Film i regjisorit Alejandro Gonzales Inarritu, në atmosferën e çmimit
Voal-online -Duartrokitje dhe emocione për shfaqjen e parë të Biutiful të regjisorit Alejandro Gonzales Inarritu, në garën e Festivalit të Kanës, në atmosferën e çmimit.
Në sallë, tek pritej të hynte aktori protagonist absolut, Javier Barbem, e fejuara e tij Penelope Cruz, e cila nuk kishte bërë me të fejuarin Montee des Marches.
I ndodhur në mes të duartrokitjeve të shfrenuara, ndërsa Barbem përpiqej t'i mbante së brendshmi emocionet, Inarritu nuk i ka përmbajtur lotët.
Përbri tij babai, të cilit i është kushtuar filmi, qante ndërkaq me dënesje. (http://www.ansa.it)