E Enjte, 05.02.2024, 10:31pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
BRAZDAT E JETES
Shqipërime poetike nga SINAN KËRPAÇI

E Shtunë, 07.12.2014, 03:53pm (GMT+1)


SINAN KËRPAÇI




Angela Goodwin

USHTAR

Ka disiplinë brenda ushtarit, është te hapi kur e troket,
Ka ndershmëri brenda ushtarit, mund ta dëgjosh kur flet,
Ka guxim brenda ushtarit, te sytë mirë ia dallon,
Ka besnikëri brenda ushtarit që ai nuk e tadhton,
Ka diçka brenda ushtarit, e mban si të veçuar,
Ka një forcë brenda ushtarit nga zemra farkëtuar,
Ushtari nuk është një titull që çdokush mund ta paguaj,
Ushtari është shpirti njerëzor në thellësinë tuaj,
S`mbaron puna e tij në 8 orë, 40, apo më shumë,
Ushtari është përherë ushtar, madje edhe në gjumë,
Ushtari i shërben sëpari atdheut, jetën e sposton mbrapa,
E çka në mendje një civil ai e ndjek me hapa.
Po je një civil pa ta thënë këtë nuk do të rri:
Sa ta takosh ushtarin ia thuaj se ç`bën ai për ty,
Ushtari është arsyeja që themi "Tokë e Lirë".
Ushtari është ai që ne na mbron kaq mirë.
Nëse jeni një ushtar këtë po ju them ju:
Faleminderit Zot për çdo ushtar dhe gjithçka bën këtu!


Walt Whitman
( 1819-1892)

O KAPITEN, KAPITENI IM!

O Kapiten, Kapiteni im, udhëtimi i mundimshëm u krye,
Anija triumfoi përmbi valë, çfarë deshëm u shpërblye.
Portin e shikoj, kambanat i dëgjoj, gjithë populli feston,
Me sy e ndjek kiçin, anijen guximtare.
O zemër, zemër, zemër
Gjak më pikon, s`je hekur
Kur në kuvertë Kapiteni shtrihet
Pa jetë, pa puls, i vdekur!

Pa ngrihu Kapiten, pa ngrihu, kambanat i dëgjo,
Brof nga vendi, flamuri po valëvitet, trumbeta për ty bie,
Për ty buqetat dhe kurorat, për ty dhe bregu plot,
Për ty thërrasin, të ndjekin me vështrim.
O Kapiten, o Prijësi im, o At,
Me krahun jastëk të kam prekur,
Ëndërr më duket që në kuvertë
Ti je i ftohtë, i vdekur.

O Ati im, pse s`më përgjigjesh, pse goja nuk të flet,
O Prijësi im, krahun s`ma ndjen, s`ke puls dhe as vullnet!?
Anija hedh spirancën, misioni i lartë u krye,
Nga udhëtimi i mundimshëm anija Kapiten, sa madhërishëm
Afrohet me fitore.
Gjëmoni , o brigje, ju këmbana bini,
Unë numëroj hapat në kuvertë
Plot dhimbje ku Ai rri shtrirë
I ftohtë dhe pa jetë!

( Poezia është shkruar në nderim të presidentit amerikan A. Lincoln.)


Billy Collins

TË VDEKURIT

Thonë se të vdekurit na shikojnë nga parajsa.
Ndërsa ne veshim këpucët e përgatisim një sanduiç
ata na vështrojnë nga varkat trasparente të parajsës
teksa vozisin me ngadalë nëpër përjetësi.

Vështrojnë kryet tona si lëvizin në planetin Tokë,
dhe kur shtrihemi në një livadh apo divan
të dehur pak nga rrëmuja e mbasdites së gjatë
u duket sikur i ndjekim me një vështrim
që i bën të ndalojnë lopatat, të bien në heshtje,
të presin si prindër sa të na zërë gjumi.



Joe Wenderoth

JETA IME

Sidoqoftë ajo u gjend në dhomën time.
E gjeta atje, ishte si e zënë në grackë.
S`ishte asgjë më shumë se një kafshë e trembur.
Që nga ai çast e ngrita lart.
E ruajta për vete, e mbajta në dhomën time,
u kujdesa për të mirën e saj.
E quajta kafshën "Jeta Ime".
I sigurova ushqim dhe i dhashë të hajë me këto duar.
E lashë në shtratin tim të frymonte në gjumin tim.
Dhe kafsha, brenda dashurisë time, kujdesit të pandryshuar
u rrit e fuqishme dhe e aftë për gracka dinake.
Një ditë, s`ka shumë kohë,
po shëtisja dorën në kurrizin e kafshës
dhe arrita në bindjen
se ajo fare lehtësisht mund të më vriste mua.
Po ajo prandaj jeton, prandaj edhe e ngrita lart.
Që nga ai çast nuk kam ditur ç`të bëj me të.
Ndalova së ushqyeri atë
vetëm për të kuptuar që rritja e saj
nuk ka të bëjë fare me të ngrënit.
Nuk e pastrova më
dhe pashë që ajo pastron veten.
E pushova këngën për ta vënë në gjumë
dhe pashë që e zë gjumi më shpejt pa këngën time.
Nuk di ç`të bëj.
Nuk vazhdoj t`i krijoj mundësi "Jetës Time" për gracka.
E lashë kafshën vetëm
dhe tani ajo më lë vetëm mua gjithashtu.
Nuk kam asgjë për të thënë, asgjë për të bërë.
Midis "Jetës Time" dhe mua
një heshtje po vjen.
E bashkë nuk jemi në këtë heshtje.


Jack Prelutsky
( 1940 - )

GËZOHU QË HUNDËN E KE NË FYTYRË

Gëzohu që hundën ti e ke në fytyrë
dhe jo të ngjitur atje ku s`rri mirë,
se po të ishte në vendin ku s`ka punë
me hundën do mërziteshe shumë.

Sikur mos ta kishe hundën ku e ke,
sanduiç midis gishtave të këmbës të qe
kënaqësi s`do të ishte ndonjëherë
që këmbëve 24 orë t`u merrje erë.

Kjo hunda jetën si do t`ua nxinte
sikur në majë të kokës këmbëkryq të rrinte,
kënaqësia do të ishte krejt e huaj
kur qimet të gudulisnin hundën tuaj.

Sikur brenda veshit hunda të qe
eja merre vesh cdo të bëhej atje,
në çastin që teshtima do dilte e thellë
ai veshi juaj do ushtonte si shpellë.

Por hunda rri ku është elegante vërtet,
rri e nuk luan nga vendi i vet,
në tjetër vend ajo nuk rri mirë:
gëzohu , o fatlum që e ke në fytyrë!


Pablo Neruda
(poet nobelist)

KËTU TË DUA

Në pishnajën e errët era rend pa fre.
Hëna vezullon fosforeshente ujërave që rrjedhin.
Ditët, po ato, ndjekin njërq-tjetrën.

Dëbora sillet rrotull në flutura vallëzimi.
Një pulëbardhë e praruar rrëshqet nga perëndimi.
Ndonjëherë një vel. Yje, yje të largët.
Oh, kryq i zi anijeje!
I vetmuar.

Ndonjëherë ngrihem herët dhe shpirti im kullon.
Larg deti oshëtin përsëri e përsëri.
Ja një port.

Këtu të dua.
Këtu të dua dhe horizonti më kot të fsheh.
Midis këtyre gjërave të ftohta ende të dua.
Ndonjëherë puthjet e mia ju shkojnë pas anijeve të rënda
Që çajnë detin pa mbërritur kund.
Shikoj veten të braktisur si këto spiranca të vjetra.

Kalatat trishtohen kur mbasditja lidh varkat atje.
Jeta ime bëhet e lodhshme, e uritur për një motiv.
Të dua e s`të kam. Ç`je kaq larg!
Neveria ime ndeshet me mugëtirat zvarritëse.
Por ja, vjen nata dhe më këndojnë yjet.

Hëna e rrotullon ëndrrën e pagjumë.
Yjet më të mëdhenj më vështrojnë me sytë e tu.
E ndërsa të dashuroj pishat brenda erës
Shushurijnë emrin tënd me gjethe halësh.


William E. Stafford

BRAZDAT E JETËS

Rrudhat na rrëfejnë si ishte, si rrodhi koha,
dhe si ndodhi sërishmi e sërishmi.
Ato na tregojnë si jeta
të merr në vorbullën e saj
dhe të gëzohet si një mik.

Çdo plagë është plagë lufte. Në kishë
një grua i zbulon fytyrën diellit
e ne mund të lexojmë mençurinë e shkruar:
shfletohet jeta në atë libër, shpalosen brengat
që nuk mund t`i shprehin dot as psalmet.

Radhë fëmijësh ngrenë fytyrat e shpresës
vendeve ku brazdat e jetës do bëjnë fole.


Robert Creeley

OH JO

Nëse ju do rropateni shumë larg
do të vini te një çast i ndjerë
dhe sapo të shfaqeni atje
do ta keni një vend si dhe të tjerë

për t`u rehatuar në një karrige
rrethuar me buzëqeshje ironike,
me forma plastike në trajta fytyre
që ashtu si ti ruajnë vendet e tyre.


Robert Pinsky

KËNGË SAMURAI

Kur nuk kisha çati bëra
Guximin çatinë time. Kur nuk
Kisha darkë darkova sytë e mi.

Kur nuk kisha sy unë dëgjova.
Kur nuk kisha veshë unë mendova.
Kur nuk kisha mendim unë prita.

Kur nuk kisha baba bëra
Kujdesin babain tim. Kur nuk kisha
Nënë përqafova rregullin.

Kur s`e kisha një mik bëra
Heshtjen mikun tim. Kur nuk kisha
Armik u ballafaqova me kurmin tim.

Kur nuk kisha faltore bëra zërin tim
Faltoren time. Nuk e kam një
Prift, gjuha ime është kori im.

Kur nuk kam asnjë mundësi
Fati është mundësia ime. Kur mos
Të kem asgjë vdekja do të jetë fati im.

Nevoja është taktika ime, pavarësia
Është strategjia ime. Kur s`e kisha
Një të dashur ju fala gjumit.

Shqipëroi: SINAN KËRPAÇI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
POETI, NJË GRUA QË NJOHA NË DIMËR, SHOFERI I FURGONITTri tregime nga ROLAND GJOZA (07.12.2014)
KORRIER ME URINËN E ZEUSITProzë humoristike nga REZART PALLUQI (07.10.2014)
VETËM ZOGJTË SHPËTUANHaiku nga ADEM ZAPLLUZHA (07.09.2014)
KUR HIENAT HANË KËLYSHËT E VETEsé për romanin "Vajza e gjeneralit" të Aleko LikësNga PËRPARIM HYSI (07.08.2014)
ZHGËNJIMI I MARISËTregim nga PETRO MARKO (07.08.2014)
LOTËT E AKILITEsé nga QERIM SKËNDERAJ (07.07.2014)
NJË HUMNERË NË SHTEGUN E DASHURISËAnalizë e novelës “Një mall i pashuar” e shkrimtares Vilhelme Vranari HaxhirajNga Prof. dr. ESHREF YMERI (07.06.2014)
DIELLA (fragment)Prozë nga MARTIN CAMAJ (07.05.2014)
I THA DHIMBJA SHPIRTITCikël poetik nga NIKOLL NDOK ULNDREAJ (07.05.2014)
BASHKË ME GJERGJIN-Fletë Ditari, NJ, 19 Prill 2014Poezi nga ZEQIR LUSHAJ (07.04.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]