VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NESËR MIJËRA PUTHJE, PASTAJ QINDRA TË TJERA TË NIS, NË VIJIM MIJËRA, PASTAJ QINDRA TË TJERA SËRISHPoezi nga GAIO VALERIO CATULLO (Gaio Valerio Katuli, 87-54 aC)

                                                                                      

E Shtunë, 05.04.2024, 08:33am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 

NESËR MIJËRA PUTHJE, PASTAJ QINDRA TË TJERA TË NIS, NË VIJIM MIJËRA, PASTAJ QINDRA TË TJERA SËRISH

Poezi nga GAIO VALERIO CATULLO (Gaio Valerio Katuli, 87-54 aC)


E Shtunë, 11.20.2010, 01:10pm (GMT+1)

 

LIRIKA II: DO TË DOJA EDHE UNË TË TË JEPJA DASHURI NGA DASHURIA IME

 

Do të doja

edhe unë

të të jepja dashuri nga dashuria ime

 

të zbavitem me ty

e të luaj

për të shmanngur nga zemra lodhje e trishtime!

 

Etja ime për dritën

luan me ty,

të merr në gji,

Ta pickon

gishtin e vogël të dorës

të bën të më çukitësh fort përsëri

 

Dhe kaq dehëse

është kjo loja jote

për t

'u lehtësuar nga dhimbja është kaq shëruese

 

për zjarrin tënd përvëlimtar

një fllad ëmbëlsues.

 

 

LIRIKA V: JETOJMË, E SHTRENJTA IME, DHE DASHUROHEMI SA S

'KA

 

Jetojmë, e Shtrenjta ime, dhe dashurohemi sa s

'ka,

dhe angullimet e moralistëve pleq

të gjitha së bashku

nuk vlejnë për ne asnjë para.

 

Ditët perëndojnë e ditët prapë vijnë:

por, kur zbret hareshëm

sado shkurtër drita e jetës,

duam të flemë në natën e pafund dhe të vetme.

 

Nesër mijëra puthje,

pastaj qindra të tjera të nis,

në vijim me mijëra,

pastaj qindra të tjera sërish.

 

Kur mund t

'i kemi dhënë njëri tjetrit aq shumë sosh,

do t

'i ngatërrojmë shumat ne të dy,

që askush në botë, asnjë shpirtkeq

të mos na marrë dot mësysh,

 

duke e ditur se ekziston një dhuratë kaq e madhe

me puthjet e dashurisë.

 

LIRIKA VIII: OH I ÇMENDUR, MJAFT! O I MJERI KATUL

 

Oh i çmendur,

mjaft! O i mjeri Katul,

ajo që ka humbur

ka humbur

ka humbur.

 

Sytë e tu parajsor i ke pasur

kur e dashura jote të thoshte eja

e ti rrije strukur.

 

Aq shumë është dashuruar ajo prej teje

Sa askush tjetër kurrë

nuk është dashuruar.

 

Ti i përmbushje të gjitha detyrat e dashurisë

ato që i doje ti, ajo nuk i donte,

ditët e tua të parajsës ia fale pa nguruar.

 

Tani ajo nuk i do më.

Zemra ime e dobët, nuk duhet të duash

As ti më.

 

Nëse ajo të ka lënë, edhe ti lere atë.

Pse dashke mjerueshëm të jetosh?

Forca, duroje dhimbjen,

Mos u dorëzo!

 

E dashura ime lamtumirë.

Katuli nuk do t

'ia dijë për ty,

më nuk të kërkon,

nuk vjen të të kërkojë falje

për gabimet. Po si nuk i vuan ti

ndjenjat që ai t

'i kushtoi!

 

Çfarë gjëme kjo jotja, e palumtur,

me çfarë jete do të shkosh në takim!

Cili burrë do të të marrë në prehër?

 

Kë mund të duash prapë, dashnore e kujt do të jesh?

Kujt do t

'ia japësh puthjet e tua, kujt do t'i jepesh?

Katul, mos u dorëzo, mbaje veten.

LIRIKA LI: MË DUKET KREJT SI NJË PERËNDI

 

Më duket krejt si një perëndi,

edhe pse njerëzore, eprore ndaj perëndive,

përballë atij, që duke të kundruar,

gjatë të shikon dhe të dëgjon hirshëm,

 

ndërkohë që ëmbëlsisht i buzëqesh;

kjo mua të palumtur më bën,

m

'i mpin të gjitha shqisat;

sepse, sa të shikoj, e dashur,

nuk mbetet më

asnjë fill zë,

 

gjuha më ngjitet në gojë,

si gjarpër i ftohtë më duket,

më bubullojnë veshët

nga një kumbim i brendshëm,

në të dy sytë,

më bie nata e verbër.

 

LIRIKA LXXXV- DASHUROJ DHE URREJ

 

Dashuroj dhe urrej.

ngaqë kështu bëj unë,

edhe ti kështu bën.

Nuk e di sesi ndodh

dhe kjo për mua është torturë.

 

LIRIKA LXXXVII: E DASHURA IME, TË KAM DASHURUAR KËSHTU I TËRI

 

E dashura ime,

të kam dashur,

kështu i tëri

 

sa je dashur ti nga unë

asnjë grua në botë

nuk do të jetë më.

 

Nuk do të shfaqen më

në botë

lidhje të tilla dashurore

kaq përkushtime të besnikërisë

sa të kam dhënë unë

nuk do të kenë më dashnorët.

 

I shqipëroi: ELIDA BUÇPAPAJ 

ELIDA BUÇPAPAJ 


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MË DUKET SIKUR JAM NË QIELL MIDIS PERËNDIVE, KUR PRANË TEJE RRI DHE VËSHTROJ BUZËQESHJEN TËNDE TË BUKURPoezi nga SAFFO (Safo, 612-580 aC) (11.12.2010)
NË PRITJE QË MJEGULLA TË SHKRIHET DHE FURIA E SYVE TË TU TË VIJË ME DIELLINPoezi nga SEBASTIANO GRASSO në shqip nga VISAR ZHITI (11.08.2010)
PËRPIQEM TË MBUSH PLOT KRAHËT E MI ME BUKURINË TËNDE, PËRPIQEM TA VJEDH ME PUTHJET E MIA BUZËQESHJEN TËNDEPoezi nga RABINDRANATH TAGORE (1861-1941) (11.02.2010)
NGA ELIDA BUÇPAPAJLIQENI I OHRIT DHE LIQENI LEMAN (10.28.2010)
LARTOJE KOKËN, NUK LËKUNDET MË TOKA: ULËRI NGA DASHURIA, FITOJE, PO TË DUASH, BOTËNPoezi nga SALVATORE QUASIMODO (1901-1968) (10.24.2010)
ELDORADONGA EDGAR ALLAN POE (10.18.2010)
NGA ELIDA  BUÇPAPAJPOEMË PËR URËN E TABAKËV (10.11.2010)
RROFTË EVA! RROFTË EVA! RROFTË EVA!NGA VEHBI SKËNDERI (10.06.2010)
NË MUNDSHPoezi nga RUDYARD KIPLING (Çmimi Nobel 1907) (10.03.2010)
TË MENDOSH PËR KOHËN - POEMË NGA WALT WHITMAN (Uollt Uitman, 1819-1892)Shqipëruar dhe pajisur me pasthënie nga UKË ZENEL BUÇPAPAJ (09.28.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]