VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - DY POEZI NGA MARIJA KONOPLJAPërktheu: FASLLI HALITI

                                                                                      

E Premte, 05.10.2024, 05:24pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
DY POEZI NGA MARIJA KONOPLJA
Përktheu: FASLLI HALITI

E Djelë, 12.07.2014, 10:05am (GMT+1)


      MARIJA KONOPLJA
             (1983)



 



NDAL E DASHUR NDAL!

ndal bukuroshe ndal!
ende nuk kisha ardhë kurrë kështu
shiko, demiurgu shpërtheu në dënesje
pas shpinës sime
apo janë këmbët e mia
groposur deri në gju?
krahët u qullën gjer në kockë
petalet u hapën të gjitha
zambakut në mes
nuk i kisha bërtititur kurrë kështu
shikomë nga lart
digjmi sytë me një cigare
veshët e mi nuk do të dëgjojnë asgjë
vetëm se
ti më kap pothuaj nën tavan
tavani nuk mjafton!
më ço
drejt buzës së greminës së pragut të dritares
ndal bukuroshe!
dëgjo:
ende nuk kisha ardhur kurrë kështu
demiurgu është duke vdekur
pas shpinës sime
bukuroshe ende nuk kisha  qarë kurrë kështu                       




 

NJË NATË E MREKULLUESHME VERORE

një natë të mrekullueshme vere
(Papritmas kuptova
se unë edhe ti nuk do të shihemi më
për disa ditë.
kush e di nëse ti `
do të kujtohesh
për të )
unë përgjioj në dritaret e apartamenteve
në grykat e holleve
(ç'mendon për mua.
dhe për mua së paku të mendoje
ndonjëherë)
pas meje ecën një njeri
i cili kthehet nga kantieri
(Ç'do të bëje ti
nëse më ndodhte
diçka.
dhe si e tillë, është e mundshme) `
ardhje papritur e paranojës.
një makinë kalon pranë
një zhele muzike
(do të doja
që të dehesha me ty
pikërisht atje në atë kafene verore) `
gara e frikës.
u fsheha
në një grykë, tashmë. `
zhurma e zakonshme e ujit
e një ndjenje të nxehtë të thyer,
zagushi.
shkova vetëm
të marr cigaret
(Unë dua të di
nëse do të kujtohesh
për këtë, ti)

Përktheu: FASLLI HALITI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DJEMTË E LIRISË SË BURGOSUREse për librin e shkrimtarit, Kadri Rexhaj, „Pikëtakime letrare“Nga RRUSTEM GECI (12.06.2014)
HISTORIA E SHALUAR NGA HIJACikël poetik nga ANTON PAPLEKA (12.05.2014)
MUSTAFA GREBLLESHI E MALLI PËR TIRANËN (12.05.2014)
ME KRIJUE NË SHQIPNI NJI RRYMË JETE SHPIRTNORENga At ANTON HARAPI (12.05.2014)
ISMAIL KADARE - HISTORIA E VERTETE E RAMIZE GJEBRESE (12.04.2014)
VENDI I SHQIPONJAVEProzë nga QERIM SKËNDERAJ (12.03.2014)
POGANIKUKujtimit të Orhan Jaupllarit*Tregim nga PËRPARIM HYSI (12.03.2014)
LUIGJI LOREKIO DHE DE RADA, PËRKTHIMI I PARË NË SHQIP I DANTESNga MOIKOM ZEQO (12.02.2014)
MUZG NË MALEPoezi të reja nga QAZIM D. SHEHU (12.02.2014)
DËGJOVA NJË ZË NË ZËMËRCikël poetik nga PANO TAÇI (12.02.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]