E Djelë, 05.05.2024, 01:57pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
KALËROJ NËPËR ËNDRRAT E MIA
ADEM ZAPLLUZHA – Katër poezi nga libri “Mbi flokët e ullukëve”

E Martë, 12.09.2014, 09:30am (GMT+1)



KU NJË MIZË E BEZDISSHME

Kjo dhomë e fjetjes
Sonte më duket se ka një formë  
Krejtësisht tjetër
Ndryshon nga ajo siç dukej mbrëmë
Muret janë ngushtuar si këpucët prej lëkure

Një mushkonjë nuk pushon së gërvishturi
Nëpër të çarat e lagështa të dërrasave
Duhma e rënd
Me ingranazhet e saja të ndryshkura
Po rrëshqet nëpër shqisat e lënduara të ditës

Në qoshe të dhomës
Ku rrinë të varura tablotë surrealiste
Të piktorëve anonim
I kam lënë edhe çorapët  e shqyera
Me shpresë se do i arnoj Mona Liza

Një pamje post moderne në dhomën e gjumit
Qeshin çarçafët e ndrydhur
Te një çengel ku i vari pantallonat e lagura
Prej shirave imcak të vjeshtës
I paskam harruar
Edhe mendimet e shthurura
Ku një mizë e bezdisshme
Ushqehet me larva krimbësh

AJO PËRTYP EDHE GURIN

Kalëroj nëpër ëndrrat e mija
Duke jetuar kot
Mes intervaleve të shthurura të gjumit
I kërkoj hingëllimat e mjegullave

Prej një ëndrre utopiste
Zbres deri te shkalla e fundit të realitetit
Ku ballafaqohem me njerëz
Të cilit më së miri kafshojnë
Duke të qeshur në fytyrë

Një Lizë e shekullit të ri
Ka ikur nga korniza e metaltë
E memories
Dhe me një shiringë në dorë
Bredh nëpër rrugët e grisura të shpirtit
Vetëvrasës

Disa duar njomëzakësh të rrudhosur
Shtrihen si hijet e zeza
Përgjatë rrugicave deri te kontejnerët
Uria kokëforte nuk e pyet ndërgjegjen
Ajo përtyp edhe gurin
Sa për një ekzistencë banale


I TËRI KËSHTU SIÇ JAM

Kur mendoj
Nuk di se çfarë ngjan në kokën time
Por mendimet po fluturojnë
Si mizat e mërzitshme
Nëpër një vegsh të thyer

Shoh te një dunë
Se si zhduken detet e paanë
Malet i përngjajnë kokrrës së pluhurit
Në ecje e sipër njerëzit pjalmohen
Ose me një të prekur
Të mendimit
Zhduken si hijet e imagjinuara

Kur mendoj edhe unë më
Nuk mund të jem unë
Vetvetja ime ikën në disa drejtime
Nuk di se kah të shkoj
Ku ta kërkojë siluetën e erës
Në pjalmin e bluar të kokrrës së grurit
Ose në hapësirën e tejpashme

Por domosdo diku duhet të jem
I tëri kështu siç jam
Me të gjitha të ligat e mija
Mund të më gjeni mes vargjeve të shkruara


NË KËTË DIMËR PJALMUES

Nuk di më
Se cili jemi duke ecur
Përpara tjetrit
Por ne gjithsesi jemi në lëvizje

Bastunin tim e mundojnë ethet
Në këtë dimër pjalmues
Bënë aq të ftohtë
Sa që janë ngrirë edhe thonjtë e erës

Ecim rrugëve pranë njëri - tjetrit
Por jemi aq larg
Sa që s'na preken mendimet
Nuk më kujtohet koha kur u ndamë
Por ti më lë me vetminë time

Si hije kaloj shëtitoreve të fëmijërisë
Vetëm zogjtë e adoleshencës
Vijnë pas meje
Zogjtë
Dhe askush tjetër
Nuk troket në xhamat e kujtesës

2.
Me gishtat e mia të holla
Preki nëpër trupin tim
Mbase i paskam humbur
Të gjitha tregimet
Nuk di ku më mbeti këmisha e bardhë
E ku palltoja e dimrit

Kam të ftohtë
Më mërdhin flokët prej pjalmi
Kam shumë të ftohtë në këto çaste
Në vetmin time boshe
Çmendurisht po frynë disa lloje erërash
Sa po ma ngrinë kollën

Eci si një pemë e dehidruar
Pa asnjë rrënjë në shpirt
As ti nuk je në gjendje më të mirë
Sot po i përngjan degëve të lakuara
Të akacies së bardhë


ADEM ZAPLLUZHA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NË NDERIM TË 70 VJETORIT TË ZONJËS VIVRANga Prof. dr. ESHREF YMERI (12.08.2014)
DY POEZI NGA MARIJA KONOPLJAPërktheu: FASLLI HALITI (12.07.2014)
DJEMTË E LIRISË SË BURGOSUREse për librin e shkrimtarit, Kadri Rexhaj, „Pikëtakime letrare“Nga RRUSTEM GECI (12.06.2014)
HISTORIA E SHALUAR NGA HIJACikël poetik nga ANTON PAPLEKA (12.05.2014)
MUSTAFA GREBLLESHI E MALLI PËR TIRANËN (12.05.2014)
ME KRIJUE NË SHQIPNI NJI RRYMË JETE SHPIRTNORENga At ANTON HARAPI (12.05.2014)
ISMAIL KADARE - HISTORIA E VERTETE E RAMIZE GJEBRESE (12.04.2014)
VENDI I SHQIPONJAVEProzë nga QERIM SKËNDERAJ (12.03.2014)
POGANIKUKujtimit të Orhan Jaupllarit*Tregim nga PËRPARIM HYSI (12.03.2014)
LUIGJI LOREKIO DHE DE RADA, PËRKTHIMI I PARË NË SHQIP I DANTESNga MOIKOM ZEQO (12.02.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]