E Mërkurë, 05.01.2024, 05:08pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
"The Guardian": Serbia dhe Kosova - fqinj të mirë?
E Mërkurë, 03.31.2010, 01:59pm (GMT+1)

 


Bojkoti i samitit të fundit rajonal në Slloveni nga ana e Serbisë pasqyron sfidat e mëdha përballë bashkëpunimit rajonal në Ballkanin perëndimor, pas pavarësimit të Kosovës.

Ndonëse Bashkimi Evropian nuk do t'i kërkojë edhe formalisht Serbisë ta njohë Kosovën pjesërisht për shkak të mungesës së konsensusit mbi statusin e këtij vendi kriteri për "marrëdhënie të mira fqinjësore" vlen posaçërisht për Serbinë, për ta detyruar atë që, të paktën, ta njohë de facto pavarësinë e Kosovës.

Meqë çështja e Kosovës duket se do të rikthehet në temën kryesore të politikës në Serbi pas mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, zgjidhjet pragmatike janë urgjente për të siguruar që bashkëpunimi rajonal t'i shmangë ndarjet e mëtutjeshme dhe paralizën.

Hapësira e Qeverisë së Serbisë për manovrim vazhdon të ngushtohet, ndërkohë që çështja e statusit të Kosovës fillon sërish të ketë ndikim të dukshëm në politikën e brendshme serbe.

Ish-kryeministri serb dhe lideri i Partisë Demokratike të Serbisë, Vojisllav Koshtunica, për shembull, vazhdimisht i ka bërë thirrje Qeverisë për të qartësuar qëndrimin e Bashkimit Evropian mbi Kosovën, duke nënvizuar se "Qeveria nuk duhet të lejohet, pa miratimin e Parlamentit, të hyjë në negociata mbi marrëveshjet e reja, veçanërisht jo mbi marrëdhëniet e mira fqinjësore me Kosovën".

Partia e Koshtunicës ka arritur marrëveshje për një bashkëpunim të ngushtë me partitë kryesore opozitare, Serbinë e Re dhe Partinë Progresive të Serbisë, të udhëhequr nga lideri radikal, Tomisllav Nikolliq.

Duke pasur parasysh popullaritetin e këtij të fundit, marrëveshja e arritur mund të jetë bazë për koalicionin e ardhshëm qeverisës, i cili, padyshim, do të ndjekë një qëndrim edhe më të ashpër mbi Kosovën.

Dy elementet kyçe të kritereve për anëtarësim në Bashkimin Evropian bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore janë gjithnjë e më shumë të aplikueshme nga vende të caktuara anëtare të BE-së për të ndryshuar qëndrimin e Serbisë ndaj Kosovës.

Sllovenia dhe Kroacia vetë e kanë zbuluar se ligji dhe arbitrimi ndërkombëtar janë mjetet më të mira për kompromise të këtilla, veçanërisht kur janë në pyetje kontestet territoriale dhe ato të sovranitetit.

Për hir të bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor, vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë do të ofrojë një mundësi të rëndësishme për Evropën, për t'i rimarrë përsipër zotimet që ka dhënë mbi zgjidhjet e negociuara.

Nëse Bashkimi Evropian dështon ta shfrytëzojë këtë mundësi, do të përballet me pozicione të betonuara, të cilat do të mund ta zhvlerësonin edhe më shumë ndikimin e tij në Ballkanin Perëndimor. (http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Vizita e Obamës në Kabul, politikisht e nevojshme (03.30.2010)
DENNIS HOPPER I SËMURË MERR YLLIN NË SHETITOREN E HOLLIVUDIT (03.28.2010)
SARAH PALIN NË QENDËR TË NJË SERIALI TELEVIZIV PËR ALASKËN (03.26.2010)
AUTOGOLI I SERBISËNga PATRICK MOORE (03.24.2010)
SHTYPI KINEZ FUSHATË SULMESH KUNDËR GOOGLE (03.22.2010)
TRASHËGIMTARJA E ANNA NICOLE SMITH NUK MERR GJË NGA PASURIA E INDUSTRIALISTIT MILIARDIER TË NAFTËS (03.20.2010)
SPIUNI "VICTOR" DHE DETYRAT E TJERA TË CROMES (03.19.2010)
LETRAT E JEROME DAVID SALINGER: "JA PSE UNË E URREJ BOTËN" (03.16.2010)
CARLOS SLIM, FYTYRA NJERËZORE E MË TË PASURIT TË BOTËS (03.14.2010)
COREY HAIM VDES NGA MBIDOZA (03.10.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]