E Shtunë, 04.27.2024, 04:25am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
SHQIPTARËT IU OFRUAN 'TOKËN E PREMTUAR' HEBREJVE

E Martë, 01.27.2015, 12:50pm (GMT+1)



Gjatë Luftës së Dytë Botërore, shumë shqiptarë në Kosovë e Shqipëri strehuan dhe mbrojtën hebrenjtë e përndjekur."‹ Në mesin e tyre është edhe familja Rezniqi në Kosovë, e cila njihet për rolin që ka luajtur në mbrojtjen e hebrenjve nga regjimi nazist dhe për këtë ka marrë mirënjohje edhe nga shteti izraelit.

Me anë të "Besës Shqiptare" -- një akt nderi, më shumë se sa një fjalë -- shqiptarët iu premtuan të përndjekurve siguri, duke dhënë fjalën se ata do të mund t'ua besonin jetën e tyre dhe të familjes.

Në këtë formë shpjegohet "Besa" nga Yad Vashem, që është Autoriteti Kombëtar Përkujtimor i Martirëve dhe Heronjve të Holokaustit, i formuar në vitin 1953 nga Parlamenti i Izraelit (Knesset), për përkujtimin e 6 milionë çifutëve të vrarë nga nazistët gjatë viteve 1933 - 1945.

Përfaqësues të organizatave shqiptaro-izraelite, tregojnë se ky angazhim dhe kjo "Besë e dhënë" nuk ishin akte vetëm individuale, por edhe institucionale.

Xhangyle Ilijazi, nga Shoqata e Miqësisë Kosovë - Izrael "Dr. Haim Abravanel", tregon për rolin që luajtën shqiptarët e Kosovës në mbrojtjen e strehimin, por edhe në rrugëtimin drejt Shqipërisë, vend që nga hebrenjtë, siç thotë ajo, konsiderohej si "tokë e premtuar" për mbijetesë.

"Besa, si fenomen shoqëror shqiptar është elementi kryesor që ka ndihmuar në shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Dhe ishte pikërisht Besa e dhënë familjeve hebreje që kaluan nëpër Kosovë për të shkuar në Shqipëri, e cila atëherë ishte si tokë e premtuar për mbrojtjen e tyre. Këta hebrenj vinin nga vise të ndryshme të ish-Jugosllavisë dhe të Evropës. Angazhimi nuk ishte vetëm individual, por edhe institucional", thotë ajo për Radion Evropa e Lirë.

Bartja e hebrenjve për në Shqipëri nga Kosova ishte mundësuar edhe me ndihmën e autoriteteve lokale në Kosovë, duke lëshuar, siç tha zonja Ilijazi, dokumente të falsifikuara të identifikimit, e me të cilat ata pastaj kanë kaluar kufirin dhe kanë mbijetuar. "‹"‹"‹

"Një dokument i tillë është zbuluar një vit më parë në SHBA. Dokumenti është lëshuar nga autoritetet bashkiake të kohës së atëhershme në Ferizaj, për familjen Kolonomos nga Manastiri, duke i regjistruar me emra shqiptarë",
bën të ditur zonja Ilijazi.

Sipas Yad Vashem-it, në vitin 1934, ambasadori amerikan në Shqipëri, Herman Bernstain, kishte shkruar se "Nuk ka gjurmë të diskriminimit të çifutëve në Shqipëri, sepse Shqipëria del të jetë një nga trevat e rralla të Evropës sot, ku paragjykimi dhe urrejtja fetare nuk ekziston, edhe pse vetë shqiptarët janë të ndarë në tri besime".

Përpos "Besës", Yad Vashem shpjegon se si me ardhjen e regjimit nazist në pushtet, në vitin 1933, shumë hebrenj gjetën strehim në Shqipëri.

Nuk ka shifra të sakta për numrin e tyre; megjithatë, burime të ndryshme vlerësojnë se 600 deri 1,800 refugjatët hebrenj shkuan në Shqipëri nga Gjermania, Austria, Greqia dhe Jugosllavia, me shpresën për të depërtuar për në Izrael apo vende të tjera.

"Pas pushtimit gjerman më 1943, popullsia shqiptare, në një akt të jashtëzakonshëm, nuk pranoi të pajtohet me urdhrat për të dorëzuar hebrenjtë, të cilët jetonin brenda kufijve të vendit", thuhet në faqen zyrtare të Yad Vashemit.

Aktualisht në Kosovë, përkatësisht në qytetin e Prizrenit, jetojnë 56 hebrenj.

Përfaqësuesi i tyre, Votim Demiri, nga Bashkësia Hebraike e Kosovës thotë se, edhe pse komunitet i vogël, ata vazhdojnë të kenë aktivitete të ndryshme...

"Këta 56 vetë janë të lidhur me organizatat hebraike në regjion, dhe mbajnë mbledhje të zakonshme. Në fund të fundit, edhe feja hebraike, sipas propozimit të ligjit të ri, i cili kaloi leximin e parë në parlament, do të aprovohet si një religjion zyrtar i Kosovës",
thotë Demiri.

Zoti Demiri përmend faktin se trevat shqiptare ishin të vetmet ku numri i hebrenjve ishte më i madh pas Luftës së Dytë Botërore, se sa para saj.

Ai nënvizon edhe tolerancën ndërfetare e cila ka qenë gjithmonë e pranishme.

"Trevat shqiptare, të Kosovës e Shqipërisë, janë të njohura si treva në të cilat në kohën e Holokaustit u rrit numri i hebrenjve. Të vetmet treva në Evropën kontinentale ku është rritur numri i hebrenjve janë këto treva. Po të mos kishte qenë toleranca, mirëkuptimi, bashkëjetesa, nuk do të kishim mundur t'i thoshim këto fjalë", shprehet Demiri.

Pavarësia e Kosovës ende nuk njihet nga Izraeli, dhe vazhdon të jetë një nga vendet e pakta të Evropës, qytetarët e së cilës nuk mund të udhëtojnë për në Izrael pa viza.

Në Prishtinë, në shenjë përkujtimi për hebrenjtë e Kosovës që u zhdukën në kampet e nazistëve gjatë Holokaustit, është ngritur një memorial, i cili gjendet në mes të ndërtesës së Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës në Prishtinë. Pikërisht në këtë lokacion, deri në vitin 1963 ka qenë Sinagoga e Prishtinës.

Në këtë memorial, shkruan "Populli i Kosovës nuk do t'i harrojë kurrë".
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AKADEMI PËRKUJTIMORE NË KICHHEIM-TECK KUSHTUAR HERONJVE JUSUG GËRVALLA, BARDHOSH GËVALLA DHE KADRI ZEKANga XHAFER LECI, Fjala e rastit, 17.01.2015 (01.27.2015)
E DREJTA E MOHUAR E LIRISË PËR TË CILËN POPULLI SHQIPTAR LUFTOI E SAKRIFIKOI PA MASËNga IBRAHIM IBISH AVDYLI (01.27.2015)
PSE RUSIA PO KËRKON BAZË USHTARAKE NË QIPRO?Nga PETRIT HALITI (01.26.2015)
MARRËVESHJA DETARE ME GREQINË - 5 VJET MBAS VENDIMIT TË KUSHTETUESESNga ARTUR MEÇOLLARI* (01.26.2015)
LUFTËTARËT E DJESHËM, VARFANJAKËT E SOTËM, TË ANASHKALUARNga IDRIZ ZEQIRAJ (01.26.2015)
KUR GRATË JANË MË BURRA SE BURRAT?!Vështrim nga SKËNDER MULLIQI (01.26.2015)
Deutsche Welle, DUDA BALJE - BOSNJA DUHET TA NJOHË PAVARËSINË E KOSOVËS (01.26.2015)
LISAT E KULLAVE TË BARDHA JANË TË PAVDEKSHËM!Nga FRITZ RADOVANI (01.26.2015)
PROTESTA NË PRISHTINË NUK KISHTE TË BËJË ASGJË ME KËRKESAT LEGJITIME TË NËNAVE GJAKOVARE, POR THJESHT ISHIN KËRKESA PËR TË RRËZUAR QEVERINË KUKULL TË ISA MUSTAFËSNga SAIM TAHIRAJ (01.26.2015)
A E ARSYETOI PROTESTA E PRISHTINËS QËLLIMIN?Vështrim nga SKËNDER MULLIQI (01.25.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]