E Enjte, 05.16.2024, 02:31pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
CANNES, MICK JAGGER VËRSHON SI ORTEK NË CROISSETE
E Enjte, 05.20.2010, 07:13am (GMT+1)

 

Voal-online -Turmë çmendurore, Croisette e bllokuar për atë që me ironinë e tij i ka përfshirë të gjithë në ortekun e tij: Mick Jagger, në festival si producent i 'Stones In Exile', një dokumentar i prezantuar në Quinzaine des realisateurs.

"Në fillim të viteve '70 ishim të rinj, të bukur e shumë të marrë, tani jemi vetëm të marë," kështu ka vërshuar në sallë Jagger duke i ngritur të gjithë në këmbë dhe duke e ndezur hapësirën nga duartrokitjet e furishme. "Nikson në Shtëpinë e Bardhë, lufta në Vietnam vazhdonte, Eddy Merks sapo kishte fituar Tour de France, por ne nuk dinim asgjë nga këto, ishim të mbyllur duke bërë këtë album", ka thënë rokeri, plot 67 vjeçar, duke folur për albumin Stones in exile, mbi të cilin është bërë dokumentari.

Xhaketa gri me vetëm në pullë, jeans e këpucë sportive të bardha, i hajthëm e i ngathët si gjithnjë, Mick Jagger ka prezantuar regjisorin Stephen Kijak e producentët John Battsek e Victoria Pearmarn e pastaj ka dhënë shenjën për filimin e filmit duke lënë takim me platenë e gazetarëve dhe të shikuesve, por sidomos adhuruesve të Rolling Stones, në mbarim të filmit.

Është dita e "Carlos", filmit tronditës francez firmosur nga njëri prej regjisorëve më të dashur të adhuruesve të kinemasë, Olivier Assayas.

POETRY i Lee Chang-Dong - në konkurs. Në qendër të filmit të kinematografisë së re koreane një portret gruaje nga një provincë fshatare, larg sirenave perëndimore dhe qyteteve të mëdhenj. Ngjarjen e rrëfen një nënë kryefamiljare, e cila e adhuron poezinë dhe beson në mirësinë e gjërave dhe të njerëzve. Derisa përjeton zhgënjimin vendimtar.

 

MYJOY i Sergei Loznitsa - në konkurs. Një kamionist, i ri dhe ende plot iluzione shfaqet papritur në një fshat të vogël ku mbretëron ligji i më të fortit dhe e përplasjeve finsnore. Arrin nga Ukraina regjisori më i ri i garës, kandidat i çmimit për veprën e parë.

CARLOS i Olivier Assayas - jashtë kokursit. Pothuaj gjashtë orë për ta treguar rënien dhe ngjitjen e terroristit të famshëm të viteve '70, njëfarë Che Guevara, njëfarë bombavënësi në shërbim të atij që e paguan më mirë. Rasti i parë i një filmi francez pritur në ballon e madhe të Cannes. Rrezikon të jetë ngjarja më e madhe e këtij edicioni.

CHANTRAPAS e Otar Iosseliani - projeksion special. Tregim pothuajse autobiografik i një regjisori të ri gjeorgian marr peng nga censura e vendit të tij dhe trimëruar të arratiset në Francë me ëndërrën e tokës së lirisë. Por edhe Perëndimi ka anën e tij të mbrapshtë të medaljes.

ALL GOOD CHILDREN i Alicia Duffy - Quinzaine des relisateurs. Në vdekjen e nënës së dy djelmoshave anglezë shkojnë të jetojnë në fshatin e një tezje në Francë.

STONES IN EXILE di Stephen Kijak - Quinzaine des relisateurs. Me materiale inedite të arkivit tregohet faqja më tragjike në jetën e Rolling Stones kur në fund të viteve '60 e në kulmin e suksesit, grupi tërhiqet në Francë për të regjistruar albumin që do të shndërrohej në kryevepër të rokut "Exile On Main Street"./Elida Buçpapaj

Përktheu Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LOTËT E JULIETTE BINOCHE PËR REGJISORIN JAFAR PANAHI (05.19.2010)
CANNES: BIUTIFUL, DUARTROKITJE DHE EMOCIONE (05.18.2010)
MIRË SE TË GJETA KOSOVË! FALEMINDERIT FAMILJA E NDERUAR SALIU!Mbresa të vizitës në Kosovë, maj 2010, nga PIERRE-PANDELI SIMSIA (05.14.2010)
FËMIJËT E MICHAEL JACKSON BËHEN YJE TË INTERNETIT (05.14.2010)
I BIRI I ESKOBARIT, BOSIT TË DROGËS TREGON: "ËSHTË FERR TË JESH BOS I DROGËS DHE I BIRI I BOSIT TË DROGËS" (05.11.2010)
VDIQ LENA HORNE, AJO QË ME BUKURINË DHE TALENTIN E SAJ UA HAPI RRUGËN PËR NË HOLLIVUD YJEVE AFRIKANOAMERIKANË (05.11.2010)
KREMTONI: SHPËTOJENI NJË NËNËNga NICHOLAS KRISTOF, New York Times (05.09.2010)
SILVIO BERLUSCONI - VERONICA LARIO: MARËVESHJA E DIVORCIT FARE AFËR (05.09.2010)
TRI PYETJE PËR EURONNga Patrick Moore, Radio Evropa e Lirë (05.08.2010)
KRIZA GREKE E PAGUAR VETËM NGA QYTETARËT - BIE NË BURSË EDHE SHTETINga PIERO OSTELLINO, Corriere della Sera (05.07.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]