E Djelë, 05.05.2024, 07:56pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
PËRZGJEDHJE NGA POEZIA BOTËRORE
Përktheu: FASLLI HALITI

E Premte, 12.20.2013, 04:48pm (GMT+1)


1 . Albert Camus
Albert Camus / al'bɛʁ ka'my / ( Mondovi , 7 nëntor 1913 - Villeblevin , 4 janar 1960 ) ishte një , filozof, eseist , shkrimtar dhe drammaturg francez

MOS EC PARA MEJE

Mos ec para meje,
sepse s'do mund të të ndjek,
Mos ec pas meje,
sepse s'do mund ku të të çoj,
ec bri meje
dhe ji për mua mik.


2 . Michel Quoist

1918 - 1997
Michel Quoist , ( 18 qershor 1918 - 18 dhjetor 1997 ) ishte një prift katolik francez , teolog dhe shkrimtar , më i njohur për librin e tij bestseller, Lutjet e jetës, botuar së pari në frëngjisht në vitin 1954.

KA NEVOJË PËR TY

Po të thoshe nota: s'është një notë ajo që bën muzikën...s'do të kishte simfoni .
Po të thoshe fjala: s'është një fjalë që mund të bëjë një faqe... s'do të kishte libra .
Po të thoshe guri: s'është një gur ai që mund të ngrejë një mur ... s'do të kishte shtëpi. .
Po të thoshe pika e ujit: s'është një pikë uji ajo që mund të bëjë një lumë ... nuk do të kishte oqean .
Po të thoshe kokrra e grurit: s'është një kokërr gruri ajo që mund të mbjellë një fushë ... s'do të kishte të korra.
Po të thoshte njeriu: s'është një gjest dashurie ai që mund të shpëtojë njerëzimin
... s'do të ishte kurrë as drejtësi , as dinjitet, as lumturi mbi tokën e njerëzve .
Ashtu si simfonia ka nevojë për çdo notë
Ashtu si libri ka nevojë për çdo fjalë
Ashtu si shtëpia ka nevojë për çdo gur
Ashtu si oqeani ka nevojë për çdo pikë uji
Ashtu si e korra ka nevoja pë çdo kokërr
i tërë njerëzimi ka nevojë për ty,
Këtu ku je, i vetëm unik, prandaj dhe i pazëvendësueshëm.


3 . RAOULl FOLLEREAU
1903 - 1977
Raoul Follereau ( Nevers , 19 gusht 1903 - Paris , 6 dhjetor 1977 ) ishte gazetar, filantrop dhe poet francez.



QYTETRIMI ËSHTË...

Qytetrimi s'është as numri,
as forca,
as paraja.
Qytetrimi është dëshira e duruar,
e pasionuar,
këmbëngulëse,
që të ketë mbi tokë më pak padrejtësi,
më pak dhimbje
më pak fatkeqësira,
qytetrimi është të dashuruarit.


TË DUASH BOTËN

Zotohemi ne, dhe jo të tjerët,
vetëm ne dhe jo të tjerët,
as ai që rri lart, as ai që rri më poshtë,
as ai që beson, as ai që s'beson.
Zotohemi:
pa pretenduar që të tjerët të zotohen për ne,
pa gjykuar atë që nuk zotohet,
pa akuzuar atë që s'mëton,
pa dënuar atë që s'angazhohet,
pa kërkuar përse nuk zotohet.
Nëse dëgjojmë diçka për «pushtetin»
dhe e duam vendosmërisht
është mbi ne, vetëm njëri prej nesh.
Bota lëviz në qoftë se ne lëvizim,
ndryshohet nëse se ne bëjmë bëjmë diçka të re,
por barbarizohet
nëse zgjon bishën që fle në secilin prej nesh.
Angazhohemi:
për të gjetur një kuptim të jetës,
kësaj jete
një arsye
që të mos jetë një prej shumë arsyeve
që i njohim mirë
dhe s'na marrin zemrën.
Zotohemi
jo për të riorganizuar botën,
jo për ta bërë përsëri,
por për ta dashur atë.


4. PAULO COEHLO
Paulo Coelho / Pawlu koeÊŽu /
( Rio de Janeiro , 24 gusht 1947) ,
dhe është poet, shkrimtar brazilian .


SI LUMI QË RRJEDH

Të jesh si lumi
që rrjedh i qetë natën,
pa u trembur nga errësira.
Nëse ka yje në qiell, le t'i pasqyrojë.
Dhe nëse qiejtë të mbushur me re,
kështu si lumi, si retë janë prej uji;
le të reflektohen pa frikë,
në thellësitë e qeta.

5 . JANUSH KORCZACH
1878 - 942
Janusz Korczak (Varshavë , 22 korrik 1878 Kampi Vdiq në Trzeblinka , 6 gusht 1942) ishte pedagog, shkrimtar dhe mjek polak.

THONI

Thoni: Është e vështirë të merresh me fëmijët.
E drejtë.
Pastaj shtoni:
duhet ta vesh veten në nivelin e tyre, të ulesh,
të përkulesh, të bëhesh i vogël .
E keni gabim tani.
Nuk është kjo ajo që ju lodh më shumë.
Është më tepër ajo që je i detyruar të ngrihesh
gjer në lartësinë e ndjenjave të tyre.
Të tërhiqesh, të zgjatesh, të ngrihesh
gjer në majë të gishtave të këmbëve
Për të mos i plagosur.

6. Dorothy Law Nolte
1924 - 2005)
Dorothy Ligji Nolte (12 janar 1924 - 6 nëntor 2005) ishte një shkrimtare amerikane dhe këshilltare familjare. Ajo shkroi një poemë për rritjen e fëmijës, «Fëmijët Mëson atë që jeton»

FEMIJET MESOJNE ATË QË JETOJË

Nëse një fëmijë jeton me kritikë, ai mëson të dënojë. .
Nëse një fëmijë jeton me urrejtjen, mëson të sulmojë.
Nëse një fëmijë jeton me frikë, mëson të jetë i shqetësuar.
Nëse një fëmijë jeton me mëshirën, mëson të ngushëllojë.
Nëse një fëmijë jeton me përçmimin, mëson të jetë i ndrojtur.
Nëse një fëmijë jeton me xhelozinë, mëson se ç'është zilia.
Nëse një fëmijë jeton me turpin, mëson të ndihet fajtor.
Nëse një fëmijë jeton me inkurajimin, mëson të jetë i sigurt në vetvete.
Nëse një fëmijë jeton me tolerancën, mëson të jetë i durueshëm.
Nëse një fëmijë jeton me lavdërimin, ai mëson të çmojë.
Nëse një fëmijë jeton me pranimin, mëson të dojë.
Nëse një fëmijë jeton me miratimin, mëson të pëlqejë.
Nëse një fëmijë jeton me mirënjohjen, mëson të ketë një objektiv.
Nëse një fëmijë jeton me ndarjen, mëson gjenerozitetin.
Nëse një fëmijë jeton me ndershmëri dhe drejtësi, mëson se ç'është e vërteta dhe drejtësia.
Nëse një fëmijë jeton me sigurinë, mëson të ketë besim në vetvete dhe ata që e rrethojnë.
Nëse një fëmijë jeton me mirëdashësi, ai mëson se bota është një vend i bukur në të cilin jetohet.
Nëse jetoni në qetësi, fëmija yt do të jetojë me qetësi shpirtërore.
Me çfarë po jeton fëmija juaj ?

7. Joumana Haddad

Joumana Haddad (u lind 6 dhjetor 1970, Beirut) është një shkrimtare, poete, përkthyese dhe gazetare libaneze që ka fituar shumë çmime ndërkombëtare . Shkrimtarja dhe gazetarja merret me problemin e emancipimit të gruas, përmes grupimit të grave italiane dhe libaneze.

UNË JAM NJË GRUA

Asnjë s'mund të imagjinojë
atë që them, kur jam në qetësi
atë që shoh kur mbyll sytë
si shtyhem kur shtyhem
çfarë kërkoj kur i lë të lira duart.
Askush , askush s'e di
kur kam uri kur nisem
kur eci e kur humbas,
dhe askush s'e di
që për mua të shkosh është të kthehesh
dhe ta kthehesh është të zmbrapsesh,
sepse dobësia ime është një maskë
dhe forca ime është një maskë ,
dhe ajo që do të vazhdojë është një stuhi .
Mendojnë se e dinë
dhe unë i le të besojnë
dhe unë ia dal.
Kanë ndërtuar për mua një kafaz gjersa liria ime
të ishte një konçension i tyre
dhe të falënderoja dhe të bindesha.
Por unë jam e lirë para dhe pas tyre ,
me ta dhe pa ta
Unë jam i lirë në fitore dhe në disfatë.
Burgu im është vullneti im !
Brava e burgut tim është gjuha e tyre
por gjuha e tyre ngjitet nëpër gishtat e dëshirës sime
dhe dëshirën time s'do ta zbusin kurrë.
Unë jam një grua.
Ata besojnë se liria ime është pronë e tyre
dhe unë i le të besojnë
dhe unë ia dal.

Përktheu: FASLLI HALITI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BIJ NËNASH JANË EDHE ATATregim nga FASLLI HALITI (12.20.2013)
TOKA IME RRËNJË E PASHKULUR,  PLAKU IM MJEKËRRBARDHË,  ARDHACAKËTTri tregime poetike nga ADEM ZAPLLUZHA , nga libri “Fjetëm njëqind shekuj” (12.19.2013)
BACË, NA TREGO RRUGËN QË DO TË BËJMË NESËR!Ibrahim RugovësPoezi nga NAMIK SELMANI (12.18.2013)
MJEKRA  DHE  SHKREPTIMA, MUSHKONJA, SHKURRISHTA  E  NJERËZVE, VETMI dhe EUREKAPesë proza nga SAZAN GOLIKU (12.18.2013)
Vlen të veçohet si statistikë dhe kuriozitetKATËR SHKRIMTARË SHOKË TË NJË KLASE - KATËR SHKRIMTARË, KATËR SHOKË KLASE, KATËR MIQ TË ZSH-së… NË KATËR LIBRANga KUJTIM RUDINA (12.17.2013)
PO SHTRIHEM MBI TY BLERIM I RI I ATDHEUT TIMCikë poetik nga FASLLI HALITI (12.16.2013)
TË DALIM TA PRESIM MIGJENIN...Esé nga MITRUSH KUTELI, 15 mars 1944 (12.15.2013)
E PASHË ATDHEUN LAKURIQCikël poetik nga TRIFON XHAGJIKA (1932-1963) (12.15.2013)
POEZI ME NDJENJA TË VËRTETA KOMBËTARE(Drita Nikoliqi-Binaj: Përuron vëllimin “Si ta pagëzoj heshtjen”)Nga Prof. Murat Gecaj publicist e studiues-Tiranë (12.14.2013)
SI AJRI TI JE, SI BIMA QË AJËR KËRKONCikël poetik nga QAZIM SHEHU (12.14.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]