E Mërkurë, 05.01.2024, 11:16pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
KATIN: 70 VJET MË PARË MASAKRIMI I 22 MIJË POLAKËVE

E Shtunë, 04.10.2010, 03:17pm (GMT+1)

VARREZA NË KATIN

Oficerë, ushtarë dhe qytetarë të thjeshtë u vranë me gjakftohtësi të plotë me urdhër të Stalinit

Vrasja shfarosëse e Katinit, një nga faqet më të trishta dhe më pak të njohura të tmerreve të Luftës së Dytë Botërore

Voal-online -Ka qenë një nga varrezat masive më makabre të krejt Evropës, teatri i një vrasjeje shfarosëse të përpjesëtimeve kolosale që ka parë vdekjen e pothuaj 22 mijë oficerëve, ushtarëve dhe qytetarëve të thjeshtë polakë vrarë me gjak të ftohtë nga ushtarët e Ushtrisë së Kuqe në vitin 1940.

Pylli i Katinit - ku presidenti polak Kaczynski po shkonte për një përkujtim - është bërë një vend i pelegrinazhit më të dhimbshëm të njohur të kontinentit, një prej simboleve të tmerreve të Luftës së Dytë Botërore.

Humbën jetën të burgosur të luftës të kampeve Kozielsk, Starobielsk e Ostashkov dhe të burgosur të burgjeve të Bjellorusisë e të Ukrainës perëndimore, vrarë nga Stalini në pyllin e Katinit dhe në burgjet e Kalininit (Tver), Kharkov dhe të qyteteve të tjera sovjetike. Shumë polakë ishin bërë robër lufte pas pushtimit dhe mundjes së Polonisë nga ana e gjermanëve dhe e sovjetikëve në shtator 1939. Do të internoheshin në kampe të ndryshme vuajtjeje, nga të cilët më të njohurit janë Ostashkov, Kozielsk e Starobielsk.

Kozielsk e Starobielsk do të përdoreshin kryesisht për zyrtarët, ndërsa Ostashkov përmbante më së shumti instruktorë, xhandarë, policë dhe gardianë. Jo të gjithë do të vdisnin në Katin (Katyn), por ai qytet është bërë simbol i masakrës dhe atje përkujtohen të gjitha viktimat. Atje po shkonin edhe presidenti polak dhe i gjithë delegacioni i tij, të gjithë vdekur në incidentin ajror pak larg nga aeroporti i Smolenskut.

SPASTRIMI STALINIAN

Përkundër përshtypjes së përhapur, vetëm 8 000 nga rreth 15 000 të burgosurit e luftës të këtyre kampeve ishin oficerë. Vrasja shfarosëse e Katinit bën të reflektosh, sepse nga ajo dalin në dritë aspekte të diktaturës staliniane të cilat për një kohë të gjatë ka qenë e pamundur t'i njohësh, duhet thënë se ato ishin të një karakteri tejet shtypës dhe me prirje imperialiste.

Masakra ushqehej nga një logjikë tejet e saktë e dobësimit të mëtejshëm të Polonisë së sapo nënshtruar. Në fakt, ngaqë  sistem polak i rekrutimit parashikonte që çdo i diplomuar bëhej oficer rezervë, masakra duhej të shërbente për të eliminuar një pjesë të rëndësishme të klasës drejtuese kombëtare.

Duhet rikujtuar ndërkohë se Stalini tekstualisht urdhëroi deportimin në Siberi dhe Kazakistan të familjeve të oficerëve polakë (përfshirë fëmijët), duke eliminuar në këtë mënyrë edhe breznitë pasardhëse. Një eliminim i tillë do të bashkërendohej dhe çohej përpara në marrëveshje të përbashkët me Gjermaninë Naziste, po ashtu hollësitë e diskutuara midis aleatëve.

E gjitha kjo në kuadrin e një ndarjeje të Polonisë midis Gjermanisë Naziste dhe BRSS, dy fuqive që përfaqësonin dy sisteme kulturale dhe ideologjike të kundërta dhe të kundërvëna, por të cilët, për rreth 2 vjet, deri në fund të qershorit 1941, ishin të lidhur nga Pakti Molotov-Ribbentrop, që përcakonte mossulmimin reciprok dhe ndarjen e Polonisë e të vendeve Baltike.

AKUZAT E MOHUARA

Zbulimi i masakrës së vitit 1940 shkatoi ndërprerjen e menjëhershme të marrëdhënieve diplomatike midis qeverisë polake në mërgim në Londër dhe Bashkimit Sovjetik.

BRSS i mohoi akuzat deri më 1990, kur njohu NKVD, komisariatin e punëve të brendshme, përgjegjës të masakrës dhe të fshehjes së saj. "Krimet e regjimit stalinian nuk mund të shfajësohen edhe nëse do të ishte e gabuar t'i mvisheshin gjithë popullit rus masakra e ndodhur në pyllin e Katinit," ka komentuar kryeministri rus Vladimir Putin, gjatë një ceremonie të organizuar për shtatëdhjetëvjetorin e vrasjes shfarosëse (eçidit). «Për vite të tëra është kërkuar të mbulohet e vërteta me gënjeshtra cinike," ka pranuar Putin duke e pasur fjalën tek vepra e afatgjatë e dezinformacionit të bërë nga sovjetikët në përpjekje për ta shkarkuar përgjegjësinë e vrasjes tek Gjermania Naziste. «Këto krime nuk mund të shfajësohen në asnjë mënyrë - ka ngulmuar ish presidenti. Vendi ynë ka dhënë një vlerësim të qartë ligjor dhe moral të tmerrëve të regjimit totalitar. Një vlerësim që nuk është objekt revizionizmi."

E VËRTETA E PARË

Për herë të parë përgjegjësinë sovjetike për faktet e Katinit do ta njihte Boris Jelcinit më 1990, pesëdhjetë vjet pas eçidit. Edhe sot, gjithsesi,  Polonia ia kërkon Moskës krejt dokumentacionin që lidhet me urdhërin e dhënë, sa duket firmosur nga Stalini dora vet, për të ndërmarrë ekzekutimin në masë.

Ceremonia e së shtunës në praninë e autoriteteve më të larta polake do të shërbente për të nxitur afrimin midis dy vendeve, midis të cilëve edhe në kohët fare më të vona (për shembull, raketa antimisile që George W. Bush donte ta ndërtonte në Poloni) janë rishfaqur tensionet e vjetra. Putin është zyrtari më i lartë rus që ka marrë pjesë në përkujtimin e Katinit.

Përpara ceremonisë të së shtunës, në Katin nderuan kujtimin e të vrarëve, bashkë me kryetarin e qeverisë së Moskës Putin edhe kryeministri polak Donald Tusk, si dhe ish presidenti Lech Walesa, simbol i revoltës së Solidarnosc kundër regjimit filosovjetik të Wojciech Jaruzelsky-t e Tadeusz Mazowiecki-t, kryetari i parë i Shtetit pas rënies së komunizmit.


Në nderim të të vrarëve në Katin
Katin




Dukumenti ku Beria i propozon Stalinit masakrimin e 22 mijë polakëve

Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PËR IZRAELIN ËSHTË SPIUNE E HAARETZ - ISH USHTARJA RREZIKON BURG TË PËRJETSHËM (04.08.2010)
Pajtim i vështirë -Masakra e Katynit rëndon ende sot marrëdhëniet ruso-polake (04.07.2010)
KUVENDI I ISNIQIT I NJË SHEKULLI MË PARË SOLLI BESËLIDHJEN SHQIPTARE Nga FLORI BRUQI (04.04.2010)
Jeta normale në një vend normalNga PATRICK MOORE (04.02.2010)
Reagime nga Berlini, Brukselo dhe Sarajeva për rezolutën serbe për Srebrenicën (04.01.2010)
"The Guardian": Serbia dhe Kosova - fqinj të mirë? (03.31.2010)
Vizita e Obamës në Kabul, politikisht e nevojshme (03.30.2010)
DENNIS HOPPER I SËMURË MERR YLLIN NË SHETITOREN E HOLLIVUDIT (03.28.2010)
SARAH PALIN NË QENDËR TË NJË SERIALI TELEVIZIV PËR ALASKËN (03.26.2010)
AUTOGOLI I SERBISËNga PATRICK MOORE (03.24.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]