E Mërkurë, 05.01.2024, 03:51pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Reagime nga Berlini, Brukselo dhe Sarajeva për rezolutën serbe për Srebrenicën
E Enjte, 04.01.2010, 05:33pm (GMT+1)

Varrezë në Srebrenicë

 

Reagimet për rezolutën e Beogradit për Srebenicën ndryshojnë nga Sarajeva, në Bruksel dhe në Berlin. Disa e shohin si jo të mjaftueshme, ndërsa disa të tjerë mendojnë se është një hap i parë në drejtimin e duhur.

 

Rezoluta e miratuar në parlamentin e Beogradit për masakrën e Srebenicës, e cila është cilësuar si më e rënda pas Luftës së Dytë Botërore, ka shkaktuar kryesisht reagime pozitive në Bruksel dhe në Berlin. Në atë masakër në pyjet e qytetit boshnjak u vranë atëherë nga forcat serbe rreth 8000 myslimanë meshkuj. Në këtë rezolutë kërkohet falje për këtë krim, por ngjarja nuk trajtohet si gjenocid. Këtë mendim ndajnë edhe  të afërmit e viktimave në Bosnjë.

 

Në Bosnjë-Hercegovinë mendimet për rezolutën e Srebrenicës dhe përmbajtjen e saj të miratuar nga parlamenti në Beograd ndryshojnë sipas përkatësisë etnike.

 

Munira Subasic


Kryetarja e shoqatës "Nënat e enklavës së Srebenicës" Munira Subasic flet për një rast të humbur të deputetëve të parlamentit serb për t'u përballur m,e të kaluarën. Sipas Munira Subasic "është e turpshme që parlamenti serb edhe pas 15 vjetësh nuk mund të flasë për gjenocid, por vetëm për krime".

Edhe europarlamentarja Doris Pack është e të njëjtit mendim: "Rezoluta nuk e ka arritur qëllimin e saj. Kjo rezolutë ishte për t'i treguar popullit serb se atë çfarë bëri ish-presidenti serb Slobodan Milosevic dhe komandanti i forcave të armatosura të Republikës Serbe Ratko Mlladic, nuk e ka bërë gjithë populli serb. Ata i bënë ato vetëm në emrin e tyre. Nëse rezoluta do të ishte konsekuente, gjërave duhet t'u ishte vënë emri i tyre, domethënë gjenocid. Kjo do të thotë gjithashtu se popullsia është e hapur për ngjarjet e së kaluarës."

Kurse serbët e Bosnjës janë në përgjithësi të zhgënjyer që në rezolutë nuk janë dënuar të gjitha krimet e bëra në territoret e ish-Jugosllavisë, duke përfshirë edhe Serbinë. Kryetari i Shoqatës së Viktimave të Luftës në Republikën Serbe, Nedeljko Mitroviq thotë: "Unë gjithmonë këmbëngul se të gjitha krimet duhet të dënohen dhe gjykatat duhet të vlerësojnë në çdo gjyq krimesh lufte shkallën e krimit."

Eurparlamentarja e BE-së Doris Pak kundërshton një qëndrim të tillë me forcë: "Gjenocidi në Srebenicë është një fakt. Kjo nuk mund të përzihet me ndonjë gjë tjetër. Eshtë fakt  që është kryer gjenocid në Srebrenicë dhe kjo duhet thënë. Kur ngjarjet  përzihen me njëra-tjetrën, nuk mund t'i besosh atij që kërkon falje."

Marieluise Beck deputete e partisë ekologjike "Të Gjelbërit" në Bundestagun gjerman dhe anëtare e Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme, thotë: "Unë shpresoj se kjo nuk mbetet vetëm në një rezolutë, por do të pasohet edhe me rrjedhoja politike për bashkimin e  Evropës Juglindore, në mënyrë që këto vende mund të punojnë së bashku për të gjetur rrugën e tyre në BE".

Christian Tomuschat, ekspert për të drejtën ndërkombëtare civile e vlerëson pozitivisht këtë lëvizje në Serbi, duke theksuar se Serbia është ndarë prej përfytyrimeve të së kaluarës dhe tani është e gatshme ta pranojë fajin për krimet e kryera. "Por rezoluta natyrisht duhet të ndiqet edhe veprime konkrete, para së gjithash çështja e dorëzimit të Mlladicit, i cili  është përgjegjës për masakrën. Përndryshe  e gjitha kjo është vetëm një premtim bosh". - thotë Tomuschat.

Edhe Wolfgang Schomburg, ish-gjyqtar në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime Lufte për ish-Jugosllavinë dëshiron ta shohë në burg shumë të kërkuarin për krime lufte Ratko Mlladic. "Më e rëndësishmja  tani është që parlamenti vetë dhe po ashtu partia e mëparshme e Milosheviçit marrin mbi vete përgjigjësinë për këtë. Unë shpresoj  se ky do të jetë një hap i parë dhe kjo do të ndikojë edhe në ndergjegjen e popullit  me shpresë që në shkolla do të flitet qartë për atë që ka ndodhur në Srebenicë dhe që më në fund politika do të bëjë edhe hapin e fundit, që të arrijë suksesin përfundimtar  të Gjykatës  së ish-Jugosllavisë, pra të ekstradojë  edhe Ratko Mladicin".

(http://www.dwelle.de)

 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
"The Guardian": Serbia dhe Kosova - fqinj të mirë? (03.31.2010)
Vizita e Obamës në Kabul, politikisht e nevojshme (03.30.2010)
DENNIS HOPPER I SËMURË MERR YLLIN NË SHETITOREN E HOLLIVUDIT (03.28.2010)
SARAH PALIN NË QENDËR TË NJË SERIALI TELEVIZIV PËR ALASKËN (03.26.2010)
AUTOGOLI I SERBISËNga PATRICK MOORE (03.24.2010)
SHTYPI KINEZ FUSHATË SULMESH KUNDËR GOOGLE (03.22.2010)
TRASHËGIMTARJA E ANNA NICOLE SMITH NUK MERR GJË NGA PASURIA E INDUSTRIALISTIT MILIARDIER TË NAFTËS (03.20.2010)
SPIUNI "VICTOR" DHE DETYRAT E TJERA TË CROMES (03.19.2010)
LETRAT E JEROME DAVID SALINGER: "JA PSE UNË E URREJ BOTËN" (03.16.2010)
CARLOS SLIM, FYTYRA NJERËZORE E MË TË PASURIT TË BOTËS (03.14.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]