E Djelë, 05.05.2024, 09:07pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
DRAMË E MUNGESAVE…
Cikël i ri poetik nga QAZIM SHEHU

E Hënë, 04.28.2014, 10:18am (GMT+1)




DRAMË E MUNGESAVE...

Angullijnë çastet e ftohura,
Dështime të verbra të kujdesit,
Mbi një reliev të rjepur,
Bie dënesa.
Kokrra rëre të ngjeshura,
Nga një dallgë e tërbuar,
Shkokliten dhe jepen,
Nga erë e harbuar.

+++

Dramë e mungesave është buka që s`ta japin,
Paranë tek paraja çon Plutoni,
Ju gjithmonë një hapësirë që me lot spërkatet,
Tek to do shikoni.
Natyra i dha  në fillim të  vet,
Të mirat  tokes me bujari,
Njeriun në mijëra vjet e vret,
 mungesa brenda tij.
Qindra vjet kjo e shtyn,
Të thellojë e plotësojë veten ,
Herë veten puth e herë e pështyn...
Mungesat gjer në kockë rjepen...


DRITARE PALLATESH NËPËR NATË...

Trishtohet në qetësinë e vet botë e madhe,
Përbindsh Aryos me njëmijë sy,
Çfarë mbeti jashtë nga ditë e bardhë,
Mundohet ta rifusë në shtëpi.
Këto dritare janë shpikur,
Kur mbyllen portat e zemrës,
Si një përbindsh që përtyp,
Prenë e mbrëmjes.
Dhe jashtë mbeten sa gjëra,sa gjëra,
Fluturimi i mendjes, dashuritë,
Tradhtitë e çliruara prej natës,
Dritaret përpëlisin sytë...
Si përbindshi Aryos me njëmijë sy,
Rrinë ndezur,vonë fiken,
Afër mëngjesit gjumi u rrëshqet në sy,
Shkojnë e trullosin ditën...


FORCË E HISTORISË

Forcë e historisë diku ndalet,
Aktorët e vjetër ikën ,pret të rinj,
Populli përherë me fytyrën e liderit shpallet,
Populli e humbi fytyrën e tij...

MAL I ZBATHUR
Këmbët e malit lagen në lumë,
Mali teshtinë,
Herë me vesë,herë me furtunë,
Herë me borë ngrin,
Herë tendos qiellin si pëlhurë,
Na e jep qefin.
Ne s`deshëm t`ia mbathnim këmbët,
Gërryem lumin të thellohej,
Mali kërcëllonte dhëmbët,
Kërcënohej.
Për të rënë sipër nesh,
Vigan hakmarrës,
Ndërsa tjerr në një shtëllungë reshë,
Një ëndërr të marrësh...



DASHURIA JETON VETËM

Dashuria jeton vetëm,
Kur e lodhim duke e urryer,
Me lojë djallëzore dalin tepër,
Zjarret me të cilët pati dëfryer.
Ruhet  nga forcë e tyre,
Nga frikë e shkrumbit të stolisur,
Një mburojë vë mbi krye,
Ikën tutje pa e ditur.
Shkon strehohet në vetminë e vet,
Sa të ndjejmë mungesën e saj,
Sërish rikthehet si një shenjt,
Anatemuar pa faj...

QAZIM SHEHU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PËRSHËNDETJE ZOGUTPoemë nga JACQUES PRÉVERTPërktheu: FASLLI HALITI (04.27.2014)
MOS EJA MË NË SHTRATProzë nga QERIM SKËNDERAJ (04.27.2014)
ÇFARË NA “RRËFEN” AGIM GJAKOVA, ME ROMANIN E TIJ TË RI….Nga Prof. MURAT GECAJ publicist e studiues-Tiranë (04.27.2014)
GURGULLON NJË GURRË NË JUGCikël poetik nga LUMO KOLLESHI (04.26.2014)
DE RADA - EMËRSHENJTI I POEZISË ARBËRESHEEsé nga MOIKOM ZEQO (04.26.2014)
TIRONA, NONA DHE LIU CAKUTProzë nga EDA DERHEMI (04.25.2014)
DASHURITË E MËDHAPoezi nga QAZIM SHEHU (04.25.2014)
POEZI NGA HAFIZ IBRAHIM DALLIU, QË VDIQ PAS TORTURAVE KOMUNISTE (04.24.2014)
URATA E PËRJETSHME dhe SHOHPoezi nga FASLLI HALITI (04.24.2014)
NË SUEDI JEPET 'PENA E KRISTALTË' PËR SHKRIMTAREN VILHELME VRANARI HAXHIRAJNga VJOLLCA TYTYNI (Gjakovë) (04.24.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]