VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - TRIPTIKU ROMAKPjesë nga vepra poetike e KAROL VOJTILËS (1920-2005)

                                                                                      

E Hënë, 05.06.2024, 03:17pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 

TRIPTIKU ROMAK

Pjesë nga vepra poetike e KAROL VOJTILËS (1920-2005)


E Djelë, 05.01.2011, 09:40am (GMT+1)



NË FILL TË MORTJES

Kur shkelim në breg të vjeshtës,
në shtjellë stuhie
rrihen, përplasen
në skaje të rrëmbyeshme:
sosja frymëshkurtë,
e vrulli i valëve të gjakut.
Dëshira kundërshtare
ndeshen në shtjellë stuhie,
mbi breg të vjeshtës.
Sosja ka etje,
do të kthehet prap në jetë.
Te ajo që ishte,
që është e nuk është jetë.
Fija e fundit këputet,
në sa dashuria digjet nga dëshira
për të rrahur flatrat lart,
për të fluturuar
ku lind agimi
ku shndrit një ditë e re
në breg të pranverës pa mort.
Dëshira kundështare,
në shpirtin endacak
ende në brigje të vjeshtës.
Tërbohet lufta e ndarjes.
Korpi lufton me shpirtin
për udhë drejt qiellit.
Lufton, pse dridhet droje
në skajin e së sotmes,
drejt bregut të panjohur
ku shkelin vetëm shpirtrat.
Drejt ditës së re.
Por s'ia del dot ta lidhë
këtë ditë me korp të vet
që është e nuk është më.
Në fill të mortjes,
kur jeta këputet,
sytë ndalen e pushojnë
në pikë të Dritës.


FJALA

Fjala, vegim i amshuar
është, e kumt.
Ai që krijonte
e pa "çka ish e mirë".
E pa me sytë e tij,
jo me sytë tanë.
Vëzhguesi i parë,
vështroi: e mbi gjithçka
dalloi vulën e vet,
gjurmët e përkryerjes së vet.


NË KAPELËN SIKSTINA

Libri priste figurën,
e muri, Mikelangjelon.
Ai, që po krijonte
e pa se "ish' gjë e mirë".
Ai vëzhgonte
e Libri priste vegimin.
O ti, njeri, që shikon!
O ju të gjithë, që me sy në ball
kundroni kohët. E ti, o Mikeangjelo!
Në Vatikan do të ngrihej një kapelë.
Në kapelë do të zdrypte vegimi.
Njeriu, dalë nga peneli
në shtroje të murit,
do të njihte hijen e vet.
Do të priste e do të shikonte,
si bëhen vegimet figura.
Që nga ajo ditë
kur Fjala u bë Njeri.
Vegimi priti qysh prej asaj dite.
Vegimi pret e pret
figura të reja:
që njeriu të shohë vetveten
e të njohi Zotin.

KYÇET E MBRETËRISË

"Con-clav" do të thotë
të lëshosh në duar njerëzore
në duar të ligështa,
kyçet e rënda
t'Mbretërisë hyjnore.
Mbretëri e zanafillës
e e zanafundit.
E ditës së krijimit
e e ditës së zemrimit,
Ditës së gjyqit
Ditës së mbrame:
tejdukje drite,
tejdukje ngjarjesh
tejdukje zemrash:
gjithçka, si në pasqyrë,
si prej penelit
të Piktorit të madh,
krejt lakuriq do të dalë
përpara syve të Atit
që vrân e kthiell.
E asnjë portë
të mbyllur më s' do të ketë.
Asnjë mendim të fshehtë.
Çdo rrahje zemre
do të shihet, si në pasqyrë.
Con-clav.
T' i lëshosh në duar njeriu
çelësat që i hapin të gjitha portat.
E të mund të shikosh kur Ai
ty të shënon me gisht
e të thërret.
Në se dëshiron
mund të shijosh amshimin:
Ai t'i hapi Portat,
që ditën kur të krijoi.
Mjaft që të dëshirosh.


FUND I PADUKSHËM

Mbi murin e Sikstinës,
fundi i padukshëm
u bë i dukshëm.
E sytë tanë u ndeshën
me sytë e Atij "që është".
Nga muri i ylbertë,
jehoi pyetja e parë:
"Adam, ku je?".
Edhe përgjigjja e parë:
"U fsheha se kam turp
të dal në sytë e tu,
kështu krejtësisht lakuriq".
Nga muri i ylbertë
Njeriu pa, në figurë,
turpin e parë,
e fundin e mbramë.
U bë i dukshëm
fundi i padukshëm.
Njeriu pa përmbi mur
shkëndijat e flakëve hyjnore.
Pa dritën e u lut:
"O Zot i shpresës ,
ma ruaj besimin
e më shero prej së ligash,
atje, në majë, te Drita!".


E VËRTETA

Vijon e vijon të kërkosh...
Po çka kërkon, o njeri?
Ndoshta kërkove tepër.
Kërkove të vërtetën
ndërmjet së vërtetash.
N' filozofi kërkove,
kërkove në art.
Der'sa u binde
se ajo s' vonon
e del në dritë
si vaji përmbi ujë.
Vetë jeta, që e fshehu,
edhe e zbulon
pak e nga pak,
por pa pushuar për asnjë çast.
E mos harro:
Ajo është në zemër tënde,
në mendje tënde
në çdo skutinë të jetës.
Njeri! Të Vërtetën ti e ke
në thelb të shpirtit.
E fortë është e Vërteta:
e qartë,
e tejdukshme,
e ndritshme.

 


KAROL VOJTILA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
YLBERI POETIK7 poezi të reja nga MUHAMED KËRVESHI (04.25.2011)
A DO TË JETË BOTA ME NE EMBËL APO DO TË NA MBAJË MËRI, NUK NA PRISH PUNËPoezi nga PAUL VERLAINE (1844-1896) (04.22.2011)
PAPREKSHMËRIA ME MOLLËZA10 poezi të reja për "Nacional" nga PETRAQ RISTO (04.20.2011)
SONTE KJAVA PËR TY, SADRI AHMETI!Poemë nga ADEM ISTREFI (04.18.2011)
KAMADEVAPoemë nga LASGUSH PORADECI (1899-1987) (04.16.2011)
A MJAFTON TË PRESIM VETËM E TË SHIKOJMË DUKE LARGUAR PERDEN PËR TË PARË SE SI PO VJEN LIRIA Poezi nga AGIM RAMADANI (1964-1999) (04.11.2011)
E ATJE KU RRËNJËT E DENDURA PËRHAP LUMI I ARTË I GJIRIT TËND TË PASTËR, NË TRUPIN TIM LINFAT RRJEDHIN TËRBUESHËMPoezi nga GIACOMO LEOPARDI (Xhakomo Leopardi, 1798-1837) (04.10.2011)
U DOGJ PYLLIPoezi nga ELIDA BUÇPAPAJ (04.08.2011)
JAM DASHURUAR ME FLATRAT E MIA TË ENGJËLLITPoezi nga ALDA MERINI (1931-2009) (04.04.2011)
MOS IK!Poezi nga VEHBI SKËNDERI (03.31.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]