si kujtesë, për ata që harrojnë shpejt duke përfshirë dhe historianët.

Për Marie Shllakun, janë shkruar disa vepra, si: "Shqipëria e Marije Shllakut" nga Ramiz Kelmendi e Viktor Gashi (Prishtinë, 1995); "Marije Shllaku-Kosovë, gjaku im t'u bëftë dritë" Ibrahim Metaj, Tiranë 1995; "Marie Shllaku-Bijë e Shkodrës martire e Kosovës" nga Tomë Mrijaj, (Nju Jork, 2004); "Heroina Marije Shllaku" Shefqet Kelmendi (Tiranë, 2004) etj. Përveç librave monografikë, kujtimeve, janë mbajtur shumë kumtesa, në takime përkujtimore dhe simpoziume historike shkencore, janë shkruar artikuj publiçistikë dhe mbajtur sipas rastit referate mbas viteve 1990...

Një rast i veçantë, është përkujtimi herë pas hershëm, që revista "Jeta Katolike" (1966), organ i Kishës Katolike "Zoja e Shkodrës", që botohej nën përkujdesin e Mons. Dr. Zef Oroshit, ka botuar disa herë artikuj përkujtimore, me përmbatje të thellë historike për figurën e madhe të luftëtares së Shqipërisë Etnike Marie Shllakun.

Sokolesha sypatrembur, u gjend kudo, ku e thirri zëri i atdheut dhe vuri gjithë kapacitetin e saj intelektual dhe fizikë, për të përmbushur detyrat e saj, pranë veprimtarëve të shquar kombëtarë, duke shërbyer si sekretare e patriotit dhe Ministrit të Punëve Botore Iliaz Agushi (1942), i cili, u vra me atentat terrorist nga komunsitët, më 27 tetor 1943. Kurse më pas ajo ishte sekretare personale e Ministrit të Brendshëm Inxh. Xhafer Devës (1943-1944).

Miqsitë me personalitete të ndryshme e ndihmuan Marien, që të përftoj dije gjithnjë e më shumë. Kjo miqësi e ndërthurur me respekt e mirëbesim, u bë ujëdhes e pjesëmarrjes së saj, në kuvende me rëndësi kombëtare, ku u morën vendimet për çlirimin e atdheut, që ra në kthetrat e sllavo-komunsitëve. Ajo, u lidh menjëherë me shtabin e luftëtarit Shaban Polluzha, ku më 20 janar 1945, ai u largua nga luftrat vëllavrasëse, që ishin të dëmshme për kombin dhe i'u bashkua forcave nacionaliste.
Maria, u zotua mes trimave të lirisë, që kishin ndërmarrë aktin sublime për shpëtimin e Kosovës martire, ku, shpreh: "Se duhet të luftojnë me tërë fuqinë pushtetin e komunistëve, mos të shkojnë me Serbi, të largohen partizanët e Jugosllavisë nga Kosova, sepse këto forca e kishin mbushur çdo pus të Kosovës me krerë shqiptarë. Në këtë drejtim, partizanëve të Serbisë, u erdhën në ndihmë edhe partizanët e Shqipërisë".
Ajo u bë pjesë e pandashme me bajraktarët dhe udhëheqsit nacionalistë, ku shërbej si një ndërlidhëse me vision të qartë mes grupeve të Kosovës e Shqipërisë. Sërisht nga sa kemi lexuar dhe hulumtuar në dokumente dhe shkrime, ajo del pranë nacionalistit të shquar legalist Abaz Kupit.

Shkodranja e re, e vetmja femer mes burrave më të shquar të Kosovës, u gjend gjithnjë në krah të nacionalistëve të kohës, si: Rexhep Mitrovicës, At Benardin Llupi OFM, Ing. Xhafer Devës, Prof. Luan Gashit, Prof. Ymer Berishës, Ndue Përlleshit, Ukë Sadikut, Shaban Sadikut, Prof. Gjon Serreqit, Ibrahim Lutfiut, Mehmet Gradicës, Gjergj Dedës, Kolë Parubit, Gjergj Martinit e shumë luftëtarëve që kishin si qëllim të ngritnin popullin në luftë të armatosur kundër regjimit.

Shkodranja e dashuruar patologjikisht me Kosovën, iu përkushtua me gjithë qënien e saj, bashkimit të trojeve etnike, duke luftuar me armë kundër forcave komunsite. Ajo mori pjesë në Kuvendin e Drenicës, që ishte thirrur me qëllimin final shpëtimin e Kosovës nga pushtimi kolonizatorëve komunistët serbo-malazias-shqiptarë.
Heroina, angazhohet për të organizuar një parti me emrin Lidhja Nacionale Kosova Etnike, duke u nisur nga inisiativa e fratit At Bernard Llupit OFM me 26 dhjetor 1944 e deri me 27 shkurt 1945, arrin të themelohet Komiteti Demokratik Shqiptarë, që synonte krijimin e një rezistencë aktive kundër armiqve shekullorë serb.

Madhështia e saj përveç në organizimin e rezistencës mbarëkombtare nga Organizata NDSH dhe Besa Kombëtare, do luaj një rol të rëndësishëm edhe në Kuvendin e Doberdolit. Maria nuk u frikësua nga kërcenimet e komunistëve, për tu tërhequr nga aktiviteti atdhetarë dhe mbi të gjitha nuk iu dridh çërpiku as para togës së pushkatimit.
Si e kërkoi sigurimi Marie Shllakun?

Për herë të parë u zbardhën fakte të reja, se si Sigurimi i Shtetit komunist shqiptar bë bashkëpunim me atë Jugoslav UDB-në, përdori babain (Mark Simon Shllakun), për ta bind të bijën e tij (në Kosovë), që të kthehet në shtëpi (Shkodër).

Në revistën shkodrane fetaro-kulturore "Kumbona e së Diellës" (Nr. 1-2 Janar-Shkurt, 2014), publicisti i mirënjohur Tomë Mrijaj, në një shkrim interesant, rrefen kujtimet e të atit të tij Nikollë Pren Mrijaj (1911-1999), i cili, i mundësoi takimin atë e bijë, në kullën e tij që ishte bërë streh e nacionalistëve kosovar (pasi Nikollë Mrijaj ishte kryetar i Komunës së Zllakuqanit).

Në veprën monografikë të z. Mrijaj lexojmë: "Me ardhjen në Kosovë të babait të saj, Mark Simonit nga Shkodra( i dërguar nga Qeveria e Komuniste dhe forcat e Sigurimit, që përndiqnin për t'i vrarë antikomunistët dhe nacionalistët e vërtetë askohe, shënimi im T.M), për t'ia mbushur mendjen vajzës së tij të re, që të heq dorë nga rruga e saj patriotike, në male, me çetat nacionaliste të Kosovës kishte lindur ideja, që Maria të vinte në shtëpinë tonë, ku ishte më e sigurtë".

Në luftën e Siçevës, ditën e tretë të festës së Bajramit ku mbetën në betejë mbi 30 burra të zgjedhur të atdheut, ajo mori disa plagë në trup i shpëtoi rrethimit. Për fat të keq, ajo më vonë në fshatin Acarevë, në vitin 1945 u zu rob nga bashkëpunëtorët e UDB-së.

Në procesin gjyqësor i zhvilluar askohe, të gjithë që kanë qenë në burg e kujtojnë si një vajzë sokoleshë, ku me një stoicizëm qëndroi e paepur, para torturave shtazarake që u bënë çdo ditë kundrejt saj. Po atë ditë, vendimi për denimin me vdekje (me pushkatim), ju dha dhe tre bashkëluftëtarëve të saj: At Bernard Llupit OFM, arsimtarit Gjergj Martinit dhe Kolë Parubit, të cilët disa ditë më vonë do të ekzekutohen, me24 nëntor 1946 në Prizren, ku edhe sot në Kosovën e lirë mjerisht ende nuk u dihen varret...
Si u zhvillua proçesi gjyqësor i Marie Shllakut?

Sot Prizreni në gji të vet
Me xhelozi ruan një skelet...
Në të lashtin Prizren gjemon historia
Në të riun Prizen rron edhe Maria!

Shefqet Kelmendi

Gjykimi i grupit të madh të liridashësve të vërtetë shqiptarë zgjati 13 ditë. Ai u mbajt në ndërtesën ish Shtëpisë së Kulturës, duke filluar nga data 29 qershor 1946 e deri me datën 11 korrik të vitit 1946. Asokohe prokuror i përgjithshëm ishte Ali Shukriu. Gjatë seancës përfundimtare të gjyqit, në listën e të akuzuarve ishin 27 nacionalistë shembullorë. Në këtë shkrim, duke i respektuar të gjithë deshmorët e lirisë së Kosovës, po citoj vetëm të pushkatuarit, si: Marie Shllaku 24 vjeçe, At Bernard Llupi 60 vjeç, Kolë Parubi 41 vjeç, Gjergj Martini 29 vjeç, ku, të gjithë ishin nga qyteti i lashtë i Shkodrës, të cilët u denuan me pretencën finale me 15 korrik 1946, ndërsa pushkatimi u bë në nëntor të po atij viti.

Prokurori antishqiptar Ali Shukriu e akuzoi (sikurse thuhet në veprën ish të burgosurve dhe bashkëautorëve Ramiz Kelmendi dhe Viktor Gashit: "Shqipëria e Marie Shllakut...", duke i rënditur asaj aktivitetin "armiqsor" (patriotik) në 11 pika.
1. Se në verë të vitit 1944, kur u vu në krye të Lidhjes së Dytë të Prizrenit Ing. Xhafer Deva, Marie Shllaku, ish sekretare e Ministrit të Punëve të Brëndshme Iljaz Agushit, u zgjodh sekretare e tij. Këtë detyrë e ushtroi deri në nëntor të vitit 1944, kur u "çlirua" Kosova. Ajo, edhe pasi iku Xhafer Deva jashtë shtetit, mbeti në Kosovë, për të luftuar kundër "sistemit të ri shoqëror".
2. Se në nëntor të vitit 1944, pas "çlirimit" të Pejës, e la atë dhe bashkë me Mehmet Gradicën, Metë Danin dhe Adem Shalën tuboi disa qindra shqiptarë të armatosur dhe bashkë me ata doli në mal, në mënyrë që, me luftë të armatosur në prapavijë të frontit, të luftojë kundër partizanëve dhe sistemit të ri, duke "penguar kështu ushtrinë nacionalçlirimtare të ndërtojë pushtetin popullor dhe të rregullojë kushtet në Kosmet".
3. Se nga mbarimi i vitit 1944, duke njohur mirë njerëzit, që kanë pasur lidhje me Ing. Xhafer Devën të cilët kishin mbetur vetëm, për të vijuar luftën, kundër partizanëve në prapavijë. Maria, punoi për bashkimin dhe lidhjen e tyre të ndërsjellë, duke marrë kontaktte me Ukë Sadikun dhe Ismail Goranin, prijës të "bandave" balliste, të cilët sulmuan Gjilanin, Ferizaj-n dhe vende të tjera.
4. Se në fillim të janarit 1945, pasi doli në mal dhe shkoi në Drenicë, punoi pareshtur për forcimin e radhëve të rezistencës, propogandoi që shqiptarët assesi të mos shkonin në armatën jugosllave, por të dilnin në mal për të zhvilluar luftë kundër partizanëve komunistë.
5. Se, po në janar të vitit 1945, mori pjesë në Kuvendin e Drenicës, ku gjendeshin prijësit e njohur, si: Prof. Ymer Berisha, Mehmet Gradica, Ahmet Shala, Ukë Sadiku, Major Qinisi, Shaban Polluzha, kapiten Rexhep Ismaili, Met Dine, major Kutova etj. Aty u vendos të sulmohen njësitë e ushtrisë nacional-çlirimtare në Drenicë dhe në minierën e Trepçës, si dhe u zgjodh udhëheqësia, që do t'i prijë kësaj lufte. Lufta e armatosur, që pasoi pas marrjes së këtij vendimi zgjati shumë ditë dhe shkaktoi viktima të rënda në jetën e njerëzve dhe në pasuri, betejë e cila ishte një goditje e rëndë për forcat tona, të cilat, asokohe zhvillonin luftra të rënda me gjermanët, në kufijtë e Sanxhakut.
6. Se, më të mbaruar Lufta e Drenicës e derisa u burgos, në vjeshtë të vitit 1945, vijoi me ngulm punën e saj në male me luftëtarët e rezistencës antikomuniste. Ajo mori pjesë në tubime të ndryshme me prijësit e tyre, ku, u morën vendime historike për të vijuar rezistencën me armë, dhe për të bindur popullin që të dilte në male, për t'u bashkuar luftëtarëve të Shqipërisë etnike; fshatarët t'i pranonin ato, t'i ushqenin, t'i mbanin dhe t'i ruanin në votrat e veta.
7. Se mori pjesë në Kuvendin e Dobërdolit (mbajtur në Llugën e Dan Pjetrit), në gusht të vitit 1945, ku ishin të pranishëm përfaqësuesit e të gjitha aradhave të armatosura anti-komuniste, në të cilin u zgjodh Prof. Ymer Berisha si udhëheqës politik, kurse Ukë Sadiku si udhëheqës ushtarak i gjithë luftëtarëve të rezistencës në Kosovë, ndërsa vetë Marie Shllaku ka mbajtur procesverbalin e takimit historik.
8. Se mbajti lidhje të vazhdueshme dhe të pandërprera me Prof. Ymer Berishën, i shkroi letra, njësoj si dhe me prijësit e tjerë, si Ismail Ymeri etj. 9. Se mori pjesë në betejat kundër njësive ushtarake jugosllave dy herë me radhë, ndërsa në Luftën e Siçevës, aty nga gjysma e shtatorit 1945, u vranë në luftime 11 oficerë dhe ushtarë të armatës jugosllave (në këtë luftë Marie Shllaku, u plagos në disa vende).
10. Se gjatë gjithë qëndrimit të saj në mal mbajti lidhje të vazhdueshme me fratin e Pejës At Bernardin Llupin OFM, ku, zhvilloi letërkëmbim me të, të cilët, u lidhën përmes korrierit, dhe mori nga ai para, ushqim dhe mesazhe.
11. Se e akuzuara Shllaku, ndonëse e plagosur dhe e stresuar në një shtëpi në Mitrovicë, u interesua për bandat, mbajti lidhje me ato dhe u kujdes për tërheqjen e tyre jashtë kufijve të vendit, sipas vendimit të marrë më parë, duke bërë kështu krim, që sanksionohen në nenin 3 pika 7 dhe 12, të ndëshkueshme, sipas nenit 4 alineja 1 të Ligjit mbi Veprat Penale kundër popullit dhe shtetit". (Akuzat ndaj Marie Shllakut janë marr tekstualisht nga vepra e Ramiz Kelmendit dhe Viktor Gashit kushtuar asaj në faqet 15-17).

Mua mu duk e arsyeshme për t'i paraqitur akuzat ndaj Marie Shllakut, sepse kështu kuptohet dhe kontributi dhe aktiviteti i saj anti-komunist, si dhe dalin në pah faktet se pse shihej si kërcenim përsonaliteti saj për komunistët.

Marie Shllaku, do mbahet mend për heroizmat e saj. Është krenari të thuhet sot se vlerësimi i figurës së saj po bëhët dita-ditës, si në Kosovë dhe Shqipëri, ku po vihen emra rrugësh me emrin e saj. Ka ardhur koha që sot më shumë se kurrë kur njihet figura e madhe e Marie Shllakut ti ngrihet një përmedore në Shkodrën e saj ku lindi dhe u rrit, dhe në Prizrenin historik ku u pushkatua në moshën e re 24-vjeçare.

Për këtë figurë të spikatur të histirsë kombëtare shqiptare, posaqërisht hulumtoi dhe shkkroi me përkujdesje të veçantë studiuesi dhe publicisti shqiptaro-amerikan Tomë Mrijaj (Sekretar i Përgjithshëm I lidhjes së Prizrenit qysh prehj vitit 1978 në Neë York, shënimi im L.L.), që është dhe financuesi bujar i disa veprave, që janë botuar posaçërisht për Marie Shllakun.

Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes së Prizrenit në SHBA publicsti bashkëkohorë Tomë Mrijaj, sëbashkut me miqtë e tij Prof. Dr. Muhamet Shatrin dhe studiuesin Mr.sc Nue Oroshin zhvilluan një takim të ngrohtë me Komandantin e UÇK-së dhe ish Kryeministrin e Kosovës zotin Ramush Haradinaj-n (Gusht, 2014) ku, iu kërkua brenda mundesive të tij, që të nderohet shkodrania martire Marie Shllaku sëbashku me tre martirët e tejerë (At Bernardin Llupin OFM, mësuesin Gjergj Martinin dhe Kolë Parubin), me një përmendore në qytetin e Prizrenit, pikërisht në vendin e pushkatimit të tyre.

LEONORA LAÇI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MARK MARKU - DËSHTIMI I PD-së, FAJI I BASHËS DHE PËRGJEGJËSIA E BERISHËS (09.26.2014)
FATOS HOXHA - TA SHPËTOJMË PD-në NGA KTHETRAT E PENGMARRËSVE (Intervistë) (09.26.2014)
Emrat e shqiptarëve përmbysin pretendimet e historianëve serbëSKËNDER GASHI - KUR U BËMË MYSLIMANË, ISHIM ORTODOKSË, NUK ISHIM KATOLIKË (09.25.2014)
SHPALIME PËR EVROPËN E BASHKUAR DHE SHQIPTARËT, PREJ GJENEZËS E DERI SOT (IX)Nga BRAHIM IBISH AVDYLI (09.25.2014)
VIZITA E PAPA FRANÇESKUT NË SHQIPËRI U NDERUA EDHE NË MËRGATËN SHQIPTARE!Nga ASLLAN DIBRANI (09.25.2014)
ARENAT E LUFTËS PËR MBIJETESË NUK PO PËRFUNDOJNË KURRËVështrim nga SKËNDER MULLIQI (09.25.2014)
URIME NË AMSHIM BIJA IME(Në 43 vjetorin e lindjes së Shqipes)Poezi nga AGIM GASHI (09.25.2014)
UNAZA E RE, E MADHE, E PLAVË-GUCISËNga RAMIZ LUSHAJ (09.24.2014)
FOTO EKSKLUZIVE - JOSIF BAGERI NË MESHËN E PARË NË GJUHËN SHQIPE NË DURRËSNga ARBEN LLALLA (09.24.2014)
GJAKOVA I THOTË MIRËSEVJEN 'NERMIN VLORËS' (09.24.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]