E Shtunë, 04.27.2024, 02:21am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
AI LUM KURRË S'MA PRISHI GJUMIN
Cikël poetik nga PATRIK SADIKAJ

E Djelë, 11.23.2014, 11:29am (GMT+1)



GURGULLIMA E ËNDERRAVE

Një lum i vogël poshtë
shtëpisë atje në fshat
ma gurgullinte ëndrrën
e vogëlisë shprestare
Tani jam rritur, e ëndrrat
gurgullima e jetës i ka
hedhur, në atë lumë që
kurrë s'ma prishi gjumin...

MIRAZH

U shkërmoqën dallgët
në shkretëtirën tartare
U kthyen në një pikë
pa formë, uji të avullt
Dielli, nuk e pa dot
pasyqrimin sy më sy
Po ç'them unë kështu?
det në shkretëtirë! Eh,
duhet të kem parë
thjeshtë një mirazh

FRIKË

Shtëpia ime është
aty ku gozhda ngulet
për të varur hartën...
e kam të lehtë ta gjej
strehën time, e kam
pasur gjithmonë kollaj
Pork am pasur gjithmonë
Frikën se mos dikush e
tërheq hartën e brishtë
dhe gozhda e vrazhdë të
ma shqyejë vendlindjen

MËNGJES...

Është qetësi, po kush foli?
Kush lajmin sonte e la jetim?
Natës kush ia theu qafën
e hënën e ndau më dysh?
Yjet ku shkuan pse u fikën,
A mos ndoshta drita u nxi?
Nga doli zëri që kob mbolli?
Pse qiriu tymaxhi u shkim?
Ndali ora, nata sytë i mbylli
heshtje varri, veç gjumë ka
Nata iku e theu qafën e zezë,
por dielli mbi male nuk u pa

UNË DHE MALI

Jam i mërzitur...
s'kam pse e fsheh
më dhëmb zëmra
nuk e shmang dot
padrejtësia më vret
ma merr shpirtin
po prapë s'kam fuqi
s'kam bre një grusht
që t'i bie malit fort
ta shemb përtokë
ta shkel nën këmbë
ta pështyj në surrat
ta ha me dru e dhe
dua ta shkul prej toke
ta kthej në mal pa fe
jam bre i mërzitur
po malit skam ç'ti bëj
është më i forte ai
me mua bën si trim
më thotë hapur atë
që dhe vetë e di mire:
"Ti nuk ekziston, je hiç"
Hijerëndë shkel syrin
plot shpërfillje të forti
plot tallje prej pushteti
më nënshtron, më mbyt
më kthen gurë pa dhe
ai më ha, më përpinë
e unë s'kam ç'ti bëj
eh! ka të drejtë mali
unë popull, ai shtet
unë hiç. ai gjithçka
i forti fiton gjithmonë
po të fortë e bëme NE

MALOK QYTETAR (Unë jam Gegë)

Shpesh herë nën zë miqtë,
malok më thonë
kafshojnë gjuhën se unë mos
i dëgjoj mendimin
Nuk e thonë me gojë por me
mendje
Eh! Kjo ma shton hidhërimin...
Malok!
Pse jo djalë malsie, se dreqi
e marrtë!
Unë gegë jam e s'kam frikë
ta them
Unë prej bukurive të maleve
jam e do jem
Por njeri si gjithë të tjerët dhe
unë jam
Ani bre ska asgjë se nuk u rrita
në qytet
Prej maleve erdha vetë e ia dola
po besa, vetë
Madje atyre që malok më thonë
shumë shpesh
Dal e u tregoj rrugët e pluhrosura
Në kët qytet

FËMIJËVE TË Mi
(Do e kuptojnë kur të jenë prind si unë)

Ndjej një dëshirë që se përmbaj dot
Është si flaka e zjarrit që s'fiket kurrë
Mjaltimi që s'ma jep as mjalti vetë
Frymëmarrja që s'ja vodha as malit
Ledhatimi më i latuar se ai i zanës
Sytë më të ndritur se të shqiponjës
I shoh tek rriten e me ta nuk ngihem
Është si sofra që nuk zbrazet kurrë
Ujë në buzë, e mua prap më pihet
Diell mëngjesi që natën ma ndrit
Kjo është lumturia kur bëhesh prind
Eh pra unë jam tre herë prind sot
Shumzojeni të gjithë ndjesitë me tre
Besojeni miq, i lumturi jetoj si prind

SHPRESË DIMËRORE

Uuu. mëngjes i hershëm dimëror,
akull I ftohtë
Sytë ndizen xixë menjëherë nga
uji dëborë
Është dimër, kohë e ftohtë shumë,
është acar
Dhoma nuk është më e nxehtë
se dimri
Dhe këmbët më pak të ngrira
se hardhia
Është dimër, normalisht kam
veç ftohtë
Vishem hollë, me një cipë vese
që të pret
Po dal, po për ku se punë s'ka
t'më presë
Po dal se nuk rri do në shtëpinë
e akullt
Mbase dimri e akulli më japin pak
Shpresë

BISEDË ME VAJZËN

Çfarë lodhje sot, - u ankova
në shpi
Më dëgjoi vajza ime që gati
më rri
Ja lexova në sy shqetësimin
njomëzak
Pata frikë se mos mbushej
në vaj
Unë i qesha ngadalë për ta
qetësuar
Sytë më tradhtuan, s'ka për të
më kuptuar
buzët e saj diçka mërmëritën
nën zë
Duart e saj ndryshe ledhatuan
të mijat
Është 10 vjeçe por unë e kam
si shoqe
Nuk i mbaj të fsheta, sekrete a
të vërteta
Është ëngjëlli im me motrën e
të vëllanë
Për ta jetoj, për ta punoj ditë
dhe natë
E ndjeva si borxh t'i them të
vërtetën
E dashur bijë, babai ska gjë, e
ka me jetën
E ka ajo fajin, ne thjesht rob të
saj jemi
Që të rriteni ju pa halle me të
lufte kemi
më pa gjatë me sytë e pafaj
gati në lot
më theri fort trishtimi i saj plot
shkëlqim
Por prej syve pashë shpresë,
gjeta shpëtim

LIRIA QË I VRASIM VETES

Duam liri! E duam dmosdo!
Po çfarë duam?
Liri pra! Ajër pa kufij
Ç'farë do të thotë kjo?
Liri, more liri!
Po cilën liri duam?
Atë që vetës ia mohojmë
Ta vrasim frikën që na vret
Dëshpërimin që na mbyt
Vobektësinë që na gjunjëzon
Liri pra, liri
Jo lirinë që s'na e japin të tjerët
Lirinë që vetës ia burgosim në frikë
Atë frymëmarrjen e thellë
Sa oqeani i pafund
Deri ne fund të qiellit që s'ka formë
S'ka cak as mbarim
Ta mundim veten
Ta bëjmë një hiç frikën
Dëshpërimin, varfërinë
Të fitojmë luftën me veten
Ta nënshtrojmë ndrydhjen e shpirtit
Ta lëshojmë të lirë në fluturim

LIBRI I JETËS

Titulli më ndolli
Hyrja më tërhoqi
Fletët e para më
gëzuan
Faqet e mesit më
lodhën
Kapitulli i fundit një
mundim
Te faqja e fundit u
dëshpërova
Mbylla kapakun
Nuk lexova më

SHIU I SHPIRTIT

Është kohë e bukur
Jashtë bie vetëm shi
Pikat e ujit mbi tjegulla
Me ndezin një zjarrmi
Pikat e lotit lagin shpirtin
E në zemër bëhen hi
Une gjethet e zgërlaqura
çaj i bëj mali I bëj për ty
bien pikat e shkreta, bien
në tjegulla kërcasin fort
lotët si rrëke rrjedhin
shpirtin e mbytin në vetmi
si lum zëmërimi në zemër
thahen lumenjtë e zemërimit
gjethët shqyehen nga pemët
në gotë kam vetëm çajin e zi
është kohë e bukur jashtë
por në boshllëkun tim ka shi...

PASQYRA E PLAKJES

Ndonjëherë, jo gjithmonë, mendoj!
Ulur diku në cep të dhomës gri...
Me muzikën e lojrave të fëmijëve
si muza të mendimit tim në vesh
Ndonjëherë e kam menduar vërtet
Si do jem kur mosha të më rrekejë?
Kur të mos jem më ky që jam sot
I mbyll sytë dhe rrudhat imagjinoj
Një shkop të vyshkur në dorë dhe
ca këmbë të dehura krah tij shoh
Të gjitha detajet më vijnë në mend
Por jo imazhi që do kem i plakur krejt
Sytë futur thellë ndër minierat e jetës,
buzët e rrudhura që shurbin kafenë
A thua se një lumë kalon ndër to?
Një pikturë dot vetes nuk ia bëj jo
Si do jem kur ora të më vijë të shkoj...

OPTIMIST DERI NË PESIMIZËM

Më akuzojnë se jam pesimist
Që jetën e shoh errët sterrë
Në fakt ata që këndojnë poezitë
e mia ndoshta se kanë kuptuar
pesimizmi nuk është një teori
Nuk keni aspak të drejtë more
Mbase tek unë s'keni besim
Unë jam optimist i lindur
Jam më shumë seç duhet
Optimist deri në pesimizëm
Kjo e ngatërron pak punën

NATYRË E QETË...

Monopatet përplasen ndër fusha
Si dashnorë të urryer ëmbëlsisht
Dielli thyhet në rrezet e tij
Si armiqtë ndër beteja
Toka ia përplas në fytyrë
gurët dallgëve
Deti shkëmbin bën copë e çikë
Nata, ditës i jep dritë
Ajri i pafundësisë na mbetet në fyt
Si hala e peshkut lejlekut
Mishi i drenushës së bukur
në dhëmbet e luanit
njerëzit, jo si kafshët
në fyt halë kanë njëri-tjetrin

HIJE

Një pellg i pisët me sy ia bëntë
diellit
Rrezes si pasqyrë, nuk donte t'i
shërbente
Dielli rrugën pa fund, indiferent
vazhdoi
Në mes pellgut la veç hijen time
të lodhur
Nuk më pëlqeu pasqyrimi plot
me baltë
E një shkelm pellgut, me inat ia
dhashë
Pellgu qeshi me hijen time, po
me inat
Nuk e tha, por e dëgjova kur më
përshau
Vazhdo rrugën, ik qyqar i ngratë
plot baltë

ERMITI I HARRUAR

Jam eremit! - thashë gati me zë
Por prapë gojën, vetes ia mbylla
Po ç'ermit zeza unë i shkreti njeri
Unë as qytetarë nuk u bëra dot!
Po zëri më kapi sërisht për fyti
Dua të jem zëri i një eremiti!
Kështu më mbyti, kështu më tha
Eh more zë i shkretë, zë qyqar
Iu përgjigja unë gati në të qarë
Eremit nuk bëhet dot një shqiptar
Ne jemi, të tillë kemi lindur dikur
Por rrugës ne harruam cdo gjë
Harruam se jemi popull, jo turmë

FLETA E FUNDIT

Thonë se Jeta është
një libër me shumë fletë
herë herë me shumë pak
Ashtu është, e bukur...
e thartë dhe e ëmbël...
e hidhur dhe pa kuptim...
e zezë si shkronjat e librit
e bardhë si fleta e letrës
është një libër që duke
e jetuar shkojmë pa e
kuptuar te faqja e fundit

NATË DASHURIE

Është mesnatë,
shtrirë i vdekur
pa gjumë në sy
me puthje ngrirë
atë puthjen tëndë
dhuratë lamtumire
përvijuar në buzë
buza jote akull
me ftoh, më ngrin
më vdes ngadalë
është mesnatë
puthja më gërvisht
buzët e gjakosura
gjumë nuk kam
ti më s'më ngroh
unë vetëm fare
ti nuk e di se si
është natë pis
e zezë, pa fund
unë jam vetëm
ti veç lamtumirë

LOTET E SHPIRTIT

Ca pika shiu ranë vrik
ndër duar
Të nxehtë si dhimbja
që lëshuan
Në sy nuk kishte asnjë
pikë uji
Lotët kishin dalë nga
shpirti
S'më njomën, më dogjën
PATRIK SADIKAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TRI POEZI NGA MICHAEL AJZENBERGPërktheu: FASLLI HALITI (11.22.2014)
KUR SHEH TË RRËZOHEN GJETHET E ËNDRRAVECikël i ri poetik nga REXHEP SHAHU (11.22.2014)
APOKALIPTIKEProzë nga QERIM SKËNDERAJ (11.22.2014)
UNË ISHA ATYTregim nga PËRPARIM HYSI (11.21.2014)
DRITË, PAQE DHE DASHURIPoezi nga L. HOUSMANPërktheu: FASLLI HALITI (11.21.2014)
AI ECTE ME DIELLIN E LIRISËCikël poetik nga KUJTIM MATELIKushtuar gjithë shqiptarëve që i pritën me armë e urrejtje pushtuesit fashistë e nazistë (11.20.2014)
UNË NUK KAM NDRYSHUARPoezi nga SERGEJ ESENINPërktheu: FASLLI HALITI (11.19.2014)
PËRPOS LEHJES SË YJEVE ASNJË ZË TJETËRKatër poezi nga libri “Mbi flokët e ullukëve”Nga ADEM ZAPLLUZHA (11.18.2014)
POEZIA E VETME PËR GRUANNga FATBARDH RRUSTEMI (11.17.2014)
LULE GJARPRICikël poetik në trevargëshe nga QAZIM D.SHEHU (11.17.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]