VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - LUTJA E DËSHPRUEMENga ERNEST KOLIQI

                                                                                      

E Shtunë, 04.27.2024, 07:33pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
LUTJA E DËSHPRUEME
Nga ERNEST KOLIQI

E Martë, 07.15.2014, 05:44pm (GMT+1)



LUTJA E DËSHPRUEME


Ju qi keqas t'vorrosun keq flêni nder murrâna
mbi shpate t'pjerrta a n'pyje, n'breg deti ase n'breg lumi,
deshmor"˜, q'êmën t'lavdishem keni thadrue n'gojdhâna,
nën dhé me gjak t'uej t'rîmun idhnín nuk u a shuen gjumi.

Ju qi n'vorre t'vetmueme keq flêni e nuk pushoni
e as deka varrz e shtatit nuk thau as nuk u a mbylli,
qi éshtnat vrik ju dridhen kur del nji zâ nga pylli,
a kur nji zhapllim"˜ hapash përbrî murân's ndëgjoni,

ju qi n'mesime fisnike t'lahutës jeni rritun,
ju qi burrnín jetike e patët si mësuese,
ju qi lirín kreshnike zgjedh"˜ e kishi per nuse,
ju qi n'mprojen e nderit botën keni çuditun,

sot n'murrâna t'harrueme kërkoni kot pushim:
ju qi epopé t'panjoftun shkruet me gjakun e kuq,
plot vrumulisje n'eshtna rrini tue bluem idhnimin,
fatosa orzez, për flîjen e jetës q'u shkoi huq.

U rrzuet tue rrokun armën dhe rrzue me jue fisi;
ato q'atdheut i kjené ndër mote gardh çeliku,
porzmat vigâne t'ueja, jo, nuk i mposhti anmiku
por mâma e fatit, mâma qi befas mbi né krisi.

N'heshtim t'natës shqiptare s'ndëgjihet kund zâ njerit,
prân"˜ votres s'fikun nânat n'vaj nuk e njomin bukën,
por me sy t'papërlotun plot shkndija mnije, strukën
tue prit"˜ furín ahmarrse qi t'thej"˜ t'prîmunt e mnerit.

Jo váj por gjâm e ahté prej pyjesh sjell jehona,
zhumhura e rrebtë e lumit kushtrim zâ-mbytun ngjanë,
shpirtnat errson e ballet vrugon, ndiell mort zezona
q'atdheut palcet gjallnuese mâ t'mshefta po i a thanë.

O Perëndí, na tokën pranuem qi Ti na fale,
n'tê tash tridhet"˜ qindavjeta na u end e ndershme jet,
jetuem m'kto troje t'vobta, n'kto brigje t'thata e t'shkreta,
ngujve larg botës tjetër tue ruejtun dhên mbi male.

Me mzi strehueme trupin nga shiu e brshni e marrdha,
n'kasolle e stane t'brishta qi shpërthejshin duhínat,
pa dijt"˜ qejfet e holla, pa dijt"˜ ç'janë miradinat,
pa njoft"˜ doket e lmueta të kombeve fatbardha.

E, pra, t'ushqyem n'kto gryka me bukë kollomoqe
Qi e zbutshin n'új të kronit, s'lypshim kurrgjâ mâ shum,
sepse bylmet na kishin nji lirí t'thjsht"˜, t'pashoqe,
qi me hiret e veta na e bânte gjakun t'lum.

Nânat me qumsht"˜ të pastër andjen n'shpírt t'on"˜ dikojshin
Me fluturue si shqipe në qiell t'nderit shqiptar,
n'flak t'dokeve m'u kndellun e n'zjarrm t'buzmit bujar,
qi kobin e zvetnimit nga votra na e largojshin.

O Perendí, ndër shekuj ûja buzën na e zverdhi,
shpesh u errem pa hângër bukën m'e ruejt"˜ për fmín
e mitun q'ish n'e rritun, por n'qe "˜i mik né shpín
na msyni, ia vûm para at buk mikut kur erdhi.

Pse kshtu na e randon jetën me dhunë e me krajata?
Lírin e dy gisht nderi n'shtek t'ballit: s'kishim tjetër:
kto dy të mira zbritshin vobeksín t'on"˜ të vjetër.
Po pse, o i Lumi i Qiellvet, na i rrmbeve kto dhurata?

TINGËLLIM


Tingëllim, bukurija kurr s't'humbasë
qyshse Danti t'amshoi me t'madhen lyrë:
prej dashunije fshân gjithnji kur hasë
Beatriçen kah përshndet' me aq t'âmbël mnyrë;

n'ty ende qán Petrarka e vaji n'gjasë
t'nji kroji rrjedh ku qartas si n'pasqyrë
prap bota vron me mrekulli t'pamasë
Lauren qimjare t'hijshme kejèt n'ftyrë.

Kisha me dashtë edh'un me i a përmendë
s'dashunes s'ime emnin larg ndër mote
porsi poett qi rrojn' sa bota e dielli,

por vargjet qi kunor' shkoj tue ia endë
veç nji prendver' mâ s'ngjasin n'ftyr' t'ksaj bote
aq koh' sa lulet qi çel' drandofilli.

SHKODRA NË MËNGJESE

Kendojnë bashkë në mengjese pesë kumbonare,
kendojnë në ajri mbi Shkoder ende fjetë:
mbi Maranaj qet vetllen kureshtare
agimi e hjedh në liqe synin e qetë.

Perhapë lajmin e zgjimit rrezja e parë
të parat përshëndetje dridhen në heshti të letë,
e shpejt në at lavdi dielli, qi e veshë fare
Shkodra kumbon me zane, zhurmë e jetë.

E ai diell prendvere i ri shprazet në shtepija
udha e lulishta tue ngjallë ngjyra e shkendija,
tue mbshtjellë gjithshka si nji tis ari, i hollë:

skaj në skaj si lum gzimi tue rreshqitë
në syt e vashave, qeshë, e mbush me dritë
kaçurrelat e tyne kur shkojnë në shkollë.

GJUHËS SHQIPE

Lshon ame ilire n`goje agimesh s`vjetra
Ndo `i fjale e jote than` vetimeveti,
O gjuhe e folun n`bote ende ferishte
S`ciles Mayeri ne te censhmet letra
Rraj`t e mshefuna n`mot nuk mund ia gjeti
As n`t`folun t`Cezarve as n`helenishte,
Perse Athina s`kishte
Emen as Roma, kur e rrept ushtove
Nder vepra katallajsh qi nper jehona
Vigma t`fuqishme qitshin hove-hove,
Tue ndertue ledhe permbi troje t`ona.

Kuturesat e hyjit nper gjeth lisi
N`Dodonen shejte prifti, qi n`pergjime
Naten e diten rrinte atje perdore,
Porse ndo `i fllad pullnaje kundalisi,
Ndoshta me fjal`t e tueja i dha heshtime
T`perfrigueshme qi mbluen t`parat therore:
Ndoshta ndo` i buz` hyjnore
N`at mot qi zota shpesh perbujte toka
Shqiptoi kto fjal` qi ne mbi goj` na shkrefen;
Me ty hyjneshat ndoshta nper kto boka
Ndonjij biri njeriu dashnin ia shprefen.

Mbi anija t`shpejta velat nde kah preja,
Qi urdhni i Teutes niste nen hyj ari
Me msy t`Helenit barkat tregetuese
Ngarkue me ar e kem e skllave t`reja,
Ty t`kelthitte n`timue anijetari
Tue i ra me kic ilir pupes bishtnuese;
E permbi val` shkembuese
Ti jehojshe nder hymnet e ngadhnjimit
Kur, me plackat e rrmbyeme mbrend` stivue,
U afrojshin n`breg anijat prej agimit,
Mbretneshes s`detit pret me i a dhurue.

Mysteri i vjeter qi mberthen fjal`t t`ueja,
Zanin na e dridh` me nji kreni t`pashoqe,
O ghuhe e folun per trimij pranvera,
E tok na mbajte nder pushtime t`hueja
Sepse prej gojve arbnore nuk u hoqe
As kur u ndam n`besime e doke tjera;
E shekujve potera
Qi me vrull u perplas mbi tok` shqiptare
Ndonjij ndrrimi edhe n`ty i cili shtegun,
Por prap kumbimet n`buze i ke krenare
Si n`mot qi Ilirt Shqipnis i a ruejshin bregun.

Thue buza e kangatarve te paemen
Qi gzim e idhnim me ty knduen maje mali
Dhe kanga u humbi n`erresin e motit,
Ket permallim qi mungullon mbi t`emen
E vjen nga heshtja e shekujve m`a fali,
Mue trashigues i tune n`dhe t`Kastriotit?
N` kthjelltin e dites s`sotit
Kang` ndoshta t`kndueme qi vorroi kalesa
Kendoi, o gjuh` lulzue n`shkreti, dh`asht goja
E eme ahmarrse e gojve qi harresa
N`terr mbylli, kur ti s`kishe as sheje as shkroja.

Motrat e tueja qi kumbuene n`shekull
Bukurin tue sjell` n`prak t`ksaj jete
E tjetra ligj`t e Arsyes qi mbarshtrojn` fise,
Heshten e rrojn` vec n`karta:ti, per mrekulli,
Me nji mosh` trimij vjetsh e blerun mbete
Edhe kumbon e gjall` po n`ato vise
Ku me lshue tingujt nise
N`foshnjin e botes. Pse t`ka ruejtun fati
T`njom edhe virgjin? Egersija jote
Mos mban n`at gji, q`i hueji nuk pecati,
Stinen e fundme t`poezis s`ksaj bote?

O shqipe plot me munguj, o gjuh` burrash
Qi me `i fjal` t`vetme lidheshin per laku
Dhe soje as vdekja s`mujte kurr me i trande,
Shprehje t,kulluet na ep si akull gurrash
Per kang`t e burrnis s`lasht q`ushqejm` te gjaku
E t`lavdis s`re qi me t`fitue na kande;
Thjeshtin e ambel t`ande
Me ndjell` dashnin e vashavet qi t`flasin
Falja poetve t`u, por n`qe se kamben
Buzes amtare kush ia ven, ti casin
Mos prit: banu rrufe me lshue n`te namen.

O Kange, Arbnor`t e plogte i kapi gjumi;
Ti kris si za burije
Mbi ata qi flejn` pa andrra fisnikije:
E n`qe se belkacuk`t e gjuh`s ilire,
Tue t`ndie fishkllojn` prej smire,
Me rrahje flatrash ik n`nalsi t`kalthera.
ERNEST KOLIQI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LETRA E BABAITProzë nga NADINE GORDIMER (20 nëntor 1923 – 13 korrik 2014) (07.15.2014)
KAPITULLI I PARË NGA ROMANI 'TË NGJASHMIT OSE BASTARDËT'Nga THANI NAQO (07.14.2014)
RUGOVA DHE ZBULIMI I BOGDANITStudim nga KUJTIM M SHALA (07.13.2014)
BRAZDAT E JETESShqipërime poetike nga SINAN KËRPAÇI (07.12.2014)
POETI, NJË GRUA QË NJOHA NË DIMËR, SHOFERI I FURGONITTri tregime nga ROLAND GJOZA (07.12.2014)
KORRIER ME URINËN E ZEUSITProzë humoristike nga REZART PALLUQI (07.10.2014)
VETËM ZOGJTË SHPËTUANHaiku nga ADEM ZAPLLUZHA (07.09.2014)
KUR HIENAT HANË KËLYSHËT E VETEsé për romanin "Vajza e gjeneralit" të Aleko LikësNga PËRPARIM HYSI (07.08.2014)
ZHGËNJIMI I MARISËTregim nga PETRO MARKO (07.08.2014)
LOTËT E AKILITEsé nga QERIM SKËNDERAJ (07.07.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]