E Djelë, 04.28.2024, 09:58pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
ZGJEDHJA
Poezi nga QAZIM SHEHU

E Shtunë, 01.10.2015, 10:39am (GMT+1)


ZGJEDHJA

Kjo valë dhe flokët e tu
Tallaziten në ethe,
Mua një pah flu
Më rrëmben i etur.
Kjo valë tek ky liqen,
Këto flokë në erë,
Liqeni thellësinë e bjen
Në një mundim plot poterë.
Ose hidhu e mbytu në të,
Ose kap flokun porsi valë,
Në thellësinë e saj që shkërbe
Mbytu pa fjalë...

MIZANTROPI
Dashuria për një njeriun ka një çmim,
Punë të vetes duke lënë,
Jeta dridhet në harbim,
Shtigjet të shkathtit i kanë zënë.
Duhet paguar ky çmim
Qoftë dhe gabimisht,
Buçet koka në gjëmim
Të zgjedhjes së trishtë.

Se rrallë ndesh  njeri
Dashuri të meritojë,
Alcesti gjeti me dinakëri
Selimenën ta dashurojë.

Dhe kur kuptoi se nuk e donte
Kur pa egon e  gabuar
Urrejtjen ngriu  dhe shkonte
Veten duke mashtruar...

BALTA
Baltë e shpresë së rreme,
Na gabon gjithnjë,
Pa parë kopshtin e tokës së ëndrrës
Filizart,  shpërthyes pa zë.
Vemje, shushunja nëpër zezona,
Vijnë pranë, buzëqeshin,
Na vjedhin ndjenjat pa një lot,
Duke na lënë peshën.
Peshë të ndjesive të harbueme
Pse s`mundën të kuptohen drejt,
Dhe presim shtërngatat e tërbueme
Ta heqin baltën, harrojmë filizin krejt.
Dhe kur kujtohemi për filizin,
E kërkojmë baltën me gjithë zë,
Një ëndërr të tërë ngjizim,
Dhe balta vend zë...

HAPI
Sa herë në gjurmët tona
Një shkrumb yjesh drithërit,
Ndërkaq mbrëmjeve të  vona
Fohtësi yjesh na çmerit.

U kërkojmë zjarrin, ku e çuan,
Dritë e ftohtë na përqeth,
Dhe shkrumb i yjeve zjarrin ruan
Për hapin që vjen drejt nesh...


NGJYRA
Kjo fletë mëllage ruan
Ngjyrën pa xhelozi.
Ngjyrat këtu u shuan
Me therori.
Të rrish nën të ia vlen,
Ngjyrat e handakosura pa parë,
Po hap vështrimin e  të gënjen,
Një sy që hapet  plagë e çare...

QAZIM SHEHU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
VESAPoezi nga JUAN RAMON JIMENEZPërktheu: FASLLI HALITI (01.10.2015)
A DO TA PËRBALLONIM JETËN VETËM ME AJËR, UJË E DRITËVILHELME VRANARI HAXHIRAJ, fragmenti II nga romani 'Loja e mëkatit' (01.07.2015)
TOMSONI DHE KUÇEDRAPoezi nga FAN NOLI (6 janar 1882 - 13 mars 1968) (01.07.2015)
POEZI E FRYMËZIMIT TË PANDALSHËM, NË DRITËN DHE TISIN E GËZIMIT TË PAFAJSHËM DHE TRISHTIMIT TË BUKURNë prag të 70 vjetorit të poetit të shquar Ndoc (Anton) PaplekajPërgatiti: LULZIM LOGU (01.06.2015)
NJË PORTË E MBYLLUR NGA BRENDAADEM ZAPLLUZHA - shtatë poezi nga libri “Mbi flokët e ullukëve” (01.06.2015)
IA DORËZOVE ERRËSIRËSFragment nga romani “Loja e mëkatit”Nga VILHELME VRANARI HAXHIRAJ     (01.05.2015)
MODA 'LAKURIQ'Prozë nga QERIM SKËNDERAJ (01.04.2015)
KRISTOFORIDHI MBI SHQIPËRINË, GJUHËN DHE PËRKTHIMET E SHKRIMEVE TË SHENJTANga MEMLI KRASNIQI (01.04.2015)
ARIXHESHKATri poezi nga QAZIM SHEHU (01.03.2015)
DOLI LIBRI MË I RI I POETIT BRAHIM AVDYLI - POEZI TË VESHURA ME PETKUN E DHIMBJESNga Prof. Mr. MUHAMET ROGOVA (01.03.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]