E Enjte, 05.02.2024, 08:34pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
KAPITULLI I PARË NGA ROMANI 'TË NGJASHMIT OSE BASTARDËT'
Nga THANI NAQO

E Hënë, 07.14.2014, 07:45am (GMT+1)

  


Reklama në hyrje të klubit Zogu i Kaltër më kujton të mos pleksem me dancueset, ndërsa automati i Bank of Amerika, më ndërmend se jam në krizë financiare. Çukitjet e pikave të shiut mbi kabinën e makinës më detyrojnë të shpalos mbi kokë një copë plasmas, ndërsa kurmi i kamerieres, që më tregon tavolinën ku të ulem, më fanit Suzin. Ndërkohë që përgjigjem Heineken, - përfytyroj Suzin kur e qëllova me shpullë në fytyrë, përfytyroj edhe veten time, sepse pata bërrtitur, si malok i ndërkryer, - më braktise, plumbi të pret. Kamerierja shkruan porosinë, mua më gric dyshimi pse Suzi nuk u frikua as kur i drejtova pistoletën, por kishte vazhduar provën e dancit duke u përdredhur si gjarpërushe pas kolonës të kuzhinës. Pa mbaruar ende muzika, me të njëjtin stil, sikur të qe në skenën e klubeve të natës, ajo kishte hequr sytjenat e mbathjet dhe më qe ulur mbi gjunjë. Puthi pëllëmbën që e qëlloi, - mos fol marrëzira, shpirt, - tha dhe unë isha penduar kur ajo shtoi me zë të tejskajshëm, - kush lumtëron nuk vret.

-Dëshironi gjë tjetër, - më pyet kamerierja.

-Edhe një hamburger, - i them asaj e nga që dua të heq Suzin nga mendja, vëzhgoj flluskat e shiut në sheshin e parkingut. Më ngazëllen një degë palme, e thatë, shkulur nga era, e cila fërkon prapakolpin e derën e pasme të makinës time dhe dega e palmës më ngjason herë si fshesë rakitash dhe herë si pupël zogu gjigant. Kur era e flak në mes të sheshit dalloj stampën kryqore ngjyrë floriri dhe gërmat e zeza Çhevi Astro Ven. Dizenjoja e biznesit, MIRËMBAJTËS OBORRESH, më ndërmend kohën e artë kur unë bëja katër mijë dollarë në muaj, por më ndërmend edhe pesëqind dollarshin që i pata dhënë dizenjatorit dhjetë vite të shkuara. Dora më shkon vetiu në xhepin e pasmë të pantallonave, prek kuletën dhe, - ah, Suzi, femër e pabesë, - më vjen të ulërij. Nga që jam i uritur, vështroj syprinën e kuzhinës, pastaj kamerieret që çuçurisin njëra me tjetrën. Mirëpo, për shkak të fashove të dritave shumëngjyrëshe, që vërshojnë nga tavani, flokët e kameriereve bëhen të kaltra, të verdha, të kuqe, edhe jeshile dhe unë nuk dalloj dot cila prej tyre është kamarierja ime. Nga që janë të veshura njëlloj, në mbathje e sytjena, e me sandale takëlarta, më duken si manekinet e rrobave të plazhit. Vështroj skenën e dancit, qarkuar me perde, pastaj sallën e klubit dhe vë re se nuk jam i vetmi klient, por dhe katër të tjerë me shpinat e kthyera nga unë. Agrepat puqen tek numri tre, unë kujtohem se duhet të pres dy orë të vijë Suzi dhe gjer atëherë salla e klubit do të shpërgjumet nga muzika dhe nga klientët e dancueset e natës. Nëse stuhia nuk rresht, më gric dyshimi, Suzi s-ka për të ardhur. Ti e di, shpirt, se mua më dhimbset jeta e nuk udhëtoj në mot të tillë, - do të justifikohet ajo. Po qe se unë këmbëngul, - atëherë, shpirt, po vij unë tek ti, - ajo do të lajmërojë policinë.

-Ah, Suzi, femër e pabesë, - ofshaj dhe kam ndjesinë se çdo qelizë në trupit tim zjen nga inati. Për të qetuar veten kqyr sfondin gri, pastaj makinën time dhe më ngushëllon mburrja amerikane se Chevi vërtet ka gojën e madhe e mezi bën pesëmbëdhjetë milje me një gallon benzinë, ama motori i saj e ka shpirtin më të thellë se të maces. Sa herë më ndërmendet ndonjë shprehje popullore më fanitet im gjysh, nga nëna. Punët dhe dollarët e Amerikës nuk mbarojnë kurrë, - më kishte thënë ai disa herë. Ato që ke mbledhur, - më këshilloi herën e fundit, - futi në xhep dhe kthehu në atdhe. Ndërkohë që unë përgjoja frymëmarjen e tij, rënduar nga duhani e pleqëria, numërova edhe pesë të goditurat e bastunit mbi dysheme, ime më kishte përplasur një kapak tenxhere. Të kam parë në ëndërr të mbuluar me gazeta dhe flije nën një urë me zuskat dhe gangsterët e amerikës, - kishte klithur ajo që nga kuzhina. Mos u shqetëso për mua, mama, - isha përgjigjur, biles edhe pata qeshur para kameras të kompjuterit, që ajo të më shihte të lumtur e unë nuk flija nën urë e as me zuskat e gangsterët e Amerikës, por jetoja në apartament luksoz. Atë ditë, qëllimisht, me kamerën e kompjuterit trregova kolltukët me veshje lëkure, edhe dhomën e gjumit, që ime më e gjyshi të shihnin ku jetoja unë, por gjyshja nuk mund të shihte gjë, mbasi ajo ishte verbuar pesë vjet të shkuara. Siç duket ime më kishte dëgjuar zhurmën e ujit dhe - kush po bën banjë, - pyeti. Pikërisht, atë çast, kishte dalë Suzi nga banja, jo krejt lakuriq, por mbështjellë trupin me peshqir nga beli e poshtë. Po bisedoj me njerëzit e mi, - i pata thënë Suzit dhe ajo mbuloi gjoksin me krahë. - Haaaj, - i kishte përshëndetur Suzi dhe afroi fytyrën, tejet të qeshur, para kameras. Megjithëse kishim dy vjet që bashkëjetonim të dy, ishte hera e parë që Suzi përshëndeti njerëzit e mi. Pastaj, pasi kishte mbuluar gjinjtë me peshqir, çiku me buzë gishtat dhe dërgoi përtej oqeanit dy a tre të puthura. Më duket se është nga soji i atyre që pihen në kupë, - kisha dëgjuar të thotë im gjysh, kurse ime gjyshe pati shtuar pas tij, - atëherë, hiqmini vëthët e florinjta dhe dërgojani nuses amerikane. Çfarë thonë për mua, - kishte dashur të dijë Suzi, por unë nuk pata kohë t-ja përktheja në anglisht, mbasi ime më kishte tundur gishtin para kameras dhe lëshoi frazën ëmbëlcake, por që tani ajo frazë mua duket e hidhur. E dashura jote, biro, - tha ime më, - qenka vërtet yll kinemaje. Kam dy vjet që pensionin tim e vë në bankë dhe atë do ta shpenzoj për të blerë fustanin e nuses tënde. Me që unë nuk vij dot në Amerikë, s-kam si i le vetëm prindërit, planifikoje, biro, që dasma të bëhet këtë vjeshtë në Shqipëri. Rruga u shtrua asfalt dhe fshati ynë ka restorante e klube, ku mund të hedhin valle dyqind dasmorë. Thuaji Suzit se mamaja ime të pëlqeu. Tiparet e fytyrës i ke si të saj, kur ajo ishte e re. Me sa e pashë, - kishte vazhduar ime më, - trupin e ka sa timin, ecjen si të sorkadhes, por edhe të qeshurën e flokët e verdha, si timet. Shpjegoja, vëthët e gjyshes janë relika nga thesari i Ali Pashajt. Thonë se ato i ka mbajtur edhe Vasiliqia, njëlloj dhe gjerdhanin tim, prej floriri, me gjysëm hënë. Ti e di, biro, se ato ja ka varur në veshë e qafë stërgjyshes tënde, stërgjyshi yt, legjendari Isuf Harapi. Këto dhurata, thuaji Suzit, do ti trashëgosh ti, sepse kështu është tradita shqiptare. I thuaj se, unë, mamaja jote, do të jem mamaja më e lumtur në botë, po qe se nusja e djalit do të përpiqet, të paktën, të përvetësojë gjysmën e zakoneve të nuseve shqiptare.

Mirëpo, ndërsa para gjashtë muajve unë kisha qeshur edhe kur ia pata përkthyer Suzit ligjërimin e time mëje, ndërsa tani, që jam duke pritur Suzin, Heinekenin dhe Hamburgerin, përfytyroj veten në mes të parkinglladës të Zogut të Kaltër dhe, pa u trembur nga gjëmimet e rrufeve, krahëhapur, si i çmendur, me këmbët në ujë, ulërrij, - ah, mama! Relikat e Ali Pashajt ranë në kthetrat e kuçedrës. Nga që të ngjava ty, mama, mbeta naiv klasik, - dhe fantazoj këtë skenë sepse Suzi, atë ditë që përshëndeti njerëzit e mi, ishte lidhur në face book me time motër, Mrijen, profesore psikologjie në Universitetin e Tiranës, që e flet e shkruan anglishten më mirë se unë. Ajo ia kishte mbushur mendjen time mëje se Suzi, vërtet qe lindur e rritur në Amerikë, dhe të atin nuk dinte kush qe, ama të ëmën e ka patur kolumbiane. Biles, kolumbiane pe fshati e jo pe qyteti, - i kishte thënë time mëje në dialektin tosk. Vëthët e gjyshes, - më dërgoi mesazh të nesërmen, - ligjërisht, më takojnë mua, kurse gjerdhani i florinjtë, me gjysëm hënë, ligjërisht, i takon Suzit. Meqë të kam vëlla të vetëm, - më shkruante Mrija, - vëthët dhe gjerdhanin me gjysëm hënë i nisa dorazi në Florida, me njeri të besës.

-Me cilin, - e kisha pyetur.

-Me Mujë Kreshnikun, - ishte përgjigjur ime motër dhe, në çast, unë kisha përfytyruar time motër dhe Muj Kreshnikun në një nga dhomat e hotel Sheratonit në Tiranë. Fjete me të, - e kisha pyetur dhe ime motër menjëherë qe larguar nga interneti. Pas gjysëm ore Mrija më kishte dërguar mesazhin misterioz, - sa i poshtër je, vëlla.

Ngjesh gishtin në tëmta, mbrapa veshit. Edhe se në mendje kam Mrijen e Muj Kreshnikun, numëroj dy herë të rahurat e zemrës.

-Shtatëdhjetë e tre, - them me zë e nuk kam dyshim se ime motër është pleksur me Mujin.

THANI NAQO


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
RUGOVA DHE ZBULIMI I BOGDANITStudim nga KUJTIM M SHALA (07.13.2014)
BRAZDAT E JETESShqipërime poetike nga SINAN KËRPAÇI (07.12.2014)
POETI, NJË GRUA QË NJOHA NË DIMËR, SHOFERI I FURGONITTri tregime nga ROLAND GJOZA (07.12.2014)
KORRIER ME URINËN E ZEUSITProzë humoristike nga REZART PALLUQI (07.10.2014)
VETËM ZOGJTË SHPËTUANHaiku nga ADEM ZAPLLUZHA (07.09.2014)
KUR HIENAT HANË KËLYSHËT E VETEsé për romanin "Vajza e gjeneralit" të Aleko LikësNga PËRPARIM HYSI (07.08.2014)
ZHGËNJIMI I MARISËTregim nga PETRO MARKO (07.08.2014)
LOTËT E AKILITEsé nga QERIM SKËNDERAJ (07.07.2014)
NJË HUMNERË NË SHTEGUN E DASHURISËAnalizë e novelës “Një mall i pashuar” e shkrimtares Vilhelme Vranari HaxhirajNga Prof. dr. ESHREF YMERI (07.06.2014)
DIELLA (fragment)Prozë nga MARTIN CAMAJ (07.05.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]