VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - DASHURI E BEKUARPoezi nga EDWARD H. GARCIA përkthyer nga GJEKË MARINAJ

                                                                                      

E Enjte, 05.02.2024, 06:06pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 

DASHURI E BEKUAR

Poezi nga EDWARD H. GARCIA përkthyer nga GJEKË MARINAJ


E Djelë, 05.22.2011, 04:30pm (GMT+1)

 

MEKSIKANIZMI NË MUA

 

Një vajzë e re me flokë të kuq

Në klasën e gjashtë

Një vallëzim në Klubin Krahinor.

Unë, veç adoleshent

Një njomak, nerv i ekspozuar.

Vajza flokëkuqe me emër Cindy

U shfaq: "Më vjen mirë që nuk jam ti.

Ato gratë po flasin rreth teje."

Për mua fjalët patën shijen e vdekjes.

Atë moment qeshë i bindur

Se më kishin zbuluar të tërin

E kishin nuhatur sekretin e dyshimin tim

E kishin nuhatur meksikanizmin në mua.

Shpirti im u turbullua nga turpi.

Cindy, mirësia e saj e kryer,

Shkojë me dikë tjetër,

Duke më lënë të strukur,

Të qullosur në turpin se qeshë

Tamam ai që isha.

 

PRAPË DJEMTË TUAJ

 

Dy djem të zeshkët që kurrë nuk marrin rrugën e lehtë

Njëri që duket se gjen krenari

Tek godet çdo të padrejtë

Tjetri që pretendon

Se nuk ekzistojnë.

Njëri gjithmonë në ikje

Tjetri afërt por i lëvizshëm

Njëri që të bëri ty nënë

Ai që i pëlqente të ledhatohej

Tjetri havale gjithmonë në ikje, tani i larguar

Ai që e dinte se është fëmija yt i çmuar

Mbetet i çmuar.

Dy djem zeshkanë të ngatërruar në zemrën tënde

Të lëshuar të lirë, me dashuri,

Por ju nuk jeni kurrë e lirë.

Shpejt dy burra zeshkanë:

Prapë djemtë e tu.


 

POEZI PËR MARTËN

 

"Kam insekte në kokë"

Mendime të ngrohta rrëshqasin poshtë

Kërcënime të padukshme

Në vetëdije

Bymehen, zgjatën me kuriozitet përpara

Rrugë-humbura, si duket, të paftuara.

Miza mendimesh

Vetëm të mërzitshme

Tepër të parëndësishme për t'i parë

Megjithatë i ndjek.

Milingona mendimesh

Mashtruese dhe helmuese

Tmerrësisht të rrezikshme.

Mollëkuqe mendimesh

Rrumbullake dhe të vetëkënaqura.

Shushunja mendimesh

Të ngadalta dhe amorf

Por të hijshme, të hijshme.

Duke qëndruar heshtur këtu

Në këtë metër katrore të tokës,

Mësoj se kam insekte

Në kokë.



 

TRUMCAKU

 

Së pari dëgjova këngën,

Zërin e plotë të trumcakut

Ciu, ciciu, ciciu, ciu.

Vallë, po na tregon folenë,

Apo po na mbanë larg prej saj?

Fole e pasur në një gyp shporeti

Të hedhur diku pas shtëpisë.

Pastaj e pashë.

Çuditërisht i vogël.

Me fyt të tharë

pezull mbi një degëz të thyer

Si pika mbi "i"-në

Fyti i tij pulsonte

Si një zemër

Nën gjoksin me pupla

Që dridhej: Ciu, ciciu, ciciu, ciu.

Më me zë se madhësia e tij.

Ai ndoshta këndon për atë

Bukuroshen në kafaz,

Që flakëron vetëm

Të ndizen bashkë në freskun e saj.

Ah sikur të ishit aty

Të ishit aty

Gjëja më e vërtet që mund t'ju them

Edhe unë do të ndizesha me ta,

Për të gjithë ju.


 

PRAPËSEPRAPË PRANVERË


 

Në pranverë breshkat zgjohen

Jo me shumë pranverë në jetë

Zgjatën ngadalë, një këmbë zvarritëse për minutë

Hapin njërin sy për rrezet e diellit,

Të ngrohin gjakun e ftoftë

Përpëliten, menjëherë të uritura

Por prapë të ngadalta

Jo të tërbuara si milingonat apo grethat

Jo të mëndafshta në prekje si lulet e zambakut

Të ngadalta dhe të ashpra, të ngadalta dhe të ashpra,

Prapëseprapë Pranverë

Kam frikë se nuk jam më një lule

E dhënë tek rilindja e tërbuar.

Pranvera vjen për mua e ngadaltë dhe e ashpër,

E ngadaltë dhe e ashpër, prapëseprapë pranverë.


 

ÇDO NATË

 

Çdo natë është e shijshme,

Pritëse

Aromë e ngrohtë

Prekja e njohur

Rritja e baticës, e njohur, gjithashtu,

Për dëshirën

Që të na marrë me mirëkuptim me vete

Në mëshirë të fatit me pasion

Puqje e pashmangshme

Kohë e lirë, pastaj urgjenti

Për atje ku gjithmonë deshëm të shkojmë.

 

PA TY


 

Si një alpinist në ajër të hollë

Në ngjitje

Pa ty nuk mund të marr frymë.

Ju jeni lëvizja e duarve të mia

Pa ty ato shtrihen të padobishme.

Ju jeni gostia e syve të mi

Pa ty e gjithë bota

Shtrihet e topitur

Ju jeni substanca e shpirtit tim

Pa ty ajo vyshket.

Ju jeni atmosfera esenciale

Në të cilën jetoj,

Puna e ditëve të mia,

Bukuria në peizazhin tim,

Muzika që mërmëris

Ju jeni ajri, ajri, ajri

Afrohu e më lejo të

Të mbush mushkëritë e shkreta prapë e prapë

Me praninë tënde

Për gjithmonë.


 

DUART E MIA

 

Duart e mia e njohin trupin tënd

Janë të prezantuara në intimitet

Me lëkurën tënde, ëmbëlsinë e freskët të saj.

Duar e mia të dinë përmendesh

Si çdo pjesë e saj preket,

Ato lëvizin nëpër terr

Duke e ditur mënyrën

Se ku e si të lëvizin.

Duart e mia janë dashuri të dehura me pasion

Jetojnë vetëm për atë prekje

Uljen dhe ngritjen tënde

Vendet e njohura

Tingujt, fshehtësitë

Thellësinë tënde

Vë veshin tek trupi yt

Dhe dëgjoj tek duart bëjnë punën e tyre

Dëgjoj zëra të hollë

Tek këndojnë për punën e mbarë.

Duart e mia janë në dashuri me ty

Pa ty shtrihen të padobishme

Të papunësuara, zbatuese me përkulje,

Duke kërkuar lëkurën tënde

Për rrugën e tyre drejt shtëpisë

Duke e ndjere, ditur rrugën e vet

Uljen dhe ngritjen tënde

Ju jeni dashuria e tyre, dashuria e tyre.


 

DASHURI E BEKUAR

 

Lejoji gishtërinjtë e mi të lundrojnë

Poshtë the rreth teje

Si ujë gati tepër i nxehtë ta durosh

Lejoje çdo pikë uji nga duart e mia

Të rrjedhin poshtë kurrizit

Duke të tërhequr ty nga unë

Lejoje çdo pikë të sjellin paqe

Dhe thellësi të ngrohtë.

Lejoje nxehtësinë e duarve të mia

Të futet në vendet shumë, shumë të ftohta

Të zbusë pjesët e vrazhda nga acari.

Lejoje nxehtësinë ta shkrijë, ta shërojë xhamin e thyer.

Mbështetu tek unë, me mua

Shkriju në krahët e mi

Duart e mia si ujë

Të rrjedhin përmbi ty

Thellë, thellë, më thellë

Në paqe.

HESHTJE

 

Gati askund nuk ka heshtje

Madje as në këtë vend

Makineritë gumëzhijnë

zhurmët dhe ofshamat

E veturave në rrugën malore

Debati me mllef i korbave

Egërsirat, lopët

Përrenjtë e natës dhe kërcitjet

E insekteve bredharake,

Kundra bërrakave të ndritura

Madje edhe këtu

Por kur shtrihemi bashkë,

Aq afër sa të prekemi, të prekim lehtë

Të gjitha zhurmët e botës rrëzohen

Diku

Ne kemi humbur në zhurmët e bardha

Të dy shpirtrave tek hyjnë te njëri-tjetri

Fytyrë për fytyrë, duke prekur me

Kaq shije, me pritje të asaj që vjen,

Që vjen, që vjen

Thellësisht (të heshtur) për gjithmonë në dashuri

--

Edward H. Garcia u lind në Brownsville,TX, në vitin 1942. Prej më se 42 vjetësh punon si profesor i letërsisë. Poezitë e tij janë publikuar nga një numër i madh revistash dhe antologjish amerikane si në: Texas Observer, Voices from Within, Van Zandt County Lines, Dallas Morning News, Pawn Review, Texas in Poetry 2, Texas Books in Review, Phi Delta Kappan, Texas Humanist, Out of Dallas, Tex!, and Texas Short Stories 2 etj., etij. Garcia është i njohur në letërsinë amerikane si një poet që lufton për një poezi të kuptueshme që ka lidhje me lexuesin dhe që pasqyron realitetin sa më pastër.

Përktheu GJEKË MARINAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ATË DITË TETORI ME DIELL VENDLINDJA IME ISHTE NJË TUFË ME KUAJ SHKËMBINJSHPoezi nga ANTON PAPLEKA (05.18.2011)
DRAGOI DHE PRINCESHATregim nga ERNESTO SABATO (05.11.2011)
PAS PAK ÇASTESH UJI DHE NATA DO TË JENË NJË TRUP I VETËMPoezi nga OCTAVIO PAZ (1914-1998) (05.07.2011)
KUR VARROSEN PËR JETË TË GJALLËT, SI NUK NGRIHEN TË BREDHIN TË VDEKURITPoezi nga DRITA ÇOMO (1958-1981) (05.02.2011)
DRITË QË VJEN NGA HUMNERANga ISMAIL KADARE (05.02.2011)
TRIPTIKU ROMAKPjesë nga vepra poetike e KAROL VOJTILËS (1920-2005) (05.01.2011)
YLBERI POETIK7 poezi të reja nga MUHAMED KËRVESHI (04.25.2011)
A DO TË JETË BOTA ME NE EMBËL APO DO TË NA MBAJË MËRI, NUK NA PRISH PUNËPoezi nga PAUL VERLAINE (1844-1896) (04.22.2011)
PAPREKSHMËRIA ME MOLLËZA10 poezi të reja për "Nacional" nga PETRAQ RISTO (04.20.2011)
SONTE KJAVA PËR TY, SADRI AHMETI!Poemë nga ADEM ISTREFI (04.18.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]