E Djelë, 05.05.2024, 07:31pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
AH, I NJOH KËTO SHTEGËTIME
Cikël poetik nga PËRPARIM HYSI

E Shtunë, 12.21.2013, 06:12pm (GMT+1)


KU?

Ku të harbojnë mendimet, moj mike?
Në ç'çahir degdisesh për "kullotë?!"
Jam mahnitur nga hiret e tua,shpirte,
Sa jam kthyer,i tëri, si behot!

E humb,pse mos ta them,sa të shoh
Tek ti humb si në mendime
Ah, i njoh këto shtegëtime, i njoh
Dhe brehem përbrënda prej regëtime

Janë regëtima që lindin nga malli
Që lind,sa të shoh, si vetvetiu
Ç'janë këto regëtima made in kokëbardhi
Mos vallë tek unë, u kthye i riu?!
--
ERA
 
Era loz me flokët e tu
Sikur mbi flokë të vërë domenin
Moj erë, po ç'bën kështu?
Po pse ma shton "helmin?!"

Ti ia tund flokët,po unë bëhem "xheloz"
Se unë dua vet që ata flokë t'i tund
Të shoh nga larg e bëhem "nervoz"
Si?! Do lejoj erën që t'më mund?!!!

Ndaj dal në "mejdan" e me erën përleshem
Frrap-frrup me krahë e përzë erën
Pastaj, ballë për ballë,jam me mikeshën
Dhe a s'e kam hak që t'më paguaj "vlerën?!"
--
DIMËR

Dimri ka ardhur... se ka kohën
Pritet të ketë ngrica e stuhi
Por unë, moj mike,s'e kursej kokën
Jam nisur dhe po vij tek ti.

Ndoshta e ftohta shtohet dhe era ulërin
Por unë nuk trëmbem dhe nga rruga s'kthej
Të gjitha i mposht... edhe pleqërinë
Moj mike ku një si ti mund të gjej?

dhjetor 2013

PËRPARIM HYSI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SE DASHURIA PA MËKAT NUK KUPTOHETCikël poetik nga QAZIM SHEHU (12.21.2013)
PËRZGJEDHJE NGA POEZIA BOTËROREPërktheu: FASLLI HALITI (12.20.2013)
BIJ NËNASH JANË EDHE ATATregim nga FASLLI HALITI (12.20.2013)
TOKA IME RRËNJË E PASHKULUR,  PLAKU IM MJEKËRRBARDHË,  ARDHACAKËTTri tregime poetike nga ADEM ZAPLLUZHA , nga libri “Fjetëm njëqind shekuj” (12.19.2013)
BACË, NA TREGO RRUGËN QË DO TË BËJMË NESËR!Ibrahim RugovësPoezi nga NAMIK SELMANI (12.18.2013)
MJEKRA  DHE  SHKREPTIMA, MUSHKONJA, SHKURRISHTA  E  NJERËZVE, VETMI dhe EUREKAPesë proza nga SAZAN GOLIKU (12.18.2013)
Vlen të veçohet si statistikë dhe kuriozitetKATËR SHKRIMTARË SHOKË TË NJË KLASE - KATËR SHKRIMTARË, KATËR SHOKË KLASE, KATËR MIQ TË ZSH-së… NË KATËR LIBRANga KUJTIM RUDINA (12.17.2013)
PO SHTRIHEM MBI TY BLERIM I RI I ATDHEUT TIMCikë poetik nga FASLLI HALITI (12.16.2013)
TË DALIM TA PRESIM MIGJENIN...Esé nga MITRUSH KUTELI, 15 mars 1944 (12.15.2013)
E PASHË ATDHEUN LAKURIQCikël poetik nga TRIFON XHAGJIKA (1932-1963) (12.15.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]