VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - MË DUKET SIKUR JAM NË QIELL MIDIS PERËNDIVE, KUR PRANË TEJE RRI DHE VËSHTROJ BUZËQESHJEN TËNDE TË BUKURPoezi nga SAFFO (Safo, 612-580 aC)

                                                                                      

E Shtunë, 05.04.2024, 08:19pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 

MË DUKET SIKUR JAM NË QIELL MIDIS PERËNDIVE, KUR PRANË TEJE RRI DHE VËSHTROJ BUZËQESHJEN TËNDE TË BUKUR

Poezi nga SAFFO (Safo, 612-580 aC)


E Premte, 11.12.2010, 12:05pm (GMT+1)

 

 

EROSI KA TRALLISUR MENDJEN TIME

 

Erosi ka trallisur mendjen time

Si era që zbret nga malet

Dhe turret

Mbi lisat.

 

Nënë e dashur,

nuk mundem më të end

pëlhurën e butë

në zemrën e dashurisë

së një djaloshi:

faj i Afërditës së ëmbël.

 

Ke ardhur,

të dëshiroja me përvëlim,

i ke dhënë prehje shpirtit tim,

kallur flakë tejendanë

nga dashuria.

 

MË DUKET SI NJË ZOT

 

Më duket si një zot

Burri që të rri pranë

Dhe ti e dëgjon kështu,

teksa flet

me pëshpëritje të butë

dhe qesh dashurisht :

kjo ma shtrëngon zemrën në kraharor!

 

Mjafton që ai të lëshojë një shikim

dhe zëri më humbet,

gjuha më thahet, shpejt

një flakë e hollë

e padukshme, më shket

nën lëkurën time,

 

shikimi trubullon,

bubullojnë veshët,

një djersë e ftohtë më rrëshqet, më

përfshijnë drithërimat,

më e blertë se bari bëhem

gati sa nuk bie të vdes.

 

Por gjithçka

duhet duruar...

 

MARTESA

 

Dhëndëron i lumtur,

martesa e ëndërrave tua

është përmbushur. Jotja

është vajza që dashuron.

 

O nuse, ti je

e gjitha shend e verë:

sytë e tu janë të ëmbël,

fytyra jote e bukur

është plot me dashuri...

 

O dhëndërr,

dhëndërr i lumtur,

ne vajzat këndojmë sonte

në dasmën tuaj,

 

dashuria jote dhe nusja jote

kundërmojnë erë manushaqe,

ne do të këndojmë

gjithë natën...

 

KE ARDHUR

 

Ke ardhur:

ke bërë mirë:

unë digjesha për ty

e tëra.

Në shpirtin tim,

që kallet flakë nga pasioni,

ke sjellë njomësi dhe freski.

 

PERËNDUAR KA HËNA

 

Perënduar ka hëna

e Plejadat shënojnë mesnatën

edhe rinia tani tretet,

e tani në shtratin tim unë rri e vetme.

 

Shpirtin ma shpupurit Erosi,

si era mbi mal

që depërton dhunshëm në lisat;

i shqyen degët rrëmbyeshëm,

bisha e ëmbël

e hidhur

e pazbutshme.

 

Por për mua s

'ka bletë,

s

'ka mjaltë;

e vuaj e digjem.

 

YJET RROTULL NJË HËNE TË BUKUR

 

Yjet

rrotull një hëne të bukur

fshehin sërish fytyrën

e tyre të ndritshme,

kur ajo, e plotë,

edhe më tepër shkëlqen

mbi tokë...

 

VUAJTJE DASHURIE

 

Më duket sikur jam në qiell

Midis Perëndive,

nëse pranë teje rri,

dhe shikoj buzëqeshjen tënde të bukur,

e ndjej

fjalët e bukura dhe këngën dashurore!

 

Mua zemra

Dirthërueshëm në kraharor më hidhet:

zëri më vdes,

ndërkoh që unë të kundroj,

gjuha ime ngjitet në qiellëz

shuhet buzëqeshja.

 

Gjarpëron flaka

Brenda gjakut tim,

kallem:

një bubullimë e panjohur më kumbon

në veshët, dhe ëndërroj:

më pushton tejetej

një hije tronditëse.

 

Dhe më mbulon të tërën

Djersa e ftohtë akull,

dhe fytyra zbehet si bari që rritet,

dridhem e fërgëlloj e rrënqethem,

e nemitem

e ngurosur.

 

  

I shqipëroi: ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NË PRITJE QË MJEGULLA TË SHKRIHET DHE FURIA E SYVE TË TU TË VIJË ME DIELLINPoezi nga SEBASTIANO GRASSO në shqip nga VISAR ZHITI (11.08.2010)
PËRPIQEM TË MBUSH PLOT KRAHËT E MI ME BUKURINË TËNDE, PËRPIQEM TA VJEDH ME PUTHJET E MIA BUZËQESHJEN TËNDEPoezi nga RABINDRANATH TAGORE (1861-1941) (11.02.2010)
NGA ELIDA BUÇPAPAJLIQENI I OHRIT DHE LIQENI LEMAN (10.28.2010)
LARTOJE KOKËN, NUK LËKUNDET MË TOKA: ULËRI NGA DASHURIA, FITOJE, PO TË DUASH, BOTËNPoezi nga SALVATORE QUASIMODO (1901-1968) (10.24.2010)
ELDORADONGA EDGAR ALLAN POE (10.18.2010)
NGA ELIDA  BUÇPAPAJPOEMË PËR URËN E TABAKËV (10.11.2010)
RROFTË EVA! RROFTË EVA! RROFTË EVA!NGA VEHBI SKËNDERI (10.06.2010)
NË MUNDSHPoezi nga RUDYARD KIPLING (Çmimi Nobel 1907) (10.03.2010)
TË MENDOSH PËR KOHËN - POEMË NGA WALT WHITMAN (Uollt Uitman, 1819-1892)Shqipëruar dhe pajisur me pasthënie nga UKË ZENEL BUÇPAPAJ (09.28.2010)
ROMANI "DRITËHIJET E MEDALJES ENIGMË", NJË ARRITJE E SUKSESSHME E SHKRIMTARES VILHELME VRANARI - HAXHIRAJNga MEXHIT HAXHIU, Mjeshtër i Madh i Sportit (09.27.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]