VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SE ASGJË NUK VLEJNË MOTET SA VLEN ÇASTI MAGJISTARPoezi të zgjedhura nga ALEKSANDËR STAVRE DRENOVA - ASDRENI (1872-1947)

                                                                                      

E Djelë, 05.05.2024, 10:18am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 

SE ASGJË NUK VLEJNË MOTET SA VLEN ÇASTI MAGJISTAR

Poezi të zgjedhura nga ALEKSANDËR STAVRE DRENOVA - ASDRENI (1872-1947)


E Shtunë, 02.04.2012, 06:49pm (GMT+1)

DASHURO

Shëko lisi si me flet
Fjalë t'ëmbla si më ushton,
Degët unj e më thërret
Dashuro, se koha shkon!

Maj' e plepit gjithënjë,
Kur tunt kryet më qorton,
Përpjek fletë më çon zë
Djalë ç'pret e s'dashuron!

Er' e malit me një ushtim
Dhe mburimi që kullon,
Gjithë më thonë plot gëzim:
Dashuro, se koha shkon!

Kopshtit vasha që po pret
Si zog pylli që këndon,
Buzëqeshur më thërret,
Djalë ç'pret e s'dashuron!

Mua zemëra gjith më rreh
Brenda gjaku me valon
Ma ndes mallin më vë re
Dashuro, se koha shkon!

Çdo gjë rrotull më pyet
Djalë ç'pret e s'dashuron
Ditët shkojn, jeta shket
Dashuro, se koha shkon!

 

O MOJ TI ME SY TË ZINJ

 

O moj ti me sy të zinj,
Q'i ke flokët por si ar,
Eja mezin të ta mar,
Se po s'ardhe do t'të vij!

O moj ti me sy të zinj,
Q'i ke buzët si qershi,
Falm'a dorën e mos ri,
Se po s'ardhe do të vij!

O moj ti me sy të zinj,
Me vështrimin si rrufe,
Falm'i sytë që mi fsheh,
Se po s'ardhe do të vij!

O moj ti me sy të zinj,
Me ato lule rreth në bres,
Nëm një lule të mos vdes,
Se po s'ardhe do të vij!

 


ORA E ZEMRËS

Shkrihen ujrat nër liqene,
Qielli fletët nis e hap
Mbyllur zemra rri si qene
S'do të çohet jashtë një çap


Strehëvet treten dhe kongjijtë,
Shterrin lotët gjith pikë pikë
Zemra hesht e mbledh pëqinjtë
Me një sy më sheh të lik.


Majë biskut zogu tundet,
Rreze vere gjith po pret,
Gjumit zemra s'do të shkundet,
As një ndjenjë asaj s'i flet.


Kryet kaçja qet si trime
Qilimin e bardhë flaku tej,
Tuf e barit dje si qime,
Sot çel bishtrat musi hej.


Dhe gjinkalla mer kitarën
Një arratisës vjershëtor
Rri mpreh zërin mi të parën
Fije barit prandveror.


Hapu zemër, vjen pranvera
Rreze shkasin në çdo skaj
Merr lahutën dil tek dera,
Nisia këngës e mos qaj!


Thuria këngës dhempshurije
Çele zemrën magjiplote,
Ligjëratën dashurije
Që dha qielli dorëplotë.


Çohu zemër, shteri lotët,
Bjeri tingullit ledhatar
Se gjësendi s'vlejnë motet
Sa vlen çasti magjistar..

NJË ORË LUMTËSIE

Hëna ndrinte porsi argjënt
Kur ndë kopshtije bashkë vinim
Dhe me dorë mbi krahun tënd
Të ndihnja mbi bar të rrinim.

Ah, sa ëmbëlsirë ndjeva
Kur dorën ma zgjate
Athere fare më s'e msheva
Mirëdashjen zemrës sate.

Lulet na çonin një erë
Shumë të ëmbël e të pëlqyer
Edhe zefiret nga herë
Na kujtonin pa kursyer.

Rrezet që na përgëzonin
Kur ishim të përqafuar
Dashurinë na e shtonin
Me një mall të pa rrëfyer.

Sa fjal' t'mbla më thoshe
Kur përkëdheleshim të dy
Dhe me syçkat bukuroshe
Më bënje të mos ndahem nga ty.

Po dyshimi nuk më linte
Të të besonj se ti me do
Si hëna që rrezet mshifte
Dhe i çonte ku desh ajo.

Veç athere kupëtova
Se je zemër plot mëshirë
Dhe veten time e ngrova
Kur me puthe me dëshirë.

 

KTHIME

 

Kur të pashë më s'të lashë,
T'u afrova e s'tu ndashë
Dhe me zë t'ëmbël të thashë:
"Sa të dua o moj vashë!"


Edhe në gjunjë të rashë,
T'u luta gjersa u vrashë
Po nga zemëra psherëtita
U treta, u lebetita,


Se asnjë fjalë s'të qita,
Gjersa shpresën far' e ngrita
Se m'u mërzit sa të prita,
Aq sa u ngrys edhe dita.


Vetëm pastaj unë u zgjova
Dhe mendjen time ndërrova
Kur zemërën ta kuptova
Dhe ika e të harrova,


Nga tërë mundimet shpëtova
Si dhe shpirtin e qetova.
Pastaj ti mbrëmanet herët
Me vjen rrotull si një shqerrë


Si një fytyrë në verë
Dhe me lutesh aqe herë
Po tashti shëko të tjerë
S'e stë dua moj e mjerë.

 

ALEKSANDËR STAVRE DRENOVA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PERËNDI NË KËTE JETË ËSHTË DASHURIA VETËPoezi të zgjedhura nga ANDON ZAKO ÇAJUPI (1866-1930) (02.02.2012)
ANDEJ GJITHNJË AKULL KËNDEJ GJITHNJË ZJARRPoezi të zgjedhura nga JUSUF GËRVALLA (1945-1982) (01.27.2012)
KOMEDITË NË SIRTAR TË HEKURAN ZHITITNga MEXHIT PRENÇI (01.21.2012)
PËRKTHIMI NË ANGLISHT I KADARESËNga DAVID BELLOS, Observer (01.18.2012)
RONITJA E PEMËVE TË THATA FILLON NGA MAJAEse nga THANI NAQO (01.14.2012)
MË E RËNDËSISHMJA NUK DO TË THUHET KURRËCikël poetik nga ANTON PAPLEKA (01.11.2012)
NË 70 VJETORIN E LINDJES FLET SHKRIMTARI I MIRËNJOHUR SAZAN GOLIKU"JU TREGOJ UDHËTIMIN TIM ME LETËRSINË"Intervistoi DRILONA NOKSHIQI (01.08.2012)
KARTOLINA NË DOSJEN E VISAR ZHITIT- në kohën kur dënoheshin dhe urimet - (01.03.2012)
KALTËRSIA E QIELLIT DËSHIRON GJELBËRIMIN E PYLLIT58 poezi të nobelistit RABINDRANATH TAGORE përkthyer nga ELIDA BUÇPAPAJ (12.25.2011)
EDUKIMI PËRMES GURITPoezi nga Brazili përkthyer nga ANTON PAPLEKA  (12.23.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]