E Enjte, 05.16.2024, 02:52am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
FËMIJËT E MICHAEL JACKSON BËHEN YJE TË INTERNETIT
E Premte, 05.14.2010, 07:18am (GMT+1)

Voal-online -Dikur të mbajtur larg syve të botës, fëmijët e të ndjerit Michael Jackson janë bërë sensacione të Internetit, pasi videot amatoriale të dy prej tre fëmijëve të tij, duke luajtur para kamerave, përfunduan në YouTube.

Jackson, i cili vdiq 50 vjeç qershorin e shkuar nga një mbidozë barnash tejet të fuqishme, bëri gjithçka për t'i ruajtur nga mediat fëmijët e tij Prince Michael, 13 vjeç, Paris, 12, dhe Prince Michael II, 8, madje edhe duke ua mbuluar fytyrat atyre.

Por në më pak se një vit pas vdekjes së tij, dy më vegjlit - herën e fundit të parë në publik në ceremoninë e çmimeve Grammy në janar - janë vënë në qendër të vëmendjes pasi videoklipet e Paris dhe Prince Michael II qarkulluan në Internet.

Gjyshi i tyre Joe Jackson i tregoi uebsajtit të famozëve Popeater se familja është e tronditur nga rrjedhja e materialeve, duke pasur parasysh dëshirën e Michael Jackson për t'i pasur fëmijët e tij jashtë vëmendjes së publikut.

Ai konfirmoi se nuk i kishin dërguar fëmijët në internet videot e tyre. Pronari i uebsajtit frëngjisht të fansave KingofPop-Kids.com, i cili postoi shumë nga videoklipet, tha se fansat e Jackson janë përgjegjës që kanë hakuar në filmimet e familjes së këngëtarit.

"Ne nuk e dimë se kush është hakeri (hacker) por jemi duke u përpjekur ta gjejmë," tha Joe Jackson për Popeater.

CNN tha se videot ishin në Internet dy javë rresht në prill para se anëtarët më të vjetër të familjes Jackson e kanë kuptuar dhe i kanë hequr ato, por ndërkohë të tjerë përdorues të YouTube kishin bërë kopje dhe i kishin publikuar ato, duke tërhequr qindra mijë shikues.

Telefonatat në familjen Jackson nuk patën përgjigje.

Videoklipet i tregojnë dy fëmijët më të vegjël duke bërë çapkënëritë e njohura fëminore si të gjithë në moshën e tyre. Në një klip në YouTube, Paris reciton para kamerës, ndërsa në një tjetër shkon mu ngjitur kamerës dhe thotë: "Majmun, të lutem më ndihmo."

Prince Michael II, i njohur edhe si Blanket, është parë me kushëririn e tij Donte në disa videokliüe, duke imituar skena nga "Star Wars" dhe duke kënduar.

Videot janë mirseardhur nga disa adhurues.

"Unë mendoj se është mrekulli të shohësh Prince Michael II të lumtur. Ai po luan lojëra normale të cilët i luajnë fëmijët normalë," thoshte një koment në Internet postuar nga "Judyr"./Elida Buçpapaj

(http://www.reuters.com)

Përktheu Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
I BIRI I ESKOBARIT, BOSIT TË DROGËS TREGON: "ËSHTË FERR TË JESH BOS I DROGËS DHE I BIRI I BOSIT TË DROGËS" (05.11.2010)
VDIQ LENA HORNE, AJO QË ME BUKURINË DHE TALENTIN E SAJ UA HAPI RRUGËN PËR NË HOLLIVUD YJEVE AFRIKANOAMERIKANË (05.11.2010)
KREMTONI: SHPËTOJENI NJË NËNËNga NICHOLAS KRISTOF, New York Times (05.09.2010)
SILVIO BERLUSCONI - VERONICA LARIO: MARËVESHJA E DIVORCIT FARE AFËR (05.09.2010)
TRI PYETJE PËR EURONNga Patrick Moore, Radio Evropa e Lirë (05.08.2010)
KRIZA GREKE E PAGUAR VETËM NGA QYTETARËT - BIE NË BURSË EDHE SHTETINga PIERO OSTELLINO, Corriere della Sera (05.07.2010)
MYSAFIRË TË PAPRITUR NË PARADËN RUSE: TRUPAT AMERIKANENga ELLEN BARRY, New York Times (05.07.2010)
COREY HAIM VDIQ NGA PNEUMONIA DHE PROBLEMET E ZEMRËS (05.05.2010)
DAVID BECKHAM, YLL PA ZBEHJE NË QIELLIN BOTËROR TË FUTBOLLIT (05.02.2010)
JULIA ROBERTS ËSHTË BUKURIA E VITIT 2010 (04.29.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]