VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - LOTËT E NËNAVE TË SREBRENICËSPoezi nga ABULLAH SIDRAN (1944)

                                                                                      

E Enjte, 05.02.2024, 09:52pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 

LOTËT E NËNAVE TË SREBRENICËS

Poezi nga ABULLAH SIDRAN (1944)


E Mërkurë, 06.01.2011, 08:01am (GMT+1)



Do të ishte më mirë mos të ekzistonte
sesa të ishte, kështu siç është sot
Sebrenica jonë. Asgjë e vdekur dhe e gjallë
s'mund të banojë më në të.
Nën një qiell të plumbtë ajrin e plumbtë
askush dhe asnjëherë nuk ka mësuar
ta thithë në mushkëri
Prej saj ikën gjithçka që ka këmbë
me të cilat mundet dhe di se ku të ikë.
Nga ajo merr arratinë gjithçka edhe ajo që në asnjë vend
përveçse nën tokën e zezë, mund të ikë.
Ortodoksët ikin, të rinj dhe të vjetër
myslimanët ikin, të vjetër dhe të rinj.
Dhe ai që në njëfarë mënyre
ka mbetur gjallë
që iku për t'u kthyer sërish
asnjë dimër dhe verë, s'ka bërë dot bashkë
as një vjeshtë me pranverë
por ka kërkuar sa më parë
të ikë nga Srebrenica.
Dhe katolikët, fqinjët tanë
edhe për ta Srebrenica, prej qindra vjetësh
ka qenë e dashur, e bukur
vend i madh i komunitetit fisnik 2
dhe të mirë kanë ikur prej kohësh
sikur prej mençurisë së tyre
të mësonin se kishte ardhur koha kur Srebrenica
nuk do të ishte më e mirë.
Na thonë, kanë dhjetë vjet që na e thonë
se në Bosnje lufta ka mbaruar.
Na shpjegojnë dhe na dërgojnë mësime të shkruara
se në vendin tonë, Bosnje-Hercegovinë
lufta ka mbaruar dhe se askush nuk duhet
të shohë më në të kaluarën.
Besojnë ndoshta me të vërtetë që jemi të gjallë
ne që qëndrojmë këtu dhe nga ky vend
flasim kështu, sikur të ishim me të vërtetë të gjallë.
Mendojnë vërtet se quhet shëndet
mendojnë vërtet se quhet arsye
ajo që ka mbetur tek ne
prej shëndetit dhe arsyes së asaj kohe?
Nuk shohin, nuk dëgjojnë ndoshta
nuk e dinë ndoshta se ne,
ata që qëndruam, jemi më të vdekur se të gjithë
të vdekurit tanë, dhe që sot këtu, me zërin e tyre,
zërin e të vdekurve tanë, me fytin e tyre,
ulërasim dhe me ulërimën e tyre - ne flasim?
Nuk na lejoni të shohim të shkuarën!
Dhe ne nuk do ta shohim, por është ajo që na sheh!
Ju thoni:
Shikoni të ardhmen!
Por ne, asnjë të ardhme në asnjë vend
nuk arrijmë të shikojmë
dhe nuk shikojmë që ajo
me një sy të vetëm na shikon ne.
Ne kemi një të tashmë që me sy njerëzor
nuk mund të shihet.
Ne, të njëjtin ajër të plumbtë të Srebrenicës sonë
që nuk ekziston më, thithim me ata
në sytë e të cilëve, në duart e të cilëve
në shpirtrat e të cilëve kullon gjaku ynë.
Dhe vetëm ata mund të gëzohen
nga urdhrat tuaj për mos të parë të shkuarën.
Por ne ç'gjë tjetër kemi përtej saj
ç'gjë tjetër përveç të shkuarës
kemi për të parë?
Me të vërtetë mund t'i thoni një nëne
mos të shohë të birin?
Me të vërtetë një motre mund t'i jepni urdhrin
që mos të shohë vëllanë?
Merrnani sytë
por mos na mësoni më, mos na dërgoni më
këshilla të tilla, mësime dhe urdhra!
Ndoshta më të vërtetë, siç na thoni ju, 5
Lufta ka mbaruar! Por sipas nesh, në Srebrenicën tonë,
lufta ka mbaruar veç pakëz, dhe vetë ne, gjatë ditës,
gënjejmë veten se është kështu, që ka mbaruar me të vërtetë!
Por gjatë verës dhe dimrit kështu prej 17 vjetësh!-ditët janë shumë të shkurtra,
dhe të gjata, tejet të gjata netët.
Në kumtin e parë të muzgut, dyert tona
Me hekur I mbyllim,që mos të vijë dhe të hyjë
Ai që ahere erdhi dhe hyri, dhe të gjithë ato që
Për ne ishin të dashur dhe të shtrenjtë i ndau nga jeta!
Pikërisht ai, sot, ruan Paqen në Srebrenicë!
Si mund të flerë një nënë e Srebrenicës?
Sapo mbyll sytë, ja lufta tek dera, ja
ai çast kur pa, nën kamën çetnike, të ndahej
nga trupi koka e birit të saj! Vetëm ndonjëherë, mes mijëra
Jasinëve të përshpëritur në pagjumësi, ka mëshirë I Madhi Zot!
Dhe kur gjumi ndër sy ulet, ajo, në ëndërr,
Vazhdon të bashkojë kokën me trupin e të Birit të pavarrosur!
Si mund të jetojmë më prezenten?
Si mund të mos shikojmë në të kaluarën?
Një motra jonë, megjithëse e gjallë, nuk është me ne!
Në varr e ka transformuar shtëpinë, këtu në Sarajevë
nuk i hap dritaret, nuk guxon të shohë jashtë, dhe as të dalë në rrugë!
Katër fëmijë ka humbur! Nëse nëpër rrugë një
Djalë apo vajzë të takonte, dhe t'i dukej se i ngjante një prej
Fëmijëve të saj zemra do t'i shpërthente,
katërqind copash!
Kjo është Paqja?
Kështu mbaron Lufta?
Kur heshtin
armët e hekurta
dhe deri në qiell ulëret
zemra amënore?
Kur krimineli
Ndërron këmishën
Dhe kur me të renë e veshur
nën shtëpitë tona
nën dritaret tona
në Srebrenicën tonë
ruan paqen tonë?
Për ju e juaja ka kaluar
por për ne e kaluara jonë
nuk ka kaluar aspak!
Dhe nuk do të kalojë
sikur dhe qielli i plumbtë
i Srebrenicës tonë
të mbulohej me argjend.
Sikur edhe nën
qiellin e plumbtë
ajri i plumbtë
dhe i plumbti ajër
që thithim e gëlltisim
me ata që kanë 7
ndërruar këmishën
por që zemrën nën këmishë
dhe nën zemër urrejtjen
nuk kanë ndërruar
dhe nuk mendojnë ta ndërrojnë
Për ju, e juaja ka kaluar
por për ne
e kaluara jonë nuk ka kaluar!
Mos na ktheni
mos na ktheni
në këtë mbrapshti
të plumbtë
Srebrenicë
Por
vetëm për një çast të paktën
shikoni
në shpirtrat tuaj
në librat
ku ju ka humbur një kokrrizë
Vërtetësie dhe Drejtësie
Nëse në zemrën tuaj
një kokrrizë të vetme
Drejtësie dhe Vërtetësie
të gjeni
Të mirë dhe prej argjendi
prej argjendi dhe të mirë
Srebrenicë të bukur-
Srebrenicës ja ktheni!
Një grimcë Drejtësie
dhe një kokrrizë Vërtetësie
gjeni!
Srebrenicë
dhe Srebrenicës kthejani!
Dhe ne me ndihmën e Zotit
kush gjallë apo vdekur
shpejt do të kthehemi
Me ndihmën e Zotit
të bashkohen dhe të qetësohen
të gjitha shpirtrat e Srebrenicës
të të gjitha kohërave
shpirtrat e Srebrenicës
dhe po aq shpirtrat tanë
të pikëlluar dhe të vdekur
me shpirtrat e gjallë
të gjithë të vdekurve tanë.

--

Abdullah Sidran është shkrimtari më i madh boshnjak, autor i librave "Kockë dhe mish" dhe "Përmbledhja e Sarajevës". Prej kohësh ka luftuar për lirinë e tokës së tij përgjatë pushtimit serb dhe për kapjen e gjeneralit Ratko Mlladiç. Poezia e tij e famshme Lotët e nënave të Srebrenicës është përkthyer në italisht nga Nadira Sehoviç


Përktheu Ilirian Dahri

...

PËRKTHEU ILIRIAN DAHRI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MASKA NEGRA   Pablo PicassosPoezi nga LEOPOLD SEDAR SENGHOR (1906-2001) përkthyer nga DANIEL GAZULLI (05.28.2011)
KOLIQI I RINGJALLURDossier i përgatitur nga VISAR ZHITI (05.26.2011)
KTHIMI I LUFTËTARIT NË SHTËPIPoezi nga ALI PODRIMJA (05.25.2011)
DASHURI E BEKUARPoezi nga EDWARD H. GARCIA përkthyer nga GJEKË MARINAJ (05.22.2011)
ATË DITË TETORI ME DIELL VENDLINDJA IME ISHTE NJË TUFË ME KUAJ SHKËMBINJSHPoezi nga ANTON PAPLEKA (05.18.2011)
DRAGOI DHE PRINCESHATregim nga ERNESTO SABATO (05.11.2011)
PAS PAK ÇASTESH UJI DHE NATA DO TË JENË NJË TRUP I VETËMPoezi nga OCTAVIO PAZ (1914-1998) (05.07.2011)
KUR VARROSEN PËR JETË TË GJALLËT, SI NUK NGRIHEN TË BREDHIN TË VDEKURITPoezi nga DRITA ÇOMO (1958-1981) (05.02.2011)
DRITË QË VJEN NGA HUMNERANga ISMAIL KADARE (05.02.2011)
TRIPTIKU ROMAKPjesë nga vepra poetike e KAROL VOJTILËS (1920-2005) (05.01.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]