E Djelë, 05.05.2024, 06:16pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
TOKA IME RRËNJË E PASHKULUR,  PLAKU IM MJEKËRRBARDHË,  ARDHACAKËT
Tri tregime poetike nga ADEM ZAPLLUZHA , nga libri “Fjetëm njëqind shekuj”

E Enjte, 12.19.2013, 08:59am (GMT+1)



TOKA IME RRËNJË E PASHKULUR

 Atdheu im, sa herë që u ndërruan flamujt ti po aq herë linde edhe më i fort, nuk të gjunjëzoi asnjë stuhi, qëndrove si shkëmbi i stralltë në ballë të çdo acari dhe dole po aq krenar sa shpendi i jonë i shenjtë.

 Lëkura e jote e regjur ndër beteja asnjëherë nuk e ndërroi ngjyrën. Pranë këmbëve të tua u gjunjëzuan gjeneralët e të gjitha llojeve, si zvarranik kaluan edhe prostitutat, kaluan duke i lënë përjarget si kërmij të sëmurë, me të vetmen arsye që mos ta harrojnë rrugën kah erdhën dhe kah po shkojnë.

 Ti çdo herë lind nga vdekja, i përngjaje feniksit, ishe gur stralli që nuk thyhej asnjëherë, por të tjerëve u thyheshin dhëmb e dhëmballë.

 Herë ishe nënë e herë babë, asnjëherë njerkë për fëmijët e tu.

 Sa herë që u ballafaqove me bastardët e të gjitha llojeve që nuk njohën zot as njeri ti qeshe, nga qeshjet e tua shkundeshin degët e shpirtrave të sëmurë.

 Nëpër rrugët e kalldrëmta kaluan profetë të rrejshëm, homoseksualë dhe skizofrenë por herët a vonë në delirium kafshuan gjuhën e vet.

 Atdheu i im djepi im i pathyeshëm dhe Varri i Armikut tim. Sa herë që të robëruan ti po aq herë linde nga zjarri, herë i përngjaje feniksit e herë dykrenorit.

 Kurdoherë ishe emri dhe mbiemri i rrënjëve të tokës. Kurrë nuk të trishtuan netët e çmendura ballkanike, atdheu im , toka e ime, rrënjë e pa shkulur në
zhgjëndrrat e ninullave. Atdheu im, toka ime e paçmuar.
--
 PLAKU IM MJEKËRRBARDHË

 Sa herë që kisha kohë të iki nga vetvetja e pikturoja qiellin dhe yjet që iknin pas meteorëve me bisht që këputeshin nga varfëria e sfondit.

 Më pëlqente ta shoh hapësirën në trajtën e një romboidi, vetëm atëherë më dukeshin qesharake format e yjeve kur rrinin të varura nëpër degët e mjegullave si qershitë e fushave të Prizrenit.

Më duket se atë ditë kishte filluar mugëtira, tani më nuk më kujtohet por ishte dita e pestë e muajit të pestë të vitit që përfundonte me dy pesëshe në fund të katër numrave arabe.

 Vetëm më kujtohet parmenda dhe kau plak që më shumë rrinte i shtrirë në dheun e shkriftë se sa që e lëronte tokën tonë argjilore.

 Ne të gjithë e dinim se edhe kau ishte i uritur si im at, një kokërr misri gjuante në hulli kurse kokrrën tjetër, nuk kishte kohë as të kafshoj sepse frikohej
mos ta vëreja urinë që ja shqyente zorrët.

 Mbillte arën me misër kurse në anën tjetër e hante farën, bukën tonë që me padurim e pritnim ta korrim në vjeshtë.

 Kjo mugëtirë nuk ishte edhe aq e dukshme, nuk dihej, athua vallë perëndonte ose lindte dielli, më duket se për ne veç kishte perënduar.

 Pamjet e trishtuara ende sot lozin në kokën time po atë valle mjerimi siç loznin dukur korbat në varfërinë e qiellit të dukagjinit.

 Për çdo ditë të lume më del parasysh plaku im mjekërbardhë duke i kafshuar ose duke i përpirë kokrrat e farës të arave tona.

 Përpinte sepse me javë nuk kishte përtypur asnjë kafshatë buke, sa herë që ulej në sofër unë e dija se do të thoshte , ju hani fëmijët e mi se unë para pak kohe sapo i lava duart, nuk jam i uritur, kurse unë vëreja se si i përpinte me sy kafshatat tona të mjerimit.

 Nuk mund të ju them asgjë më shumë, nuk di, athua këputeshin yjet nga sfondi i qiellit ose vraponin pas mjegullave, megjithatë, toka ishte e mbuluar me një grusht gjethesh të fishkura, ose të kristalta, nuk isha më në gjendje të dalloj se me çfarë mbulohej në mjerimin i ditëve të varfërisë në mendjet njerëzore.
--
ARDHACAKËT

 Tek kaloja rrugëve të lagjes, një çun çapkënçe çapitej tërmal një ngushtice e cila të qonte deri te shelgjishtet, nuk di se çka kërkonte atje por për çdo mëngjes me një fyell prej druri ndaje mbi në kërcu të djegur dhe lozte në vërrimat e boshatisura të ajrit një melodi të lashtë.

 Sa herë që i dëgjoja tingujt e një kavalli të vetmuar, një nostalgji e paparë ma gërryente shpirtin tani më të gërryer me thonj të pista të fqinjit tim.

Befasisht mu kujtua fëmijëria dhe lagja e vjetër me çatitë përdhese, ku akoma nuk ndalen të lehurat si dhe kamxhikët prej fjalëve.

 Fëmijët e ardhacakëve, ishin shumë anemik, por pushteti i të huajve me urrejtje e ushqente aneminë e tyre shpirtërore. Nuk më kujtohet tani se ne fëmijët e lagjes athua ishim ngacmues ose kokëfortë, por për çdo ditë, nëse nuk mund të bënim asgjë tjetër i gjuanim me guralecë dyert që kishin nga një shenjë dalluese prej dyerve tona.

 Kaloi një kohë shumë e gjatë dhe nuk më kujtohet sot por ishin ditët shumë të ngarkuara me fjalë prej sharjeve.

 Na e shanin zotin disa qindra herë në ditë, ata e shanin edhe zotin e tyre, nuk di se çfarë njerëz ishin por për sharje nuk ua kalonte asnjë popull.

 Përherë pyetnim vetveten se kush janë këta njerëz që sharjen e paskan aq afër shpirtit të tyre, nga na erdhën? Pse po i durojnë prindërit tanë këta bastard, pse, megjithatë kjo pyetje nuk kishte të ndalur në kokat tona të vogla por me brenga.

 Për çudi ne u bëmë mjeshtër në gjuajtjen e gurëve, sa që, sa herë donim i gjuanim me bajga numrat e dyerve të ardhacakëve, i gjuanim edhe me gjëra të
tjera, por më së shumti na pëlqenin gjuajtjet me bajga sepse ato përhapeshin jo vetëm në numra por edh në gjithë sipërfaqen e dyerve dhe të mureve.

 Kështu mendonim se me bajga lopësh mund ta përlyenim të kaluarën dhe të ardhmen e tyre që nuk i përngjanin njerëzve të zakonshëm.

 Ishin disi të vetmuar, nuk flisnin as me fisin e tyre si duhet, më duket se kishte një mangësi në gjenet e tyre, gjuha e ardhacakëve u përngjante gjuhës së ndonjë hardhuce. kishin disa lëvizje të pakontrolluara dhëmballët pa kurrfarë harmonie qëndronin në kafkat e tyre si qepë të prera me brisk në kokat kukullave që i vendosnim nëpër arat tona t'i frikësonin çafkat.

 Kështu në një mënyrë u bënim me dije të të rriturve se pas atyre dyerve të rënda banonin njerëz të padëshiruar, kush e di se në çfarë shpelle kanë lindur këta djaj të zinj, kështu më së mirë e pamë mbretin e tyre në filmin e famshëm të Skënder beut dhe tani nuk e kemi të vështirë të kuptojmë prejardhjen e hijeve të zeza që bridhnin nëpër lagjet tona.
ADEM ZAPLLUZHA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BACË, NA TREGO RRUGËN QË DO TË BËJMË NESËR!Ibrahim RugovësPoezi nga NAMIK SELMANI (12.18.2013)
MJEKRA  DHE  SHKREPTIMA, MUSHKONJA, SHKURRISHTA  E  NJERËZVE, VETMI dhe EUREKAPesë proza nga SAZAN GOLIKU (12.18.2013)
Vlen të veçohet si statistikë dhe kuriozitetKATËR SHKRIMTARË SHOKË TË NJË KLASE - KATËR SHKRIMTARË, KATËR SHOKË KLASE, KATËR MIQ TË ZSH-së… NË KATËR LIBRANga KUJTIM RUDINA (12.17.2013)
PO SHTRIHEM MBI TY BLERIM I RI I ATDHEUT TIMCikë poetik nga FASLLI HALITI (12.16.2013)
TË DALIM TA PRESIM MIGJENIN...Esé nga MITRUSH KUTELI, 15 mars 1944 (12.15.2013)
E PASHË ATDHEUN LAKURIQCikël poetik nga TRIFON XHAGJIKA (1932-1963) (12.15.2013)
POEZI ME NDJENJA TË VËRTETA KOMBËTARE(Drita Nikoliqi-Binaj: Përuron vëllimin “Si ta pagëzoj heshtjen”)Nga Prof. Murat Gecaj publicist e studiues-Tiranë (12.14.2013)
SI AJRI TI JE, SI BIMA QË AJËR KËRKONCikël poetik nga QAZIM SHEHU (12.14.2013)
23 VJET MË PARË NA DHANË BARPoezi nga ELIDA BUÇPAPAJ (12.13.2013)
KURRË MË NË TROJË(Lekë Paridi)Poezi nga SKËNDER BUÇPAPAJ (12.12.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]