VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - GLOBI YNË, GJYSMË TOKE E GJYSMË LOTICikël poetik nga SHABAN CAKOLLI (1958-2014)

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 06:57am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
GLOBI YNË, GJYSMË TOKE E GJYSMË LOTI
Cikël poetik nga SHABAN CAKOLLI (1958-2014)

E Martë, 07.29.2014, 06:03pm (GMT+1)


ELDORADO

Aty sundon vetëm një stinë:
gjethet thahen
në bebëz
ku bën vapë tropikale.
Aty mbretëron vetëm një kohë:
Doruntina do t´mbetet pa u martuar
se treqind krushq
kanë humbur rrugën
deri te shtëpia e saj.
Çika potureshë këndon
balada
me një kurorë gjaku në kokë.
El Dorado është
ëndrra jonë shekullore


MALLËNGJIM

Motra kur u bë nuse
hapi portat e ngujuara
të një stine të re.
Qerrja e kuqe me katër rrota kohe
kaloi mbi fëmininë e saj.
Motra iku!
Ç´zog do të këndojë
në drurin e manit
mallin e saj.

PËLLUMB I HUAJ

Ai nuk e njeh
qiellin tim
që e ruaj në bebëz.
Di të fluturojë
vetëm mes reve me tym
që na i ngulfasin
mushkëritë tona fshatare.
Më kot shikojmë nga qielli
ai asnjë lajm nuk do t´na e sjellë
nga shtëpitë tona mbuluar me mall.
Edhe gugatjen
e ka në gjuhë të huaj
As dreqi s´i merr vesh
figurat që bën
tek fluturon nëpër qiell.
Më mirë është t´ia vënë
një degë dafine në sqep
dhe të lutemi të na sjell paqe
në këtë globin tonë
gjysmë tokë
e gjysmë ujë loti

ARBËRIA

Më e moçme se Hëna është Arbëria,
rrënjët i shtrin
tek mitet ilire
ku perëndesha Dea
qumësht i jep
gjarpërit të shtëpisë.
Ëndrrat arbërore
me Qerren e Diellit
udhëtojnë
për të pushuar
në svastikën
e djepave tanë.
Derisa flenë arbërorët
dy shqipe të pagjuma
ëndrrat na i ruajnë
netëve me hënë.

EMËR I NEMUR

Udhëtarë të territ
hyjnë dhe dalin
nga dera në derë
ecin për teh të thikës
duke u përpjekur
të kërcejnë në humnerë
hapur në anatemë
si fëmijë të humbur
thellë në pyll
lajkash e trishtimi
U lexohet në dritën e syve
mallkimi i territ
ngrysen e gdhihen
me një vel mërzie
Nuk kanë shteg as prag
s'dijnë kah nisen,
as ku ndalen
me këtë rrugë muge
emër të nemur
gurbet

LOT KOSOVE


Sllav e shkja
dhe djalli i zi
na lakmuan edhe gjelbrimin
e fushave tona
në sy
As me vetëveten s' lanë
të flisnim njerëzisht
për njerëzimin
se njerëz s'ishin
Shkilnin tokën tonë të bukës
me thundrrat e tyre
me brirë therrnin
qiellin e kaltër
të bebëzave tona
Zjarrin që ka Kosova
për liri tund dheun
dhe shpërthen
deri në qiell
duke djegur e pjekur
mustakët e miu
në fytyrat satanike
Kur shiu i lotëve pushoi
rreze lëshoi liria
dhe me foshnje u mbush shtëpia.

PËR TY DRITË


Flakadan lirie
që ndriçonte nëpër zemrat tona
me shekuj
Shekull pagjumësie
është ky
ç' të bëjmë me ty
në cilin qerpik
si në shandan
të vëmë
në cilin qiell
të bebëzave tona
të grisura
Tokë e shenjtëe
e Kosovës
me këtë florë
të kuqe gjaku
me xixëllonja stralli
që dalë kanë
nga nga limfa jonë

KUR MA VRANË KËNGËN

Unë, rapsodi i harruar
këngën e kam pëlcitur
në një kohë të perënduar
jehonën e saj e lashë peng
anë e kënd nëpër Dardanë
por, atë ditë që nga nëna më ndanë
shpirtin ma dogjën dhe këngën ma vranë

BETIM NË VETE

Nuk ndahem gjallë
prej teje
gjaku im je ti
nëpër dje
dhe vetëm për ty
vdekjes përballë i rri.

DARDANIA

Trupin në valë
emrin në flakë
Dardania plakë.
Në valë-nuk mbytet
në flakë-nuk kallet
jeton-nuk ndalet.
Në gjak -ujitur
plagosur në zemër
prap jeton-ka emër.
Erdhi nëpër furtunë
trupin-flori
emrin-LIRI.

POETI

Nuk e di
nëse trupi i pikon gjak
por e di,brenda tij
kallet një oxhak
Në mes mallit e dhembjes
urnë që kallet
digjet në heshtje-bëhet prush
dhembjet e tij
s´i kupton askush!...

KITARA E FJALËS

Prej se jam lindur
jetën e ndjej dhe e
mbaj në mend mirë
ashtu si ishte
dhe kështu si është
e jo si desha unë
por s´i deshi ajo.

E IMJA ËSHTË KJO TOKË

Çka shohin sytë
Dhe shumë më përtej
Janë trojet e mia
Gjaku i diellit tim
Çka shohin sytë
Dhe shumë më përtej
Është qielli im
Është mhënë e atdheut.
Çka shohin sytë
Dhe shumë më përtej
Është fusha e rrafshët
Udha e dy Drinëve.

VENDI IM

Natë për natë shëtis
nëpër kosmosin me hënë
buzë lumit të atdheut
pranë arave dhe kopshteve
malli s´ikën nga unë
as kur hëna ikën
prapa gjelbërimeve

ORA JONË

Gjurmë pas gjurme
bjeshkë pas bjeshke
na ndoq sopata shpatën
nëpër shekuj
Këtu varrë e atje varrë
më bëhet shpirti mulli ere
në skëterrë pas skëterre
deri kur të bredh me bredh
kështu,o shpirti im?
nga të palarat
e botës pelim
Këtu s' jam
atje s'më lënë,
o nënë
qenia ime e ndarë në dysh
në udhëkryq
--

Shaban Cakolli


Shaban Cakolli, lindur më 1958 në fshatin Krilevë të komunës Kamenicë. Nga fëmijëria është aktivizuar në aktivitete të lira dhe letërsi. Shkollën e mesme kimiko-teknologjike e kreu në Dardanë, kurse studimet i ndoqi në Universitetin e Prishtinës. Ishte veprimtar aktiv në vendlindje, por pasi emigroi në Gjermani aktivitetin dhe veprimtarinë kombëtare nuk e la për asnjë çast. U nda nga jeta më 28 korrik 2014.

Shkrimet

Ka shkruar publicistikë duke bashkëpunuar në revistat dhe gazetat shqiptare, si dhe ka botuar këto përmbledhje poetike:

"Tokë Dardane" "Loti i Atdheut" "Deti i Qiellit" "Krisma e Fjalës"

Shabani ka në pregatitje e sipër edhe një mori përmbledhjesh poetike, si dhe është përfshirë në antologji poetike në gjuhën shqipe dhe gjermane. Ka bashkëpunuar me gazetat: "Zëri i Kosovës", "Bota Sot", "[[Rilindja (gazetë)|Rilindja", "Emigranti", "Kosova e Re" si dhe revistat "ZËRI", "REPUBLIKA", "FJALA", "RRUGA E JONË", "DORUNTINA", etj.

Jeta

Shaban Cakolli u lind në Krilevë në Kamenicë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Dardanë, kurse studimet në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës. Me shkrime ka filluar të merret qysh si nxënës. Shkruan poezi, prozë dhe publicistikë. Shkrimet e tij janë botuar në gazeta dhe revista që botohen në Kosovë dhe diasporë. Jetoi dhe krijoi në Gladbek të Gjermanisë.

Botime

Ka botuar vëllimet poetike: "TOKË DARDANE", "LOTI I ATDHEUT", "DETI I QIELLIT" dhe "KRISMA E FJALËS", kurse la në dorëshkrim edhe disa vëllime tjera. Disa shkrime të tij janë përkthyer në gjuhën gjermane, turke dhe kroate. Është i përfshirë në antologji gjermane dhe disa antologji poetike shqipe në Kosovë dhe diasporë si dhe ishte në Lidhjen e Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve shqiptarë në Gjermani(LSHAKSH).


SHABAN CAKOLLI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KRIMI TEKSTOLOGJIKEsé nga ILIR YZEIRI (07.28.2014)
NJË VLERË UNIVERSALEFragment proze nga VILHELME VRANARI HAXHIRAJ (07.28.2014)
LUMENJTË  E  ËNDRRAVE TË ZEF MULAJT...Esé nga LULZIM LOGU (07.27.2014)
SI PO IA ÇON, MOJ DASHURI E PARË!!!Tregim nga PËRPARIM HYSI (07.27.2014)
SADIK BEJKO - NASHO GABOI, KADARE S'FOLI PËR ROMANIN, MIQTË ATËHERË TË SHISNIN (Intervistë) (07.27.2014)
SHI PRANVEREHaiku nga libri 'Një grush dashuri' nga ADEM ZAPLLUZHA (07.25.2014)
GJARPËRI PIKALOSH, AKREPI BISHTGJYSMËPËRDREDHUR DHE HARABELI SQEPVERDHËFabul nga XHEVAHIR CIRONGU (07.25.2014)
IDIOTI I PARAFUNDIT...Tregim nga ARDI OMERI (07.25.2014)
BOTA GOMARESKE(Satirë e „ëmbël“)Nga AGIM GASHI (07.24.2014)
VALS I KËNGËS SË DHIMBSHMEPoezi nga SEJDI BERISHA (07.24.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]