VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - DJEMTË E LIRISË SË BURGOSUREse për librin e shkrimtarit, Kadri Rexhaj, „Pikëtakime letrare“Nga RRUSTEM GECI

                                                                                      

E Premte, 05.10.2024, 09:27am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
DJEMTË E LIRISË SË BURGOSUR
Ese për librin e shkrimtarit, Kadri Rexhaj, „Pikëtakime letrare“
Nga RRUSTEM GECI

E Shtunë, 12.06.2014, 11:30am (GMT+1)


     KADRI REXHAJ

Shkrimtari, publicisti, ish i burgosuri politik, veprimtari dhe patriot i radhëve të para për çlirimin e Kosovës, Kadri Rexhaj, këto ditë doli me libër të ri, "Pikëtakime letrare". Me këtë libër të eseistikës moderne shqiptare, shkrimtari Kadri Rexhaj, e begaton letërsinë tonë të bukur me një vepër të mirëfilltë. Veçanti të librit, "Pikëtakime letrare" janë; stili i shkrimit, estetika e kuptimeve, dramaturgjia e përgatitjeve dhe përmbajtja e veprimit për luftë finale. Esetë e shkrimtarit Kadri Rexhaj, janë mesazhe veprimi dhe kulturimi, se ku fshihet e vërteta, dhe pse duhet të luftojmë.

Jam i dashuruar i së bukurës, shprehet poeti Rexhaj. Poetikë e kam kokën, shpirtin dhe zemrën. Unë i kam dy të dashur të mishit dhe të gjakut tim, Atdheun dhe motrën e tij, Lirinë. Pa këta të dashur të shpirtit e të mendjes, mua do më merrej goja, do më zihej fryma...Ky libër i botuar nga Radio Kosova e Lirë, i bën nderë edhe botuesit, edhe lexuesit, edhe autorit.

Libri i Kadri Rexhajt, "Pikëtakime letrare", shtrihet në një hapësirë shkrimesh në 64 ese. Në këtë libër gjeografia e atdheut tonë, hapet përmes krijuesve të vullnetit kryengritës të shqiptarëve për liri, pavarësi, dhe bashkim kombëtar. Që në faqen e parë të librit me ese, "Pikëtakime letrare", shkrimtari Kadri Rexhaj, zëshëm shpalon dashurinë e tij për artin, për letërsinë, dhe përcaktimin e vetes së tij në beteja.

Për një popull qytetërues si ky i yni, pushtimi ishte poshtërim i rëndë. Prandaj, gishti në këmbëz për Çlirimin e Kosovës ishte i nevojshëm dhe i domosdoshëm. Shkrimet e mia shprehet shkrimtari Rexhaj, para se t´i realizoj si art, i kam konceptuar dhe artikuluar si porosi, thirrje, mobilizim...Unë kujtoj shprehet autori i librit "Pikëtakime letrare", se me arsim të mirëfilltë gjeopolitik dhe historik, shqiptarët janë në udhë të mbarë që t´i rikthejnë tokat e tyre të humbura.

Fjala kryengritëse në letërsi është ndërgjegjje e shkrimtarit, muziktarit, piktorit, artistit, dhe ndërgjegjje e gjithë patriotëve që përfshihen në luftën për çlirim. Libri i Kadri Rexhës, "Pikëtakime letrare", është përmbledhje esesh, që nga De Rada i madh e deri tek shkrimtari i zëshëm, Ahmet Qiriqi.

Kadri Rexhaj u lind me 7 shkurt 1949, në Cercë të Burimit. Është magjistër i shkencave filologjike. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Veprimtaria krijuese dhe patriotike e shkrimtarit Kadri Rexhaj është e gjerë dhe me taban kombëtar. Shkrimtari Kadri Rexhaj, deri më tash ka botuar këto vepra; 1 . Kosovë, gurrë e bardhë, 2 . Fati i luleve ( monografi për Jusuf Gërvallën ), 3 . Pushkë lajmëtare ( monografi për Edmond Hoxhën ) 4 . Dervish Shaqa ( monografi ), 5 . Pikëtakime letrare, dhe 6. Thirrjet e kohës.
Në këtë libër autori na sjell një portretizim të krijuesve shqiptar. Bardhësia shpirtërore e poetëve shqiptar hetohet edhe në vargjet me plagë betejash dhe luftash. Nuk ka shkronjë shqipe që nuk është përballur me armikun pushtues, dhe me djemtë e lirisë së burgosur. Libri i Kadri Rexhajt, "Pikëtakime letrare", i takon llojit të eseistikës kryengritëse.

Në çdo betejë shkruan autori, fjala dhe flamuri ishin të parat. Fjala kryengritëse e brezit të autorit Rexhaj, ishte nevojë dhe domosdoshmëri, për të zgjuar masën milionshe të popullit tonë kundër pushtuesit.

Gjërat që kanë ngrohtësinë e diellit unë i pelqej shumë shkruan shkrimtari Kadri Rexhaj. Unë kudo e ndiej këtë tokë, pëshpërimat dhe dhimbjet e saj. Në shpirtin tim prej shkrimtari kurrë si kam bërë strehë marrëzisë. Jeta pa dashurinë e atdheut për mua është e zbrazët dhe e pakuptimtë. Pa idenë krijuese të bashkimit, çdo gjë do mbetet e vogël dhe midis vogëlimave.

Nuk mjafton të jesh nën hije, e të bëhesh shkrimtar. Jeta nën pushtues do që ta bësh dorën grusht. Ambient lufte dhe krengritjesh ishte e tërë jeta ime dhe e brezit tim shprehet shkrimtari, Rexhaj. I frymëzuar nga betejat e poemave të shkrimtarëve të rilindasve tanë, Kadri Rexhaj, në librin "Pikëtakime letrare", na e jep një peisazh mbresëlënës të letërsisë sonë të bukur. Me kujdesë i kam lexuar ëndrrat e mia, ujqërinë e fqiut armik, të tashmen time të ardhshme, dhe të kaluarën time të tashme.

I frymëzuar nga një grusht i këtillë i popullit kryengritës si dhe nga betejat e poemave të shkrimtarëve dhe rapsodëve tanë më të mirë, me librin "Pikëtakime letrare", shkrimtari Kadri Rexhaj, na e ka dhënë një dimension të veçantë letrar dhe një tablo me peisazh ndezës të letërsisë sonë të bukur. Uroj autorin Kadri Rexhaj, për këtë libër të mrekullueshëm. Sukses o i nderuari shkrimtar!

RRUSTEM GECI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
HISTORIA E SHALUAR NGA HIJACikël poetik nga ANTON PAPLEKA (12.05.2014)
MUSTAFA GREBLLESHI E MALLI PËR TIRANËN (12.05.2014)
ME KRIJUE NË SHQIPNI NJI RRYMË JETE SHPIRTNORENga At ANTON HARAPI (12.05.2014)
ISMAIL KADARE - HISTORIA E VERTETE E RAMIZE GJEBRESE (12.04.2014)
VENDI I SHQIPONJAVEProzë nga QERIM SKËNDERAJ (12.03.2014)
POGANIKUKujtimit të Orhan Jaupllarit*Tregim nga PËRPARIM HYSI (12.03.2014)
LUIGJI LOREKIO DHE DE RADA, PËRKTHIMI I PARË NË SHQIP I DANTESNga MOIKOM ZEQO (12.02.2014)
MUZG NË MALEPoezi të reja nga QAZIM D. SHEHU (12.02.2014)
DËGJOVA NJË ZË NË ZËMËRCikël poetik nga PANO TAÇI (12.02.2014)
JAM FUNDOSUR NË ËNDRRËN TIMEADEM ZAPLLUZHA, Katër poezi nga libri “Mbi flokët e ullukëve" (12.01.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]