E Mërkurë, 05.01.2024, 11:55pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
PËR IZRAELIN ËSHTË SPIUNE E HAARETZ - ISH USHTARJA RREZIKON BURG TË PËRJETSHËM
E Enjte, 04.08.2010, 06:07pm (GMT+1)



Voal-online - Jeruzalem - Ish-ushtarja nën proces me arrest shtëpiak prej dhjetorit të vitit të shkuar. 23 vjeçarja  Anat Kamm e rrezikuar të dënohet me burg të përjetshëm pasi ka furnizuar me të dhëna sekrete gazetën  Haaretz

Një ish ushtare e ushtrizë izraelite është nën proces e akuzuar për spiunazh. Vajza 23 vjeçare me emrin Anat Kamm, akuzohet që t'i ketë dhënë kopje të dokumentave top sekretë të përditëshmes izraeliane Haaretz. Anat Kamm është me arresht shtëpiak prej dhjetorit dhe rrezikon të dënohet me burgim të përjetshëm, por lajmi i arrestimit të saj është bërë publik vetëm sot sipas vendimit të autoriteteve. Gjykata vazhdon të insistojë se vajza është burim për furnizimin me informata të një artikulli që është botuar nga  Haaretz, ku ushtria izraeliane akuzohet për vrasjen e militantëve palestinezë në kundërshtim me një vendim të Gjakatës supreme.

Vajza e re sipas akuzës, rezulton të ketë përfituar gjatë periudhës të shërbimit të detyrueshëm midis viteve 2005-2007, kur kishte funksionin e sekretares të gjeneralit Yaïr Naveh, atëhere në drejtim të Komandës qendrore në Bregun Perëndimor, duke vjedhur rreth 2000 dokumenta të klasifikuar si "top sekret".

Anat Kamm, që pas shërbimit ushtarake ka punuar edhe në websitin gazetaresk Walla, duhet t'ja ketë dhënë pjesën më të madhe të dokumantave gazetarit të  Haaretz Uri Blau, i cili nga ana e tij i ka përdorur duke shkruar një seri shkrimesh rreth metodave të ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës.

Në njërin prej këtyre artikujve, në veçanti, shkruan se si ushtarët  kishin marrë urdhëra për vrasjen e aktivistëve palestinezë të Xhihadit islamist, në kundërshtim me një vendim të Gjykatës supreme.

Artikujt e gazetarit Uri Blau e kanë kaluar censurën izraelite dhe kanë parë dritën e botimit deri kur gazetari ka filluar që të merret me operacionet e ushtrisë izraelite që kanë filluar nga fundi i dhjetorit në Rripin e Gazës.

Anat Kamm, nga ana e saj, ka treguar se ka vepruar në këtë mënyrë për motive ideologjike. I intervistuar nga radioja ushtarake avokati i saj, Avigdor Feldman ka nënvizuar se klienteja e tij «kishte liri të plotë të hynte në kompjuterin personal të gjeneralit të ushtrisë Naveh» ku vajza ka zbuluar ekzistencën e këtyre metodave në kundërshtim me Gjykatën supreme, të cilat e kanë  «shqetësuar ndërgjegjen e saj». Feldman ka nënvizuar ndërkohë se «organi i akuzës nuk e ka formuluar deri më tani akuzën ».

Pozita e gazetarit Uri Blau, tashmë prej disa muajsh jashtë, është e vështirë: gazetari akuzohet që t'i ketë fshehur autoriteteve qindra dokumenta të vjedhura. Radios ushtarake editori i Haaretz Amos Schocken i ka shpjeguar se do të preferonte që gazetari të mos
arrestohej.

Blau, nga ana e tij ka shtuar se është duke «negociuar kushtet e rikthimit të tij në Izrael me Shin Beth», shërbimin sekret izraelit. Shin Bet është "Shërbimi i sigurisë të përgjithëshme", dhe është njëri prej tri organizatave të spiunazhit izraelit, bashkë me Aman (shërbimi inteligjent i ushtrisë) dhe i famshmi Mossad.

Ish-këshilltari juridik i qeverisë, Menahem Mazouz, ka tentuar më kot që të arrihet një marrëveshje që gazetari t'i dorëzojë dokumentat top sekret që ka në zotërimin e tij. Në shtypin izraelit gati nuk flitet për këtë ngjarje, që ndërkohë ka gjetur hapësira të gjëra në shtypin e huaj.
(http://www.spiegel.de) (http://www.corriere.it)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Pajtim i vështirë -Masakra e Katynit rëndon ende sot marrëdhëniet ruso-polake (04.07.2010)
KUVENDI I ISNIQIT I NJË SHEKULLI MË PARË SOLLI BESËLIDHJEN SHQIPTARE Nga FLORI BRUQI (04.04.2010)
Jeta normale në një vend normalNga PATRICK MOORE (04.02.2010)
Reagime nga Berlini, Brukselo dhe Sarajeva për rezolutën serbe për Srebrenicën (04.01.2010)
"The Guardian": Serbia dhe Kosova - fqinj të mirë? (03.31.2010)
Vizita e Obamës në Kabul, politikisht e nevojshme (03.30.2010)
DENNIS HOPPER I SËMURË MERR YLLIN NË SHETITOREN E HOLLIVUDIT (03.28.2010)
SARAH PALIN NË QENDËR TË NJË SERIALI TELEVIZIV PËR ALASKËN (03.26.2010)
AUTOGOLI I SERBISËNga PATRICK MOORE (03.24.2010)
SHTYPI KINEZ FUSHATË SULMESH KUNDËR GOOGLE (03.22.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]