VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - MBI FLOKËT E ULLUKËVEVëllim i ri poetik nga ADEM ZAPLLUZHA

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 10:47pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
MBI FLOKËT E ULLUKËVE
Vëllim i ri poetik nga ADEM ZAPLLUZHA

E Djelë, 09.14.2014, 08:48am (GMT+1)

  

ADEM ZAPLLUZHA

            



MBI FLOKËT E ULLUKËVE



















Redaktor:
Namik Selmani



Recensent:
Mazllum Baraliu


Lektor:
Namik Selmani








ADEM ZAPLLUZHA



                



MBI FLOKËT E ULLUKËVE







Shoqata e Shkrimtarëve
"Fahri Fazliu"
Kastriot, 2014

























Metafora e një libri që shkon drejt një rekordi

Mendime për librin "Mbi flokët e ullukëve" të poetit Adem Zaplluzha nga Kosova

Mbase letërsia që botohet sot dhe mungesa e një strategjie zyrtare po edhe në një formë tjetër e shpërndarjes së librit artisti, politik në trojet shqiptare, ka një "borxh" shumë të madh. Është një " borxh" sa zyrtar aq dhe moral ndaj lexuesve shqipfolës që ende kanë uri për librin mbarëkombëtar. Nëse nuk ka një garë zyrtare dhe të drejtë për secilin botim që bëhet me përjashtim të një konkursi në kuadrin e grupimeve të vogla shkrimtarësh, nuk ka edhe një numër të saktë për veprat e botuara në shkallë shqiptarizmi. Të gjithë përshtypjet që jepen për zhvillimin e letërsisë bëhen duke iu referuar vetëm disa autorëve dhe ata që nuk kanë mundësi që të qarkullojnë librat e tyre në këtë "xhungël" librore mbeten në hije. Ky përfundim më erdhi në mendje kur po lexoja faqet e librit më të ri të Adem Zaplluzhës e që edhe vete fytyrë skuqem që nuk kam arritur që t'i lexoj 100 veprat e tij në poezi. Duke llogaritur që poezitë e para i ka botuar më 1957 i bie që të ketë një biografi artistike letrare prej 55 vitesh.
Jam shumë i nderuar që mbaj sot peshën e madhe e të nderuar të bekimit të këtij libri. Autori i tij është Adem Zaplluzha dhe është i 96-ti në radhën e librave të botuar me poezi nga ky autor. Pas një kohe të shkurtër ku ai të sigurojë paratë e librave të shkruar (Ah, paratë e poetëve!) mi shkon 100. Një numër i lakmuar që ka Brenda vetes përkushtimin e madh ndaj poezisë.
E ka nisur këtë rrugë botimi në vitin 1974 kur ishte 31 vjeç. Pra e kishte kaluar adoleshencën poetike ( ku çdo gjë fluturon, hahet thotë populli ynë) e që nga viti 1974 e deri më sot bëhen gati 40 vjet e mesatarisht atij i është dashur të botojë rreth 4 libra me poezi në një vit. Në një vit ai ka botuar 19 libra e ka shkruar 25 të tillë. Ose po të heqësh vetëm 5 librat e parë që janë botuar nga viti 1974 deri më 2000 të gjithë të tjerët janë botuar për 13 vjet. Vetëm në vitin 2013 janë botuar 38 libra të llojeve të ndryshëm.
Në krijimtarinë e tij të këtij libri ashtu si dhe në të gjithë të tjerët është bashkëpunimi  mjaft i ngushtë që ai mbaj me Klubin e Shkrimtarëve " Fahri Fazliu" në Kastriot. Kjo komunë është vetëm pak kilometra larg Prishtinës.. Bashkë me lavdinë e merituar të këtij poeti tashmë kaq të njohur në këto treva edhe ata ndjejnë krenarinë që e kanë mes tyre bacë Ademin. Kastrioti është një komunë re, por ka krijues që kanë krijuar këtë shoqatë me poetë shumë të mirë dhe të motivuar për fjalën e mençur.
Nuk dua këtu që të bëj një analizë të hollësishme për të gjithë këto vepra që do të ishte shumë e lakmuar për lexuesit e trojeve shqiptare po edhe libri i tij i cili me një titull shumë intrigues ka ecur në vazhdën e librave të tjerë. Duke nisur që nga titulli kaq metaforik "Mbi flokët e ullukëve" Të gjithë poezitë janë ndarë në tre cikle me një logjikë të njëjtë "Kuajt e bardhë të erës", "Mbi flokët e ullukëve" dhe "Vdekja e zogjve" Në të njëjtën kohë poeti Zaplluzha është edhe social edhe patriot, edhe romantik edhe filozof me mesazhet që ai përcjell.
Nuk do të zgjatesha dhe aq shumë me analizën e këtij libri poetik që e bën atë një poet që mund të marrë edhe rekordin "GUINES" që të mos heqë edhe kureshtjen e lexuesve të shumtë të tij sidomos në Kosovë e në Diasporë. Në të gjithë takimet e poetëve të diasporës ai është i pranishëm dhe merr urimet e miqve të tij poetë nga të gjithë vendet e botës. Pa pyetur për moshën e tij që po shkon në kufirin e 71 viteve. Prej shumë vitesh ai e përkëdhel fjalën shqipe, e zbukuron me metaforat e tij të mrekullueshme. Një nga tiparet e poezisë së tij është frymëmarrja e madhe që ajo ka . Në të zë vend malli që është i pranishëm në vëllimet e poetëve të Kosovës po që në librin e tij ai nuk është i ngarkuar me nota trishtimi. Në të ka shumë dashuri dhe optimizëm. Ademi nuk i përket atyre poetëve qaramanë që i shohim duke vajtuar për jetën për mungesat jetës që përherë do jenë në këtë botë të madhe e të mbushur me aq halle. Jo, ai të merr për dore e të shton optimizmin për të jetuar. Mbase kjo ka lidhje edhe me jetën e tij tërë dhimbje, të cilën ai duhet ta jetonte me forcën e shpirtit të tij të paepur Në një poezi tjetër ai kërkon që të mos vringëllijnë armët. Edhe pse mosha e shtynë drejt nostalgjisë ai e jeton atë fort. Në llogoren e tij të vargut është një luftëtar shumë i mirë dhe meriton jo vetëm mirënjohjen e shqipfolësve jo edhe të pushtetarëve të të dy shteteve. Mbase nuk është e veçantë që të themi se një promovim i librave të tij të bëhet dhe në Tiranë për të bërë sa më mirë edhe qarkullimin e vlerave kulturore që krijohen në këto dy pjesë të kombit. Dhe besoj se do bëhet shumë shpejtë. Poezia e tij është larg folklorizmit, të rëndomtë. Në të njëjtën kohë duhet vlerësuar edhe për kulturën e madhe të rrëfimit.
Në poezitë e tij mund të gjesh në një kohë edhe Sizifin e mitologjisë edhe Gjergj Elez Alinë edhe Drinin edhe lumenjtë e Kosovës edhe borën e bjeshkës aq sa të krijohet përshtypja se je brenda një ylberi varfëror. Ky njeri që disa vite i ka kaluar në Korporatën Energjetike të Kosovës duket se kërkon tani që të ndajë dritën e shpirtit të tij të madh e të bukur e sërish duhet përgëzuar edhe klima krijuese në Klubin e Shkrimtarëve "Fahri Fazliu" që ka njerëz të tillë kaq vitalë Urime, Adem Zaplluzha! Mos t'u faroftë vargu i fjalëshqipes!


Namik Selmani, shkrimtar
                                Tiranë, 06 dhjetor 2013





























         









Kuajt e bardhë të erës
Cikli i parë






























KËTU VDESIN ZOGJTË
Kur hyra në qytetin e hijeve
Më priti një kovë e vjetër
Dhe miu endacak
I asaj shtëpie me shumë biruca

Njerëz të paqethur
Kush e di se kur kanë prekur
Fytyrën e trishtimit
Me brisk rroje

Këtu në këtë gëzhojë
Prej betoni kallkan
Asnjëherë nuk ka pas ujë kolonje
Për shërimin e plagëve
Të banuesve të ngujuar

Ku njerëzit shërohen me urinë
Në çdo prerje brisku        
Në shkumën e sapunit formohet
Një pikturë surrealiste





















Këtu vdesin zogjtë
Nga disa sëmundje banale
Kolla e keqe ka hyrë si hija e zezë
Nëpër lagështit e mureve
Ngordhin bubuzhelet
Ku pandërprerë lehin gardianët
Si qentë e moshuar nëpër stele

SI USHTARËT E METALTË

Trokas  çmendurisht
Trokas në dyert e mendjes sime
Nuk hapet asnjë deriçkë
Jashtë lehin të reshurat
S'ndalen së lehuri as mjegullat

Njerëzit gërvishtin njëri - tjetrin
Me gërvishtje majmunësh
Degët e shimshirit
Po puthen mbi dyshekun
E ekstazës së gjetheve  

Kaloj trotuareve të pista
Bubuzhelet vrapojnë shëtitores
Maratonën e fundit
Parakalojnë kontejnerët
Si ushtarët e metaltë
Dalin në shesh hipikët

Këto imazhe si nëpër tregime fantastike
I ngjyrosin buzët
Me bojë të zezë dheu
I ngjyrosin shpirtrat e hijeve
Dhe më pastaj
Konvertohen në ylbere inkandeshente



PASTAJ FILLOJNË TË ZBRESIN SHIRAT

Kur ngrihen drurët
Pemëve u shkurtohen degët
Nga acari i tepruar
Në shpirtrat e kallkanëve
Mbinë disa dimra të vegjël
Të mërzitshëm
U përngjajnë mizave të kalit  

Mjegullat ikin tej maleve
Fshihen
Hajdutçe i fshehin duart
Mes shpirtrave të pemëve
Dhe kur vjen koha
Si arinjtë e egër
Zgjohen nga gjumi dimëror

Pastaj fillojnë të zbresin shirat
Retë e purpurta dënesin
Vetëm loti i barit
Mund t'i përngjaj dënesje së mjegullave
Kur ikin si shtëllungat e hirit
Ngjashëm lejlekëve të verdhë






















Kështu janë dimrat te ne
Me burra të mërrolur  
Acari pëlcet si kripa në zjarr
Çatitë nuk mund të qëndrojnë në këmbë
Çdo ulluk vuan
Nga mbipesha e kallkanëve
NË SYRIN E VERBËR TË NATËS

Jam takuar me njerëz
Ngarkuar me gur në shpirt
Që kalonin pjerrtësinë e malit
Ma afshin e një trishtimi të padëgjuar
I përngjanin
Zogjve të verbër endacak

I takova edhe speciet e tjera
Duke rrëshqitur  udhëve të verdha
Si zvarranikët parahistorikë
Nëpër lëkurën e njomë të ditës
Rreziten epshet e vonuara të skamjes

Një burrë si lisi i kërrusur
Ecën rrugëve të leckosura
Me pallton e shqyer të stinës
Arkivolet si kasapët i mprehin dhëmbët
Dita paska hyrë
Në vallen e procesionit

Mbi një gur të zi rri ulur etja
Qanë tok me kaktusin
Fatin e mbërthyer të zhurit
Një dunë ngritur prej fjalëve që vrasin
Qëndron si hutini
Në syrin e verbër të natës






TË LUTEM IK NGA ËNDRRA IME

Të lutem mike
Mos ma zgjo sonte mallin
Lëre le të flejë me moshën të shtyrë
Të kujtohet
Kur dashuroja si i çmendur
Metaforat e flokëve të tua

Më lërë të lutem
Na lërë rehat sonte mua
Dhe mallin tim të fjetur
Mbase kanë ndryshuar kohërat
Do zgërdhihen njerëzit me ne

Të lutem ik nga ëndrra ime
Pse ma ngacmon plagën
Që me shekuj kullon në shpirtin tim
Lëre mallin le të flejë
Nëse zgjohen zogjtë e mendjes
Mund të më fluturoj kapaku i kresë
Të lutem ik nga ëndrra ime


TI ASKURRKUND

Nën stërkalat e shiut të kujtesës
Po bie një tjetër shi
Hëna e thyer në qindra copë
I shlyen rrugët e zhurit

Pritja ime nuk i përngjante heshtjes
E as pritjes së hijeve
Një mistere e së kaluarës
Rri varur në çengelet e mjegullave

Me kohë i ftuam meteorët
Në dyert e hapura nuk trokitën lejlekët
Ishin ato çaste të mbushura me helm
Mbi ullukët e dhembjes qanin zogjtë

Si zërin tim i ftova metaforat
Ti askurrkund
Vetëm palltoja e jote kishte mbetur
Si një lloj pengu nën akaciet e lagjes

Më duket se çdo pritje ishte e kot
Të kota ishin edhe ofshamat
Çdo tregim tjetër për kopshtin e pjeshkave
I përngjante një mashtrimi të hershëm
KAH PO IKIN SONTE

Më fal e dashur
Sonte nuk jam këtu
Kam ikur jashtë lëkurës sime
Kjo hënë e re
M'i ka mbërthyer këto kocka
Për mishin e një përralle të vjetër

Të thash se nuk jam këtu
Përse troket në mendjen time
Unë nuk di
Se si mund t'i hapi dyert
Që asnjëherë s'kanë qenë të mbyllura

Këto mjegulla të dendura
Po ma zënë frymën
Edhe frymëmarrja e pemëve
Disi po kollitet
Kush po troket sonte në mendjen time
Mos vallë është ringjallur "korbi"

Një natë si kjo
Mos ardhtë më asnjëherë
Po kam dhembje në kraharor
Më dhemb frymëmarrja
Kah po ikin sonte
Lejlekët e verdh të zhgjëndrrave







PËRSE VRINGËLLOJNË ARMËT

Çfarë do të thonë këto vringëllima armësh
Mos është çmendur bota
Që sonte po i shuguron emrat
E të vdekurve

Një zog i trishtuar si dimri
Një kohë të gjatë
Po rri në degët e thyera
Të dy mendësisë sime

Pranverat do të vijnë të pikëlluara
Si çdo herë
Por ky dimër i mbrapshtë
Nuk ka ndërmend të largohet

Përse vringëllojnë armët
Në mendjen e sëmurë të shtrëngatës
Dikush i shuguroi mbrëmë
Armët e një shekulli të panjohur









FAJSËSOJNË ÇDO KË  

Thonë se kam qenë çamarrok
Kurrë dy gur s'i lashë bashkë
Fjalët s'maten sot
As me okë
Kur përzihen me lëmashk

Njerëzit flasin çfarë u do shpirti
Për t'u treguar sa më bujar
Fajësojnë çdo kë
Po të jetë edhe Krishti
Vetëm mëkatin e vetë për ta larë

Kështu e ka
Dhe e ka pas ky soj
E kërkoj fajtorin përherë diku larg
Vetë notoi si tapa mbi ujë
Duke shkelur mbi çdo plagë
MEDITIMI I NJË SHPENDI

Kam një zjarrmi të madhe
Po të mundja
Sonte kisha me zbrazur kujtesën time
Si kovën e urinimit

Kjo gjendje
Nëpër të cilën po kaloj
Nuk mund të krahasohet
As me Ferrin e Dante Aligerit

Në testamentin e vdekjes
Muret e trishtuara    
Mbajnë në shpirt kohën e vrarë
Ndërtuar në kulla kallkanësh

Sa herë që hijet hynë mes tyre
Hapësirën e ngufate
Një tjetër hije më e zezë
Se sterra në qelinë numër shtatë

Kjo zjarrmi që po mbinë si lisi
Në shpirtin e kangjeleve
Është zjarrmia e natës së fundit
Në mendjen e shpendit të lirë
                      
                  Prishtinë, 26 shtator 2013



ÇAPKËNÇE KAM TROKITUR

Sa herë që vij në qytetin tim
Nën sqetull mbaj nga një ëndërr
Askënd s'njoh
Nuk më njeh askush
Kori i zogjve në pjergullën e kuqe
Vjelë ca kokrra rrush

Një dritare hapet
Kur tjetra veç mbyllet
Si në Adoleshencën time
Pas perdeve të Lumëbardhit
Fshihen vashat
Gurgullimat e qeshjeve
Derdhen kalldrëmeve
Kalaja me nostalgji prek lotin e erës

Nëpër rrugët e ngushta
Qenkan zvogëluar çatitë e verdha
Shiu imcak troket në kujtesën e xhamave
Dikur moti
Eh kur ishin kohërat e çapkënllëqeve
Çapkënçe kam trokitur
Në këto porta të mbyllura

ËSHTË NJË NATË E VONË

Sado që zbres këtyre shkallëve
Vjetët nuk ndryshojnë
Mbesin po aq sa janë
Mbase më bie më mirë të eci edhe pak
Sa qenka e shkurtë kjo rrugë
Kur kalojmë mes stinëve

Më duket se dje ishte pranvera
Kurse sot dimri
Po i shkulë rrënjët e pjergullave
Pa e provuar gllënjkën  verës
Një zog mbi çatitë fluturoi
Me një arkivol të hirtë

Sot erdhi një tjetër stinë
E bardhë
Si veladon kardinali
Skajshmërish e thinjur

Të moshuarit me bastun bredhi
Trokasin në dyert e kalldrëmeve
Trokasin pandërprerë
Nëpër dyert e luleve të çelura
Është një natë e vonë
Nuk hapen portat në këtë kohë

KJO BISEDË E GJATË
 
Në dhomën time të errët
Sonte kam kohë me bollëk
Asnjë send
S'do ta lë në vendin e vet
Do e trazoj rehatinë e kukullave
S'dua që askush të qaj mbi kokën time

Hapësira e mbushur me lagështi
Dhe mure të mykura
Bisedon me skeletet e hardhucave
Që për konak e patën
Rrjetin e merimangës së zezë

Kjo bisedë e gjatë
S'përfundon me kaq
Një arkivol hynë
Kurse tjetri lundron në ajrin
E shtrydhur nga gazrat

Në dhomën time
Paska ndryshuar orari i sendeve
Asgjë më nuk qëndron në vendin e vet
Dikush e mori pasqyrën e korridorit
Si mund t'i kreh tani
Flokët e thinjura të kohës






KJO DUNË E DHEMBJES

Përtej mureve të shtëpisë
Era çirret  si e përçartë
Kjo dunë e dhembjes
Troket për çdo natë
Si e çmendur në portat e mendjes

Kah t' ja mbaj
Ku të shkoj me këto duar prej rëre
Përtej kolonadave një zog rebel
Shkrihet në vajë
Me mallëngjim dënes
Për lotin e mjegullës fatprerë

Nuk dihet se
Kah na drejton kjo udhë
Te shevarët na presin
Edhe disa rrugë të tjera
Sa shumë paska helm
Kjo kërpudhë
Në gjysmë të rrugës vdiq pranvera












KUR TAKOHEN ME DRITËN

Më pëlqejnë trajtat e gjetheve
Kur lëvizin
Prej një dege në degën tjetër
Të mendimit

Lëvizin ngadalë
Si shpirtrat e pemëve
Në çdo hap krahasohen
Me zemrën e madhe të lirishtës

Kur takohen me dritën
Si frymëmarrja depërtojnë deri te rrënjët
Më pëlqejnë lojërat e gjetheve
Kur lozin nëpër lirishtë me sutat e egra  


PËRVEÇ MEJE

Sonte dua që vargu im kryeneç
T'i përngjaj shpirtit të Serembes
Të ngjitet murishtave
Si kërpudhat e mykura
Në kujtesën e një peme të tharë

Në çdo fjalë të shkruar
Të pikojnë si balsami shërues
Të pikojnë
Lirikat e tundjes së varkave
Që i përkasin vetëm Serembes

Ky varg i im kokëfortë
Nuk i përngjan vargut të askujt
Poet të tjerë
I  kushtuan ditirambe Serembes
Vetëm se vetëm
Që ishin më të trishtuar se ai

Sonte dua që vargu im kryeneç
Të mos i përngjaj askujt
Përveç meje
Që aq shumë u përngjaj
varkave që tunden në vetmi


SYTË E TUA

Sytë e tua të lëngëta
Mund të prekin sonte çdo skutë
Që fshihet në gjeografinë e shpirtit
Kaltërsitë janë aq të vogla
Sa që disa dete mund të shteren
Në imazhet e së nesërmes

Sytë e tua që aq thellë depërtojnë
Në kokrrat e klorofilit
Janë limane
Ku mund të ankorohen
Edhe anijet më të vetmuara

Nga sytë e tua si liqene yjesh
Shpërthejnë pamjet më inkandeshente
Që burojnë si lumenjtë
Që kurrë nuk shterojnë
Ne mendjet njerëzore

Sytë e tua prej gjelbërimi
Po ua marrin anën deteve
Sytë e tua
Që s'mund të krahasohen
As me  gjelbërimin e barit









FJALA E JOTE

Fjala e jote
Gjuha e mëndafshtë
Që i shëron të gjitha plagët e shpirtit
Si balsami shërues
Depërton nëpër fijet e dejve të mendjes

Fjala e jote
Melhemi i gjetur në eliksiret
E bujarisë së gjyshërve
I shëroi plagët e Gjergj Elez Alisë
Që i doli në bejleg bajlozit

Fjala e jote
Peng i fjalës së mjegullave
Që asnjëherë nuk ndryshoi
Nën peshën e mprehtë
Të gijotinës







ECIM TEJPËRTEJMES

Sa herë që na zë pikëllimi
Ne rendim si të dehur
Drejtë yllit tonë të gabuar

I thërrasim shirat
Nga ëndrrat e mjegullave
Shkulim stuhitë

Ecim tej përtejmes
U bëjmë konak yjeve
Nga rropullitë e qiellit
I shkulim trishtimet

Këto rendje maratonike
Sonte s'paskan të ndalur
Do ecim deri te lumi
Që nuk shteron asnjëherë
                 
Prishtinë, 27 shtator 2013
MBUSHE MIKU IM

Nuk do t'i cakërrojmë sonte gotat
Le të mbesin të mbushura
Me lot shiu
Ose me verën e vjeshtës së kaluar
Të thashë
Unë sonte dua të dehem me kujtime

Lëri këto imazhe të varura
Në qepallat e hënës
Ose fshihe në zarfin e kaltër
Nga kohërat e ikura
Sonte kam një tjetër mall
Që më përvëlon si zjarr

Mbushe atë gotë të kristaltë
Të dehemi sonte me pikëllimin tonë
Mbushe miku im
Mbushe me të kaluarën dhe të ardhmen
Ta pimë deri në gllënjkën e fundit
Helmin e gatuar me lot

Për fund mbushe me dhembje
Ta pimë sonte për shëndetin
E atit të birit e të shpirtit të trishtuar
Mbushe miku im
Mbushe gotën me pikëllim



KUAJT E BARDHË TË ERËS

Nuk më kujtohet se si
Por kemi mbetur të balsamosur
Në arkivolin e një druri
Përpos lehjes së yjeve
Asnjë zë tjetër
Nuk dëgjohet në këtë zgërbonjë

Kalojnë duke fluturuar zogjtë
Si hijet e murrme
Parakalojnë
Njerëzit prej bredhit të kuq

Me nga një parmendë druri
Galopojnë mezhdave të kafshuara
Kuajt e bardhë të erës
Te sinorët kanë dalë korbat
Dhe nuk pushojnë krakëllimat

Mes kolonadave të mermerta
Depërtojnë oktopodët
Si flokët e murrme të shtrezës
Po bien disa lloje shirash  
Të metalta























Po bien edhe meteorët
Një hije e zezë
Ia ka zënë frymën qiellit
Si mollët e kalbura
Sonte po këputen yjet








Mbi flokët e ullukëve
Cikli i dytë


























IK TË LUTEM
Në vend se të kthehesh te unë
Moj mike
Ik diku tjetër
Mos je e verbër vallë
Nuk je duke parë zgërbonjën       
Në shpirtin tim

Shko ku të duash
Vetëm në dyert e mia të thyera
Mos trokit
Se i frikon zogjtë e vonuar të stinës

Ik të lutem
Largohu si vitet e mia
Çfarë mund të të jam unë
Në këtë moshë të shtyrë
Ti nuk je adhuruese e poezisë

Ik nga kjo natë të lutem
Ti as që vëren se sa jam thyer
Po të mos i kisha pasur këto poezi
Do të vdisja nga uria




DËNESIN SI PEMËT
Oh ta kisha guximin e Migjenit
E t'i mëshoja një grusht
Këtij mali mitik
Do i shkulja
Edhe rropullitë e liqenit
Që po i përpinë
Peshkatarët e popullit tim antik

Këtu varkat si fëmijët qajnë
Kur ankorohen
Në kujtesën e gjetheve
Kurse gratë e peshkatarëve
Dënesin si pemët
Duke i pritur burrat

Nata dënes
Si sirenat e vetmuara
Rënkojnë  lulet e fishkura
Nëpër kopshtet
E shkundura të mollëve
Zbrazen shpirtrat
TË LUTEM ZGJATMA DORËN

Jam fundosur në ëndrrën time
Të lutem
Zgjatma dorën
Kjo rrugë e gjatë kah jam duke ecur
I ka mbyllur të gjitha dyert

Ti sonte po i përngjan merimangës së blertë
Deri në mëngjes
Je duke thurur rrjetin e mëndafshtë
Kurse në mbrëmje
I përtyp
Të gjitha speciet e krimbave

Të lutem zgjatma dorën
Kam të ftohtë
Mes këtyre kallkanëve
Po pjalmon një furtunë e zezë

Një pjalm i bardhë bore
Po ngrihet
Nën qerpikët ë lisave të murrmë
Po mërdhinë
Duart e zhveshura të pemëve

Të lutem mos më lërë sonte
Me këtë ëndërr të shthurur







PO MBINË DO LASTARË TË RINJ

Kanë vdekur drurët
pemët ecin kokulur si në procesion
Nëpër baladat e trishtuara kalojnë nuset
Pa duvak të bardhë

Asnjë gjethe nuk frymon
Lisat veshur në këmisha të zeza
Përzihen me brengat e pleqve
Ecja e të cilëve
U përngjan rrapeve kokëfortë

Pas kësaj vdekjeje të natyrshme
Nëpër sytë e malit
Po mbinë do lastarë të rinj
Në magjen e kujtesës
Duart e bardha të nuseve krenare
Gatuajnë bukën me pjalm dashurie
                         
Prishtinë, 28 shtator 2013
KU NJË MIZË E BEZDISSHME

Kjo dhomë e fjetjes
Sonte më duket se ka  një formë  
Krejtësisht tjetër
Ndryshon nga ajo siç dukej mbrëmë
Muret janë ngushtuar si këpucët prej lëkure

Një mushkonjë nuk pushon së gërvishturi
Nëpër të çarat e lagështa të dërrasave
Duhma e rënd
Me ingranazhet e saja të ndryshkura
Po rrëshqet nëpër shqisat e lënduara të ditës

Në qoshe të dhomës
Ku rrinë të varura tablotë surrealiste
Të piktorëve anonim
I kam lënë edhe çorapët  e shqyera
Me shpresë se do i arnoj Mona Liza

Një pamje post moderne në dhomën e gjumit
Qeshin çarçafët e ndrydhur
Te një çengel ku i vari pantallonat e lagura
Prej shirave imcak të vjeshtës
I paskam harruar
Edhe mendimet e shthurura
Ku një mizë e bezdisshme
Ushqehet me larva krimbësh


AJO PËRTYP EDHE GURIN

Kalëroj nëpër ëndrrat e mija
Duke jetuar kot
Mes intervaleve të shthurura të gjumit
I kërkoj hingëllimat e mjegullave

Prej një ëndrre utopiste
Zbres deri te shkalla e fundit të realitetit
Ku ballafaqohem me njerëz
Të cilit më së miri kafshojnë
Duke të qeshur në fytyrë

Një Lizë e shekullit të ri
Ka ikur nga korniza e metaltë
E memories
Dhe me një shiringë në dorë
Bredh nëpër rrugët e grisura të shpirtit
Vetëvrasës

Disa duar njomëzakësh të rrudhosur
Shtrihen si hijet e zeza
Përgjatë rrugicave deri te kontejnerët
Uria kokëforte nuk e pyet ndërgjegjen
Ajo përtyp edhe gurin
Sa për një ekzistencë banale
I TËRI KËSHTU SIÇ JAM

Kur mendoj
Nuk di se çfarë ngjan në kokën time
Por mendimet po fluturojnë
Si mizat e mërzitshme
Nëpër një vegsh të thyer

Shoh te një dunë
Se si zhduken detet e paanë
Malet i përngjajnë kokrrës së pluhurit
Në ecje e sipër njerëzit pjalmohen
Ose me një të prekur
Të mendimit
Zhduken si hijet e imagjinuara

Kur mendoj edhe unë më
Nuk mund të jem unë
Vetvetja ime ikën në disa drejtime
Nuk di se kah të shkoj
Ku ta kërkojë siluetën e erës
Në pjalmin e bluar të kokrrës së grurit
Ose në hapësirën e tejpashme

Por domosdo diku duhet të jem
I tëri kështu siç jam
Me të gjitha të ligat e mija
Mund të më gjeni mes vargjeve të shkruara




NË KËTË DIMËR PJALMUES

Nuk di më
Se cili jemi duke ecur
Përpara tjetrit
Por ne gjithsesi jemi në lëvizje

Bastunin tim e mundojnë ethet
Në këtë dimër pjalmues
Bënë aq të ftohtë
Sa që janë ngrirë edhe thonjtë e erës

Ecim rrugëve pranë njëri - tjetrit
Por jemi aq larg
Sa që s'na preken mendimet
Nuk më kujtohet koha kur u ndamë
Por ti më lë me vetminë time

Si hije kaloj shëtitoreve të fëmijërisë
Vetëm zogjtë e adoleshencës
Vijnë pas meje
Zogjtë
Dhe askush tjetër
Nuk troket në xhamat e kujtesës








2.
Me gishtat e mia të holla
Preki nëpër trupin tim
Mbase i paskam humbur
Të gjitha tregimet
Nuk di ku më mbeti këmisha e bardhë
E ku palltoja e dimrit

Kam të ftohtë
Më mërdhin flokët prej pjalmi
Kam shumë të ftohtë në këto çaste
Në vetmin time boshe
Çmendurisht po frynë disa lloje erërash
Sa po ma ngrinë kollën

Eci si një pemë e dehidruar
Pa asnjë rrënjë në shpirt
As ti nuk je në gjendje më të mirë
Sot po i përngjan degëve të lakuara
Të akacies së bardhë



MBI FLOKËT E ULLUKËVE

Kur patëm kohë t'i shprehim
Dobësitë tona
I vramë stinët para se të vinte bora
Dimri ishte një trishtim i ri për ne

Kallkanët e kristaltë vareshin buzë çative
Kur acari kalonte lakuriq
Nëpër shëtitoret e qytetit
Vashat i gjuanin në kontejner
Qeskat e najlonit me shiringa të  përdorura

Si pjalm bore lëshohej një lloj shtreze
Mbi flokët e ullukëve
Dimri veç kalonte rrugën e tij të gjatë
Kishte disa punë të pakryera me pranverën

Me një pallto të bardhë prej bore
Një dorë e fuqishme
I mbulonte mollët te kajsishtat
Pranvera si një lulebore
Pritet diku në fund të rrugës
Të çeli sërish një lule e re
Në shpirtin e madh të një peme
DIKU NË NJË HAN TË VJETËR

Medet nuk isha në gjendje
Që t'i shalojë kuajt e egër
Nata më rrëmbeu  
Trishtueshëm më rrëmbeu
Si nëna foshnjën
Dhe iku me një grusht malli në shpirt

Mëngjesi ishte diku larg
Shumë më larg
Se sa mendimet e mija të këputura
baballarët  pritnin në shtigjet e fjalëve
Që sa më parë
Të kthehen mërgimtarët

Ky gur i murrmë në trastën e kujtesës
Mbrëmë i përjetoi
Ofshamat e Drinit të Bardhë
Qante si një fëmijë ky lumë mitik
Nën rrënjët e shelgut të pikëlluar qante dita

Në shtegun e fjalës s'pushonte një tupan
Qante edhe honi i mbushur
Me pikëllim
Diku në një han të vjetër
Si trishtimi i shpirtit të lahutarit
Cijate një lahutë e vjetër

POETI I VËRTET

Fjala e poetit
Peshon më shumë se guri i Sizifit
Ai në heshtje bluan shpirtin e erës
Dhe nga fjalët e tij lindin vetëtimat

Kalorësve të verbër ua dhuron sytë e vet
Dhe si mjegullat hingëllon
Kur takohet me padrejtësinë
Më shumë se çdo gjë
I urren lajkat

Si uragani qesh
Me dyfytyrësinë e njerëzve
Është në gjendje ta pështyj diellin
Nëse nuk i ndriçon
Të gjitha pemët mbi tokë
Gjuan zotin me gur të stralltë të atdheut

Askujt nuk i përkulet për pekule
Shqelmon kurorën e famës
E cila s'ekziston në mendjen e tij
Poeti i vërtet
Edhe kur është në qivur
Ecën vertikalisht
Si rrapet e atdheut të tij
NË NJË DIMËR TË TILLË

Kur binte ajo borë e kuqe
Ne si minjtë vraponim nëpër shtëpi
Magjet ishin të djegura
Si kallamishtet e misrit në vjeshtë

Më shumë luteshim për një kafshatë buke
Se sa për Zotin
I cili na dukej i huaj
Ose as që nuk ekzistonte
Në zorrët tona të zbrazëta

Mbase ishte i ngimë
Sa që kur binte terri i zi i dimrit
I dëgjohej gogësima
Si ulërima  e ndonjë bishe të tërbuar

Në një dimër të tillë
E të gjatë
Kishim kohë ta bluanim
Edhe strallin

I urituri nuk pyet se si ta kapërdij kafshatën
Por a mund të gjejë diku
Në grumbujt e mbeturinave
Ndonjë krodhe buke
Që në netët e gjata t'i bëjë ballë dimrit









NATA

Zëri i saj
Si zëri i ndryshkur i një teneqeje
Sa herë që ja dëgjoja emrin
Në shpirtin e erës
Lindte një mbiemër tjetër

Mbi trupin e saj kalojnë
Lukuni shpirtrash prej hienave  
Nuk lë asnjë dëshmi kur zbret në hon
Është e paprekshme si frymëmarrja
Por në çdo hap ta zë frymën

Netët janë këtu të pabesa
Përngjajnë shpirtrave të ujkonjave
Edhe kur qeshin disi i rrudhin nofullat
Në çdo kohë të presin në pritë
Sulmojnë kur më se paku pret  njeriu
U THASH

Sonte po u përngjaj sendeve
Asnjë metaforë
Nuk më ka mbetur në xhepin e majtë
Ma morën edhe pallton e verdhë
Heshta mbase s'pata gojë

Nuk di a mund të quhem njeri
As pema e vjetër s'ndryshon aq shumë
Nga këto gjësende të hudhura
Që më rrethojnë

Sonte morën çfarë deshën prej meje
Ma morën edhe kujtesën
Këpucët e vjetra
Që i veshja vetëm për festa

Sonte nuk më kujtohet më
Ndoshta ishte një kohë tjetër
Kur deshën të ma marrin  dashurinë
Ajo e fundit që pati mbetur në mua

U thash
Morët çfarë deshët por dashurinë
Për Kosovën time
Kurrë nuk mund të ma merrni
                      Prishtinë, 29 shtator 2013



PJALMONTE NJË BORË E ZEZË

Ishte një kohë e trishtë
Kur rrija kacule mbi një gur
Rrija si një pemë pashpresë
Asnjë ëndërr
Nuk më kishte mbetur

Pjalmonte një borë e zezë
Mbi flokët e mija të thinjura
Pjalmonte skamja
Qëndroja me trastë dhe shpirt të zbrazur
Ku vetëm guri bisedonte me mua

Kishte edhe njerëz të tjerë si unë
Ishin të zbrazët si shpirti i erës
Pa asnjë ëndërr
Dukeshin tepër bosh
Sa shumë u përngjanin siluetave të zeza

Ende sot nuk e kam të qartë
Se çfarë ngjau me ne
Si shkabat fut fluturuan mbi trojet tona
Mbase ishim të përgjumur
Lejuam të na i marrin edhe ëndrrat













QAJ  SA TË DUASH

Për t'i mbushur sytë me lot
Shtrihu mbi shpatullat e Lumëbardhit
Ai t'i ledhaton edhe ëndrrat
Qaj sa të duash miku im
Këtu lotët
kurrë nuk shterojnë

Megjithëse ti nuk je varkë
Nuk u përket as gjësendeve
Thirre lotin e mallit dhe qaj sa të duash
Mos u turpëro o i gjorë
Në këtë boshllëk
Askush nuk të vëren







PËRSE SONTE TË SHKRUAJ POEZI

Pse të shkruaj sonte poezi
Kur mbi çarçafët e palara
Derdhet loti i saj i virgjër
Përzier me disa pikla gjaku

Kukulla e leckosur u shtri mbi aneminë
E fëmijërisë së dhunuar
Natën e  trishtë
E zuri një gjumë edhe më i trishtuar

Shëtitoreve enden siluete të dehura
Penxheret me drita të kuqe
Reklamojnë zërin
Dhe kërthizën e këngëtares anonime

Nën jastëkët që kundërmojnë bajgë
Fëmijët mbesin pa fëmijëri
Kur kjo kohë e shthurur djersitet
Përse sonte të shkruaj poezi











KY SOJ I PRISHTË

Ata që erdhën pa i ftuar
Nuk i përngjanin njerëzve
Erdhën e i vranë në majat e akacieve
Lulet e posa çelura

Këta njerëz në thonjëza nuk i përngjanë
As bishave
Kur dehen i  hanë kërthinjtë e vet
Nuk kanë as varre që t'i vajtoj dikush

Ky soj i prishtë
Vuan nga dizenteria e shpirtit
Këta njerëz të ligj vrasin edhe Hyjin
U përngjajnë maktheve
Sa që e gllabërojnë dhe njëri - tjetrin


KY ËSHTË UDHËTIMI IM MITIK

Nëpër këto binarë prej mjegulle
Unë do të mbërrij në shtëpinë time
Mos më prekni sonte
Ky është udhëtimi im mitik

Vij nga vendet tropikale
Ku zihet veja në rërën e zhuritur
Atje ku deveja vlen më shumë se njeriu
Po kthehem
Me zërin tim të fishkur prej lotëve

Nëse askush nuk më pret në qytetin tim
Me siguri do të më njohin varret
Ku ka njerëz që do ma shuajnë etjen
Me një gllënjkë trishtimi

Ata nuk më refuzojnë
Do më bëjnë konak
T'i pushojë këto kocka të sfilitura

Sa herë që hyja në shpirtin e metropolit
Nga qenia ime delte një tjetër shpirt
Si një zog i bardhë
Që i përngjan gjyshërve të mi epikë


ATË MELODI PREJ SHIU

Mikun tim poet
Në çdo kohë mund ta gjeni
Në shkallët e katit të tretë
Ku si një magjistarë i denjë
Fundoset në vetvete

Atij i pëlqen muzika e metaltë
Këndon një tjetër lloj kënge
Që nuk e kupton askush
Atë melodi prej shiu
Mbi teneqet e ndryshkura

Kur e zë uria
Etjen e shuan duke i shtrydhur shirat
Nga parmakët e dritareve
Dhe kënaqet deri në çmendi
Kur në lagështit e mureve
Bisedon me mushkonja

Në katin e tretë të kujtesës
Ndërtoi një çerdhe klandestine
Për lejlekët shtegtar
Dhe asnjëherë nuk doli bri shtegut
T'i dëgjoj këngët e turtujve



NGA TRISHTIMI I MERMERTË
Asgjë s'dëgjohet pos zhurmës së hapave
Eci me vetminë time
Nëpër qorrsokakët e së kaluarës
Pas meje
Si troku i kalit gërdallë
Dëgjohen gjëmat e shpirtit të bastunit

Nuk qenkam i vetëm
Edhe hijet e kërrusura të rrugëve
Çapiten nëpër shiun imcak
Të vjeshtës
Një pemë e egër i shkundi frytet
Në prehrin e gjelbërimit

Përtej vetmisë sime lehje mjegullash
Në qytetin e të vdekurve
S'ndalen protestat e arkivoleve
Nga trishtimi i mermertë
I një mbishkrimi
Filloi shkundja e pemëve të vonuara





NJË VARKË E TRISHTUAR
Ne i vizatojmë siluetat tona
Në zallin e përskuqur
Kur gratë e peshkatarëve i grithin fytyrat
Një hënë e re noton qiellit gri

Shëmtohen dallgët e kripura
Fanari fundoset në pikëllimin e shpresës
Dy varka të vetmuara në mol
Shkruajnë ditarin e një trishtimi

Sa herë që tërbohet ky det i mendjes
Në lotët e pulëbardhave të zeza
Përmbyten  hënëzat
Përmbyten duart pas kashtës së shpresës

Një varkë e trishtuar
Më e trishtuar se vetë vdekja po dënes
Si fanari i vetmuar pranë bregut
Presin nënat kthimin e premtuar

NJË PORTË E MBYLLUR NGA BRENDA

Kjo portë e mbyllur nga brenda
Rri ulur si pemët
Dhe shikon se si bien gjethet
Nën hapat e rënda të pelegrinëve
Parakalojnë pëllumbat si beduinët
E s'flasin me të

Një shi imcak troket nga brenda
Askush nga jashtë s'përgjigjet
Ky karvan pelegrinësh
Depërton me tërë forcën e fjalës
Deri te shpirti i një arkivoli të dehur

Përbrenda mureve me lagështi
Unaza e grindjes
Patërshanat prej fjalëve s'paskan të ndalur
Një erë e fortë vjeshte
Paska zënë pritë te dunat e trishtimit
Ose dimri i ka mbërthyer
Të gjitha shtigjet sonte

Një portë e mbyllur nga brenda
Vite me radhë
I  mëkon lotët e ndryshkur të drynit
                         Prishtinë, 30 shtator 2013
NJË VJESHTË E VDEKUR

Sonte po bien gjethet
Po vdesin zogjtë si perëndit
Po bien shirat nëpër vdekjet e gurëve
Dhe pas çdo loti
Lindin fantazmat e të gjitha ngjyrave

Lindin si fëmijët pa babë
Nëpër lagjet e varfanjakëve
Lindin trishtimet
Ku për çdo ditë
Këputen brinjët e Ademit

Kush nuk hynë në kopshtin e mëkatit
Mëkaton
Edhe njëherë më shumë
Se që mëkatojnë hijet e mykura

Këta lot katran
Që rrjedhin nga ky gur i zi
Po i përngjajnë rrëshirës së drurëve
Që mbinë nga mjegullat e zeza

Një lis i verdhë
Mbase paska mbetur mes shtrëngatës
Si një kërthi i braktisur
Po qanë me lot gjethesh














Sonte po vdesin zogjtë
Si poetët
Po vdesin edhe besimet
Po bien si shirat e mjegullave
Gjethet e fundit
Të kësaj vjeshte të vdekur







POÇARI

Më duket se si fluturat e bardha
Po afrohen hijet
Me hapa kardinali ecin mjegullat
Zogjtë e stinëve të harruara
Nëpër një vjeshtë të braktisur
Fluturojnë fshehurazi

Ky ritual i kësaj dite të egër
Parakalon shëtitoreve
Si lashtësia e njeriut ngarendin siluetat
Paskan reshur edhe meteorët endacak
Nëpër flokët e Lumëbardhit
Cicërojnë zogjtë e mjerimit

Zhaurima  e dallgëve bisedon
Me një pëllumb prej deltine
Poçari plak
Prej dheut të bardhë
Gatuan të nesërmen e dyshimtë
Të pemëve të shkulura


I HAMË FJALËT TONA
Secili prej nesh kur jemi të uritur
I hamë fjalët tona  
Kur nga sytë e gjetheve të njoma
Pikojnë shpirtrat
E zogjve shtegtar  
Trishtohemi si fëmijët çamarrok

Kalojmë nëpër rrugët asnjanëse
Të mendimeve të shthurura
Fjalive të shkruara
Ose të folura
Asnjëherë nuk ja vëmë pikën
Nuk ia lëshojmë
Anën as kokëfortësisë së erës

Kur para pasqyrës së thyer
Grindemi me vetveten
Besojmë se ia arritëm qëllimit
Por ngjan e kundërta
Në qeshjen ironike të amalgamës
Vdesin siluetat e fjalëve
                               
Prishtinë, 01 tetor 2013


DO I PËRNGJAJNË HIJEVE

Nëse njerëzit zgjohen pa ëndrra
Shirat do të jenë të hidhura
Nëpër zhgjëndrrat e lumenjve egërsisht
Ato çaste
Rrokullisen gurtë me sy të lëbyrë

Nga prishja e gjumit të myshqeve
Gjëmat do të jenë të pakontrolluara
Vallëzimet e algave
Do i përngjajnë hijeve
Që hajnisht përvidhen nëpër kujtesë

As retë s'do të mbeten
Pa u prekur nga një flamë
E egër të një nate të shthurur
Kollitjet e mjegullave do vijnë duke u shtuar
Si tërbimet e lumenjve

Asgjë nuk do të duket si më parë
Parashikimet e Nostradamusit
Do të zbehen
Si shpirtrat nëpër varre
Ku asnjëherë më nuk paraqiten
Mbrëmjeve të vona dritat fosforeshente







                                   











                             
                          







Vdekja e zogjve
Cikli tretë


































KJO NATË E GJATË

Kam frikë sonte
kam shumë frikë mos të mbetem lakuriq
Në këtë kotësi të hidhur
Pa ëndrrat e mija të fëmijërisë

Kjo natë e stërzgjatur
Me trishtime hijesh të zeza
Si ndërgjegjja e mykur
Po më rri mbi kokë

Qepallat e varura në mjegulla
Rëndohen si gurtë e mëkatit
Që peshojnë
Më shumë se shpirtrat e të vdekurve

Asgjë më në këtë sterrë
Nuk është si netëve të tjera
Po ma lëron shpirtin e virgjër
Ky gjumë i ngarkuar me makthe

Kjo natë e gjatë
E thikave të topitura
Nuk paska të sosur sonte
Duke i lëruar të gjitha kujtimet

MBI ASFALTIN E ÇARË
Nëpër pluhurin e qytetit
Si kuajt e egër vrapojnë taksitë
Dhe autobusët
Dita e zymtë e Prishtinës
Nuk i respekton shenjat e komunikacionit

Në çdo hap taksistët e egër
I shkelin zebrat e fshira prej lotëve
Mbi asfaltin e çarë
Njerëzit nëse ecin të shkujdesur
Nga skamja mbi trupin e tyre
Rrëshqasin  gomat e harxhuara

Nga rreziqet permanente
Të komunikacionit të çmendur
Nëpër shkollat e qytetit
Për çdo ditë
Pakësohet numri i nxënësve

Nëpër qoshet e shesheve
Dhe shëtitoreve
Si kërpudhat pas shiut kanë filluar
Të mbinë kurorat nga të afërmit
Dhe pushtetarët hipokrit










BASHKËJETESA
Ah miku im i fëmijërisë
Sa shumë dallojmë nga njëri - tjetri
Unë dhe ti

Vite me radhë
Ti bashkëjeton me miken tënde
Kurse shpirti im po plaket
Duke bashkëjetuar     
Mbi gjashtëdhjetë vjet me poezi   




NËSE KENI MUNDËSI
Kur të vdes
Mos më ngarkoni
Me lutjet e juaja të kota
Asnjëri prej jush
Nuk lutej për mua
Kur e kisha ngushtë në jetë

Nëse keni mundësi
Sillni në varrimin tim  
Një bandë të zhurmshëm
Le të këndojnë reperët
Deri sa të rrafshohet  dheu
Që nuk më lë të dal jashtë

Përndryshe nuk kam nevojë
Për lutjet e askujt
Jeta ime vertikale deri më sot
Nuk i përngjau asnjë zvarraniku
Andaj jetova
Dhe do të vdes vertikalisht




NETËT KËTU

Qe një kohë të gjatë
Qyteti im ka filluar t'i përngjaj
Fantazmave të Hamletit

Laviret nuk turpërohen
As nga baballarët
Si lakuriqtë e natës parakalojnë
Rrugëve të dhunuara
Nga mëkatet e njerëzve

Parakalojnë vashat e reja
Me gjokse artificiale
Mbushur me trishtim

Asnjë dimër nuk i frikon
Prej kërthize deri te gjunjët
Reklamohet
Një hieroglifë i zhveshjes orientale

Ky lloj malli me mish njeriu
Defilon trotuareve
Dhe kalldrëmeve Ilire
Shekuj me radhë










2.

Nëpër qepenat e dyqaneve
Si trishtimi rrinë varur
Lulet prej plastike që s'veniten
Asnjëherë nga trishtimi


Në qytetin tim hamamet e mbyllura
Zëvendësohen
Me hotele më luksoze

Ku mbi çarçafët e palara
Fishken lulet e njoma
Të të gjitha llojeve

Këtu netët
Paguhen me mish të freskët njeriu







VDEKJA E ZOGJVE
Vdekja e zogjve
Nuk i përngjan vdekjes së njerëzve
Nuk kanë as valixhe
Tëlarat i fshehin
Nën sqepat e thyera të lisave

As zogjtë nuk dëshirojnë të vdesin si njerëzit
Ata kanë një vdekje
Më groteske se çdo krijesë
Vdesin të lirë si mjegullat
Kur depërtojnë hapësirave të paanë

Vdekja e zogjve
Nuk është ikje nga kjo jetë
Por një fluturim madhështor
Dhe i mrekullueshëm
Për në brigjet e së nesërmes






TË LUTEM MOS MË ZGJO
Mos më nga në këto çaste vetmie
Më lërë të kaloj sonte
Nëpër të qarat e kujtimeve
Mbi dyqind vjet nuk jemi pa

Jetuam dikur
Mbase edhe sot bashkëjetojmë
Me ëndrrat tona
Çfarëdo që ishin ato
Na përkitnin vetëm neve

Të lutem mos më zgjo sonte
Më lërë të flejë
Me tërë bukurinë  e së kaluarës
Të cilën me xhelozi e rruaj
Në valixhen e grithur  të mendjes

I PËRBALLË STUHITË KJO KALA

Shpirtin tim të regjur
Nuk mund ta lëndoj askush
As vetëtima e rrufeja
Ajo qëndron si një zog mbi gëmushë
S'ka se çfarë i bënë as batareja

Kjo kështjellë e ngritur me gur
Përherë rri mbushur
Me dashuri
Në brendinë e saj valon një flamur
I shtetit tim Shqipëri

Kush mendon se zemra vritet
Troç po ju them gabim e ka
Prej brezit në brez
Përherë përtëritet
I përballë stuhitë kjo kala

Zemrën e mbushur me dashuri
S'mund ta lëndoj kurrë
As bomba atomike
Me kohë ka ditur nëna Shqipëri
T'i mëkojë burrat  
Me qumësht zanash dhe dashuri epike
                            
Prishtinë, 02 tetor 2013
   

E PËRGJËRON DRURIN

Na ikën stinët
Na iku koha
Pjalmi i të ligave
Helmon çdo plagë

Vijnë vërdallë
Këndej ca sorra
Në zemrat tona
Hapin vragë

Çdo dhembje kullon
Një lloj trishtimi
Shpirti vuan
Sa s'bëhet më

Tretet diku kënga
Zbehet gëzimi
Njeriu më
Shpresë nuk ka

I lutet Hyjit
E përgjëron drurin
Përpëlitet në jetë
Si zogu i vrarë
























Me thonj të paprerë
 E kruan trurin
Shket nga mendja
Nuk pran duke qarë







ECJA

Nuk do të ndalemi
Do ecim deri sa të mbërrimë
Në tokën e premtuar prej Hyjit
Mbase kjo nostalgji e lashtë
Askurrë nuk përfundon

Një merimangë e zezë në rrjetin e saj
Po e mbështjellë shpirtin e oazës
Devetë kanë mbetur të uritura
E të etura
Asnjë gllënjkë uji nuk buron
Nga kjo dunë e trishtuar

Shkurret e kaktuseve disi nuk frymojnë
Paskan filluar të ecin mumiet
Megjithatë
Sheshazi duken ikjet
Po ikën edhe toka e premtuar
Ndoshta edhe Zotat po e mohojnë vetveten


SA HERË QË IA BEHËN

"Ato bien erë tambël vedrash
njëqind vite larg
deri këtu në fund të botës"
                          Skënder Buçpapaj
                                       
                              
Edhe po aq trokëllima kuajsh të luftës
Sa herë që ia behën
Nëpër butësinë e maleve Tropojane

Zanat e mira
S'pushuan së mëkuari
Qumështin e bardhë të hënës

Kur nga sqepat e korbave
Të liga
Dëgjoheshin zërat e yjeve endacak

Lehnin edhe rrapet
Me një morfologji të stralltë
Ngrysej qielli i grisur

E bëhej erë e terr
Nga krakëllimat e sorrëshkinave


















Qanin drurët
Kur ia behën gjarpinjtë në Lugun e Vocit

Burrat i ndezën zjarret
Dhe kurrë më
Nuk pushuan pushkët e lirisë
Nga këto male
Ku zanat si sogjetar drite
I ftuan daullexhinjtë
T'u bien daulleve të kushtrimit
ASNJËHERË NUK MËSOVA

Nëse humba nëpër shëtitoret
E këtij metropoli
Më besoni
Nuk di se ku mund të trokas
Asnjëherë nuk mësova
Se cila dritare hapet e cila mbyllet

Këtu netët gjithmonë qenkan të hapura
Edhe rrugët e errëta
Po u përngjajnë hutinëve
Që rrinë me gojë të hapur
Ndoshta duan që sonte
Ta përpijnë skeletin tim

Nuk paskam se ku të fshihem
Nga shirat e dritave të neoneve
Këtu netët qenkan të shkurta
Po u përngjajnë mustakëve të dredhur
Të shkurtabiqëve

Më duket se njerëzit më nuk dinë
Se kah të strehohen
Ose s'kanë punë më të mençur
Përherë mund t'i gjejmë
Nëpër sallonet e bukurisë
Duke i krehur mendimet
NXJERRI  NGA XHEPI I ERËS
Kur ulem mes gjërave të vlefshme
Dhe atyre të pavlefshme
Kuptoj se sa vlen kapela ime
E cila si ushejza
Palosët në kokën e flokëve të thinjur

Nxjerri nga xhepi i erës
Mandolinën e vjetër të mjegullave
Dhe s'pushoj së kënduari
Derisa shkunden
Të gjitha degët e shirave

Netët në qytetin buzë Lumëbardhit
Kanë një tjetër trajtë ujore
Sa herë që bien kambanat
I frikojnë adoleshentët
Që enden mbrëmjeve të vona

Ose kur nga minarja si pëllumbi i egër
Lëshohet rrugëve të kalldrëmta
Ezani në një gjuhë të huaj
Të cilën
Askush nuk e kupton
Përpos zogjve
Dhe pëllumbave në ikje e sipër





BIOGRAFIA IME

Biografia ime
Mund të jetë hije letre të grisur
Ose gjethja e fishkur
Që noton teposhtë lumit
Pa pyetur askënd
I rrëmih brigjet e shpirtit të harlisur

Në disa raste ekstreme
I përngjan njeriut të urtë
E shumë më pak vetvetes

Kaherë e ka mësuar përmendësh
Alfabetin e ecjes zbathur
Nëpër qenien e trishtuar të vuajtjes

Sa herë që më pyet dikush
Unë me krenari flas
Për të kaluarën time të hidhur
E cila lëshonte shtat
Tok me popullin e vetë
Të burgosur
Nëpër  burgjet e vëllazërim bashkimit





















Të ju them troç  
Shumë pak popuj në botë
Kanë një biografi të poshtëruar
Si populli im Shqiptarë
Në një shtet kanibal
Që i hante fëmijët e vetë
Ndërtuam kulla e murana prej rëre
U PAMË DHE NUK MË NJOHËN

Nuk më kujtohet më
Se sa vite qensh i kaloi qençe
Bardhoshi i moshuar i lagjes sonë
Por nuk më njohu
Kur u takuam rastësisht

Edhe njerëzit më shikojnë
Si një person të dyshimtë
Askush s'thotë asnjë fjalë
Sa fortë po dhemb ky injorim

Më shikojnë me sy indiferent
Si një palë pantallona
Të braktisura në plehrat e lagjes

Kapërcejnë para hundëve të mia
Edhe të afërmit
Jo që nuk po më njohin
Por as s'më shikojnë në sy
Ec e rri në mes kësaj harrese
Ec e shko Kur s'ke se ku të shkosh
Shpeshherë mendoj
Se ku isha dhe çfarë bëra
Them me vetvete
Paska pas të drejtë bardhoshi i lagjes
                           Prishtinë, 03 tetor 2o13

SHËNIME BIOGRAFIKE PËR AUTORIN

       Adem Zaplluzha u lind në Prizren, më 1943. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje, ndërsa Akademinë Pedagogjike në Prishtinë. Një kohë punoi si mësues nëpër fshatrat Studençan të Therandës (ish Suharekës) dhe Hoça e qytetit, afër Prizrenit. Ndërkohë punësohet si përkthyes në Korporatën Energjetike të Kosovës. Me shkrime filloi të merret kryesisht me poezi që nga mosha e fëmijërisë. Rrugën letrare e nisi me vjershën e parë për fëmijë të cilën e botoi në revistën "Pionieri", më 1957. Si i punësuar në Korporatën Energjetike të Kosovës bashkë me shokët e punës dhe pendës themeloi grupin letrar "Lulëkuqet e Kosovës". Në Kuadër të punës së këtij grupi letrar qe botuar përmbledhja "Ngjyra e kohës", në të cilën u përfshi një numër i konsideruar i poezive të tij. Krahas krijimeve të publikuara në revistat për fëmijë, botoi edhe një serë shkrimesh nëpër gazetat e kohës që dilnin në Prishtinë dhe Shkup. Është anëtar i Lidhjes së shkrimtarëve të Kosovës, prezent në disa antologji dhe në librin Kosova letrare të poeteshës Monica Mureshan. Është prezantuar në Leksikonin e Shkrimtarëve Shqiptarë 1501-1990, nga Hasan Hasani, në Leksikonin Shkrimtarët Shqiptarë për fëmijë 1872 - 1995 nga Odhise K. Grillo, si dhe në librin Portrete Shkrimtarësh nga Demir Behluli, Prishtinë 2002. Në vitin 2013 Klubi i Shkrimtarëve dhe i Artistëve të Durrësit ia ndau çmimin e karrierës për kontributin në letrat shqipe. Jeton dhe krijon në Prishtinë ndërsa aktivitetin letrar e zhvillon në kuadrin e Klubit letrar "Fahri Fazliu", në Kastriot.























BOTIME TË AUTORIT

1. "Puthje", poezi, "Rilindja", Prishtinë,1974.
2. "Ecjet e viteve të mëdha", poezi, "Jeta e Re", Prishtinë 1995.
3. "Çamarrokët e Thepores", poezi për fëmijë, "Shkëndija",Prishtinë 1996.
4. "Muret", poezi, "Jeta e Re", Prishtinë, 1997.
5. "Morfologjia e dhembjes", poezi, "Faik Konica", Prishtinë,2000
6. "Ai vjen nesër", poezi, Qendra e Kulturës, Klubi letrar"Fahri Fazliu", Kastriot, 2oo7
7. "Letër nga mërgimi", poezi, Klubi letrar "Fahri Fazliu"Kastriot , 2007
8. "Letër nga mërgimi 2 " poezi, "Qendra e Kulturës", Klubi letrar , "Fahri Fazliu", Kastriot 2007
9. "Udhëndarja", poezi, "Qendra e Kulturës", Klubi letrar ,"Fahri Fazliu", Kastriot , 2008
1o. "Thirrje e gjakut", poezi,"Qendra e Kulturës", Klubi letrar, "Fahri Fazliu"Kastriot 2008
11. "Asgjë sikur molla", poezi, "Qendra e Kulturës", Klubi
letrar "Fahri Fazliu", Kastriot, 2009.
12. "Vesa në lotin tim", poezi, "Qendra e Kulturës", Klubi letrar "Fahri Fazliu", 2009,
13. "Puthja e gozhduar", poezi, "Qendra e Kulturës", Klubi letrar, "Fahri Fazliu", Kastriot , 2oo9.
14. "Kashelasha në vargje", poezi për fëmijë," Qendra e kulturës, Kastriot, 2oo9.
15. "Pema e bekuar", E përkthyer, Rumani, 2o1o.
16. "Bajraktarët e vatanit", poezi satirike, Klubi letrar, "Fahri Fazliu" Kastriot , 2010.
17. "Hijet e ndryshkura", poezi,"Qendra e kulturës", Kastriot,2010.
18."Stuhi në Kutulishte", poezi,"Qendra e kulturës", Kastriot,2010.
19. "Posa ikte nata", poezi, "Qendra e kulturës ", Kastriot,2010.
2o. "Loja e myshqeve", poezi,"Qendra e kulturës", Kastriot,2010.
21. "Lumëbardhi dhe gjëma", poezi,"Qendra e kulturës",Kastriot, 2o1o
22. "Metafora e heshtjes", poezi, "Qendra e kulturës",Kastriot, 2o1o
23. "Hyji në Prekaz", poezi,"Qendra e Kulturës", Kastriot,2010.
24. "Sinorët e hinores", poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot 2010
25. "Don Kishoti dhe Rosinanti", poezi, Shoqata  e Shkrimtarëve, Kastriot, 2010
26."Zjarri i dashurisë", poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2010
27. "Kur likenet vallëzojnë", poezi, Shoqata e shkrimtarëve-Kastriot, 2010
28. "Ditari në vargje", poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 201O
29. "Tingujt që nuk përfundojnë", poezi, Shoqata e shkrimtarëve Kastriot, 2o1o.
3o.  "Shtegu i mallit", poezi, Shoqata e shkrimtarëve-Kastriot, 2010
31. "Korniza e thyer"',Poezi, Shoqata e shkrimtarëve, -Kastriot, 2010
32. "Zgjimi i gjëmës",Poezi, Shoqata e Shkrimtareve-Kastriot, 2010
33. "Vallja mistike", Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2010
34. "Merre kodin",  Poezi për fëmijë, Shoqata e shkrimtarëve Kastriot,2011
35. " Letër atdheut" poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2011
36. " Tejdukshmëria e shiut", Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o11
37. " Përtej teje",poezi, Shoqata e  Shkrimtarëve-Kastriot, 2011
38. "Sa afër e sa larg" , poezi, Shoqata e shkrimtarëve-Kastriot, 2011
39. "Vallja e zanoreve", Poezi , Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o11
40. "Ikja e eshtrave", Poezi për të rritur, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o11
41."Kalorësit e mjegullave", Poezi, Shoqata e shkrimtarëve-Kastriot, 2012
42. "Hingëllimat e shiut", Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot 2012
43. "Kur pemët i ndërrojnë këmishët". Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot,  2o12
44. "Mirëmëngjes Imzot", Poezi, Shoqata e shkrimtarëve Kastriot, 2o12
45. "Kafshimi i mikut", Poezi satirike, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2012
46. "Atje tej maleve", Poezi, Shoqata e shkrimtarëve , Kastriot-2012
47. "Heshtja që del në shesh," Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve, Kastriot -2o12
48. "Portat e shpresës", Poezi, Shoqata e shkrimtarëve, Kastriot-2012
49. "Në dhomën time gjysmë të errët", Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o12
5o. "Kinse Lojë Shahu", Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o12
51. " Për çdo dekadë nga një baladë ", Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve Kastriot, 2o12
52. "Fusha e mëllenjave", Poezi, Shoqata e shkrimtarëve- Kastriot, 2o12
53. "E kujt është kjo vetmi", Poezi, Shoqate e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o12
54. "Mos pyet për adresën e lumit", Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve Kastriot, 2012
55. " Stoli në parkun vjetër" Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2012
56. "Urori i stralltë", poezi, Shoqata e shkrimtarëve Kastriot, 2o12
57. "Po të mos ishte fjala", Poezi, Shoqata e shkrimtarëve- Kastriot,2o12
58. "Thyerja e urave", poezi, Shoqata e shkrimtarëve Kastriot, 2o12
59. " Trokëllimat në gjumin e dallgëve", Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o12
60. " Në flokët e dëborës", poezi, Shoqata e Shkrimtarëve Kastriot, 2012
61. "Një grusht nostalgji", Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2o12
62. " Kur filluan të flasin njerëzit", poezi, Shoqata e shkrimtarëve- Kastriot, 2012
63. "Kur stinët kapërcejnë fshehurazi", poezi, Shoqata e Shkrimtarëve Kastriot,2012
64. " Lisi në rrënjët e veta" , Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve Kastriot 2o12
65. "Eca ecëm dhe do ecim", Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve Kastriot, 2o12
66. "Fëmijët e erës", Poezi, Shoqata e shkrimtarëve-Kastriot 2012
67. " Çast në fund të stinës", Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot-2012
68. "Si të flas me drurët", Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2012
69, " Më pëlqejnë mendimet e tua", Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot , 2012
70. "Andej dhe këndej kohës", poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot , 2012
71. "Zëri i heshtjes", poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o12
72. "Kush i lexoi letrat prej erës", poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2012
73. " Fluturimi i korbave në netët pa hënë", prozë poetike, Shoqata e Shkrimtarëve Kastriot, 2012
74. "Koha e ime dhe koha e jote", Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot , 2012
75." Diku te një baladë", Poezi, Shoqate e Shkrimtarëve Kastriot, 2012
76. " Sonte çdo gjë po i përngjan lotëve",Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve Kastriot, 2012
77 " Ky def prej hëne", Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2012
78."Pyesni zogjtë në ikje ",Poezi , Shtëpia botuese "Fahri Fazliu"- Kastriot 2013
79 " Fërfërimë gjethesh", Poezi, Shtëpia botuese "Fahri Fazliu", Kastriot- 2013
80. "Refrene yjesh", Poezi, Shtëpia botuese "Fahri Fazliu"- Kastriot, 2013
81. "Te delta e mjellmave", Poezi, Shtëpia botuese "Fahri Fazliu", Kastriot- 2013
82."Rinjohja", Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve "Fahri Fazliu"- Kastriot, 2013
83."Diku në fund të një fillimi", Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve, "Fahri Fazliu"- Kastriot, 2013
84."Makthi i hijes", Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-" Fahri Fazliu"Kastriot, 2013
85."Një zog prej uji", Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve "Fahri Fazliu"- Kastriot
86."Asnjë fjalë nuk frymon", Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve, "Fahri Fazliu"- Kastriot, 2013-
87."Daullet e një nate", Poezi, Shoqata e shkrimtarëve "Fahri Fazliu"-Kastriot 2013
88."Sytë e gurtë të erës", Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve "Fahri Fazliu"- Kastriot, 2013
89."Kur dehen perënditë" , Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve "Fahri Fazliu"-Kastriot -2013
90. "Fjetëm njëqind shekuj"Prozë poetike, Shoqata e Shkrimtarëve "Fahri Fazliu"-Kastriot , 2013
91."Krakëllimat e natës",Poezi, Shoqata e shkrimtarëve "Fahri Fazliu"-Kastriot, 2013
92. "Ndjekësit e enigmave", Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve "Fahri Fazliu"-Kastriot -2013
93. "Atdheu i paçmuar"Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-" Fahri Fazliu"- Kastriot, 2013
94."Psalm i harruar ",Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve, "Fahri Fazliu"Kastriot 2013
95,"Për kë po bie moj kambanë", Poezi  Shoqata e Shkrimtarëve "Fahri Fazliu"-Kastriot, 2013
96. "Mbi flokët e ullukëve", Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve "Fahri Fazliu" Kastriot 2013






PËRMBAJTJA

Kuajt e bardhë të erës - Cikli i parë .................. 11
Kur vdesin zogjtë .................................................. 13
Si ushtarët e metaltë .............................................. 15
Pastaj fillojnë të zbresin shirat .............................. 16
Në syrin e verbër të natës ...................................... 18
Të lutem ik nga ëndrra ime ................................... 19
Ti askurrkund ........................................................ 20
Kah po ikën sonte .................................................. 21
Përse vringëllojnë armët ....................................... 22
Fajësojnë çdo kë .................................................... 23
Meditimi i një shpendi .......................................... 24
Çapkënçe kam trokitur .......................................... 25
Është një natë e vonë ............................................. 26
Kjo bisedë e gjatë .................................................. 27
Kjo dunë e dhembjes ............................................. 28
Kur takohen me dritën .......................................... 29
Përveç meje ........................................................... 30
Sytë e tua ............................................................... 31
Fjala e jote ............................................................. 32
Ecim tejpërtejmes .................................................. 33
Mbushe miku im ................................................... 34
Kuajt e bardhë të erës ............................................ 35
Mbi flokët e ullukëve - cikli i dytë ..................... 37
Ik të lutem ............................................................. 39
Dënesin si pemët ................................................... 40
Të lutem zgjatma dorën ........................................ 41
Po mbinë do lastarë të rinj .................................... 42
Ku një mizë e bezdisshme ..................................... 43
Ajo përtyp edhe gurin ........................................... 44
I tëri kështu siç jam ............................................... 45
Në këtë dimër pjalmues ........................................ 46
2. ............................................................................ 47
Mbi flokët e ullukëve ............................................ 48
Diku në një han të vjetër ....................................... 49
Poeti i vërtet .......................................................... 50
Në një dimër të tillë ............................................... 51
Nata ....................................................................... 52
U thash .................................................................. 53
Pjalmonte një borë e zezë ..................................... 54
Qaj s të duash ........................................................ 55
Përse sonte të shkruaj poezi .................................. 56
Ky soj i prishtë ...................................................... 57
Ky është udhëtimi mitik ........................................ 58
Atë melodi prej shiu .............................................. 59
Nga trishtimi i mermertë ....................................... 60
Një varkë e trishtuar .............................................. 61
Një portë e mbyllur nga brenda ............................ 62
Një vjeshtë e vdekur .............................................. 63
Poçari .................................................................... 65
I hamë fjalët tona .................................................. 66
Po i përngjajnë hijeve ............................................ 67
Vdekja e zogjve  - Cikli i tretë ............................ 69
Kjo natë e gjatë ..................................................... 71
Mbi asfaltin e çarë ................................................. 72
Bashkëjetesa .......................................................... 73
Nëse keni mundësi ................................................ 74
Netët këtu .............................................................. 75
2. ............................................................................ 76
Vdekja e zogjve ..................................................... 77
Të lutem mos më zgjo ........................................... 78
I përballë stuhitë kjo kala ...................................... 79
E përgjëron drurin ................................................. 80
Ecja ....................................................................... 82
Sa herë që ia behën ............................................... 83
Asnjëherë nuk mësova .......................................... 85
Nxjerri nga xhepi i erës ......................................... 86
Biografia ime ........................................................ 87
U pamë dhe nuk më njohën  ................................. 89














 





  Katalogimi në botim (CIP)
  Biblioteka Kombëtare e Kosovës "Pjetër Bogdani"

 
 
821.18-1

Zaplluzha, Adem
      Mbi flokët e ullukëve  / Adem Zaplluzha.  - Kastriot : Shtëpia Botuese  " Fahri Fazliu", 2014. - 101 f. ; 21 cm.

Shënime biografike për autorin : f. 90-98

ISBN 978-9951-664-15-8
    

ADEM ZAPLLUZHA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DITËT E DREJTËSISËTregim nga QAZIM SHEHU (09.13.2014)
KTHIMI I BABAIT NË SHTËPITregim nga ALEKO LIKAJ (09.13.2014)
NGROHTËSIA E SHPIRTIT POETIK TË KOZETA NUSHITNga Prof. dr. ESHREF YMERI (09.13.2014)
QORTIMI Poemth nga FASLLI HALITI (09.12.2014)
SUPERTITANIKUProzë nga QERIM SKËNDERAJ (09.11.2014)
SHKRIMTARI XHAVIT KRYEZIUEse nga libri në dorëshkrim, „Një jetë domëthënëse“ kushtuar intelektualëve të RoganësNga RRUSTEM GECI (09.10.2014)
SI KUDOPoezi nga FASLLI HALITI (09.10.2014)
INTERVISTË ME PROFESOR DOKTORE KLARA KODRANga ALBERT ZHOLI (09.10.2014)
JAM KRENARE - JAM SHQIPTARE!Poezi nga ERIOLA MARGJEKA (09.09.2014)
S'KA SI LOJA E BUZËVECikël poetik nga FASLLI HALITI (09.08.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]