E Hënë, 05.13.2024, 12:41am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
MARRËDHËNIET SHQIPTARO-JUGOSLLAVE DHE ÇËSHTJA E KOSOVËS
Botuar për herë të parë në East European Quarterly (Boulder, Colorado), vëll. 16, nr. 4 (janar 1983), f. 485-510.
Nga ELEZ BIBERAJ

E Djelë, 11.16.2014, 11:05am (GMT+1)





Gadishulli  i  Ballkanit  ka  një  rëndësi  të  jashtëzakonshme  politike, strategjike dhe ushtarake, për dy blloqet më të fuqishme në botë dhe mungesa e stabilitetit në këtë rajon ka pasur shpesh pasoja serioze për paqen dhe stabilitetin në pjesë të tjera të evropës. republika Popullore socialiste e shqipërisë (rPssh) dhe republika socialiste Federative e Jugosllavisë (rsFJ) luajnë role strategjike në rajonin delikat të Ballkanit. Gjatë viteve 1970, zhvillimi i marrëdhënieve të mira mes këtyre dy ish-satelitëve sovjetikë, përbënte një faktor të rëndësishëm në ruajtjen e stabilitetit në këtë pjesë të evropës. Gjithsesi, më 1981, revoltat e shqiptarëve në Jugosllavi shkaktuan një keqësim të rëndë të marrëdhënieve mes tiranës dhe Beogradit dhe nxorën edhe njëherë në pah një konflikt të gjatë mes dy vendeve, që është statusi i pakicës së madhe shqiptare në federatën jugosllave.

Qëllimi i këtij punimi është të analizojë zhvillimin e marrëdhënieve të kohëve të fundit mes shqipërisë  dhe Jugosllavisë. artikulli do të përqendrohet më marrëdhëniet e shumanshme mes dy vendeve, në mënyrën sesi janë zhvilluar ato gjatë viteve 1970 dhe sesi këto marrëdhënie janë ndikuar nga zhvillimet e brendshme dhe ndërkombëtare. artikulli merr në analizë gjithashtu edhe demonstratat e vitit 1981, si edhe ngjarjet që pasuan në krahinën e kosovës, të banuar nga shqiptarët, si edhe ç'efekt patën këto ngjarje në marrëdhëniet mes tiranës dhe Beogradit.


Konteksti historik


Marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave në të shkuarën janë karakterizuar nga periudha tensionesh e madje edhe periudha përplasjesh, të shkaktuara nga probleme të vjetra territoriale, nga nacionalizmi dhe nga botëkuptimet e ndryshme politike, ekonomike dhe ideologjike të elitave qeverisëse në tiranë dhe Beograd. Gjatë pjesës më të madhe të historisë së saj moderne, shqipërisë i është dashur të përballet me rreziqe dominimi, sulme dhe përpjekje të përhershme cungimi të territoreve të saj nga ana e fqinjëve
Jugosllavi, Greqi dhe Itali. Më 1912, Serbia dhe Mali i Zi aneksuan më shumë se dyzet për qind të kombit shqiptar dhe më shumë se gjysmën e territoreve të banuara nga shqiptarët, përfshirë edhe krahinën e kosovës. Greqia aneksoi rajonin jugor të Çamërisë, ndërsa italia gjatë periudhës mes dy luftërave botërore dominoi Shqipërinë. Kështu, shqiptarët filluan t'i perceptonin fqinjët, veçanërisht Jugosllavinë, si armiqtë kryesorë që përbënin kërcënim të përhershëm për pavarësinë, integritetin territorial dhe aspiratat kombëtare të vendit.

Komunistët jugosllavë luajtën një rol të rëndësishëm në formimin e Partisë komuniste shqiptare (Pksh)1   tani Partia e Punës e Shqipërisë dhe rrjedhimisht e dominuan atë. Pas fitores së komunistëve në Luftën e dytë Botërore, ndikimi i Beogradit në shqipëri arriti kulmin. si pasojë e kësaj, në vitet 1945-1948 tirana i kishte duart të lidhura për të marrë ndonjë nismë me rëndësi në politikat e saj të jashtme dhe të brendshme. deri në vitin 1948, planet për shkrirjen e plotë të shqipërisë në Federatën Jugosllave kishin përparuar mjaft.2

Pas prishjes jugosllavo-sovjetike, rPssh dhe rsFJ u kthyen në kundërshtarë  dhe  ndoqën  rrugë  krejt  të  ndryshme.  shqipëria  ndoqi një politikë të brendshme të rreptë staliniste, ndërsa Jugosllavia ndoqi atë që tirana e quajti kurs "revizionist", pra, politikën e brendshme të "vetadministrimit" dhe një politikë të jashtme asnjanëse. të dy vendet kishin gjithashtu pikëpamje të kundërta mbi çështjet më të rëndësishme me të cilat përballej sistemi komunist ndërkombëtar si edhe u angazhuan në polemika të ashpra. Pajtimi i hrushovit  me titon  dhe përmirësimi i marrëdhënieve mes Jugosllavisë dhe Bashkimit sovjetik, çuan në keqësimin e lidhjeve shqiptaro-sovjetike, që shkaktuan si pasojë çarjen e tiranës me Bashkimin sovjetik dhe krijimin e aleancës me Pekinin.
Marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave u përkeqësuan gjithashtu edhe nga armiqësitë personale, që elitat qeverisëse krijuan rreth roleve përkatëse në sistemin komunist ndërkombëtar. Për enver hoxhën, udhëheqja jugosllave përfaqësonte një kërcënim serioz për regjimin dhe pushtetin e tij. ky perceptim vinte si pasojë e përvojës së hoxhës me jugosllavët gjatë periudhës së luftës. Që nga fillimi i takimeve të tyre me komunistët shqiptarë, në fillim të viteve 1940, jugosllavët duket se nuk i zinin shumë besë hoxhës, pikësëpari për shkak të edukimit të tij intelektual e borgjez dhe u munduan ta zëvendësonin me koçi Xoxen, i cili u vinte më për shtat. Pas 1948-ës, jugosllavët nxitën kundërshtarët e hoxhës dhe në vitin 1951 formuan një organizatë të përbërë nga emigrantë politikë shqiptarë në Jugosllavi, të cilët kishin shprehur haptazi qëllimin për ta rrëzuar nga pushteti.3

Marrëdhëniet mes rPssh-së dhe rsFJ-së, veçanërisht përpara vitit 1966 u ndërlikuan gjithashtu edhe për shkak të persekutimit të ashpër që i bëhej pakicës shqiptare në Jugosllavi. Me qëllim që të vlerësojmë sa më mirë rolin e këtij faktori në lidhjet mes tiranës dhe Beogradit, është e nevojshme të paraqesim shkurtazi pozicionin e shqiptarëve në Jugosllavinë socialiste.

Në kongresin e saj të katërt në dresden, më 1928, dhe në konferencën e Zagrebit, më 1940, Partia komuniste Jugosllave (PkJ) mbështeti idenë që kosova t'i kthehej shqipërisë.4  Me rënien e Jugosllavisë më 1941, kosova u bashkua me shqipërinë. Gjithsesi, gjatë luftës, komunistët jugosllavë ndërruan qëndrim mbi këtë çështje. në kosovë u organizua një lëvizje nacionalçlirimtare, e cila mbante lidhje të drejtpërdrejta me komitetin Qendror të PkJ-së. shqiptarëve iu premtuan të drejta të barabarta dhe status i njëjtë me grupet e tjera etnike në Jugosllavi. e drejta etnike e shqiptarëve për vetëvendosje, përfshirë edhe shkëputjen, u pasqyrua në deklaratat e titos si edhe në shumë dokumente të tjera të partisë. 5

Gjatë takimeve të tyre me Partinë komuniste shqiptare  (Pksh), komunistët jugosllavë nuk i kushtuan vëmendjen e duhur çështjes së bashkimit të kosovës me shqipërinë,  duke deklaruar se kjo ishte një çështje "naive" ose "jo urgjente" dhe si e tillë nuk mund të kthehej kurrë në problem mes Jugosllavisë dhe shqipërisë socialiste.6  Pksh deklaronte se me të mbaruar lufta, kosovarët do të kishin mundësi të ushtronin të drejtën e tyre për vetëvendosje dhe të zgjidhnin nëse donin apo jo të bashkoheshin me shqipërinë.7  Por edhe gjatë luftës, shqiptarët dhe jugosllavët nuk binin dakord mbi çështjen e kosovës. Nën presionin e madh të komunistëve jugosllavë, Pksh u detyrua të denoncojë më 1943 Marrëveshjen e Mukjes, të arritur me Ballin kombëtar, sipas së cilës fati i kosovës duhej të vendosej me anë të një plebishiti. 8

Shqiptarët në Jugosllavi e mbështetën gjerësisht idenë e bashkimit me shqipërinë. Po këtë qëndrim kishin edhe komunistët kosovarë. në një rezolutë të miratuar gjatë konferencës së Parë të këshillit Popullor të krahinës së kosovës, në janar 1944 thuhej:

Kosova dhe rrafshi i dukagjinit asht nji krahinë e banueshme në shumicë nga populli shqiptar, i cili si gjithmonë ashtu edhe sot dëshiron me u bashkue me shqipninë. Prandaj e ndjejmë për detyrë me tregue rrugën e drejtë që duhet me ndjekë populli shqiptar për me realizue aspiratat e veta. rruga e vetme, pra, që popullit shqiptar i kosovës dhe i rrafshit të dukagjinit të bashkohet me shqipninë asht lufta e përbashkët me popujt e tjerë të Jugosllavisë kundër okupatorit nazist gjaksuer e rrogtarëve të tij, sepse kjo asht e vetmja rrugë për me fitue lirinë, në të cilën të gjithë popujt, pra edhe populli shqiptar, do të kenë mundësi me vetvendosë mbi fatin me të drejtën e vetvendosjes deri në shkëputje.9

Komunistët jugosllavë, të cilët po përpiqeshin të tregoheshin pragmatikë për të mbajtur pushtetin, pasi mundën çetnikët serbë dhe meqë nuk donin të nxisnin më konflikt me serbët, e kundërshtuan këtë qëndrim në lidhje me çështjen e kosovës. ata kishin frikë se ribashkimi i kosovës me shqipërinë do të ishte një goditje e rëndë për nacionalizmin serb dhe do të rezultonte në humbjen e mbështetjes politike të grupit më të madh etnik në Jugosllavi. në një letër të 28 marsit 1944, PkJ e refuzoi rezolutën e komunistëve kosovarë. 10 Për shkak të pozitës së tyre të varësisë ndaj PkJ-së, Pksh  dhe komunistët kosovarë nuk mundën t'i bënin ballë vendimit jugosllav në lidhje me këtë çështje jetësore për kombin shqiptar.

Menjëherë pas mbarimit të luftës, Beogradi u përball me probleme serioze në kosovë. shqiptarët nuk e pranuan ribashkimin me Jugosllavinë dhe ishin i vetmi grup etnik që u ngritën me armë kundër regjimit komunist jugosllav. 11  Ushtria jugosllave ndërmori masa ekstreme terrori për të mposhtur kryengritjen, saqë gjatë kongresit të Parë të Partisë komuniste serbe, në maj 1945, sjellja e saj u kritikua fort nga krerët jugosllavë, si për shembull tito, Gjilasi dhe rankoviçi.12

Më 1945, shqiptarëve iu mohua e drejta e vetëvendosjes dhe nuk iu dha siç iu qe premtuar gjatë luftës status i barabartë me grupet e tjera etnike në Jugosllavi. Aspiratat e tyre legjitime kombëtare u sakrifikuan me qëllim që të përmbusheshin ambiciet nacionaliste të serbëve, malazezëve dhe maqedonasve. shqiptarët konsideroheshin nga autoritetet qendrore si politikisht të paqëndrueshëm dhe me qëllim që të minimizonin forcat e nacionalizmit shqiptar, territoret e banuara prej tyre u ndanë në tri njësi të ndryshme administrative. kosova (kosova-Metohija), ku jetojnë pjesa më e madhe e shqiptarëve në Jugosllavi, u shpall rajon autonom dhe u bashkua me republikën  e serbisë. Territore  të tjera, të banuara nga shqiptarët, u ndanë mes republikës së Malit të Zi dhe Maqedonisë. Mundësia që kosova t'i kthehej shqipërisë u kundërshtua me forcë nga serbët, të cilët preferonin ta zgjidhnin problemin përmes një "bashkimi" mes shqipërisë dhe Jugosllavisë.13 enver hoxha ka deklaruar se gjatë një takimi me titon, në korrik 1946, ata diskutuan çështjen e bashkimit të kosovës me shqipërinë. sipas hoxhës:

Tito më pyeti se çfarë mendoja për kosovën. "Kosova dhe rajonet e tjera të Jugosllavisë ku banojnë shqiptarë iu përgjigja unë janë territore shqiptare, të cilat Fuqitë e Mëdha i shkëputën në mënyrë të padrejtë; ato i takojnë shqipërisë dhe duhet t'i rikthehen asaj. tani që jemi dy vende socialiste, ekzistojnë edhe kushtet për ta zgjidhur këtë problem në mënyrë korrekte." Tito më tha: "Jam dakord, kjo është çka dëshirojmë, por për momentin nuk jemi në gjendje të bëjmë asgjë, sepse serbët nuk e kuptojnë një gjë të tillë." "Nëse nuk e kuptojnë sot, ia prita unë do t'u duhet ta kuptojnë nesër."14

Gjatë viteve 1950 dhe 1960, kosova u karakterizua nga pabarazi strukturore mes shqiptarëve, të cilët përbënin pjesën më të madhe të popullsisë së kosovës dhe serbëve. Megjithatë, krahasuar me gjendjen e tyre në Jugosllavinë e midis dy luftërave, kur ata as nuk njiheshin si grup etnik i veçantë, në periudhën e pas viteve 1945, shqiptarët po përjetonin përmirësime të konsiderueshme të statusit të tyre, gjendjes ekonomike dhe mundësive për arsimim. Megjithatë, ata mbeteshin të nënshtruar. Pjesëtarët e grupit mbizotërues etnik serb kishin pushtetin politik dhe luanin rol dominues në çështjet e kosovës. ata mbanin pozita udhëheqëse dhe përdornin mjetet politike që kishin në dorë, sidomos policinë e fshehtë UDB-në për t'i ruajtur këto pozita. Shqiptarëve iu mohoheshin sistematikisht të drejtat e tyre njerëzore dhe kombëtare, ata ishin subjekt sulmesh politike dhe ekonomike, u shtrënguan të emigronin në shkallë të gjerë në vende të tjera, iu nënshtruan terrorit shtetëror, burgimeve të gjata dhe në disa raste edhe eliminimit fizik.15 ashtu siç ka nxjerrë në pah një vëzhgues, kosova përpara 1966-ës, shërbente si "...një koloni e lënë pas dore dhe e shfrytëzuar nga serbët".16

Tirana nisi një fushatë të egër në media kundër asaj që e konsideronte si politikë të "krimeve barbare, vrasjeve të urryeshme, dhunimit dhe torturave fashiste" të Beogradit ndaj shqiptarëve në Jugosllavi dhe përjashtonte në këtë mënyrë mundësinë e normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve për sa kohë vazhdonte ky trajtim. në shtator 1958, në një artikull në gazetën Zëri i Popullit pretendohej se vetëm gjatë periudhës 1945-1948 nga autoritetet jugosllave ishin vrarë rreth 36 mijë shqiptarë.17

Pas largimit nga pushteti të aleksandër rankoviçit, zëvendëspresident i Jugosllavisë dhe kreu i policisë së fuqishme sekrete, më 1966, autoritetet në Beograd pranuan publikisht persekutimin e egër që iu ishte bërë shqiptarëve. një studiues i njohur kosovar e përshkruan kështu persekutimin e shqiptarëve në fushën kulturore:

...këmbëngulja në të shkuarën kulturore për kombësinë shqiptare konsiderohej devijim nacionalist nga ana e forcave unitariste. tradita historike ishte një lloj tabuje. Përmendja e traditës letrare shqiptare, qoftë edhe e folklorit ngjallte gjithnjë indinjatë politike. të ngulje këmbë në unitetin dhe vazhdimësinë e kulturës kombëtare shqiptare ishte një mëkat i pafalshëm.18

Faktorët e shtjelluar më lart ndikuan në ngrirjen e marrëdhënieve shqiptaro-jugosllave gjatë viteve 1950 dhe 1960, vite gjatë të cilave kontaktet mes dy vendeve u reduktuan në minimum. Por vitet 1970 do të shihnin zhvillimin e një epoke të re mes dy vendeve fqinje, e karakterizuar nga një bashkëpunim i pazakontë, veçanërisht në fushat ekonomike dhe kulturore.

Viti 1971: riafrimi

Më 6 shkurt 1971, shqipëria dhe Jugosllavia njoftuan se kishin vendosur të ngrinin misionet e tyre diplomatike në statusin e ambasadave, duke shënuar kështu një hap të ri në marrëdhëniet midis tyre. riafrimi mes tiranës dhe Beogradit u nxit nga dy faktorë kryesorë: nga fakti që të dyja palët perceptonin një rrezik në rritje nga ana e Bashkimit sovjetik, menjëherë pas pushtimit të Çekosllovakisë, më 1968, dhe nga përmirësimi i statusit të pakicës shqiptare në federatën jugosllave.

Pushtimi i Çekosllovakisë prej Bashkimit sovjetik e bëri regjimin e hoxhës të kuptojë që mbështetja e vetme për mbrojtje te kina e largët dhe e dobët ushtarakisht nuk ishte e mjaftueshme për garantimin e sigurisë së shqipërisë. si rrjedhim, rPssh u detyrua ta rimendojë mirë politikën e saj të jashtme dhe të riafrohet me fqinjët. në shtator 1968, shqipëria u tërhoq zyrtarisht nga traktati i varshavës. rrjedhimisht, tirana hoqi dorë nga sulmet e veta propagandistike kundër Beogradit dhe ofroi të ndihmonte Jugosllavinë në rastin e ndonjë agresioni nga ana e Bashkimit sovjetik.19  Politika e re e shqipërisë ndaj Jugosllavisë u inkurajua edhe nga kinezët. Gjatë vizitës së ministrit shqiptar të Mbrojtjes Beqir Balluku në Pekin, në shtator-tetor 1968, kryeministri Çu en lai e nxiti shqipërinë të hynte në aleancë ushtarake me Beogradin.20

Faktori i dytë që shpejtoi riafrimin e tiranës me Beogradin ishte ndryshimi i favorshëm politik në Jugosllavi menjëherë pas rënies së rankoviçit dhe përmirësimi i situatës së pakicës shqiptare në atë vend. Serbët filluan të shihnin sesi po iu rrëshqiste pushteti nga duart, ndërkohë që  shqiptarët  fitonin më  shumë  ndikim  në  çështjet  e  përditshme  në kosovë. Gjatë debateve publike në lidhje me ndryshimet në kushtetutën e rsFJ-së më 1967 dhe 1968, shqiptarët e kosovës kërkonin njohjen e të drejtave të tyre kombëtare dhe më shumë autonomi. kishte edhe thirrje të vazhdueshme për krijimin e një republike të veçantë, që të përfshinte të gjithë shqiptarët e federatës jugosllave.
tirana i shihte me shumë simpati kërkesat e kosovarëve për më tepër autonomi. në një kryeartikull të Zërit të Popullit, më 24 nëntor 1968, deklarohej se përmirësimi i marrëdhënieve shqiptaro-jugosllave varej nga fakti nëse Beogradi do t'i njihte të drejtat e plota të shqiptarëve në rsFJ.

Në nëntor-dhjetor 1968, në kosovë dhe në territoret e banuara nga shqiptarët në Maqedoni shpërthyen demonstrata. Protestuesit kërkonin krijimin e republikës  së kosovës, krijimin e një universiteti shqiptar dhe përmirësimin e kushteve politike dhe ekonomike të shqiptarëve në RSFJ, etj. Përballë një sfide serioze, autoritetet jugosllave lëvizën në dy fronte. ata përdorën forcën për të mposhtur demonstratat dhe i trajtuan me egërsi organizatorët e tyre. në të njëjtën kohë, Beogradi plotësoi disa nga kërkesat e shqiptarëve. emri i krahinës u ndryshua nga kosova- Metohija në krahina socialiste autonome e kosovës dhe u hartua edhe një "ligj kushtetues" për krahinën. kosovës iu dha Gjykata e vetë e lartë, simbolet e saj kombëtare dhe shqiptarët u lejuan të valëvisnin flamurin e tyre. Gjithsesi, kërkesa për krijimin e një republike shqiptare u refuzua. Mesa duket, Presidenti tito po përpiqej ta bënte kosovën republikën e shtatë të Jugosllavisë, por iu desh të hiqte dorë nga kjo ide për shkak të kundërshtive të forta serbe. 21

Gjatë krizës së 1968-ës, regjimi i tiranës tregoi gjakftohtësi të jashtëzakonshme. kjo "politikë" u diktua nga perceptimi që siguria e të dy vendeve ishte e ndërlidhur dhe se problemet në Jugosllavi do t'i jepnin Moskës mundësi të mira për të ndërhyrë në atë zonë delikate. shqipëria i mirëpriti fitoret e arritura nga kosovarët pas 1968-ës dhe shprehu dëshirën për t'i ndihmuar në zhvillimin e tyre kulturor. Gjithsesi, mungesa e progresit në përmirësimin e statusit të shqiptarëve në Maqedoni ishte zhgënjyese. Megjithëse shqiptarëve i ishin bërë disa lëshime pas trazirave të 1968-ës, ata në Maqedoni vazhdonin të ishin një pakicë e shtypur. në një kryeartikull të qershorit 1969, në Zërin e Popullit, autoritetet maqedonase akuzoheshin se po ndiqnin "një politikë shoviniste kundrejt shqiptarëve", "trajtim çnjerëzor" dhe "mohim të të drejtave thelbësore dhe përpjekje të vazhdueshme për shkombëtarizim."22

Gjatë një vizite në qytetin verior të Bajram Currit, në maj 1970, hoxha shprehu përsëri dëshirën e rPssh-së për të zhvilluar marrëdhënie të mira me Jugosllavinë, pavarësisht divergjencave të thella politike dhe ideologjike mes të dy vendeve. ai shprehu kënaqësinë e tij për faktin që kosovarët po përfitonin gradualisht në fushat politike, ekonomike dhe kulturore. rPssh,  tha ai, është e gatshme të zhvillojë marrëdhënie të veçanta kulturore me kosovën dhe institucionet arsimore shqiptare ishin gati të bashkëpunonin me Universitetin e kosovës. hoxha nguli këmbë që shqipëria  kishte të drejtë të interesohej që shqiptarët në Jugosllavi nuk po diskriminoheshin. ai ripohoi zotimin e tiranës për të mbështetur Beogradin në rast të një sulmi nga Moska.23 deklaratat e hoxhës u pritën me reagime pozitive nga Beogradi.

Gjatë pjesës së fundit të viteve 1960, marrëdhëniet ekonomike mes tiranës dhe Beogradit patën një rritje graduale dhe të qëndrueshme. tregtia mes shqipërisë dhe Jugosllavisë u rrit nga rreth 3 milionë dollarë më 1966, në 4.8 milionë më 1967 dhe 8.3 milionë më 1970.24 kjo u pasua me shtimin e marrëdhënieve kulturore mes tiranës dhe Prishtinës.


Marrëdhëniet gjatë viteve 1970

Pas pushtimit të Çekosllovakisë, dukej sikur shqipëria dhe Jugosllavia do t'i linin mënjanë problemet e tyre dhe bashkëpunimin ekonomik do ta shtrinin tashmë edhe në fushën politike. Me afrimin e tiranës me Beogradin, menjëherë pas shpalljes së doktrinës Brezhnjev, filloi të spekulohej se ashtu siç kishte këshilluar edhe Kina, Shqipëria dhe Beogradi mund të krijonin një aleancë ushtarake, por kjo nuk ndodhi. në kongresin e Gjashtë të Partisë, në nëntor 1971, hoxha i hodhi poshtë të gjitha këto spekulime. ai deklaroi se mes dy shteteve kishte divergjenca të thella ideologjike dhe politike, por shtoi se "kritikat dhe polemikat e ndërsjella" nuk duhet ta pengojnë bashkëpunimin në fushat jo- politike. sulmet ideologjike ndaj Jugosllavisë, të cilat supozohej se ishin ndaluar, u rigjallëruan nga kritikat e mprehta të hoxhës mbi "sistemin e vetadministrimit" të Jugosllavisë dhe aspekte të tjera të politikave të brendshme dhe të jashtme jugosllave.25

Pavarësisht nga rifillimi i polemikave nga Shqipëria, marrëdhëniet mes tiranës dhe Beogradit vazhduan të përmirësohen gradualisht. Por në politikat e saj kundrejt Jugosllavisë, shqipërisë i duhej të pajtonte dy objektiva në konflikt me njëri-tjetrin. Nga njëra anë, RPSSH vlerësonte faktin që të dy vendet kishin një lloj ndërvarësie, duke qenë se kishin një armik të përbashkët, Bashkimin sovjetik dhe ishin gjithashtu të interesuara t'iu kundërviheshin pranisë së superfuqive në Ballkan. Për më tepër, shqipëria kuptoi avantazhin e zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik me Jugosllavinë, e cila ishte në fund të fundit një partner tregtar i natyrshëm. Tregtia mes dy vendeve filloi të rritej dhe marrëveshjet e nënshkruara gjatë periudhës 1971-1975 tregonin që vlera e tregtisë mes dy vendeve gjatë atyre pesë viteve arriti deri në 110 milionë dollarë. Më 1974, vëllimi total i shkëmbimeve tregtare mes shqipërisë dhe Jugosllavisë arriti në 37.5 milionë, dyfishin e vëllimit të një viti më parë. Gjatë vitit 1975, gjithsesi, tregtia ra me shumë gjasa si reflektim i ndryshimeve në majat drejtuese të sektorit ekonomik shqiptar. sipas planit, parashikohej që transaksionet ekonomike të arrinin në 56 milionë dollarë, ndërkohë që tregtia në atë vit arriti vetëm në 37 milionë.26

Vlerësimet ekonomike dhe politike të tiranës duhet të shkonin krah për krah me shqetësimet e politikës së brendshme të regjimit të hoxhës. Modelet e socializmit shqiptar dhe atij jugosllav ndryshonin në mënyrë thelbësore, duke përfaqësuar kështu dy ekstreme në sistemin socialist. Politika e brendshme mjaft liberale e Beogradit dhe sistemi i ekonomisë së tregut ishin krejt të kundërtat e regjimit të hoxhës, i cili kishte frikë se shoqëria shqiptare do të ndikohej nga "revizionizmi" jugosllav dhe kjo pastaj do të çonte në dobësimin e rolit të PPsh-së. seria e shkarkimeve të zyrtarëve të lartë në sektorët e kulturës, ushtrisë dhe ekonomisë në shqipëri gjatë viteve 1973-1975, që çuan në likuidimin e zyrtarëve të lartë, patën ndikim të menjëhershëm në marrëdhëniet tiranë-Beograd. Fundi i ashpër i çka mund të karakterizohet si një fazë "liberalizimi të butë" në fillim të viteve 1970, çoi në rritjen drastike të sulmeve propagandistike shqiptare ndaj Jugosllavisë. duket sikur hoxha ishte i shqetësuar se mos modeli i socializmit jugosllav bëhej tërheqës për disa qarqe në shqipëri. ai shkarkoi zyrtarë si abdyl këllezi, ish-kryetar i komisionit të Planit të shtetit, koço theodhosi, ish-ministër i industrisë dhe Minierave dhe kiço ngjela, ish- ministër i tregtisë, të cilët u akuzuan se "kishin futur forma revizioniste dhe vetadministrimi" në sistemin e ekonomisë së planifikuar shqiptare.27

Marrëdhëniet mes Tiranës dhe Beogradit u influencuan gjithashtu edhe nga lidhjet e dy vendeve me Pekinin. shqipëria nuk ishte shumë entuziaste për sa i takonte afrimit mes kinës dhe Jugosllavisë, më 1970, dhe vazhdoi të shfaqte shenja pakënaqësie rreth përmirësimit të ndjeshëm të marrëdhënieve Beograd-Pekin. ndërkohë që lidhjet mes Jugosllavisë dhe kinës sa vinin e bëheshin më të afërta, marrëdhëniet mes kinës dhe shqipërisë sa vinin e ftoheshin.28

Në kongresin e shtatë  të Partisë, në nëntor 1976, hoxha përsëriti deklaratën e tij në mbrojtje të Jugosllavisë në rastin e ndonjë sulmi të jashtëm.29   në të njëjtën kohë, ai kritikoi Jugosllavinë për pranimin e anijeve ushtarake sovjetike në portet e saj, duke e karakterizuar këtë si të dëmshme për marrëdhëniet mes tiranës dhe Beogradit. ai dënoi gjithashtu edhe modelin jugosllav të socializmit dhe u zotua se PPsh- ja "do të luftojë për të demaskuar natyrën mashtruese të revizionizmit jugosllav dhe rrezikun që paraqet ai".30 Polemikat ideologjike shqiptare kundër Jugosllavisë u rritën në mënyrë të ndjeshme gjatë fazës së fundit të aleancës kino-shqiptare, teksa udhëheqësit jugosllavë dhe kinezë shkëmbenin vizita, që vazhduan për disa kohë edhe pas prishjes mes tiranës dhe Pekinit. Më 1978, hoxha botoi librin e tij Vetadministrimi jugosllav: teori dhe praktikë kapitaliste, ku sulmonte teoritë e kardelit. Gjithsesi, së bashku me retorikën e vet ideologjike, rPssh ndoqi një politikë pragmatike dhe vazhdoi të zgjeronte marrëdhëniet ekonomike me rsFJ.

Beogradi bëri përpjekje të shumta për të fituar miqësinë e Shqipërisë. kjo politikë, në fakt, ndikohej nga faktorë të ndryshëm. ekonomitë e shqipërisë dhe Jugosllavisë plotësonin njëra-tjetrën dhe Beogradi kishte interes për lëndë të para dhe elektricitet nga rPssh. nga ana tjetër, një shqipëri e dobët dhe e paqëndrueshme përbënte rrezik për Beogradin, pasi kështu u krijoheshin mundësi armiqve të mundshëm të Jugosllavisë. sado që jugosllavët nuk e fshihnin përçmimin e tyre për regjimin stalinist të shqipërisë, ata e kishin mirëpritur shkëputjen e marrëdhënieve mes tiranës dhe Moskës, kundërshtimin e fortë të hoxhës ndaj të dy blloqeve ushtarake, si edhe ndjekjen e një politike të jashtme të pavarur. të dy shtetet kishin thuajse të njëjtat shqetësime dhe ndiqnin politika që ishin në shumë raste paralele. Mes shenjave të para të prishjes së aleancës tiranë-Pekin dhe boshllëkut politik të krijuar si pasojë e saj, Beogradi filloi të shqetësohej gjithnjë e më shumë mbi orientimin që mund të merrte politika e jashtme shqiptare në periudhën pas Hoxhës dhe filloi të konsideronte mundësitë e riafrimit me Moskën.

Në përpjekje për të ndikuar zhvillimet në shqipëri, Beogradi i caktoi një rol të rëndësishëm kosovës, duke e karakterizuar atë si "një urë të pazëvendësueshme" bashkëpunimi mes shqipërisë  dhe Jugosllavisë.31

Menjëherë pas krijimit të Universitetit të kosovës dhe nënshkrimin e protokollit të parë me Universitetin e tiranës, më 1970, bashkëpunimi mes Prishtinës dhe tiranës u karakterizua nga një rritje e shpejtë. ky bashkëpunim, gjithsesi kufizohej kryesisht në fushën e kulturës. Në mesin e viteve 1970, për shembull, në shkëmbimet tregtare mes Jugosllavisë dhe shqipërisë, kosovës i takonte më pak se 2 për qind.

Dy  universitetet  nënshkruan  marrëveshje  vjetore  bashkëpunimi, çka lejonte shkëmbimin e lektorëve, teksteve, botimeve, ekspozitave dhe skuadrave sportive si edhe financimin e projekteve të përbashkëta në fushat e arkeologjisë, etnografisë dhe gjuhësisë. Universiteti i Kosovës, të cilit i mungonin materiale të përshtatshme mësimore në gjuhën shqipe si edhe staf mësimor, përfitoi shumë nga këto bashkëpunime me Tiranën. Mes viteve 1970 dhe 1981 në kosovë shkuan nga tirana 224 lektorë.

Universiteti i tiranës bashkëpunoi dhe nënshkroi protokolle me universitetet në Maqedoni dhe Mal të Zi. në dhjetor 1979, sekretari për arsimin, shkencën  dhe kulturën në krahinën e kosovës, Ymer Jaka, vizitoi shqipërinë dhe në tetor të vitit të ardhshëm ministria shqiptare e arsimit dhe kulturës, tefta Cami, vizitoi kosovën. Cami e vlerësoi shumë bashkëpunimin mes tiranës dhe Prishtinës, shprehu kënaqësi për arritjen e kosovarëve dhe premtoi që bashkëpunimi mes shqipërisë dhe kosovës do të vazhdonte.32

Zyrtarët jugosllavë nuk e pëlqyen rikthimin e kritikave shqiptare, por u treguan jashtëzakonisht të përmbajtur në reagimet e tyre. Me ringjalljen e nacionalizmit dhe protestave mes pakicës shqiptare, Beogradi shpresonte të zhvillonte një marrëdhënie ndërvarësie me tiranën, duke mos lejuar kështu që Shqipëria të përfitonte nga çështja delikate e Kosovës. Gjatë një vizite në Prishtinë, në prill 1975, tito vërejti rolin e rëndësishëm të Jugosllavisë dhe shqipërisë për stabilitetin në Ballkan, duke shtuar se nëse këto dy vende nuk merren vesh me njëri-tjetrin, atëherë shtete të tjera do të përpiqen të ndërhyjnë.33  Beogradi e vuri theksin te fushat e bashkëpunimit me tiranën dhe deklaroi se Jugosllavia ishte e hapur ndaj dialogut me shqipërinë. në tetor 1979, tito deklaroi se Jugosllavia nuk do t'i përgjigjet polemikave të shqipërisë, përkundrazi do të vazhdonte të zhvillonte bashkëpunimin atje ku ishte e mundur dhe e leverdishme për të dyja palët.34

Duke toleruar sulmet e medias shqiptare dhe duke mos reaguar, Jugosllavia shpresonte të qetësonte çështjen e kosovës dhe të ishte në një pozitë më të mirë për të influencuar zhvillimet në Shqipëri pas largimit të hoxhës nga skena politike. Me sa duket, për sa i takonte çështjes së kosovës, një politikë e tillë dha rezultat. Gjatë viteve 1970, media jugosllave raportoi mbi shumë arrestime dhe burgosje të shqiptarëve, të akuzuar për nacionalizëm dhe akte irredentiste. në shtator 1974 autoritetet zbuluan një komplot pro-kominformit dhe më vonë, gjatë vitit, në Prishtinë u organizuan demonstrata studentore.35  Më 1976 një grup i përbërë prej 19 shqiptarësh, përfshirë edhe shkrimtarin adem  demaçi, u dënuan me nga 4 deri në 15 vjet burgim nën akuzat se kishin formuar "lëvizjen për Çlirimin kombëtar të kosovës," duke mbrojtur kështu bashkimin e zonave të Jugosllavisë të banuara nga shqiptarët me rPssh-në.36
shqipëria mbajti një qëndrim të moderuar mbi trajtimin e pakicës shqiptare, duke ia nënshtruar lidhjet etnike me kosovën, interesave të tjera të saj ekonomike, politike dhe të sigurisë. ajo nuk e komentoi dhe e kaloi zyrtarisht me heshtje burgosjen e shumë kosovarëve, në linjë me  politikën  e  mosacarimit  të  marrëdhënieve  me  Beogradin,  madje edhe pas vdekjes së titos, kur autoritetet jugosllave lëshuan sulme të rënda mbi nacionalistët shqiptarë. Gjithsesi, në përgjigje të një artikulli mbi kosovën, botuar nga revista e Beogradit NIN, revista shqiptare Ylli, në maj 1979, dënonte ashpër prapambetjen ekonomike të kosovës dhe rajoneve të tjera të banuara nga shqiptarët, duke pretenduar se kjo ishte "si pasojë e politikave diskriminuese dhe kolonizuese që po ndiqeshin kundrejt popullsisë shqiptare."37

Në prill 1979, shqipëria dhe Jugosllavia nënshkruan një marrëveshje mbi ndërtimin e një hekurudhe që do të lidhte shkodrën me titogradin.

Tregtia mes dy vendeve vazhdonte të shënonte rritje, veçanërisht pas prishjes së tiranës me Pekinin. Më 1978 vëllimi i përgjithshëm tregtar mes shqipërisë dhe Jugosllavisë arriti në 28 milionë dollarë, më 1979 u rrit në 60 milionë dhe më 1980 në 115 milionë dollarë. në tetor 1979, ministri i tregtisë  së Jashtme të Jugosllavisë, Metod rotar,  vizitoi shqipërinë. disa muaj vonë, homologu i tij, nedin hoxha, vizitoi Beogradin dhe nënshkruan një marrëveshje afatgjatë tregtare. tregtia mes dy vendeve gjatë periudhës 1981-1985 pritet të arrijë 720 milionë dollarë. Jugosllavia bëhet kështu partneri më i madh tregtar i shqipërisë.

Përpara nisjes së trazirave në kosovë, në verën e vitit 1981, sulmet shqiptare kundrejt Jugosllavisë ishin ndalur dhe marrëdhëniet mes dy vendeve kishin arritur pikën më të lartë që prej vitit 1948. Menjëherë pas pushtimit të afganistanit nga Bashkimi sovjetik dhe ndërkohë që tito ishte shumë i sëmurë, rPsh ofroi sërish në mënyrë publike ndihmën e vet për Jugosllavinë në rast të ndonjë sulmi të huaj. në një kryeartikull të gazetës së partisë deklarohej që pavarësisht "divergjencave ideologjike të pakthyeshme" mes tiranës dhe Beogradit:

...çdokush duhet të bindet se nëse lind nevoja për të mbrojtur lirinë dhe pavarësinë nga agresorët imperialistë të çdo lloji, shqiptarët dhe jugosllavët do të luftojnë sërish bashkë kundër armiqve të tyre të përbashkët, ashtu siç kanë bërë në të shkuarën.38


Kosova: urë lidhëse apo mollë sherri?

Kosova ka qenë tradicionalisht një gjemb në marrëdhëniet tiranë- Beograd. Gjithsesi, ndryshe nga vitet 1950 dhe 1960, kur dy palët shpallën luftë ideologjike mbi kosovën, në vitet 1970 Prishtina luajti një rol konstruktiv në zhvillimin e marrëdhënieve dashamirëse mes rPssh- së dhe rsFJ-së. tirana shfaqi kujdes të pazakontë kundrejt zhvillimeve në kosovë dhe nuk i nxiti shqiptarët kundër autoriteteve jugosllave. një vëzhgues prej kohësh i çështjeve shqiptare e karakterizon qëndrimin e tiranës si "një sjellje model gjatë momenteve të ndryshme kritike në të shkuarën e afërt të Jugosllavisë."39 Por me ngjarjet e pranverës 1981 dhe me ngjarjet e tjera që pasuan,  çështja e kosovës u bë përsëri një mollë sherri mes dy palëve.

Kosova është një temë me ngarkesë të madhe emocionale, që pasqyron një histori të gjatë armiqësie mes serbëve dhe shqiptarëve, e cila matet jo me dekada por me shekuj. ajo ka një kuptim të veçantë historik për të dy grupet etnike. në mesjetë, kosova ishte pjesë e shtetit serb dhe në Fushën e kosovës serbët humbën një betejë vendimtare me turqit, më 1389. Miti serb i kosovës ka mbijetuar deri në ditët e sotme dhe këndvështrimi serb mbi atë rajon ka mbizotëruar prej kohësh.

Shqiptarët e konsiderojnë kosovën si djep të nacionalizmit të tyre. lëvizja kombëtare shqiptare e fundshekullit të 19-të dhe shekullit të 20-të përqendrohet në atë rajon. Pikërisht në Prizren, më 1878, u formua lidhja shqiptare, e cila shpalli betejën në dy fronte kundër armiqve të huaj për mbrojtjen e integriteti territorial të zonave të banuara nga shqiptarët, si edhe për të kërkuar autonominë nga turqia. lufta më e madhe, që çoi në shpalljen e Pavarësisë së shqipërisë, më 1912, u bë në kosovë dhe disa nga figurat më të shquara të kombit shqiptar, si Isa Boletini, Hasan Prishtina dhe Bajram Curri, qenë kosovarë.

Sipas  regjistrimit të popullsisë, në prill 1981, në rsFJ  ndodheshin 1,730,000 shqiptarë, prej të cilëve 1,227,424 jetonin në kosovë, 377,000 në Maqedoni, 72,432  në serbi dhe 37,735  në Malin e Zi. ata kishin numrin më të lartë të lindjeve dhe ishin më të shumtë në numër sesa malazeztë (577,298), maqedonasit (1,340,000) dhe së shpejti mund të kalonin sllovenët (1,750,000) dhe madje edhe vetë myslimanët (2 milionë). të gjitha këto grupe etnike kanë republikat e tyre, ndërkohë që kosova mbetet nën tutelën e serbisë dhe shqiptarët janë të ndarë nëpër republika të ndryshme. shqiptarët në rsFJ përfaqësojnë më shumë se gjysmën e kombit shqiptar dhe në përpjesëtim me numrin e banorëve përbëjnë popullatën më të madhe në botë që jeton jashtë vendit amë.
shqiptarët mbeten grupi etnik më i varfër, më i shtypur dhe i paprivilegjuar në të gjithë Jugosllavinë. krahina e kosovës është rajoni më pak i zhvilluar në vend, i ngarkuar me probleme të jashtëzakonshme sociale e politike dhe ekonomia e saj është në një gjendje të mjerueshme. kriza ekonomike e Jugosllavisë i ka ndërlikuar edhe më shumë problemet e kosovës dhe pabarazia mes shqiptarëve dhe grupeve të tjera etnike ka arritur përmasa serioze. të ardhurat vjetore për frymë janë nën një të tretën e mesatares së vendit. Më 1979 teksa të ardhurat për frymë në të tërë Jugosllavinë ishin 2,635 dollarë dhe në slloveni 3,315 dollarë, në Kosovë ishin 795 dollarë. Më 1980 një punëtor në Kosovë fitonte 180 dollarë në muaj krahasuar me 235 dollarë që ishte mesatarja për një punëtor në vend dhe 280 për një punëtor në slloveni. Më 1978, produkti social i kosovës ishte rreth 30 për qind i mesatares së Jugosllavisë.40 sipas statistikave zyrtare, në qershor 1981, në kosovë kishte rreth 72,000 të papunë.41 Por sipas një botimi të Beogradit thuhej se në krahinë mund të kishte rreth 200,000 të papunë.42 struktura kombëtare e të punësuarve në sektorin social ishte e pafavorshme për shqiptarët. ndërkohë që serbët dhe malazeztë më 1981 përfaqësonin rreth 15 për qind të popullsisë totale të kosovës dhe shqiptarët 77.5 për qind, nga numri i përgjithshëm i të punësuarve 29.8 për qind ishin serbë dhe malazezë dhe 64.9 shqiptarë.43 arsyet kryesore të problemeve ekonomike të kosovës janë prapambetja e shkuar, neglizhenca dhe keqqeverisja nga autoritetet qendrore dhe investimet e papërshtatshme. vendimet ekonomike merreshin në bazë të efikasitetit të ekonomisë jugosllave dhe përpara 1970-ës investimet në kosovë ishin minimale dhe të përqendruara kryesisht në industrinë nxjerrëse. industritë prodhuese dhe përpunuese ishin të përqendruara në republikat e veriut, ndërsa kosova, e cila është relativisht e pasur në pasuri minerale, përdorej si burim lëndësh të para për ekonominë e Jugosllavisë. kosova ka rreth 20 për qind të rezervave të qymyrgurit të të gjithë Jugosllavisë, mbi 60 për qind të plumbit dhe zinkut, mbi 20 milionë tonë hekur-nikel, 10.5 miliardë tonë rezerva linjiti, çka përbëjnë rreth një të tretën e të gjithë potencialit energjetik të vendit.44

Edhe  gjatë  viteve  1970,  kur  qeveria  federale  hodhi  në  kosovë shuma të mëdha fondesh,45   investimet vazhduan të përqendroheshin në industritë nxjerrëse. Politika e investimeve, siç ka vënë në dukje një studiues i shquar kosovar, dr. hivzi islami, motivohej nga nevoja për zhvillimin e përgjithshëm të Jugosllavisë dhe jo të kosovës.46 Përfituesit kryesorë të këtyre investimeve nuk kanë qenë ndonjëherë kosovarët, por republikat e pasura të federatës, çka i ka shtyrë kosovarët të ankohen për shfrytëzim. në një artikull të botuar në prill 1982, një gazetar shqiptar shkruante se ndërkohë që kosova interesohej në ndërtimin e projekteve industriale, ku të mund t'i përpunonte lëndët e saj të para e të krijonte kështu më shumë mundësi punësimi, republikat e tjera dhe krahina e vojvodinës ishin të interesuara kryesisht për sigurimin e lëndëve të para dhe të burimeve energjetike të kosovës.47

Shqiptarët  në rsFJ përfaqësonin një grup etnik të indinjuar dhe të pakënaqur me sistemin ekzistues, të cilin e perceptonin si të strukturuar për të dështuar. shqiptarët përballeshin me shumë pabarazi: mungesë energjie elektrike, mundësish karriere, lëvizshmërie politike e sociale, si edhe diskriminim etnik. Gjatë viteve të fundit, kosova është karakterizuar nga një politizim etnik në rritje. Megjithëse kosova ka përjetuar shndërrime të mëdha ekonomike e sociale, shqiptarët vazhdojnë ta perceptojnë veten si të nënshtruar ndaj Jugosllavisë. ata nuk e shohin sesa përparim "të madh" kanë arritur në krahasim me të shkuarën, por pika e referencës tanimë është arritja e barazisë së plotë. ata refuzojnë marrëveshjet social-politike tashmë të vjetruara, në favor të të rejave, të cilat sigurojnë trajtim më të barabartë.

Lëvizja për krijimin e një republike, që i paraprin prej një kohe të gjatë revoltave të pranverës 1981, i ka rrënjët në besimin që problemet social-ekonomike të kosovës janë rezultat i nënshtrimit të vazhdueshëm ndaj serbisë dhe shfrytëzimit ekonomik dhe se kosova mund ta arrijë potencialin e vet, vetëm duke u bërë republikë e duke pasur kështu autonomi vendimmarrëse. një ide e tillë gëzon mbështetje mes të gjitha shtresave të minoritetit shqiptar dhe motivohet nga një përzierje e patriotizmit shqiptar, mërisë ndaj pushtimit të vazhdueshëm serb dhe ambicieve për të maksimizuar autonominë e kosovës brenda sistemit ekzistues. lëvizja për krijimin e republikës udhëhiqet nga një elitë e re, e klasës së mesme dhe e arsimuar, lindur e rritur në Jugosllavinë socialiste. kjo elitë gjithnjë e në rritje dhe pasuesit e saj paraqesin një rrezik serioz për udhëheqësit kosovarë të mbështetur nga Beogradi, të cilët perceptohen gjerësisht si të korruptuar, tradhtarë dhe aspak të interesuar të çojnë përpara interesin kombëtar të shqiptarëve.

Në  pranverën e vitit 1981, në kosovë ndodhën demonstratat më të rënda në Jugosllavinë e pas-1945-ës.48  Trazirat filluan më 11 mars, kur studentët u përplasën me policinë në një qendër studentore në Universitetin e kosovës dhe morën shkas nga ankesat për kushtet e mjerueshme të jetesës. Gjatë një takimi me liderët vendorë dhe qendrorë të partisë, u vu re një përçarje në lidhje me vlerësimin e karakterit të demonstratave.  Mahmut  Bakalli,  kryetari  i  partisë  dhe  funksionarë të tjerë të lartë e vunë theksin në karakterin social të protestave, duke argumentuar që shkaku kryesor i tyre ishte pakënaqësia e studentëve. një fraksion i udhëhequr nga ali shukria dhe azem vllasi këmbëngulnin që demonstratat supozohej të ishin "kundërrevolucionare" dhe bënin thirrje për marrjen e masave të ashpra kundër tyre. argumenti i Bakallit mbizotëroi, por gjithsesi, në një takim të Presidencës së komitetit Qendror të lidhjes komuniste të serbisë, më 25 mars, ai deklaroi sërish se trazirat ishin shkaktuar nga vështirësitë ekonomike.49

Më 25 mars, studentët shqiptarë demonstruan në Prizren. ditën tjetër, protesta të një shkalle më të gjerë shpërthyen në Prishtinë, ku rreth 10 mijë studentë, punëtorë grevistë dhe qytetarë dolën në rrugë duke bërë thirrje për krijimin e republikës së kosovës.50  Më 31 mars, studentët dhe punëtorët e ndërtimit protestuan në obiliq.51 

Më 1 prill, demonstrata akoma më të mëdha u organizuan në Prishtinë dhe në Podujevë, ku me studentët u bashkuan edhe punëtorët. vetëm në Prishtinë u plagosën me qindra njerëz.52 ditën që pasoi pati përleshje të dhunshme mes protestuesve dhe forcave të sigurisë në Prishtinë dhe Podujevë. Protestat u përhapën edhe në qytete të tjera të kosovës, si për shembull, në Glogovc, vuçitern, vitinë dhe lipjan. Pati edhe përpjekje për të organizuar demonstrata në Pejë, Gjakovë dhe Gjilan. Më 3 prill, pati protesta në vuçitern, Mitrovicë dhe Ferizaj.53   Me studentët demonstrues u bashkuan edhe punëtorë, qytetarë të zakonshëm e madje edhe fermerë. ata kërkonin përmirësimin e gjendjes ekonomike të kosovës, lirinë e shtypit, të drejta të barabarta me grupet e tjera etnike, çlirimin e të burgosurve politikë si edhe dhënien e statusit të republikës për kosovën. Pati gjithashtu edhe kërkesa për bashkimin e kosovës me shqipërinë.

Përpara shpërthimit të demonstratave, më 25-26 mars, Beogradi propozoi që të silleshin forca të sigurisë nga jashtë krahinës për të rivendosur rendin. Udhëheqësit e krahinës e refuzuan këtë propozim.

Por kur demonstratat arritën përmasa të gjera dhe për shkak të frikës se forcat e sigurisë së krahinës mund të mos ishin në gjendje të ruanin rendin, Beogradi vendosi mbi Prishtinën. U shpall gjendja e jashtëzakonshme, mbledhjet publike u ndaluan, u vendos shtetrrethimi, u përdorën tanket dhe trupat për të shtypur demonstratat dhe Universiteti i kosovës u mbyll. sipas autoriteteve, nëntë persona vdiqën dhe rreth 257 u plagosën. Burimet perëndimore gjithsesi raportuan një numër shumë më të madh të të vdekurve dhe plagosurve.54

Autoritetet nisën menjëherë një politikë të re persekutimi dhe shtypjeje më të ashpër ndaj shqiptarëve. kundër shqiptarëve u organizua një fushatë mediatike e drejtuar nga Beogradi, në qendër të së cilës ishin sulmet ndaj historisë, kulturës dhe trashëgimisë së shqiptarëve. nacionalizmit serb, maqedonas dhe malazez, iu la dorë e lirë dhe siç vinte në dukje një gazetar perëndimor:

...asnjëherë, që prej fundit të luftës, nga ana e Jugosllavisë socialiste nuk janë shprehur zyrtarisht kaq deklarata të egra, përgjithësuese, kundër një entiteti individual kombëtar apo kombësisë së vendit.55

Zyrtarët nisën të bënin shkarkime masive, që çuan në zëvendësimin e plotë të udhëheqësve të krahinës dhe të disa prej zyrtarëve të lartë të të gjitha niveleve në shoqërinë e kosovës. Mijëra njerëz u arrestuan dhe mbi njëmijë u dënuan. Më shumë se 400 shqiptarë u dënuan me nga një deri në pesëmbëdhjetë vjet burgim. në lidhje me gjyqet kundër nacionalistëve shqiptarë ka pasur shumë pak informacion. nuk u lejua asnjë korrespondent i huaj apo vendas të ndiqte gjyqet dhe i gjithë informacioni u dha përmes agjencisë zyrtare të lajmeve Tanjug.

Çështja e shkrimtarit Sabit Rrustemi dhe e kryeredaktorit të gazetës letrare Fjala, Sabedin Haliti, shkaktuan shumë indinjatë dhe tallje ndaj sistemit të drejtësisë së Jugosllavisë. Më 1 prill 1981, Fjala botoi një tregim të shkurtër të Rustemit të titulluar "Nën maskën e miqve," i cili flet për rezistencën  shqiptare  kundër  pushtuesve  të  huaj  gjatë  luftës.  Botimi dhe shpërndarja e gazetës u ndal me arsyetimin se tregimi i Rustemit pasqyronte "një sërë detajesh që mund të interpretoheshin si aluzione ndaj  ngjarjeve  aktuale  në  kosovë."  departamenti  ligjor  i  botuesve të Fjalës e apeloi vendimin, me pretendimin se tregimi i shkurtër, që ishte botuar më parë në një koleksion veprash letrare, i ishte paraqitur redaksisë së Fjalës në fillim të vitit 1981, nuk përmendte as vendin e as vitin e ngjarjeve dhe nuk kishte asnjë lidhje me trazirat e mars-prillit. Gjykata e lartë e kosovës e rrëzoi apelin, duke pretenduar se historia e rustemit "paraqiste ose dërgonte mesazhe të pavërteta dhe alarmuese, që vinin në rrezik rendin publik ose alarmonin publikun." Më 28 gusht 1981 gjykata e rrethit në Prishtinë e dënoi rustemin me katër vjet burgim ndërsa halitin me tre vjet, për shkak se kishte lejuar botimin e tregimit të rustemit.56  një shkrimtar jugosllav, Milorad vuçeliç, e dënoi gjyqin ndaj rustemit dhe halitit, duke vënë re se dukej i çuditshëm fakti sesi një tregim i shkurtër, i shkruar përpara plasjes së demonstratave të pranverës
1981, mund t'iu referohej pikërisht atyre ngjarjeve.57

Revolta shqiptare ndodhi në një kohë të trazuar, për shkak të shpërbërjes së pushtetit politik dhe të dobësimit të udhëheqjes kombëtare pas vdekjes së titos. autoritetet qendrore, nën presionin e serbëve, reaguan duke përdorur dhunë brutale për të stabilizuar gjendjen në kosovë. Mundësia e një zgjidhjeje politike as që u mor në konsideratë. shtypja ushtarake preku pika të dobëta të ndjenjave antiserbe mes shqiptarëve dhe i nxiti ata në shkallën më të madhe nga ç'ishte parë ndonjëherë pas vitit 1945. Pavarësisht nga vendosja e një numri të madh forcash të sigurisë dhe mendohet rreth një të tretës së ushtrisë jugosllave, në kosovë trazirat vazhduan.
Midis 3 prillit dhe 26 majit 1981, demonstrata u zhvilluan edhe në istok, kaçanik, suharekë dhe tri herë në Prishtinë, si dhe u bënë përpjekje për të organizuar demonstrata edhe në gjashtë qytete të tjera kosovare.58 situata u rëndua edhe në zonat e banuara nga shqiptarët në serbi, Maqedoni dhe Mal të Zi. Gjatë gjithë verës dhe vjeshtës së vitit 1981, u raportuan akte të shpërndara subversive, rezistencë pasive, shkrime parullash dhe qarkullim traktesh si edhe akte sabotimi. Gjatë muajve janar-shkurt 1982 u raportuan demonstrata të ndryshme. situata  u ndërlikua gjithashtu edhe nga përkeqësimi gradual i ekonomisë së kosovës. raportohej për mungesë ushqimesh dhe mallrash konsumi. Gjatë një vizite në Prishtinë, në mars 1982, Presidenti sergei kraiger u habit kur mësoi se investimet në kosovë ishin ulur ndjeshëm pas ngjarjeve të vitit 1981 dhe se republikat e zhvilluara kishin hequr dorë nga planet fillestare për investime të përbashkëta dhe përkundrazi ngulnin këmbë për një marrëdhënie krediti, me qëllim që të shmangnin rreziqet. si rrjedhojë, u zbulua se në vitin 1981, krahasuar me një vit më parë, investimet në kosovë, në terma reale, kishin rënë me 40 për qind.59

Me rastin e përvjetorit të parë të ngjarjeve të vitit 1981, autoritetet morën masa ekstreme për të parandaluar demonstratat. Forcat e sigurisë dhe ushtria u vunë në gatishmëri dhe gazetarët e përshkruanin Prishtinën si "një qytet të pushtuar."60  Por pavarësisht nga këto masa, shqiptarët demonstruan në Prishtinë, vuçitern, suharekë dhe Podujevë.

Më 31 mars 1982, forcat e sigurisë u përplasën me demonstruesit në Prishtinë. Më 1 prill, policia zbuloi dhe çmontoi pajisje eksplozive të vendosura në ndërtesën e kuvendit komunal në Ferizaj, ku tri ditë më pas forcat e milicisë shpërndanë rreth qindra demonstrues shqiptarë.61 Në maj 1982, ministri i Punëve të Brendshme të Jugosllavisë, Franjo herleviç, e përshkruante situatën në kosovë si "ende të ndërlikuar." Ai pretendonte se autoritetet kishin zbuluar 55 grupe ilegale, me një anëtarësi totale prej mbi 700 veta. këto grupe mendohej se i përkisnin tri organizatave: lëvizjes  për Çlirimin kombëtar  të kosovës, Grupit Marksist-leninist të  kosovës  dhe  Partisë  komuniste  Marksist-leniniste  të  shqiptarëve në Jugosllavi. herleviç e akuzoi tiranën se po i mbështeste këto tri organizata, megjithëse ai nuk paraqiti prova për t'i mbështetur akuzat e tij.62  Më 10 korrik, tetëmbëdhjetë anëtarë të Grupit Marksist-leninist të kosovës u dënuan me burgim nga katër deri në pesëmbëdhjetë vjet. Mes tyre kishte mësues shkollash dhe universitetesh, studentë, gazetarë, punëtorë të ndryshëm dhe oficerë policie. Ata akuzoheshin se kishin frymëzuar dhe organizuar demonstratat e vitit 1981.63

Kongresi  i  dymbëdhjetë  i  lidhjes  komuniste  të  Jugosllavisë,  që u mbajt nga fundi i qershorit 1982, nuk arriti të hidhte poshtë prirjet e ashpra dhe të rrezikshme në mënyrën sesi Jugosllavia po përballej me çështjen shqiptare. Beogradi nuk u tregua sërish i gatshëm për të përmbushur kërkesat e shqiptarëve për krijimin e një republike, për shkak të rezistencës së serbisë.  lëvizja për krijimin e një republike u nënvlerësua, mbështetësit dhe nxitësit e saj u përqeshën dhe tirana u akuzua se i kishte nxitur shqiptarët në revoltë. ky lloj vlerësimi nga ana e Beogradit dhe mosmarrja seriozisht e kërkesave të shqiptarëve dëshmojnë si për gjykimin e dobët, ashtu edhe për naivitetin. është e qartë se masat ndëshkuese nuk kanë arritur dot të mposhtin kërkesat kosovare për një republikë dhe as e kanë përmirësuar gjendjen e rëndë ekonomike. duket se rivendosja e qëndrueshmërisë në kosovë është tejet e vështirë pa një përgjigje jugosllave ndaj aspiratave të shqiptarëve për trajtim të barabartë me grupet e tjera etnike. Përballë këtyre fakteve, do të ishte realiste që Beogradi të heqë dorë nga përpjekja e kotë për të kërkuar fajtorë dhe të shqyrtojë mundësinë për t'iu drejtuar zgjidhjes më të mirë në këtë orë të vonë: të bëjë rregullime strukturore dhe t'u japë shqiptarëve republikën. nëse kjo kërkesë e moderuar nuk plotësohet, pasojat për qëndrueshmërinë e Jugosllavisë do të jenë serioze. Qysh tani ka shenja të lindjes së lëvizjeve radikale dhe incidente sporadike të dhunës etnike mes shqiptarëve dhe serbëve. Pa një zgjidhje të pranueshme në horizont, shqiptarët mund t'i drejtohen kërkesës maksimale, shkëputjes nga Jugosllavia dhe bashkimit me vendin amë, shqipërinë. Jugosllavët i trajtuan ngjarjet e vitit 1981 në kosovë duke marrë pak ose aspak parasysh, ndikimin që do të kishte kjo mbi marrëdhëniet me shqipërinë, e cila me sa duket, pritej të vuante në heshtje dëmet që do t'u shkaktoheshin lidhjeve të saj etnike me kosovën. tirana  u vu në një pozitë tejet të vështirë, duke dashur nga njëra anë të ruante marrëdhëniet e mira me Beogradin dhe nga ana tjetër, duke respektuar simpatinë dhe lidhjet shpirtërore me shqiptarët në Jugosllavi. Mesa duket tirana nuk ishte informuar mirë rreth nivelit të pakënaqësisë mes kosovarëve dhe ishte po aq e habitur sa edhe Beogradi nga këto trazira. Në fillim të krizës, Tirana mbajti një heshtje të plotë, por me kalimin e kohës me gjasë pas një debati të brendshëm u radhit në anën e kosovarëve.

Njoftimet e para mbi ngjarjet në kosovë u botuan në rPssh më 3 prill të vitit 1981. Agjencia zyrtare e lajmeve ATSH, duke cituar Tanjug-un i raportoi demonstratat e 11 dhe 26 marsit pa komente të vetat.64 Pastaj, më 7 prill, pasi trazirat u raportuan gjerësisht në shtypin e huaj, ATSH-ja i raportoi më gjerë këto ngjarje dhe për herë të parë raportoi edhe zhvillimet e 1-2 prillit.65  Më 8 prill, Zëri i Popullit botoi një kryeartikull ku denoncohej represioni brutal ndaj demonstratave, duke deklaruar se arsyet e trazirave kishin të bënin me prapambetjen e krahinës, varfërinë dhe mjerimin e popullsisë, mungesën e lirive të tyre demokratike dhe të drejtave politike dhe faktin që shqiptarëve po u mohohej e drejta e republikës së tyre. kryeartikulli mbështeste kërkesat për krijimin e republikës së kosovës  dhe përfundonte me një notë pajtuese, duke theksuar edhe njëherë se shqipëria dëshironte të mbante marrëdhënie të mira me Jugosllavinë dhe përsëriste ofertën e tiranës për mbështetje në rast të ndonjë sulmi të huaj.66

Kryeartikulli shkaktoi reagime të forta nga ana e Jugosllavisë. Përveç faktit që më 6 prill, një zyrtar i lartë nga Jugosllavia kishte mohuar ndërhyrjen e tiranës në çështjet e kosovës,67 më 14 maj, Beogradi dërgoi një notë proteste ku akuzonte Shqipërinë për "ndërhyrje flagrante" në punët e brendshme të rsFJ.68  Media jugosllave nisi një fushatë masive kundër shqipërisë,  duke e akuzuar regjimin e enver hoxhës për pretendime territoriale kundër rsFJ-së dhe se "i kishte hyrë një loje të rrezikshme çka i lejonte të tjerëve, blloqeve dhe faktorëve të tjerë ndërkombëtare, të ndërhynin në punët e brendshme të Jugosllavisë dhe shqipërisë."69

Tirana iu përgjigj duke deklaruar se nuk kishte asnjë pretendim territorial ndaj Jugosllavisë dhe mohoi çdo lloj ndërhyrjeje në ngjarjet e kosovës.70  Gjatë verës së vitit 1981, polemikat mes tiranës dhe Beogradit u intensifikuan duke lëshuar akuza të rënda ndaj secilës palë. Në një seri artikujsh, tirana e akuzoi Beogradin se po ndiqte një politikë "të egër nënshtrimi etnik" kundër shqiptarëve dhe bëri thirrje për krijimin e  republikës  së  kosovës.71   Beogradi  u  përgjigj  duke  i  ndërprerë  të gjitha marrëveshjet kulturore dhe arsimore mes Prishtinës dhe tiranës. Jugosllavët filluan një fushatë për diskreditimin e kërkesave të Kosovës për republikën, duke vënë në dyshim besnikërinë e shqiptarëve ndaj rsFJ dhe deklaruan se qëllimi i tyre përfundimtar ishte bashkimi me rPssh. llazar kolevski, një anëtar i Presidencës së rsFJ-së, shprehu habi se për një numër të konsiderueshëm kosovarësh, shqipëria ishte bërë shembulli i një ideali. ai e përshkroi rPssh si:

...bastion i mirënjohur i dogmatizmit ultra-stalinist dhe i despotizmit, një vend i cili tregohet i egër edhe me vetë qytetarët e tij dhe ku gjithë ekonomia dhe zhvillimi social janë shumë mbrapa zhvillimit të kosovës.72

Në korrik të vitit 1981, agjencia zyrtare e lajmeve Tanjug botoi një libër ku shqipëria paraqitej me ngjyrat më negative.73  dhe një studiues jugosllav, duke vënë re simpatinë e kosovarëve për rPssh-në ngrinte pyetjen:

Si është e mundur që njerëz nga një shoqëri më e përparuar dhe më humane [Jugosllavia] të idealizojnë një shoqëri [shqipërinë], e cila nuk është as e përparuar e as humane, ku për ta nuk ka vend dhe të cilën nuk mund ta tolerojnë?74

Marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave arritën një pikë të ulët menjëherë pas kongresit të tetë të PPsh-së, në nëntor 1981. hoxha i bëri thirrje Jugosllavisë për të plotësuar kërkesat e kosovës për krijimin e republikës. ai deklaroi se shqipëria nuk kishte asnjë pretendim territorial ndaj Jugosllavisë, por ishte e interesuar në zhvillimin e marrëdhënieve të mira me Beogradin, por kjo do të varej nga trajtimi që Jugosllavia do t'iu bënte shqiptarëve.75 Jugosllavët u përgjigjën me një notë proteste ku shqipëria akuzohej se po ndërhynte në punët e brendshme të rsFJ-së dhe se po vinte në dyshim integritetin e saj territorial. Beogradi e paralajmëroi tiranën  se qëndrimi i saj në lidhje me kosovën kërcënonte rezultatet e arritura në marrëdhëniet shqipëri-Jugosllavi që prej vitit 1971, duke shtuar se një gjë e tillë mund të kishte pasoja të rënda për stabilitetin e tërë rajonit të Ballkanit dhe mund t'i hapte dyert interesave dhe ndërhyrjeve ndërkombëtare në rajon.76

Fushatat e medias jugosllave kundër regjimit të Hoxhës u intensifikua edhe më shumë pas deklaratës së tiranës, më 18 dhjetor 1981, sipas së cilës kryeministri Mehmet shehu, bashkëpunëtori dhe siç besohej, edhe pasuesi më i ngushtë i hoxhës për rreth tre dekada, kishte kryer vetëvrasje "gjatë një momenti krize nervore." tirana botoi thjesht një lajmërim lakonik mbi vdekjen e tij dhe nuk organizoi asnjë funeral shtetëror dhe nuk shpalli as zi kombëtare. shtypi jugosllav spekuloi se mes hoxhës dhe shehut  kishte ndodhur një çarje politike dhe se ky i fundit ishte shtrënguar të kryente vetëvrasje ose ishte vrarë.77

Pavarësisht nga keqësimi i madh i marrëdhënieve, shqipëria  dhe Jugosllavia i vazhduan kontratat dypalëshe dhe bashkëpunimin në fushat e tregtisë, zhvillimit të burimeve hidrike, rrjetit hekurudhor etj. tregtia dypalëshe në vitin 1981 arriti një rekord prej 134 milionë dollarësh. sipas një protokolli të nënshkruar në dhjetor 1981, shkëmbimet tregtare mes dy vendeve pritej të arrinin 130 milionë dollarë. në prill 1982, shqipëria  dhe Jugosllavia nënshkruan një marrëveshje për ndërtimin e  hekurudhës  shkodër-titograd.  Pavarësisht  nga  ndryshimi  drastik i retorikës së tyre, të dy vendet theksonin vazhdimisht interesin e tyre për zhvillimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe gjatë gjysmës së parë të vitit 1982, polemikat midis dy vendeve ishin ulur në mënyrë të ndjeshme. Pavarësisht nga akuzat se shqipëria po ndërhynte në punët e brendshme të rsFJ dhe se po sillte tendenca të luftës së ftohtë në Ballkan, në kongresin e dymbëdhjetë të lidhjes komuniste Jugosllave u theksua interesi i Jugosllavisë për të bashkëpunuar me rPssh-në në "të gjitha fushat ku të ishte e mundur dhe me interes për ty dyja palët."78 një zyrtar i njohur jugosllav, nijaz dizdareviç, vuri në dukje se:

... Jugosllavia ishte e interesuar të bashkëpunonte me [shqipërinë] në të gjitha sferat me interes të përbashkët. ne kemi interes që shqipëria të mbetet jashtë blloqeve dhe nuk do të bëjmë asgjë që mund ta shtyjë shqipërinë  drejt ndonjë aleance të tillë. Gjithsesi, ne presim nga shqipëria respekt për normat gjerësisht të pranuara të sjelljes, çka nënkupton mosndërhyrje dhe respekt për integritetin territorial.79

Dhe regjimi i hoxhës e bëri të qartë që thelbi i politikave shqiptare kundrejt Beogradit mbetej i pandryshuar dhe nuk favorizonte destabilizimin e Jugosllavisë.

Marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave që prej 1945-ës janë karakterizuar nga periudha bashkëpunimi intensiv dhe armiqësie të drejtpërdrejtë. në vitet 1970 marrëdhëniet mes shqipërisë dhe Jugosllavisë pësuan ndryshime rrënjësore dhe krahasuar me dhjetëvjeçarët e mëparshëm, u arrit përparim i jashtëzakonshëm. dy shtetet ndoqën politika të jashtme paralele, refuzuan aleancat me blloqet ushtarake dhe shfaqën vendosmëri për të kundërshtuar përzierjen e fuqive të mëdha në atë pjesë të evropës. Perceptimet e një armiku të përbashkët, domethënë Bashkimi sovjetik, bënë që shqipëria dhe Jugosllavia të kuptonin ndërvarësinë nga njëra- tjetra. kosova luajti një rol të rëndësishëm në zhvillimin e marrëdhënieve të mira mes tiranës dhe Beogradit dhe dukej se marrëdhënia e tyre bazohej në themele të shëndosha. Por trazirat në kosovë dhe lufta e fjalëve që pasoi, e ngjashme me atë të viteve 1940 dhe 1950, nxorën në pah problemet në marrëdhëniet mes shqipërisë dhe Jugosllavisë, duke treguar se dy shtetet kishin ende një rrugë të gjatë për të bërë me qëllim ndërtimin e një miqësie që të zgjaste në kohë.

Të nxjerrësh përfundime definitive rreth kursit të ardhshëm të marrëdhënieve mes tiranës dhe Beogradit është një gjë e vështirë. Marrëdhëniet e tyre ka gjasa të ndikohen në një masë të madhe nga politika  e  Beogradit  kundrejt  shqiptarëve  dhe  konfliktit të  rëndë  në kosovë, por edhe nga drejtimi që do të marrë politika e jashtme shqiptare pas Enver Hoxhës. Influenca e Jugosllavisë në Kosovë tashmë ka arritur një pikë delikate dhe rPssh nëse vendos, mund të luajë një rol të rëndësishëm mbi ndjenjat nacionaliste të shqiptarëve, duke i penguar kështu përpjekjet e Jugosllavisë për të stabilizuar situatën. Gjithsesi, ky nuk është një propozim pa kosto për shkak të aftësisë së Beogradit për të reaguar, sidomos në fushën e bashkëpunimit ekonomik.

Nga ana tjetër, ngjarjet në kosovë mund të zhvillohen pavarësisht nga  dëshirat  e  tiranës.  shqipëria  nuk  është  në  gjendje,  siç  besohet nga disa vëzhgues perëndimorë, të ushtrojë ndikim të madh për të kontrolluar ngjarjet në kosovë ose të tregojë ndikim të jashtëzakonshëm për të përmbajtur kosovarët. nisma u mbetet qartësisht shqiptarëve të pakënaqur.

Vendimi i Beogradit për t'i mos dhënë kosovës statusin e republikës dhe vazhdimi i ngrirjes së marrëdhënieve mes Prishtinës dhe tiranës, imponuar  pas  ngjarjeve  të  vitit  1981,  jo  vetëm  që  mund  të  pengojë zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit shqiptaro-jugosllav e t'i armiqësojë akoma më shumë shqiptarët, por mund ta shtyjë shqipërinë që të kërkojë aleanca të reja. nga ana tjetër, plotësimi i kërkesave të shqiptarëve për trajtim të barabartë me grupet e tjera etnike natyrisht që do të kishte efekte pozitive në marrëdhëniet mes Beogradit dhe tiranës dhe do t'i mohonte Bashkimit sovjetik rastin që ka pritur prej kohësh për të ndërhyrë në një rajon, të cilin tradicionalisht e ka parë si sferën e tij të ndikimit.
--

1 vladimir dedijer, Marrëdhanjet Jugosllavo-Shqiptare 1939-1948 (Beograd: Prosveta, 1949), f. 10-18; ali hadri, "the formation of the Communist Party of albania," Prilozi za Istoriju Socijalizma (Beograd), nr. 3, 1966, f. 215-258; stavro skendi, "albania within the slav orbit: advent to power of the Communist Party," Political Science Quarterly, vëll.
63, nr. 2 (qershor 1948), f. 260.
2   Për një pikëpamje shqiptare rreth marrëdhënieve tiranë-Beograd  gjatë viteve 1945-
1948 shih: Historia e Partisë së Punës të Shqipërisë (tiranë:  naim  Frashëri, 1971), dhe
Dokumente Kryesore të Partisë së Punës së Shqipërisë, vëll. 3 (tiranë, 1960). Për pikëpamjet
jugosllave shih: dedijer, Marrëdhanjet Jugosllavo-Shqiptare; Marko Perović, Ekonomski
Odnosi Jugoslavije i Albanije 1947-1948 (Beograd, 1951), dhe Bela Knjiga O Neprijatelskoj
Politici Vlade Narodne Republike Albanije Prema Federativnoj Narodnoj Republici Jugoslaviji
(Beograd, 1961).

3   Paul shoup,  Communism and the Yugoslav National Question (new  York: Columbia
University Press, 1968), f. 137.
4  Paul lendvai, Eagles in Cobwebs: Nationalism and Communism in the Balkans (new York:
doubleday and Company, inc. 1969); dhe vuk vunaver, "Çështja shqiptare në shtypin
e PkJ 1919-1939," Gjurmime Albanologjike: Seria e Shkencave Historike (Prishtinë), vëll. i,
1971, f. 81-83.

5  dr. hajredin hoxha, "The Process of Self-Determination of the Albanian Nationality During the Revolution and the Building of Socialism" Kosova (Prishtinë), vëll. 2, 1973, f. 68-80.
6 dedijer, Marrëdhanjet Jugosllavo-Shqiptare, f. 133-134.
7 enver hoxha, Vepra, vëll. 1 (tiranë: naim Frashëri, 1968), f. 357-358.
8  nicholas C. Pano, The People's Republic of Albania (Baltimore: the Johns hopkins Press,
1968), f. 52. shih edhe Dokumente Kryesore të PPSH-së, vëll.1, f. 153-154, dhe svetozar
Vukmanović Tempo, Revolucia Koja Teče, vëll. 1 (Beograd: komunist,  1971), f. 366-
367.
9  E vërteta mbi gjendjen e shqiptarëve në Jugosllavi (tiranë, 1960), f. 45. shih edhe: stanoje Aksić, Položaj Autonomnih Pokrajina u Ustavnom Sistemu SFR Jugoslavije (Beograd: Naučna Knjiga, 1967), f. 56; dhe Asllan Fazlija, Autonomija e Kosovës e Metohisë në Jugosllavinë Socialiste (Prishtinë: rilindja, 1966), f. 39. Mes atyre që nënshkruan rezolutën ishin Fadil hoxha, anëtar i presidencës së rFsJ dhe Xhavit nimani, ish-president i Presidencës së kosovës.
10 Fazlija, Autonomia e Kosovës... f. 46.
11 shoup, Communism and the Yugoslav National Question, f. 104-105.
12 Institut za Istoriju Radničkog Pokreta Srbije, Osnivački Kongres KP Srbije (8-12 maj
1945), (Beograd, 1972), f. 38-39, 72-79, 82-83, 157-158 dhe 213 për komentet e Milovan
djilas, aleksander rankovic dhe tito. shih edhe enver hoxha, Hrushovianët (tiranë:
"8 nëntori," 1980), f. 146 dhe Zëri i Popullit, 24 mars 1957, 9 shtator 1958 dhe 24 tetor
1958.

13  Milovan djilas, Conversations with Stalin (new York: harcourt, Brace and World, inc.,
1962), f. 144.
14   enver hoxha,  Me Stalinin (tiranë:   "8 nëntori,"  1979), f. 140. Më 17 maj 1981, një
kryeartikull i Zërit të Popullit pohonte se titoja i kishte thenë enver hoxhës më 1946
se "kosova dhe rajonet e tjera të banuara nga shqiptarët i takojnë shqipërisë dhe ne
do t'ua kthejmë, por jo tani sepse serbo-mëdhenjtë nuk do ta pranonin kurrë një gjë
të tillë."
15 ramadan Marmullaku, Albania and the Albanians (hamden, Conn.: archon Books, 1975), f. 148-149.
16  dennison i. rusinow, "The Other Albania: Kosovo 1979," American Universities Field Staff
Reports, nr. 5, 1980, f. 13.
17 Zëri i Popullit, 9 shtator 1958.
18  ali hadri, "national and Political developments of albanians in Yugoslavia," Klasno i
Nacionalno u Suvremenom Socjializmu (Zagreb: naÅ¡e teme, 1970), vëll. 1, f.  551.

19 Zëri i Popullit, 11 prill 1969.
20  enver hoxha, Shënime për Kinën, vëll. 1 (tiranë: "8 nëntori," 1979), f. 419, dhe Letër e
Komitetit Qendror të Partisë së Punës dhe Qeverisë Shqiptare për Komitetin Qendror të Partisë
Komuniste dhe Qeverinë e Kinës (tiranë: "8 nëntori," 1978), f. 37-38.

21 ilija Jukic, "tito's legacy," Survey, nr.77, (vjeshtë 1970), f. 100.
22 Zëri i Popullit, 28 qershor 1969.

23   enver hoxha,  Politika e drejtë e partisë dhe puna heroike e popullit sjellin begatinë dhe përparimin edhe në malësitë tona (tiranë: "naim Frashëri," 1970), f.52-56.
24 Privredni Pregled, 29 shtator 1969, f.7, dhe Tanjug, shërbimi ndërkombëtar në anglisht, 0909
GMt, 22 prill 1971.
25   enver hoxha,  Raport i mbajtur në Kongresin e Gjashtë të Partisë së Punës së Shqipërisë
(tiranë: "naim Frashëri," 1971), f. 50-51, 237-242.


26  Tanjug, shërbimi ndërkombëtar në anglisht,  1808 GMt, 27 shkurt 1974 dhe 0936 GMt 25 korrik 1974.
27 enver hoxha, Raport i mbajtur në Kongresin e Shtatë të Partisë së Punës së Shqipërisë (tiranë: "8 nëntori," 1976), f. 123. shih edhe Petro dode, "Grupi armiqësor i a.këllezit, k. theodosit dhe k. ngjelës dhe përpjekjet për eliminimin e tyre," Sesione Shkencore për Luftën e Klasave (tiranë: "8 nëntori," 1977), f. 170-171 dhe Michael kaser, "albania's self-chosen predicament," The World Today, vëll. 35, nr. 6, qershor 1979, f. 263-264.

28 shih daniel tretiak dhe Gavor teleki, "the Uneasy triangle, the sino-Yugoslav rapprochment and its implications for the sino-albanian relations," Current Scene, vëll. Xv, nr. 10 (tetor 1977), f. 1-18.
29 hoxha, Raport i mbajtur në Kongresin e Shtatë të Partisë së Punës së Shqipërisë, f. 123.
30 hoxha, Raport i mbajtur në Kongresin e Shtatë të Partisë së Punës së Shqipërisë, f. 123.
31 Delo, 31 maj 1975, f. 27.
32 Zëri i Popullit, 9 tetor 1980, f. 1, 4.

33 Tanjug, shërbimi i brendshëm në serbo-kroatisht, 1059 GMt, 4 prill 1975.
34 Po aty, 1548 GMt, 16 tetor 1979.
35 Po aty, 1346 GMt, 20 shtator 1974 dhe Reuters, në anglisht,  1634 GMt, 13 janar 1975.
36 Borba, 8 shkurt 1976, f.7.
37 Cituar nga ATSH, në anglisht, 0930 GMt, 29 maj 1979.


38 Zëri i Popullit, 19 janar 1980, f.4.
39 louis Zanga, "Why the new unrest in kosovë?" rad Background report/81 (albania),
Radio Free Europe Research, 23 mars 1981, f. 7.

40  Zdenko antic, "kosovo's socioeconomic development," rad Background report/81 (albania) Radio Free Europe Research, 23 mars 1981, f.2 dhe Ekonomist (Zagreb), nr.4,
1979, f. 639.
41 Politika, 8 gusht 1981, f. 7.
42 NIN, 14 qershor 1981, f. 2.
43 Rilindja, 18 korrik 1981, f. 9.
44 Borba, 14 tetor 1979, f. 4.
45 antic, "kosovo's socioeconomic development," f. 4.
46 hivzi islami, "Urbanizimi dhe kombësitë në kosovë," Përparimi (Prishtinë) nr. 4, 1981,
f. 449-450.

47 Rilindja, 3 prill 1982, f. 7.
48 Për një ide të përgjithshme rreth problemit të kosovës dhe ngjarjeve të vitit 1981 shih: stevan
k. Pavlowitch dhe elez Biberaj "the albanian Problem in Yugoslavia: two views," Conflict
Studies (london), no. 137/138 (1982); Pedro ramet, "Problems of albanian nationalism
in Yugoslavia," Orbis, vëll. 25, no. 2 (verë, 1981) f. 369-88; Patrick F.r. artisien dhe r.a.
howells,  "Yugoslavia, albania and the kosovo riots," The World Today, vëll. 37, nr. 11
(nëntor 1981), f. 419-27; Å ta se Dogadjalo na Kosovo (Beograd: Mala Biblioteka Politike, 1981);
Events in the SAP of Kosovo: the Causes and Consequences of Irredentist and Counterrevolutionary
Subversion (Beograd: the review of international affairs, 1981).

49 raport i komisionit hetimor mbi Mahmut Bakallin, Rilindja, 26 shtator 1981, f. 11-12.
50 Der Spiegel, nr. 16, 13 prill 1981.
51 Rilindja, 25 prill 1981, f.4.
52 The Washington Post, 3 prill 1981, f. 17.
53 Rilindja, 25 prill 1981, f.4.
54 Der Spiegel, 13 prill 1981, raporton se 235 persona janë vrarë dhe rreth 2,500 janë plagosur, ndërsa Kurier, 17 prill 1981, dhe The Evening Standard, 21 prill 1981, pretendon se mund të jenë vrarë më shumë se një mijë njerëz. Pedro ramet citon "burime të informuara" të kenë thënë se të paktën 30-40 persona mbetën të vrarë dhe rreth një mijë të plagosur. shih ramet,  "Problems of albanian nationalism in Yugoslavia," vepër e cituar, fq. 381
55  Viktor Meir,  "A dagger poised to stab Yugoslavia in the back? Albanians in Kosovo
want a republic of their own,"  Frankfurter Allgemeine, 22 tetor 1981, fq. 10-11
56 Rilindja, 30 maj 1981, f. 16 dhe 29 gusht 1981, f. 6.
57 Milorad vucelic, "Judgment instead of condemnation,"  NIN, 20 shtator 1981, f. 30-31.
58 Tanjug, shërbimi kombëtar në serbo-kroatisht 1621 GMt, 9 qershor 1981.
59 Po aty, 1217 GMt, 11 mars 1982 dhe 1414 GMt, 17 mars 1982.
60  natasa Markovic, "life with the irredentists," Omladinske Novine (Beograd), 20 mars
1982, f. 5.
61 Radio Prishtina, shërbimi i brendshëm në serbo-kroatisht, 2000 GMt, 4 prill 1982 dhe Tanjug,
shërbimi kombëtar në serbo-kroatisht,  1356 GMt, 3 prill 1982.
62 Rilindja, 12 maj 1982, f. 4.
63 AFP, 1821 GMt, 10 korrik 1982.

64 Buletini i lajmeve i ATSH-së, 3 prill 1981, f. 2.
65 Po aty, 7 prill 1981, f. 2.
66 Zëri i Popullit, 8 prill 1981.
67 Vjesnik, 7 prill 1981.
68 Tanjug shërbimi kombëtar në serbo-kroatisht, 1400 GMt, 11 prill 1981.
69 Radio Zagrebi shërbimi kombëtar në serbo-kroatisht , 1400 GMt, 11 prill 1981.
70 Zëri i Popullit, 23 prill 1981.
71 shih përmbledhjen e artikujve Mbi ngjarjet në Kosovë (tiranë:  "8 nëntori,", 1981).
72 Tanjug,  shërbimi kombëtar në serbo-kroatisht , 1618 GMt, 29 prill 1981.
73 Shqipëria e Enver Hoxhës (Beograd: tanjug, 1981).
74   dr. Muhamed kesetovic,  "Counterrevolution in kosovë, lessons and implications,"
Vojno Delo (Beograd), nr. 3 maj-qershor 1981, f. 92-97.
75 Zëri i Popullit, 2 nëntor 1981.
76 Tanjug, shërbimi kombëtar në serbo-kroatisht, 1325 GMt, dhjetor 1981.

77 NIN, 27 dhjetor 1981, f. 52-54 dhe 3 janar 1982 f. 52-53; Novosti, 13 janar 1982 dhe Borba,
14 janar 1982.
78 Tanjug në anglisht, 1111 GMt, 28 qershor 1982.
79 Tanjug,  shërbimi kombëtar në serbo-kroatisht , 0836 GMt, 27 qershor
1982.
ELEZ BIBERAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHQIPTARËT, KËTA NJERËZ TË LINDUR PËR LUFTË!Nga ANDRÉ ORDIONI (11.16.2014)
ARKIVAT AMERIKANE NXJERRIN FILMIME TË AHMET ZOGUT DHE SHQIPËRISË SË VITIT 1930 (11.16.2014)
LUFTA E FTOHTË NËPËRMJET 30 FOTOGRAFIVE (11.15.2014)
GEORGE WASHINGTON - LEGJENDA E PACËNUESHME (11.15.2014)
FOTO E DITËS - RAMA SHËTIT SI QYTETAR I THJESHTË NË STOKHOLMNdryshe nga Beogradi ku delegacioni shqiptar u desh të shoqërohej nga mijëra policë (11.15.2014)
NË TURQI JETOJNË 700 MIJË ÇAMË (11.14.2014)
HUMBJA E DYTË E DIPLOMACISË SERBE NË BEOGRADVështrim nga SKËNDER MULLIQI (11.14.2014)
KOSOVA - BETEJA PËR NJOHJE* Botuar për herë të parë në Conflict Studies (Londër), nr. 137/138 (1982), f. 23-43.Marrë nga libri 'Shqipëria dhe shqiptarët në rrugën e rimëkëmbjes' i ELEZ BIBERAJT (11.14.2014)
MUÇI FEZGA - GJITHÇKA QË MUND TË BËJMË, TË JETË PËR TË MIRËN E BREZAVE QË NA PASOJNËIntervistoi: KUJTIM MATELI (11.13.2014)
Në 70 vjetorin e përmbytjes së Shqipnisë...PKSH E DREJTUEME NGA TERRORISTI ENVER HOXHA ISHTE NË SHERBIM TË KASAPËVE SHOVENISTË SERBË...Nga FRITZ RADOVANI (11.13.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]