E Mërkurë, 05.01.2024, 02:45pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
CARLOS SLIM, FYTYRA NJERËZORE E MË TË PASURIT TË BOTËS
E Djelë, 03.14.2010, 09:12am (GMT+1)

 

 

Voal-online -Carlos Slim Helú (shqiptimi spanjisht Karlos Eslim Elu, ku u është e theksuar), arabisht: كارلوس سليم حلو"Ž), njohur thjesht si Carlos Slim (lindur më 28 janar 1940), është një inxhinier, biznesmen dhe filantropist i përqëndruar gjerësisht në industrinë e telekomunikacionit. Ai është aktualisht njeriu më i pasur në botë me një pasuri neto prej rreth $ 53,5 miliardë nëpërmjet holldingjeve të tij.

 

 

Slim ka një ndikim thelbësor mbi industrinë e telekomunikacioneve të Meksikës dhe të pjesës më të madhe të Amerikës Latine. Ai kontrollon kompanitë Teléfonos de México (Telmex), Telcel dhe América Móvil. Edhe pse ai ka një pjesëmarrje aktive në kompanitë e tij, tre djemtë e tij - Carlos, Marco Antonio dhe Patrick Slim Domit drejtojnë punën e përditshme të tyre.

 

Vitet e hershme

 

Slim lindi në Mexico City, Mexico. Babai itij, Julián Slim Haddad (arabisht جوليان سليم حداد), arriti në Meksikë më 1902 nga Libani, kur ishte vetëm 14 vjeç dhe nuk dinte fare spanjisht; ai ikte nga Perandoria Otomane, e cila në atë kohë I merrte në ushtri djemtë e rinj prandaj nënat i dërgonin djemtë e tyre në mërgim para se t'i mbushnin 15 vjeç.

 

Nëna e Carlos Slim, Linda Helú (arabisht ليندا حلو), ka lindur në Parral, Chihuahua; ajo ishte vajzë e

José Helú (arabisht جوزيه حلو) dhe Wadiha Atta (arabisht وضيحة عطا), emigrantë libanezë të cilët arritën në Meksikë në fund të Shekullit XIX, duke sjellë shtypshkrimin e parë arabisht në Meksikë dhe themeluan një nga revistat e para libaneze në këtë vend. Më 1911, Julián themeloi një dyqan të madh frutash të tharë quajtur La Estrella del Oriente (Ylli i Lindjes) dhe bleu një pasuri të patundshme në qendrën e Qytetit Meksiko. Në gusht 1926, Julián Slim and Linda Helú u martuan në Qytetin Meksiko; ata patën gjashtë fëmijë, nga të cilët Carlos ishte djali më i vogël.

 

Slim studioi inxhinieri në Universidad Nacional Autónoma de México. Kur ishte 26 vjeç, pasuria e tij neto ishte $40 milionë. Ai u matua me Soumaya Domit Gemayel (arabisht سمية جميل), gjithashtu libanezo-meksikane; më 1967; ata patën gjathë fëmijë dhe ishin të martuar për 32 vjet derisa Domit vdiq nga një sëmundje mëlçie më 1999. Vajza më e vogël, Johanna, u martua me Arturo Elías Ayub, një anëtar bordi i disa prej kompanive të Slimit.

 

 

Pasuria personale

 

Më 4 gusht 2007, The Wall Street Journal botoi një portret të Slim në krye të gazetës. Artikulli thoshte: "Ndërsa vlerat e tregut të kompanive të tij mund të bien në çdo çast, në moment ai ndoshta është më i pasur se Bill Gates". Më 29 mars 2007, Slim e kapërceu Warren Buffett in si njeriu i dytë më i pasur i botës me një pasur të vlerësuar në $53.1 miliardë, ndaj pasurisë së Buffett prej $52.4 miliardë. Sipas The Wall Street Journal, suksesi i tij vjen nga aftësia për të zbuluar mundësitë investuese më shpejt se miku i tij, autori futurist Alvin Toffler.

 

Më 8 gusht 2007, Fortune raportoi se Slim e ka kapërcyer Gates-in si njeriu më i pasur në botë. Pasuria e Slim vlerësohej me US$59 miliardë, bazuar në blerat e holldingjeve të tij në fund të korrikut. Pasuria neto e Gates vlerësohej me $58 miliardë.

Më 5 mars 2008, Forbes renditi Slimin si njeriun e dytë më të pasur të botës, prapa Warren Buffett dhe përpara Bill Gates.

 

Më 11 mars 2009, Forbes renditi Slimin njeriun e tretë më të pasur të botës, pas Bill Gates e Warren Buffett dhe para Lawrence Ellison.

 

Më 10 mars 2010, Forbes edhe një herë raportoi se Slim e ka kapërcyer Gates-in si njeriu më i pasur i botës, me një pasur neto $53.5 miliardë. Bill Gates e Warren Buffett tani kanë një pasur me vlerë $53 miliardë dhe $47 miliardë respektivisht. Do të ishte meksikani i parë që kryeson listën. Do të ishte hera e parë në 16 vjet që dikush jo nga SHBA e kryson listën. Do të ishte gjithashtu i pari që kryeson listën duke qenë jo nga Evropa, Lindja e Mesme ose SHBA, dhe i pari nga një "ekonomi në zhvillim".

 

 

 

Arritjet dhe drejtorllëqet

 

 

Slim ka qenë nënpresident i Mexican Stock Exchange dhe president i Mexican Association of Brokerage Houses. Ai ishte presidenti i parë i Komitetit Latino-Amerikan të Këshillit të Administratës së New York Stock Exchange, dhe ishte në këtë detyrë nga viti 1996 deri në vitin 1998.

 

Ai ishte në Brodin e Drejtorëve të Altria Group (më herët Philip Morris; ai u largua që atje në prill 2006) dhe Alcatel. Slim aktualisht është në Bordin e Drejtorëve të Philip Morris International. Ai ishte në Bordin e Drejtorëve të SBC Communications deri në korrik 2004 për të kushtuar më shumë kohë ndaj World Education & Development Fund, që merrej kryesisht me projekte në infrastructure, shëndetësi dhe arsim. Më 1997, pak para se kompania të paraqesë linjën e saj iMac, Slim bleu tre për qind të aksioneve të Apple Computer, përqindje që është rritur fuqishëm në këto vite.

 

Ai ndërtoi konglomeratin më të gjerë financo-industrial meksikan Grupo Carso që kontrollon mes kompanive të tjera, Sanborns (një zinxhir ndërmarrjesh ushqimore në Meksikë), Mixup (regjistrime muzikore), Mexico, Cigatam, Condumex e Grupo Hotelero Hostam dhe ka një kontroll tërthor në zinxhirin e ndërmarrjeve elektronike CompUSA.

 

Më 8 dhjetor 2007, Grupo Carso shpalli se mbetjet e 103 CompUSA do të eleminohen ose

Shiten, duke i dhënë fund kompanisë. Pas 28 vjetësh ai do të bëhej Kryetar Nderi i Përjetëshëm i biznesit. Ai është gjithashtu Kryetar i Teléfonos de Mexico, América Móvil, dhe Grupo Financiero Inbursa.

 

Slim thuhet të ketë treguar kujdes për blerjen e ekipit Honda Formula One. Ai do të bëhej pronar i Force India, Vijay Mallya, për t'u bërë pronari më i pasur i një sporti të famshëm.

 

Slim ka shpallur kohët e fundit për të bërë blerje të ekipeve të futbollit amerikan, nga më fitimprurëset.

 

 

Udhëheqja e Telekomit

 

Slim mori famë kur udhëhoqi një grup investitorësh ku përfshiheshin France Télécom dhe

Southwestern Bell Corporation nëpërmjet blerjes së Telmex dhe Telnor nga qeveria meksikane më 1990 në një tender publik gjatë presidencës së Carlos Salinas. Tani 90 për qind e linjave telefonike në Meksikë operohen nga Telmex. Kompania e celularëve, Telcel, të cilën gjithashtu e kontrollon Slim, operon pothuaj tetëdhjetë përqind të telefonisë celulare. Këto operacione kanë financuar shtrirjen e Slimit jashtë vendit. Gjatë pesë viteve të shkuara, karriera e tij wireless América Móvil ka blerë kompanitë e telefonisë celulare në mbarë Amerikën Latine dhe tani është kompania dominuese e rajonit, me më shumë se 100 milionë klientë të abonuar.

 

Slim ka pasur përqindjen më të madhe të MCI's, me 13 për qind pronës. Më 11 prill 2005, The Wall Street Journal shpalli se ai ka shitur pjesën e tij të MCI tek Verizon Communications.

 

Media

 

Më 10 shtator 2008, Slim shpalli se ka blerë 6.4 për qind të The New York Times Company,

duke e bërë pjesëmarrësin më të madh që nuk është nga familja pronare, Sulzberger family.

 

Pastaj më 19 janar 2009, Times Company e trazuar ekonomikisht pranoi se kishte marrë një hua $250 milionë nga Slim. Kjo ndihmonte në lehtësimin e problemeve të çastit, por jo në shlyerjen e borxhit $1,1 miliardë të Times Company. Problemet e vazhdueshme financiare të kompanisë dhe interesi në rritje i Slim ndaj saj, siç treguan dy ndërhyrje të tjera të tij në rrjedhën e pesë muajve, çuan në spekullimin se ai po merrte Times Company. Një zëdhënës i

Slim iu tha reporterëve në janar 2009 se ky ishte një investim që ka kuptim të mirëfilltë financar.

 

 

Impulsora del Desarrollo y el Empleo

 

 

Ai udhëheq Impulsora del Desarrollo y el Empleo en America Latina SAB de CV (IDEAL

Përkthyer "Promotor i Zhvillimit dhe Punësimit në Amerikën Latine"), një kompani me qendër në Meksikë fillimisht marrë me zhvillimin në infrastructure. IDEAL është aktiv në transport, naftë bruto dhe gaz, energji, ujë, prona të paluajtshme dhe teknologji. Brenda këtyre sektorëve, kompania performon në mënyrë koncesionare autostrada, hidrocentrale, sisteme elektronik dhe porte. Ajo është e interesuar edhe në shfrytëzim, prodhim, transport, pastrim dhe shpërndarje të naftës bruto dhe gazit kryesisht nëpërmjet platformave të tij offshore për ujërat e thella. Më tej është i përfshirë në ndërtimin e vënien në punë të uzinave të trajtimit të ujit, investimet dhe zhvillimin e pasurive qytetëse dhe fshatare, kryesisht në sektorët tregtarë, të shëndetësisë dhe arsimit. Filialet më të mëdhenj të kompanisë janë Desarollo de America Latina SA de CV dhe Promotora del Desarollo de America Latina SA de CV.

 

Kritikat

 

Pasuria në rritje e magnatit meksikan ka shkaktuar kundërthënie, sepse ai është shfaqur në një

developing country (vend në zhvillim) ku të ardhurat për frymë janë $14 500 në vit, dhe ku 17% e popullsisë jeton në varfëri. Kritkët e fajësojnë Slimin si një monopolist, duke e pasur fjalën tek kontrolli nga Telmex i 90% të tregut të telefonisë së vendit. Pasuria e Slimit është e barabarë me 2% e të ardhurave vjetore ekonomike të Meksikës. Telmex, e cila në 49.1% është pronë e Slimit dhes familjes së tij, ka ndër tarifat më të larta në botës, sipas OECD (Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim) ose Organisation for Economic Co-operation and Development.

 

Sipas Profesor Celso Garrido, ekonomist në Universidad Nacional Autonoma de Mexico,

dominimi i konglomerateve të Slimit tkurr rritjen e kompanive më të vogla, duke çuar në shkurtimin e vendeve të parapëlqyera të punës ose duke i detyruar shumë meksikanë të kërkojnë punë në veri të Rio Grande.

 

Slim I ka shpërfillur këto kritika. "Nëse ij jeton për opinionet e të tjerëve, atëherë je i vdekur. Unë nuk dua të jetoj duke menduar si do të mbahem mend nga të tjerët." Aigjithashtu tregon indiferencë ndaj renditjes së tij në krye të listës së njerëzve më të pasur të botës. Kur e pyetën si e shpjegon pasurimin e tij të rrufeshëm në një konferencë shtypi fill pas renditjes vjetore të bërë nga revista Forbes, ai iu tha gazetarëve: "Tregjet e aksioneve shkojnë lart...eposhtë," dhe tha se pasuria e tij do të zbresë së shpejti.

 

 

 

Filantropia

 

Më 2000, Slim organizoi Fundación del Centro Histórico de la Ciudad de México A.C. (

(Fondacioni i Qendrës Historike të Qytetit Meksiko), synimi i së cilës është të rigjallërojë dhe shpëtojë qendrën historike të Qytetit të Meksikos duke bërë që më shumë njerëz të banojnë aty. Ai ka qenë Kryetar i Komitetit Ekzekutiv për Restaurimin e Qendrës Historike që nga viti 2001.

 

Carlos Slim Foundation sponsorizon "Museo Soumaya" ku ndodhet koleksioni më i shtrenjtë i piktorëve Rodin dhe Dali në Amerikën Latine dhe një nga më të mëdhenjtë në botë, si dhe vepra arti religjioze nga kohërat koloniale.

 

Çmimet

 

Slim është vlerësuar me Medaljen e Nderit të Meritës së Sipërmarrësit nga Dhoma e Tregtisë e Meksikos Chamber of Commerce. Ai është një "gold patron" i American Academy of Achievement, një mbajtës i Belgian Order of Leopold II, president më i mirë i kompanive i vitit 2003 nga revista Latin Trade, dhe pastaj shpallur më i miri i dekadës nga e njëjta revistë.

Shakira: Slim është njeri me zemër të mrekullueshme

Carlos Slim ka (6) gjashtë fëmijë dhe (17) shtatëmbëdhjetë nipër e mbesa. Dhe ka dëshirë që të ketë sa më shumë nipër e mbesa.

Me këngëtaren pop Shakira, edhe ajo me prejardhje libanze, ai ka themeluar Fondacionin Alas, me 100 milionë dollarë.

Shakira thotë: "Miku im Carlos Slim është për mua vërtetë një njeri i veçantë. Carlos ka një zemër të mrekullueshme dhe unë e vlerësoj shumë lart."/Elida BUÇPAPAJ

Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
COREY HAIM VDES NGA MBIDOZA (03.10.2010)
"Washington Post": SHISNI ISHUJT DHE AKROPOLIN (03.09.2010)
RIKTHEHEN FANTAZMAT E LUFTËS SË BOSNJËSNga Ron Synovitz (03.06.2010)
KUJTIMI I DËSHMORIT BESNIK HIDRI, RESPEKT PËR HISTORINËNga SHEREFEDIN SHEHU (03.05.2010)
NJË ZA USHTON EDHE SOT: "A KA SHQIPNI EDHE PËR MUE...?!"Nga FRITZ RADOVANI, Melbourne (03.04.2010)
TEHERANI ARRESTON JAFAR PANAHIN (03.02.2010)
SEJDIU: I GATSHËM TË TAKOHEM ME TADIÇIN (02.27.2010)
SERBIA NE KONFUZION (02.26.2010)
FP: "PREMTIMET BOSHE TE EVROPES" (02.25.2010)
NË DYVJETORIN E PAVARËSISË AMBASADA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS NË UASHINGTON DHA NJË PRITJENga WASHINGTON D.C. BEQIR SINA (02.21.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]