E Enjte, 05.02.2024, 03:11pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
KËNAQËSIA ESTETIKE QË TË JEP POEZIA E POETIT TË TALENTUAR PËRPARIM HYSI
Nga Prof. dr. ESHREF YMERI

E Hënë, 08.18.2014, 01:56pm (GMT+1)



Me poetin e talentuar Përparim Hysi jam njohur përmes faqeve të internetit kur unë ndodhesha në Kaliforni, kurse ai në Florida. Në internet lexoja shpeshherë krijimet e tij poetike që më mahnisnin me origjinalitetin e vargëzimit. Më pas ai u kthye në vendlindje.

Kur u ktheva në Tiranë, i bëra një ftesë për takim. U takuam në kafenenë "Tajvan", bri rrugës përballë pallateve të Shallvares. Ishte data 28 qershor 2014.

Në bisedë e sipër, Përparimi nxori nga çanta dy përmbledhje poetike që m'i dhuroi me një mbishkrim miqësor. Përmbledhja e parë titullohet "Kurthi i Mallit", kurse përmbledhja e dytë - "Mbeta dashurive".

Me sa duket, këto përmbledhje Përparimi i ka shkruar gjatë kohës kur ka jetuar te djali i tij në Florida. E bukur është jeta në Florida, ku ngrohtësia e rrezeve diellore vjen e kapërthehet me freskinë e rrymave ajrore që enden mbi hapësirat e saj mes Gjirit të Meksikës dhe Oqeanit Atlantik. Por edhe në ato kushte, rënkata e shpirtit të poetit Përparim Hysi ushton në çdo faqe të përmbledhjes poetike për atdheun e largët, për të cilin e djeg një mall  përvëlues që s'e lë të gjejë shfrim.

Poezia në penën e këtij poeti me një origjinalitet të veçantë krijues, është arti i fjalës. Në të bien në sy një shpirt plot ndjesi, një përsiatje e plagosur, ca ndjenja dhe ca mendime prekëse deri në dhembshuri.

Kur lexon këto dy strofa nga poezia "Kurthi i Mallit", bindesh menjëherë se ç'mall i patreguar vlon në shpirtin e poetit zemërpërvëluar për atdheun që e ka lënë atje larg, matanë Oqeanit:

Ashtu si kujtesa që kapërdin çastet e hidhura,
Sa, pak nga pak, gjatë kohës i harron,
Kështu dhe malli të lidh si me zinxhira
Që janë aq të trashë, sa zor se shpëton.

Kur them kështu, e kam për mallin për Atdhenë
Që ngrihet mbi çdo mall, më i lartë se Everesti.
Këtë mall e kupton kush lë si unë Atdhenë,
Nga kurthi i këtij malli s'shpëton deri sa të vdesi.


Të dyja përmbledhjet e Përparimit të emocionojnë me elegancën e metrikës, me muzikalitetin e rimës, me ëmbëlsinë e rrëfenjave të magjishme që ai ia përcjell lexuesit me aq art poetik. Prandaj jam i bindur se kushdo që e lexon poetin e talentuar Përparim Hysi, me siguri që do të përjetojë një kënaqësi me të vërtetë estetike.

Tiranë, 18 gusht 2013

Prof. Dr. ESHREF YMERI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SYTË BLU TË DETITCikël poetik nga VILHELME VRANARI HAXHIRAJ (08.17.2014)
PRITJAPoezi nga BESIM BOKSHI (1932-2014) (08.17.2014)
GUSHT NË TIRANËPoezi të reja nga QAZIM SHEHU (08.16.2014)
MIGJENI, VETVRASJA E TRUMCAKUTEsé nga MOIKOM ZEQO (08.15.2014)
A DO TË KONVERTOHEJ FAIK KONICA?!Nga FOTAQ ANDREA (08.12.2014)
NËPËR GJYMTYRËT E MJEGULLAVEVëllim i ri poetik nga ADEM ZAPLLUZHA (08.11.2014)
TESTAMENTI I NJË SHKRIMTARI FANTASTIKO-SHKENCORNga NATASHA LAKO (08.11.2014)
”SHTËPIA PA DYER” E VALBONA HAKLAJNga SOKOL DEMAKU (08.10.2014)
DHIMBJA QË DEL NGA SHPIRTIVështrim për librin: ” Gurë të ngulun në Nokshiq” Autor: Shaban Bali NokshiqiNga TAHIR BEZHANI (08.10.2014)
DASHURIA SHQIPTARE E GERD MYLERITEsé nga ALEKO LIKAJ (08.08.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]