E Mërkurë, 05.01.2024, 11:06pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
BIRI IM I BUKURI
Poezi nga VISAR ZHITI, kushtuar Atjonit

E Djelë, 12.21.2014, 01:39pm (GMT+1)



Atjoni, 19 vjeç humbi jetën ditën e djeshme në një aksident rrugor, ku gjatë udhëtimit me shpejtësi të lartë me motorr së bashku me një shokun e tij, është përplasur me me bordurën e trafik-ndarëses së autostradës dhe nuk ka mundur t'i rezistojë plagëve dhe ka ndërruar jetë. Ndërkaq edhe shoku i tij, Serxhio Matiani mbeti i plagosur në gjendje të rëndë, por burime nga bluzat e bardha bëjnë të ditur se ai ndodhet në spital jashtë rreziku për jetën.

Atjoni ishte djali i vetëm i Visar Zhitit, një ndër shkrimtarët e njohur që u persekutua dhe u burgos nga diktatura komuniste.


Poezia e Visar Zhiti për të birin në jetë: Rritu sa më parë dhe qofsh fëmijë përherë

Po ju sjellim një nga poezitë më të bukura të poetit dhe shkrimtarit Visar Zhiti, të cilën ia kishte kushtuar gjatë jetës të birit Atjonit. Në poezinë në fjalë, poeti shpreh ndjenjat e forta që ai ka për të birin, duke i treguar të gjithë ndjenjën e dashurisë, që ai ka pasur për të birin e vetëm.

Përmes vargjeve ku poeti pasqyron gjithë dëshirat që ai ka për të birin, dhe jetën që e priste, por që fatkeqësisht u ndërpre në mes nga tragjedia.

Mes fjalëve të zgjedhura, dhe të mbartura me dashuri, poeti shpreh dëshirën që Atjoni të rritet, por njëkohësisht të mbetet gjithnjë fëmijë.

"Po, kur të ecësh, bir, lër gjurmë që t'u ngjajnë atyre vizatimeve të zemrave që bën ti, ec dhe ec dhe shto zemrat... Dhe vizatoje ëndrrën tënde. Bir, rritmë dhe mua, gëzimin tim..." shkruante Zhiti pa e ditur që jeta në mënyrë të padrejtë do t'i rrëmbente dashurinë e tij më të madhe.

Më poshtë poezia e Visa Zhiti, kushtuar të birit në jetë Atjonit:


Bir, i vogli im, i bukuri,
degë e gjelbër krahu yt, që më futet në ëndrra,
rritu sa më parë dhe qofsh fëmijë përherë...
e di ç'do të bëhem kur të rritem?... bëhu ç'të duash, biri im, por i
dashur patjetër siç je, i bukur, i bukur siç je! Ç'të të them, unë do mundohem
të hap rrugën të gjesh vetveten, pa të të ngacmuar, por dhe ti mos ngacmo kënd.
Apo është e pamundur, duhen ditur të gjitha, por nuk duhen bërë të gjitha. Bëj
vetëm mirë, bir, kjo është e mundur. Pa shkelur mbi të tjerët dhe mos lër të të
shkelin. Edhe përsosmëria jote është e mundur, si gdhëndja, hiq të tepërtat dhe
jeta është e vetmja pasuri, shërben për ëndrrën dhe ëndrra për jetën, ndoshta
janë e njëjta gjë. Po, kur të ecësh, bir, lër gjurmë që t'u ngjajnë atyre
vizatimeve të zemrave që bën ti, ec dhe ec dhe shto zemrat... Dhe vizatoje
ëndrrën tënde.
Bir, rritmë dhe mua, gëzimin tim
sidomos, mendjen dhe shpirtin, se ti je dhe ati im njëkohësisht dhe unë lutem
fshehurazi për ty, pa më parë, në shqipen e vjetër "At'jon...", ashtu siç ke dhe
emrin.
Deti, bir. Më josh, është siç ka
qenë, që kur u krijua bota, i natyrshëm, po ato dallgë, po ajo mërmërimë e
përjetëshme, seç të thonë, dëgjoje, është një kumt ujrash i pambarim, ashtu
qofsh dhe ti në shpirt, i madh, pafund.
Nja dy peshkatarë zbritën nga varka afër dhe
sollën peshkun e porsazënë. E shisnin. U grumbulluan njerëz. Një peshk lëvrinte
ende mbi rërë, ishte gjallë dhe ti, bir, i kërkove mamit që të ta blinte.
Shpejt lekët, ma, s'kishe durim, hape çantën. Dhe me ta marrë peshkun e gjallë,
me gojën të çarë e të përgjakur nga grepi, vrapove drejt dallgëve dhe e hodhe
në det. E pe tek ikte i lirë, pastaj u ktheve nga ne i qetësuar.
Unë pashë time shoqe në sy. Ajo më puthi
lotët, që nuk i fsheha dot.
Fati i atij peshku... i ngjashëm
me... mbase ... e jo vetëm...


VISAR ZHITI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BALLO PRESIDENCIALE E FUNDVITIT - LUKS DHE SHKËLQIM - MES TË FTUARVE DHE GUVERNATORI FULLANI (Fotogaleri)Nishani: Të shmanget krijimi i kastës së të pasurve dhe të varfërve (12.21.2014)
A JEMI GATI PËR ATË QË DUAM?Nga ATJON V. ZHITI E shkruar më 18 Shkurt 2014 (12.21.2014)
ELSA BALLAURI - PROJEKTLIGJI YNË MBËSHTET NË DY SHTYLLA KRYESORE - HAPJA E DOSJEVE DHE LUSTRCIONIBallauri - Projektligji i Veliajt është thjesht përkthim i ligjit gjerman mbi hapje e dosjeve (12.21.2014)
KARLETON KUNI (CARLETON S. COON) - ANTROPOLOGU I FAMSHËM AMERIKAN QË BËRI STUDIME NË GEGNI...Nga ILIR SECI (12.20.2014)
SI ETËRIT DHE BIJTË ME SYTË NGA ANIJETNga MENTOR KIKIA (12.20.2014)
KU JETOJNË AZILKËRKUESIT NGA BALLKANI NË GJERMANI - DHE JETA E SHQIPTARËVE NËN URAT E FRANCËS (Fotoreportazh) (12.20.2014)
SA PO KANË SHKRIMET DHE MEDIAT ELEKTRONIKE NDIKIM?Nga SKËNDER MULLIQI (12.20.2014)
A MOS KEMI EDHE NE PAKËZ RACIZËMNga XHEVAT REXHAJ (12.19.2014)
FOTOLAJM - KUR ISA MUSTAFA I BËNTE HOMAZHE TITOS (12.19.2014)
'PËR TË VDEKURIT DUHET THËNË VETËM E VËRTETA'Nga SADEDIN BALLA* (12.19.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]