VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - HISTORIA E KËNGËS SË LEONARD COHEN - KËRCE ME MUA DERI NË FUNDIN E DASHURISË - DANCE ME TO THE END OF LOVENga ELIDA BUÇPAPAJ

                                                                                      

E Enjte, 05.02.2024, 03:07pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 

HISTORIA E KËNGËS SË LEONARD COHEN - KËRCE ME MUA DERI NË FUNDIN E DASHURISË - DANCE ME TO THE END OF LOVE

Nga ELIDA BUÇPAPAJ


E Premte, 06.03.2011, 12:29pm (GMT+1)

Shkak për të zbuluar gjenezën e këngës të Leonard Norman Cohen "Kërce me mua deri në fundin e dashurisë" u bë shoqja ime Elmira Muja, kur në Facebook vendosa këngën e Cohen-it me rastin e marrjes prej tij të Çmimit « Princi Asturias 2011 », çmimi më prestigjioz i Spanjës, cili ndahet prej vitit 1981 tek ata persona, organizma apo organizata në të gjithë botën, të cilat kanë arritje të mëdha dhe ndikim të ndjeshëm tek publiku.

 

Çmimi « Princi i Asturias » ndahet në disa kategori, midis të cilave Arte, Komunikim, Letërsi e me rradhë. Në Letërsi këtë çmim, përpara Cohen e kanë marrë përveç Kadaresë, më 2009, edhe emra të ndritur si Mario Vargas Llosa, Carlos Fuentes, Günter Grass, Paul Auster, Arthur Miller, Amos Oz...

 

Kënga e Cohen, "Kërce me mua deri në fundin e dashurisë", është lehtë të të duket si një këngë dashurie, një dashuri në dalldisje. Këtë përshtypje ma kishte dhënë edhe mua në ditët e rinisë, kur e dëgjonim fshehtas në kohën e regjimit diktatorial. Pikërisht këtë këngë të zvetënuar në ato kohë kujtuam bashkë me Elmira Mujën, dhe pastaj unë paçka se e dija që Cohen kur e kishte hedhur në pentagram këtë këngë, nismën e kishte marrë prej Holokaustit, vendosa ta kujtoj gjenezën e këngës bashkë me përkthimin e saj, jo ad literam, sepse poezia nuk na e lejon këtë, por të shqipëruar.

 

Leonard Cohen, është një poet, këngëtar, kompozitor, shkrimtar kanadez me origjinë hebreje i cili ka filluar t'i kompozojë këngët e para më 1967, kur doli me albumin Songs of Leonard Cohen. "Dance Me to the End of Love" është performuar prej Cohen më 1984, në albumin Various Positions.

 

Siç e thashë edhe më sipër, paçka se është e strukturuar si një këngë dashurie, kënga në fakt është frymëzuar nga Holokausti. Në një intervistë të tij, Cohen ka dhënë këto shpjegime për këngën:

"Dance Me to the End Of Love"- " ...Është kuriozitet se si fillojnë të krijohen këngët, se cila është origjina e çdo kënge, sepse çdo këngë ka diçka si farën e grurit që mbillet ose është diçka që dikush jua jep në dorë ose bota jua jep juve dhe prandaj ky proces i të shkruarit të një kënge është kaq misterioz", thotë Cohen në këtë intervistë. Më tutje shton:

 

"Por kënga vjen sapo ju jeni duke dëgjuar apo duke lexuar ose ju dini rreth kampeve të vdekjes, kur ju dini se pranë krematoriumeve, pra pranë kampeve të vdekjes një kuartet harqesh, i luajtur nga njerëz të cilët përballeshin me fatin e tyre me këtë tmerr, sepse ky tmerr ishte pjesë e fatit të tyre. Dhe ata vazhdonin të luanin muzikë klasike, ndërsa të burgosurit e tjetër ose vriteshin ose ishin duke u djegur nëpër krematoriumet...

 

... Kështu, kur shkruaj "Kërce me mua bukurinë tënde me një violinë që digjet", ka kuptimin se bukuria atje kur konsumohet me vrik jeta, se fundi i kësaj ekzistence është dhe elementi pasionant gjatë këtij konsumimi. Por të njëjtën gjuhë ne përdorim për të rrethuar me dashuri atë që duam, kështu pra kënga pra nuk është e rëndësishme nëse dikush ia di gjenezën asaj, nëse dikush e di se nga ka lindur kjo këngë, sepse nëse gjuha dhe notat vijnë nga një burim pasionant, kënga do të jetë e zonja të përqafojë gjithçka me pasion."

 

 

"KËRCE ME MUA DERI NË FUNDIN E DASHURISË"

 

Nga Leonard Norman COHEN

 

Kërce me mua bukurinë tënde me një violinë të djegur

Kërce me mua përmes panikut "deri sa ta mbledh veten"

Ngrimë si një degë ulliri dhe bëhu pëllumbesha ime e shtëpisë

Kërce me mua deri në fundin e dashurisë

Kërce me mua deri në fundin e dashurisë

 

Lermë të shoh bukurinë tënde kur dëshmitarët të kenë shkuar

Lermë të shoh lëvizjen tënde sikur ata në Babilon

Tregomë ngadalë atë që unë ia di vetëm kufijtë e

Kërce me mua deri në fundin e dashurisë

Kërce me mua deri në fundin e dashurisë

Kërce me mua martesën tani, kërce me mua vazhdo e vazhdo

Kërce me mua shumë butësisht dhe kërce gjatë në pafundësi

 

Jemi të dy nën dashurinë tonë, jemi të dy mbi dashurinë tonë

Kërce me mua deri në fundin e dashurisë

Kërce me mua deri në fundin e dashurisë

 

Kërce me mua për fëmijët që kërkojnë për të lindur

Kërce me mua përmes perdeve të ngrëna prej puthjeve tona

Ngre një tendë strehe, edhe pse ajo është grisur

Kërce me mua deri në fundin e dashurisë

 

Kërce me mua për bukurinë tënde me një violinë të djegur

Kërce me mua në panik, derisa ta mbledh veten

Prekmë me dorën tënde lakuriqe ose prekmë me dorashkën tënde

Kërce me mua deri në fundin e dashurisë

Kërce me mua deri në fundin e dashurisë

Kërce me mua deri në fundin e dashurisë"

 

 

"Dance Me To The End Of Love"

 

Dance me to your beauty with a burning violin

Dance me through the panic 'til I'm gathered safely in

Lift me like an olive branch and be my homeward dove

Dance me to the end of love

Dance me to the end of love

 

Oh let me see your beauty when the witnesses are gone

Let me feel you moving like they do in Babylon

Show me slowly what I only know the limits of

Dance me to the end of love

Dance me to the end of love

 

Dance me to the wedding now, dance me on and on

Dance me very tenderly and dance me very long

We're both of us beneath our love, we're both of us above

Dance me to the end of love

Dance me to the end of love

 

Dance me to the children who are asking to be born

Dance me through the curtains that our kisses have outworn

Raise a tent of shelter now, though every thread is torn

Dance me to the end of love

 

Dance me to your beauty with a burning violin

Dance me through the panic till I'm gathered safely in

Touch me with your naked hand or touch me with your glove

Dance me to the end of love

Dance me to the end of love

Dance me to the end of love

 

Shqipëroi: Elida Buçpapaj

 

ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LOTËT E NËNAVE TË SREBRENICËSPoezi nga ABULLAH SIDRAN (1944) (06.01.2011)
MASKA NEGRA   Pablo PicassosPoezi nga LEOPOLD SEDAR SENGHOR (1906-2001) përkthyer nga DANIEL GAZULLI (05.28.2011)
KOLIQI I RINGJALLURDossier i përgatitur nga VISAR ZHITI (05.26.2011)
KTHIMI I LUFTËTARIT NË SHTËPIPoezi nga ALI PODRIMJA (05.25.2011)
DASHURI E BEKUARPoezi nga EDWARD H. GARCIA përkthyer nga GJEKË MARINAJ (05.22.2011)
ATË DITË TETORI ME DIELL VENDLINDJA IME ISHTE NJË TUFË ME KUAJ SHKËMBINJSHPoezi nga ANTON PAPLEKA (05.18.2011)
DRAGOI DHE PRINCESHATregim nga ERNESTO SABATO (05.11.2011)
PAS PAK ÇASTESH UJI DHE NATA DO TË JENË NJË TRUP I VETËMPoezi nga OCTAVIO PAZ (1914-1998) (05.07.2011)
KUR VARROSEN PËR JETË TË GJALLËT, SI NUK NGRIHEN TË BREDHIN TË VDEKURITPoezi nga DRITA ÇOMO (1958-1981) (05.02.2011)
DRITË QË VJEN NGA HUMNERANga ISMAIL KADARE (05.02.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]