E Djelë, 05.05.2024, 01:28pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
LUAN HIJA IME NË DRITË TË HËNËS
Cikël poetik nga ARTUR VREKAJ, SHBA

E Shtunë, 12.21.2013, 07:55pm (GMT+1)



PËRLIND O DIELL

Dritën buro dhe shtegëto
nëpër qiej shpresërimi
të përlidhësh shpresën e Shqiptarit
që nuk jepet pa e bërë ëndrrën,
se është si zoti duruar
kur merr një rrugë që e mundon
fatpenguar shtigjeve të zëna
lakngritur kaherë në soj.

Dritëro dhe përtej bebes
në çdo shpirt të stërmunduar,
që nderet mbi lëndina të reja
ku lulërojnë lulet e egra
rreth gjurmëve këmbëzbathura,
që mbetën brezash në grunaja
si shenja trojesh vëndbanuara.

Se ku tjetër botës e kemi
nga një mal kult e shtëpi,
se s'na ngroh dherash të tjera
si atje në Shqipëri,
se dhe qeshja e shpërnguljes
dhëmb si plagë siç dhëmb dhe ti,
kur sheh rrugëkthimin bar buruar
se nuk frymet më njeri,
veç një zog që me vargcicërimën
të shkund qiellit kur të pyet ty:
O Diell pse kthen përsëri?

Gjurmëdritën syve na e ke si mërgimtar,
të na feksësh për të bukurën ardhmëri;
O zjarr që zotin na kujton
dhe fjalën atdhedashuri.
--

PËRZGJIM PREJ AKULLIT

Mbi liqenin faqengrirë
heshtjerrahurin prej erës,
me klithmërima shpesërie
dita gjall shenjat e jetës.

Mëngjesit përmes përshpirtjesh
tek një varkë ankoruar
qan mbi një shenjë buzëputhje
si vajzë dashurimërguar!

Frymëngrohur si bir i vetëm
që prej gjirit mbi syprinë,
mi rrëmben të parat fjalë
që i them zogut Robin.

Më ndjen që jam mërgimtar
nga e shpirtit valë përvalur,
me vargjeperlat Lasgushiane
e përzgjoj liqer e akullt.
--
FOLEJA E BRAKTISUR

Më mbeti si dëshmi e pikëllimit
ethezënë për vdekje pragdimrit
për tre fluturakë dhe mëmën
që me aq mundime i rriti.

Në qiell të hapur Hëna kërcuret
se bosh edhe nata friket
pa jetë, pa zëra,
shtratngrirë jashtë e brenda.

Bar e baltë trupëruar
mollë-herekes duken
sikur pyesin Diellmardhurin
që perëndon ngritur supesh.

Shpirti më çahet më dysh
dhe lotët kujen vargjesh në hon
gjer sa i bie të fikët
fundnëntorit që mort dot s'duron.

Fjalën time e bën shtizë
majëdrejtuar nga unë,
ëndrrës më zgjojnë zogjtë Robin-ë
që të mos fikem në gjumë.

Plagëruar si shtëpia ku linda
si në këtë jetë dhe tjetrën,
shtegtuar dhe vdekja hije s'të ka
as dheut botëvjetrës.
--

NJERËZISHT TË DUA!

Aq më duhet nga ty,
një vështrim i qeshur,
që të nisin vrapin neuronet e mia;
E shpirti të më shumëngjyret
lëndinave ku fill poezia...

S'të bëra dhuratë të diamantë,
as edhe një,
as të shtrenjtë, të florinjtë,

Se bashkë,
e shtrydhim trurin më shumë
për të nesërmen dhe shtëpinë...

A s'ishte surpriza më e bukur
një libër - buqetë poezish,
netëve Hënëpikuara për ty,
e dashur - thurur ?

Syve të tu,
Vallëzonte bebesh lumturia;
Mu derdhe e tëra si drita:
Ti apo dashuria?

Njeriu në mua,
botës rendur lumë,
heshtur flet më shumë.

Zemrën ma dëgjon:
rreh a vargëzon?
Me ty,
fatshtegtuar,
jetëgjurmëruar.

Njerëzisht të dua!
Edhe pa më pyetur,
mërgimit jam rrëfyer:
Si tokës ku linda
vargjeve dorëshkruar!
--

KUR TË QESH SHPIRTI

Imazhin tënd pirë, stërpirë
me syvështrimin e parë,
thesar e ruaj në retinë
për bukurinë që më la pa fjalë.

Rruga më ndih të vij tek ty,
ndërsa hija ime në dritë t' Hënës
lodron pas fjalëndrojturave të para,
lutje dashurore të zemrës!

Në sa rrahjezemre vajzash
vetem jotja, rrahjeëmbla,
trokoi tek unë dashurisht
gjer sa u bë ëndërrbëra!

Po ajo erë dashurie fryn si herëparën,
as lulet s'harroj të ti dhuroj,
i lumtur jam kur të qesh shpirti,
Tokë e qiell, me ty shtegtoj!
--
PAK FJALË PËR AUTORIN

Artur Vrekaj, poet, publicist

Lindi më 1967, Përmet, Shqipëri.U diplomua oficer në Universitetin Ushtarak Skënderbej më 1989 në Tiranë. Më 2002 emigron familjarisht në SHBA.Ka studjuar Gjuhën Angleze në Quinsigamond Community College më 2006 në Worcester,Massachusetts, SHBA.

Eshtë autor i librave me poezi në gjuhën Shqipe "Dashuri që më kthen pas", 2012 dhe "Klithmëlindje",Qershor 2013, si dhe në Anglisht "Love letters" dalë në qarkullim më 2013.

Shkruan publicistikë për probleme që preokupojnë Shqiptarët e Amerikës si dhe artikuj studimorë për figura dhe ngjarje të kombit shqiptar.
ARTUR VREKAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AH, I NJOH KËTO SHTEGËTIMECikël poetik nga PËRPARIM HYSI (12.21.2013)
SE DASHURIA PA MËKAT NUK KUPTOHETCikël poetik nga QAZIM SHEHU (12.21.2013)
PËRZGJEDHJE NGA POEZIA BOTËROREPërktheu: FASLLI HALITI (12.20.2013)
BIJ NËNASH JANË EDHE ATATregim nga FASLLI HALITI (12.20.2013)
TOKA IME RRËNJË E PASHKULUR,  PLAKU IM MJEKËRRBARDHË,  ARDHACAKËTTri tregime poetike nga ADEM ZAPLLUZHA , nga libri “Fjetëm njëqind shekuj” (12.19.2013)
BACË, NA TREGO RRUGËN QË DO TË BËJMË NESËR!Ibrahim RugovësPoezi nga NAMIK SELMANI (12.18.2013)
MJEKRA  DHE  SHKREPTIMA, MUSHKONJA, SHKURRISHTA  E  NJERËZVE, VETMI dhe EUREKAPesë proza nga SAZAN GOLIKU (12.18.2013)
Vlen të veçohet si statistikë dhe kuriozitetKATËR SHKRIMTARË SHOKË TË NJË KLASE - KATËR SHKRIMTARË, KATËR SHOKË KLASE, KATËR MIQ TË ZSH-së… NË KATËR LIBRANga KUJTIM RUDINA (12.17.2013)
PO SHTRIHEM MBI TY BLERIM I RI I ATDHEUT TIMCikë poetik nga FASLLI HALITI (12.16.2013)
TË DALIM TA PRESIM MIGJENIN...Esé nga MITRUSH KUTELI, 15 mars 1944 (12.15.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]