VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - VEÇ PËR TY ME ZOTIN FLASPoezi të zgjedhura nga ALI ASLLANI (1884-10966)

                                                                                      

E Djelë, 05.05.2024, 06:17pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 

VEÇ PËR TY ME ZOTIN FLAS

Poezi të zgjedhura nga ALI ASLLANI (1884-10966)


E Hënë, 02.06.2012, 05:36pm (GMT+1)

NJË VËSHTRIM I ARRATISUR

Një vështrim i arratisur
Nga qepallat e qendisur
Ku është shpirti im skalisur,
Nga dy syt' e zez të tu
Vjen me thotë ashtu-kështu!

Më thot' jo edhe më ndez
Më thot' po edhe më vdes
Nata zgjatet edhe zgjatet
Ah kjo nat' me or' nuk matet!
E un' mbetem duke lutur
Lutem yjeve të këputur.

Dhe un' lus e kërkoj ty,
Atë vetull, atë sy!
Se në syrin tënd të zi
N'atë sy të zi, mazi
Shenj' e buzës sime duket
Si një prush në re kur muget!

 

VIDI-VIDI PËLLUMBESHË!



Vidi -vidi pëllumbeshë
zemra ime virgjëreshë
do të thot' një fjal' në veshë:
do të them në veshë një fjalë...
nuk është fjal' por është valë,
që nga shpirti del e vjen
dhe në zemër vjen e zjen,
me rrëmbim e me tërmete,
e më bënë që s'jam në vete...
Her, ja hedh me brohërim
Here, ja thyej me ngashërim;
Flas për ty dhe plas për ty,
për atë të shkretin sy,
për atë, për aq për kaq,
më ke marrë në zemër paq!

***
Vidi-vidi pëllumbeshë,
për ty qaj e për ty qeshë,
që nga nis e sos veriu,
nuk i kam zilin'njeriu
as florive, mbretërinjëve,
kur në mes të dy gishtrinjëve;
vjen e thyhet trupi yt,
trup për kup'që s'ka të dyt'!


***
Vidi-vidi pëllumbeshë,
dëgjo zemrën virgjëreshë,
çdo gjë shkon e çdo gjë vete,
s'metet gjë, asgjë për vete...
Ato thashë e këto theme,
jan'të kota e të rreme,
e janë në ëndrra e përrallë,
e çdo ëndërr ësht' rrëmallë...
Po ajo që s'ka të sosur
gjer në diell të lemerisur,
mbetet yll në sy skalitur
janë kujtimet rreth flori,
rreth të shkretës dashuri

 

PI E PUTH



Ti përhera në shtëpi
dhe përhera puth e pi


Pi e puth
si një zog i zën' në kurth
përpëlite nëpër odë,
mbush një godë e zbraz një godë
dhe me fletë për poezi

Përgëzohem or'e ças,
nga një bot' në tjetrën shkas
rreth për ty me zotin flas!

Syri puthet, gota pihet,
numri tyre s'mund të dihet,
kurse zemrat dashurohen,
gotat puthjet s'numërohen!

Un' kam vjershën edhe pijen
po je ti që u jep shijen
pija ime, shija jote
un'i gjithë hija jote!



DO T'I SHTRYDH TË DY SYTË

Un' jam un', saksi e vjetër!
Lule gjirit që stolisa shkoi stolisi një gji tjetër
Un' e nisa e stolisa me ç'i jep e s'i jep sisa
dhe me këngë ylyveri buz' e gushë ja qëndisa

Nëpër vapëz i dhash' hije, nëpër hije er' e shije
i dhash' shije poezie, gjith' fuqit' e një magjie
gjith ato, që fllad i ëmbël nëpër lule mbar e bije
ari i diellit me tallaze, ari i hënës fije-fije
dashuria me dollira dhe me thelp lajthije pije...

Po u bë ajo që s'bënej, si, pra, zemra do duroj',
syri lotin ta qëndis, loti syrin ta harroj?
Si, pra, zëmra do durojë un'saksia tash të vuaj
edhe këngë e gjirit tim të këndoj' në gji të huaj?

Un' e nisa i stolisa me ç'i jep e s'i jep sisa,
dhe me këngë ylyveri buz' e gushë ja qëndisa
buz' e gushë ja qëndisa, e ormisa mu në zëmër
plasi hëna ziliqare që shikonte me sy vëngër!

Më së fundi i dhash' lotin, kryepajën time pajë
i dhash' lotët që pikonin ku i shkelte këmbë e saj'
i dhash' vjershën time valë, dy herë valë tri her' zjarr
që buçet në maj të penës edhe bënet këng e marr'
këng' e marr' e mallit tim, që tani e paskëtaj
do t'i shtrydh të dy sytë nëpër gjurmëtë e asaj!

 

 

 

ZONJA LU



Një ditë dola për shetitje,
Afer udhes ne varreza
Pashe një zonjë me shumë habitje
Veshur krejt me rrob' te bardhe
Duke i bërë veri një varri,
Qe ti besh veri një varri
Është pune e një te marri.
Iu afrova.. një flori
Mrekulli një bukuri...
Dore e saja vente vinte
Ben veri e bën veri!

E un' tepër i çuditur
I them zonjes te me fale
Dhe si gjysëm ngushellimi
Peshperita dy- tre fjale
Dhe iu luta te më thoshte
I kujt është ky varr i ri
Varr i fresket e i njome
E përse i bën veri?
Zonja kuqet e sterkuqet
Ben te thotë e nuk me thotë
Nuk me thotë asnjë përgjigje
Lutja ime vajti kot.

Rrobe e bardhe qe kish veshur
Me tregoi se mbante zi
Sado heshti buzë e kuqe
Foli syri saj i zi!
Lem te lutem.. dhe vazhdoi
Përsëri e përsëri...
Dore e saj s'kish te lodhur
Ben veri e bën veri...

Nuk me ikej nga meraku
Po kur shoh se aty afër
Po ma bën me dorë një grua
Ajo ish një plake e varfer
E me thotë eja e di unë
Të rrefej se ç'janë ata,
Atë varr e atë grua
Në më jep disa para!

Edhe unë more zotëri
Me këto parate e tua
Shkoj e blej një nuske nga prifti
Të me zgjatet jeta mua,
Pse ne vendin ton' të dashur
Me fuqirin e florinjve
Edhe jeta blihet shitet
Rroftë magji e priftërinjve!

Tash ajo që pyesni ju
Është zonjë e një poeti
Edhe quhet zonja Lu.
Varri është i të shoqit
Ish poet i madh i vendit
Që peshohej këngë e tija
Me derheme të argjendit!
Burrë e grua mish e thua
çift i ëmbël, çift me shije
çift o çift që s'ka të dytë
si dy kokërra qershije.

Një ditë burri u sëmur
Dy plevite në një vend
Një sëmundje shumë e rëndë
Zonja Lu u prish nga mend
Dhe i thotë burrit të saj
Nëse mbyllen sytë e tu
Unë veten do ta vras
Dhe bëj be që atë çast
Më ke pranë e më ke pas
Ti ma bërë shtratin tim
Kryefron të dashurisë
Dhe unë varrin tënd do ta bëj
Shtratin tim të nusërisë.

Jo, të lutem -i thotë burri
Shumë të lutem mos e bëj
Mirë athere, unë do mbetem
Gjithë jetën një e ve
Jo, të lutem, Luja ime
Mos e bëj dhe këtë be
Si pra unë të duroj
Në më zëntë kjo rrebé?
Pra të paktën do të mbyllem
Dhe do rreshkem disa vjet
Jo, të lutem Luja ime,
Është e shkurtër jetë e shkretë.
Vetëm prit e ki durim
Sa të thahet varri im.

Tash poeti ra e fjeti
Ra e fjet' për mote jetë
Gjëmë e madhe që e gjeti
Zonja Lu thërret bërtet
Me oi e me oi
Për atë që bënej fli
Një minutë e dy vili!
Ç'më gjet mua, çmë gjet mua
Ulurin e zeza grua
U plagos, u shkatërrua
U plagos e u gjakos
Me biçakun e fildishtë
Fije fije bëri flokët
Copë copë i bëri mishtë.

Pas dy ditëve vjen një djalë
Një djalosh një bukurosh
E i thotë zonjës Lu
Ti shëndoshë e unë shëndoshë
Ti e unë një çift i ëmbël
Çift i bukur, çift me shije
Çift, o çift që s'ka të dytë
Si dy kokërra qershije.

Mirpo zonja është besnike
Ka dhënë fjalën ka bërë be
Sa të thahet varri burrit
Doemos do rrije e ve
Meqë varri është i fresket
Është i njomë e është i ri
Që të thahet shpejt e shpejt
Zonja Lu i bën veri!



VETËM JETA S'MUND TË MATET



Dhe ajo që m'u duk mua e përhershme shkoj e vate
Vate jeta ime vate, më la vetëm një kujtim
S'di, i ziu, ç'është kujtimi: Vetëm shkrep si vetëtimë
e më ndrit e më tregon gjurmëzat e zotëris' sate

Thonë lindi me këmishë, për atë që paske fate'
meqë unë të dua ty, paskam lindur me këmishë
s'di, i mjeri ç'është këmisha, vetëm ish ashtu si ish
midis mishit dhe këmishës futej dor' e zotëris' sate

Thonë paska paraisë, gjith' lulishte e pallate
tufa, tufa me hyjrira, vargje vargje me humrira
s'di, i ziu, ç'është hyrija, por hyrirat më të mira
s'mund te ken', t'u bëfsha unë, atë zjarr të zemrës sate

Paska vende gji-ergjend e pallate me shtatë kate
ku ka defe, ku ka qefe, ku ka çupa me kaçupa
s'di, dhe s'di, se ç'është kaçupi, më pëlqen më tepër kupa
kur ma mbush e kur ma jep, ajo dorë pa mëkate

Dy të tretat e një kohe, të një shekulli që vate
vate jeta ime vate, me "˜të bashke van' dhe fatet
s'di, i ziu, se ku vanë, vetëm jeta s'mund të matet
veç me ditët që kalova, në prani të zotëris' sate

 

DËSHIRA E LABIT

Sikurse kismeti
të më pyeste mua:
ti o bir, çfar' do?
Ku di unë i shkreti,
çfar' ti thoshja dua,
po që, domosdo,
do i kisha thënë
një kope me dhënë
që të rroj me to!

***
Dua dhe një stan,
reth lajthi e than',
afër një përrua,
më afër një krua,
dhe një pyll të lirë,
e një sepst' të mirë!

***
Dua dhe një ftujë
nuse ... guguftu,
ajo të mbajë ujë
edhe të bëj' dru,
quati dhe unë
ta pështjellë me gunë
dhe ta mbaj mbi gju.

***
E kush ësht' më mirë
nga një jet' e lirë,
dhe asgje mbi krye,
vetëm....qiell dhe yje!

VAJZA SHQIPTARE




I
Kush të ka dërguar, hëna apo djelli?
Pa më thuaj, të lutem, sa pate ka qjelli?
Nëpër ato pate, madhëri e artë,
Ka të tilla shtate, si të zotris' sate?

Në je ndonjë ëngjëll, udhën ke lajthitur,
Apo sjell melhemin zemrës së goditur?
Në je ndonjë valë, kush ësht' ai mall,
Që të ndez e derdhe e utrin' mbi zall?

Në je ndonjë çupë, do të mbaj mbi sup,
Do të ngjesh në zemër, do të pi me kup'!
Në je ndonjë lule, e ku do keç mbirë,
Si mundet e bënet lulja kaq e mirë?

Në se je sorkadhe, lumthi kush ka çapa,
Lum ai q'i vete zotris' sate prapa!
Kush të paska rritur, kush të ka selitur?
Trupi i yt i bukur si flori i situr!

Në je ndonjë xhinde, xhinde e arratisur,
Cilin ke vithisur, kujt i je kolisur?
Ku është ai pyll, ku është ai mur
ku ti vete fute dhe qëllon me gur?

II
Kush të ka dërguar, Hëna apo Djelli?
Pa më thuaj, të lutem, sa yje ka qjelli?
Ka të tilla pyje nëpër ata yje?
Ka të tilla xhinde nëpër ata pyje?

Qofshi të ërgjënda, ka të tilla xhinde?
Rrofsh e qofsh, sa malet, zotrote ku linde?
Desha që ta dija ku është ylli yt,
Desha që ta dija ku ësht' pylli yt!

Në je ndonjë dritëz, dritëz perëndie,
Lum kush të ka afër, kurse nata bie;
Në je ndonjë hije, hije hyjënore,
Kthema zemrën time, zemrën që ma more!

Në je ndonjë erë, një veri në ver',
Nga se po të digjet trupi ylyver?
Në je ndonjë ëndërr, shum' të lutem shum',
Në të dasht' qejfi të të shoh në gjum'!

Në je xhevahire, nga se ku je dukur?
Nga se xhevahiri rri në kuti futur?
Në je ndonjë flutur, kush të ka qëndisur?
Kush është ajo dorë, që të ka stolisur?

Pa le ta dëgjojmë një herë e dy herë,
fol, moj dallëndyshe, që këndon mbi derë!
Fol moj dallëndyshe, se sa më vjen mirë,
Mos je ndonjë vajzë nga një vend i lirë?


- Un' jam një arbreshe, rroj këtu në rrëza,
Një gjak e një gjuhë kemi me thëllëza;
Pullumb e sorkadhe jemi farë e fis,
Kemi dhe shqiponjën gjyshen e shtëpisë!

Çdo të mira kemi, djelli si ar
Derdhet përmbi neve nga çdo vënd më par',
Lul' e vëndit tënë katër stinat çel
Edhe erë e bukur na deh e na vel!

A e more vesh kush më ka qëndisur?
Është dritë e djellit që më ka stolisur,
Është drtië e djellit, është dritë e hënës,

 

 

HANKO HALLA



I

Halla ka marr' mashën, urat po i shkrep
edhe merr e jep,
trungu i ullirit digjet me gazep,
digjet mala-mala, sidomos bujashka;
në dimër, moj motër, zjarri shum' u dashka!

Dhe, i lumtë goja kush e tha më par'
xhan e shpirt, o burrë, xhan e shpirt, o zjarr!
Buk' të that' në sofër, buk' dhe asgjë tjatër,
po agai sa malet edhe zjarr në vatër!

II

Rreth e rrotull zjarrit nunuris njeriu,
si gjithkush të tijat plaku dhe i riu...
Fjala e të rinjve çelet me përrrallë
me një gjum' të ëmbël gati mbi qëpallë:

Ç'është njëz'e njëzë, ç'jan'ata dervishë,
Ç'jan' ata dervishë, kryet me fildishë?
ç'ësht'ai që s'hahet, ç'ësht'ai që s'pihet
edhe nëpër xhepe kurr' e kurr' nuk vihet?

Fjala e të rinjve çelet me përrallë
Brezi yn'po dihet, zëm'e qajmë hallë...
Një ka bër' të mira, po s'ka par' të mira
tjetri qënka pjekur keq në takllaira;

plagve të atia nuk iu gjend melhemi
dertet e këtia nuk i merr kalemi;
njëri s'paska miell, tjetri s'paska thes,
fund' i fjalës bota qënka e pabes'!

Muaj i shënëndreut, muaj i flamosur
ngryset edhe s'gdhihet, nata s'ka të sosur
Shum'i hidhur qënka, shum' e shum' po thuaj
sa edhe pulat s'pjellin, brënda këtij muaj.
Enët mbahen mbyllur, qypa, shtëmba, butet,
pasi karakëshi vjen e brënda futet!

Netët shum' t'errta, dita shum'e vrazhd',
mbetëm mu si patat mbyllur në një grazhd;
pa le llafazankat vin'e na bezdisen
pasi kot së koti zën e kakarisen;
ruana zot nga fjala, zgjatet edhe zgjatet
sa me pash'njeriu s'ka se si të matet!

III

Xhiko xhevahirja, Halla dhe Xhixhia
Krushka Hanko Shega edhe xho Inxhia
Bulla Qeribaja, dadara gegera
zonjat e mëhallës që na vin' ngahera
veshur kadifera, veshur me shalira,
rroba rrob' stambolli, s'paska më të mira!

S'paska më të mira, po për sy të ballit
bora më e pastër ësht' në maj' të malit
rroba me e paster esht' mbi trup te Hallës,
mu si shkum' e bardhë mu ne sup te valës!

Edhe rreth'i Halles, rreth' i atij gjiri
ruaj zot nga syri, mu si prush floriri
Duket der' e pare, bukur e deres
çquan mbi kater stina stin' e paraverës!
Ngulur mbi shiltera, gjith' ato shiltera
hapur gjer te dera, shum'e shum' te vyera
me ixhat Janine lule ylyver
dy mexhide topin Halla i ka bler'!

Pa degjoni, zonja, - nisi Halla plak'-
do ju them nje fjalez, fjale pa kapak!
Erdhi koh' e keqe, koha e flamosur
na u prish dynjaja, bota esht'marrosur!

Sot nje lajmes erdhi, e mir' se na erdhi
pati çar nuk pati nje nga nje i derdhi'
lajkat me te rralla, lajkat me te holla...
mbret mbi pem' limoni, mbreteresh' dhe molla...
Fjala vinte rrotull, rrotull e verdalle,
ç'do t'i thot' limonit moll'e kuqe valle?

Thuaj e thuaj e thuaj edhe shum' perralla
her' i terej zeri, her'i terej fjala
her' i terej fjala, her i terej zëri,
dale me ngadale mos keputej përi
her' i çelej buza, her'i çelej gazi
dha e dha e mbushi...pasandaj e zbrazi:

Qenka mos na qenka, nje hadi bilmes
na e do per nuse çupen time mbes'!
Fët e fët e mora nje kongjill nga zjarri
nxora dhe nga xhepi nje gjerdan prej ari:
"Na i thash', - trazoj' nuk trazohem kurrë
njeri per ne gusha, tjetri per ne furrë"
U! me mart' te keqen dhe m'u beft kurban
far e fis i tia an' e mban' ku jan'!

IV

Halla thot' të drejtën, çupa si dy sytë
si do bënej nuse, nus' e derës s'dytë,
kurse Hanko Halla rrjedh nga der' e parë?
Bota të mos kishte disa pashallarë
soj i Hanko Hallës do ta kish me hak
që të kish saraje dhe te kish oxhak;
Halla do te quhej Halla Pashallesh'
fjal' e saj do te ishte mu si vëth ne vesh;
Halla do te bënte si t'a kish istekun
eja-ik mileti, merr e puth etekun!

Gjyshi paska pasur shum' para te thata
paska pasur arqet plot me kollonata
paska pasur mbushur arqe e sënduqe
me para te bardha, me lira te kuqe'
gjalp' e vaj'i tyrej derdhej si përua
katër teste qypa kishin ne katua,
katër teste qypa, katër teste zgjoje
mbushur me pekmeze, mbushur mjalt' e hoje!

V

Pastaj vazhdon halla patëm disa halle
malet u bën' fusha, fushat u bën' male;
fushta u bën' male, malet u bën' fusha
humbi dhe floriri varur nëpër gusha!
Dale me gadale humbën gjith' te mirat
humbi dhe xhanfesi, humbi dha atllasi
prej te katër anëve damëllana plasi!
Humbi arm' e burrit , humbi pall' e lar'
humbi rrob' e gruas kredhur gjith' ne ar!
S'mbeti ar ne xhepe, ari shkoi e shkriu
s'mbeti gjak ne zëmra, gjaku i burrit ngriu!

Ku ësht' brez' i vjetër, brez që s'beri mes?
Dhe që di e shuan dhe që di e ndes?
Flok' i zi i tyrej si lele asllani
ball i gjer' i tyrej digjej yll karvani;
fjal' e fort' e tyrej një e njësh me vulë
shtati i holl' i tyrej hedhur sa një kulë!

Ku ësht' Labëria, Labëri e parë
vënd' i jataganit, vënd' i pallës s'larë?
Ku ësht' zonj' e vendit, dor' e llër çelnik
qaf' e çap' sorkadhe hedhur me deftik?
Qaf' e çap sorkadhe, me deftik vërvitur
dhe me thelp lajthi rritur e gostitur?

Ku jan' ato fëmra, fëmra deli fëmra?
Ku jan' ata meshkuj me nje teste zëmra?
Njëri musi lisi, tjetri musi shkëmbi
më së fumdi mortja erdhi e i shëmbi!

Ku ësht' Fejzo Xhafua, dif i vëndit tënë?
Rrapua i Hekalit , burr' i ler' me hënë?
Çelua i Picarit, Çelua i Athinës krismat e rrufeve
gjëm' e suferinës?

E ku ësht' Gjoleka, kryetrim i Kuçe?
E ku jan' kemishat permbi gju hajduçe?
E ku ësht' xhyzdani, folla e pallaska?
Pa këto Arbreshi fare hije s'paska!
Tepër dredharake qënka kjo jallane
E ku jan' Ajanët, burrat hane-hane
pleqësi e vendit veshur me fustane?
Veshur me fustane, hej...fustan' e shkretë...
humbën parësia, humbe dhe ti vetë
lisit te gremisur më s'i mbeti fletë!

VI

S'mbeti bor' në male, bora paska shkrirë
s'mbeti uj' në fusha, ujët paska ngrirë
Fusha paska dimër, mali paska vapë
sqifi dhe sorkadhi humbi krah e çapë!

Mu në mes na theu dynjallëku i shkretë
nuk na mbetën lule, nuk na mbetën fletë
fletët na kan' rar', pendët na kan' rar'
nuk na peshon bota fare në kandar!

S'mbeti der' e hapur, humbi salltaneti
humbën zijafetet, humbi muhabeti
Plasën duke thirrur rroft' e qoft' mileti
që të rroj' mileti, u bë kijameti
ja, edhe mileti nashti u bë popull
dhe nga sherr i tia mëndja na vjen rrotull!

Populli si deshi bëri një kanun
që t'i thot' agait, bujku: "si ti, un"
Si ti, un' moj motër , dhe s'ta ka për pes'
breh Valiu i Korçës, fare dinglemes
i zot' i hostenit vjen e të merr pjes'
i zot i femanit mbet me duar në mes!

Musi lesh arapi bota u trazua
duaxhiu i djeshëm sot na u harvua
jo vetëm ha bukën edhe përmbys kupën
po guxon e dashka dhe për grua çupën!


V I I

Mbylle, më thon' djemt, tepër plak njeriu
bënet mëndje vogël mu si çilimiu
qënka si çdo plak
ena pa kapak!

Mir' po un' s'jam plakë, mermur i harbuar
shtatdhjet' e dy vjeçë vajti më ka shkuar
Un' e mbaj mënd mirë, isha goxha keçe
kur u bëra nuse isha njëzet vjeçe
rrojta e martuar dyzet e dy vjet
dhe tridhjet ka burri që ndërroi jet'
bëni mir' hesapin, dale, me ngadalë
ky harbut memur rrenacak do dalë!

Më par' kishim hoxhët me divit në bres
shkruanin mbar' e bukur, shkruanin me kujdes
jo vetëm deftera po edhe duara
doktor e reçeta s'kish në koh' të para!
Me këto reçeta, me këto gënjeshtra
u helmua gjaku, u helmua eshtra;
zjarr në zemër s'mbeti, vajti e u shua
dale me gadale burri u bë grua!

E ku qënka parë e ku ësht' dëgjuar
që të hapi fëmra gji e kraharuar
dhe të shkoj' përpara, burri t'i vej prapa
ky pa hedhur çapën, femra hedh tri çapa?

Nuk i merr kalemi gjith' këto hesape
kur që dor' e burrit futet në çarape
llër' e gruas dolli lakuriq në shesh...
Gjën shejtani shesh edhe bën përshesh!

ALI ASLLANI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SE ASGJË NUK VLEJNË MOTET SA VLEN ÇASTI MAGJISTARPoezi të zgjedhura nga ALEKSANDËR STAVRE DRENOVA - ASDRENI (1872-1947) (02.04.2012)
PERËNDI NË KËTE JETË ËSHTË DASHURIA VETËPoezi të zgjedhura nga ANDON ZAKO ÇAJUPI (1866-1930) (02.02.2012)
ANDEJ GJITHNJË AKULL KËNDEJ GJITHNJË ZJARRPoezi të zgjedhura nga JUSUF GËRVALLA (1945-1982) (01.27.2012)
KOMEDITË NË SIRTAR TË HEKURAN ZHITITNga MEXHIT PRENÇI (01.21.2012)
PËRKTHIMI NË ANGLISHT I KADARESËNga DAVID BELLOS, Observer (01.18.2012)
RONITJA E PEMËVE TË THATA FILLON NGA MAJAEse nga THANI NAQO (01.14.2012)
MË E RËNDËSISHMJA NUK DO TË THUHET KURRËCikël poetik nga ANTON PAPLEKA (01.11.2012)
NË 70 VJETORIN E LINDJES FLET SHKRIMTARI I MIRËNJOHUR SAZAN GOLIKU"JU TREGOJ UDHËTIMIN TIM ME LETËRSINË"Intervistoi DRILONA NOKSHIQI (01.08.2012)
KARTOLINA NË DOSJEN E VISAR ZHITIT- në kohën kur dënoheshin dhe urimet - (01.03.2012)
KALTËRSIA E QIELLIT DËSHIRON GJELBËRIMIN E PYLLIT58 poezi të nobelistit RABINDRANATH TAGORE përkthyer nga ELIDA BUÇPAPAJ (12.25.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]