VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SHKRIMTARI XHAVIT KRYEZIUEse nga libri në dorëshkrim, „Një jetë domëthënëse“ kushtuar intelektualëve të RoganësNga RRUSTEM GECI

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 04:47pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
SHKRIMTARI XHAVIT KRYEZIU
Ese nga libri në dorëshkrim, „Një jetë domëthënëse“ kushtuar intelektualëve të Roganës
Nga RRUSTEM GECI

E Mërkurë, 09.10.2014, 02:54pm (GMT+1)


Gjuha zhvillohet duke jetuar, ajo rritët nëpër shkëbinjtë oral dhe të shkruar , e gjelbër, me lule, e lagësht. Atë e rritë dashuria dhe fryma jonë nëpër kohë!..

Intelektuali

Është e ndaluar të mos i besosh jetës dhe historisë tënde, Është e ndaluar të mos e ndihmosh popullin tënd kur ai ka nevojë. Është e ndaluar të mos e ndjekësh frymëzimin që atë ta shkruash, që gjaku të mos humbet e harrohet. Një pikë gjak për liri, dhe një pikë ngjyrë për ta shkruar atë, i bëjnë nder kombit dhe historisë. E fillova këtë ese për Xhavit Kryeziun, albanologun, shkrimtarin, dhe ushtarakun, me një varg të Nerudës, E ndaluar është të mos bësh luftë për liri dhe të mos arsimohesh, se luftërat për liri janë të domosdoshme. Xhavit Kryeziu, tërë shekullin e punës së tij, për 40 vjet rresht, ia kushtoi arsimimit dhe edukimit të gjeneratave të reja në të gjitha fazat e shkollimit. Punoi me zemër e me shpirt në klasat e ulëta të fillores, në ciklin e lartë të mësimit lëndor të fillores, në shkollat e mesme dhe në universitet, me një qëllim e synim, që të zhdukë terrin, analfabetizmin e të kaluarës shekullore, për një të ardhme më të mirë e më të lumtur. Koha dhe rrethanat shoqërore imponuan angazhim të jashtëzakonshëm të intelektualëve tanë që të funksionojë sistemi i shkollimit edhe në këto troje, edhe atëherë kur kanosej rreziku i shuarjes së tij. Kështu, për ta mbajtur gjallë gjimnazin në Hogosht se aty ku hapet një shkollë- mbyllet një burg, udhëtonin nga Dardana profesorët: Januz Sylaj, Faik Shkodra, Izet Surdulli, Zekë Jusufi, Xhavit Kryeziu e shumë të tjerë, të angazhuar deri në shkallën e sakrifikimit vetëm e vetëm në interes të dritës e diturisë liridashëse kombëtare. Pikësynim i tij ishte ligjërimi i qartë, komunikimi i drejtpërdrejtë me nxënës e studentë në përvetësimin e njohurive e shkathtësive të reja dhe aplikimin e tyre në jetë. Me Xhavitin njihemi që nga fëmijëria. Jeta e të gjithë nxënësve, studentëve, dhe intelektualëve të Roganës, në moshën tonë të bardhë, thuaja s´e ishte e njëjtë. Xhavitin e njoh si poetin më serioz të Roganës. Si nxënës i Normales në Gjilan, në vitet 1962 1965, Xhaviti kishte të botuara rreth 20 poezi në gazetat dhe revistat e kohës si: "Flaka e Vëllazërimit", "Zëri i Rinisë", " "Rilindja" etj. Përplasjet e dallgëve të jetës janë trazira të paparashikuara. Gjuha, kultura, arti, krijohen duke jetuar. Frymëzimet nga historia jonë monumentale, nga dita në ditë po bëheshin pjesë e jetës së jetuar. Zinxhirët e mentalitetit osman shtrëngonin nga brenda, të mos lëvizej përpara, këtë e mëtonte dhe armiku, që vëzhgonte nga afër çdo lëvizje të fshatit dhe qytetit të Kosovës. Fryma e së përjetshmes, edhe pse e pa frymë, mbetet e pandalshme. Xhavit Kryeziu, u ngrit bashkë me zinxhirët e kohës nëpër këmbë, të mbushë mendjen e shpirtin e tij me dije. Dhe ashtu ndodhi. Formimi i një intelektuali, shkrimtari, publicisti, do kohën e vet të domosdoshme. Ne ishim si lulet e egra të shkëmbit më thotë Xhaviti. Varfëria ishte mur i trashë, dhe herë-herë e papërballueshëm. Xhavit Kryeziu u lind më 24. 4. 1943 në Roganë, të Dardanës.

Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, Normalen në Gjilan (1965), ShLP-në, Dega e Gjuhës e Letërsisë Shqipe, në Prizren (1968), fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Prishtinë, ndërsa magjistroi në Fakultetin e Mbrojtjes ( të ashtuquajtur ), Popullore. Shkrimtari, Xhavit Kryeziu, ka kohë që merret me krijimtari, dhe është njohës i mirë i gjuhës shqipe. Ai deri më tash ka botuar këto libra ; 1 . Shkolla fillore "Metush Krasniqi" e Roganës, 1945 - 2000, me bashkautor, botuar me 2001 (300 faqe). 2 . Shkolla fillore "Metush Krasniqi" e Roganës, 2000 - 2005 (II), me bashkautor, Gjilan, 2006 (216 faqe). 3 . Pishtarët e shkollave shqipe në Dardanë (Kamenicë) I, Gjilan, 2006 (126 faqe). 4 . Pishtarët e shkollave shqipe në Dardanë (Kamenicë) II, Gjilan, 2007 (102 faqe). 5 . Gjimnazi Ismail Qemali i Kamenicës (1964- 2007) -I-" Gjilan, 2009 Monografi, ndërsa në librin e fundit: "Peizazhet e Fjalës", 2011, (155 faqe) trajtohen çështje nga: gjuhësia, letërsia dhe historia. Dr. Zeqir Demi lidhur me një monografi të Xhavit Kryeziu shkruan: "Brendia eksplikative e veprës, pyet për brendinë e njeriut dhe brendinë e kombit dhe njëkohësisht zbulon me stilistikë simbiozitetin e kombit me arsimin për t'i prekur në rrafshin e hapësirës së lirë kombëtare". Të gjitha këto vepra janë dëshmi e pasionit të tij, për librin, për krijimtarinë,dhe letërsinë. Në këto 1 mijë e dyqind faqe monografi, vetautor, dhe me bashkautorë, shkrimtari Xhavit Kryeziu, tregon përkushtimin e tij për të kaluarën, për të tashmen, dhe të ardhmen e popullit të tij. Në monografitë e Xhavit Kryeziut, janë me qindra figura të prezantuara, nga urtësia e tij prej krijuesi. Monografitë janë libra kundër harresës, dhe që ruajnë të shkruar shpirtin e kohës për studiues dhe trashëgim të kujtesës për brezat e ardhshëm. Unë kujtoj se, ai që di ta lexoj monografinë, dhe galerinë e pafund të figurave, ai do ta vlerësoj veprën e mirëfilltë të albanalogut, publicistit, shkrimtarit.

Rrustem Geci Dortmund

RRUSTEM GECI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SI KUDOPoezi nga FASLLI HALITI (09.10.2014)
INTERVISTË ME PROFESOR DOKTORE KLARA KODRANga ALBERT ZHOLI (09.10.2014)
JAM KRENARE - JAM SHQIPTARE!Poezi nga ERIOLA MARGJEKA (09.09.2014)
S'KA SI LOJA E BUZËVECikël poetik nga FASLLI HALITI (09.08.2014)
NJË FUNDVERE I TRISHTËNga ALEKO LIKAJ (09.06.2014)
SYTËProzë nga DRITA LUSHI (09.06.2014)
FRIKA E 'SHPËRBËRJES'Prozë nga QERIM SKËNDERAJ (09.04.2014)
ËNDRRAT E NDEZURA NË PRITË NA RRINË...Cikël poetik nga QAZIM SHEHU (09.04.2014)
'SHAKAXHIU'Tregim nga PËRPARIM HYSI (09.02.2014)
YLLI PRANË YLLIT SHNDRITPoezi të reja nga SOKOL DEMAKU (09.01.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]