E Premte, 05.03.2024, 04:38am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 

FUSHA E SHTRIRË E GJOKSIT TËND ZGJATET SI LËKURË DAULLEJE

Poezi nga ALICIA SUSKIN OSTRIKER


E Djelë, 08.28.2011, 11:07am

Drita normale asnjëherë nuk vret ndonjë gjë./ Kur e rrezatoj dashurinë drejt teje/ Mos u zhyt. Nuk është prej plumbash./ Mos u mundo të shtiresh si Super-njeriu./ Nuk është prej kriptoni./ Ajo që drita normale dëshiron dhe ëndërron/ Gjatë fluturimit është se si e përballon/ Një objekt: çdo foton e imagjinon këtë/ Ashtu siç imagjinojmë ne portat, që hapen ngadalë/ kur fluturojmë drejt tyre, në kopshte,/ lulëkuqet dhe bozhuret duke e zgjeruar gojën./ Ajo që faktikisht ndodh tek drita:/ Godet një sipërfaqe, ca copëza bëjnë rikoshetë/ Dhe vazhdojnë rrugën, disa janë të thithura/ Dhe kthehen në dritë, vetëm kaq./ Ashtu është zakonisht. Por disa ecin/ E flakërojnë përbrenda shpellës së kuriozitetit/ Që është lulishtja e dritës, antiteza e dritës,/ Dhe prej një imazhi./ Nganjëherë një objekt godet/ Aty ku ka sy, do t’i shohim./ Ëndrrat e ndritura të saj.

DO VIJË, DO VIJË NJË DITË ORA E SHQIPTARIT

Poezi nga ARSHI PIPA (1920-1997)


E Enjte, 08.25.2011, 05:41pm

Lamsh na perlane -- çka mundëm me rrëmbye/ prej teshash vrik -- e na stivuen si thasë/ ndër kamjona, me shqelma tue na rrasë;/ prangat ndër duer, për s'mbrapshti, ashtu mbërthye

sa mishi u-nxi mbas pake e u-fry me plasë;/ mandej për kame e gjoks litarin nye/ tri herësh na e përshuen, tue u-dërkrye/ ma keq mbi ke u-angue a desh t'u flasë.

E mbasi kryen, rrethuen nënkolonelin/ qi gjithe at kohe kish ndenjun tue soditun/ fetyrat tona t'ajtuna, t'gërdheshna

nën klithmat e pazâ... Ishin djersitun/ e fshiheshin me nge. E mbante belin/ njeni tue qeshë me llanet e përveshna.

ARDHJA E DYTË E JEZU KRISHTIT

Cikël poetik nga GABOR MANDY (Hungari)


E Shtunë, 08.20.2011, 09:54pm

Ka një faqe interneti për gratë kineze./ Po e hap. Të gjitha janë të bukura./ Sa shumë beqare, zemra të vetmuara,/ Sa keq. Pa burra!/ Më vjen keq për ta po si mund t’i ndihmoj?/ Nuk mund të martohem me të gjitha./ Nëse do të mundesha, çfarë do t’u ndodhte/ aq shumë vejushave kur të vdisja./ Lule-letre të mira, flutura,/ do t’ju kënaq të gjithave, një nga një./ Do të jem vetëm i juaji, për njëzet minuta,/ duke ju shikuar me radhë, pa bërë zë./ Kam dëshirë të isha i pasur, të blija një tokë./ Një sipërfaqe të madhe, kam menduar./ Atje do të mblidheshim të gjithë së bashku,/ të formojmë bashkësinë e njerëzve të vetmuar.

INJAC ZAMPUTI KUJTIME PËR NDRE MJEDËN
E Mërkurë, 08.17.2011, 02:59pm
 

***

Studiuesi Injac Zamputti (1910-1998) ka kaluar gjashtë vite si mësues me Dom Ndre Mjedën. Këtij takimi, por edhe ndikimit që ai pati në jetën e tij, i ka kushtuar disa kujtime, pak prej të cilave po i sjellim më poshtë

Pak kohë përpara se ta takoja Mjedën në Kolegjën Saveriane, ai kishte rënë në marrëveshje me komunitetin jezuit që të jepte lëndën e letërsisë në klasat e Liceut. Kjo gjë kishte tingëlluar si diçka e çuditshme, pasi dihej se në rininë e vet, Mjeda kishte qenë pjesëtar i Urdhrit Jezuit dhe pastaj ishte larguar.

GOOD MORNING NIAGARA
NGA VEHBI SKËNDERI


E Djelë, 08.14.2011, 08:15pm

Nëse ka vërtetë EDEN, siç thonë, ti stjuardesë bjonde vjen EKSPRES prej Parajse./Po pse vëren e trishtuar, si hëna në akasje?/Sytë si dy Bajkalë, flokët shkarë mbi shpinë si ujvara./Unë, sa të takoj, të puth lehtazi dorën e vrik të çuçurit te veshi si unazë:/“Good morning Niagara!”

RUBAIRAT

Nga OMAR KHAJAMI (1048-1131) përkthyer nga FAN S. NOLI


E Djelë, 08.07.2011, 03:52pm

-1-

Natën kur flinja, më tha shpirti: "Pi!
Në gjumë dhe në Varr s'ka lumëri;
Ngrehu! Sa rron, zbras Kupa dhe puth Çupa;
Ke shekuj që të flesh në qetësi".



NJË BURRË I SHËMTUAR QË KA RËNË NË DASHURI

Cikël poetik nga SKËNDER RUSI


E Martë, 08.02.2011, 09:51pm

Ti je më e bukur se sa duhet,/ (Është një bukuri/ pothuajse e frikshme!)/ Por nuk mund të ndodhë,/ s’mundet,/ T’u japësh nga bukuria jote/ të gjithëve!/ Mua më mjafton/ qoftë edhe fare pak,/ Aq sa mund të ketë/ një bukuri e zakonshme!/ Edhe meteorët/ digjen atje lart,/ Sapo prekin/ në ajrin e kësaj bote!/ Ti je më e bukur se sa duhet,/ (Bukuri të tilla/ (sulmohen prej të gjithëve!)

POPULL I VOGËL

Poezi nga JANIS RICOS (1909-1990)


E Shtunë, 07.30.2011, 06:44pm

Mbrëmja verore/ nga dritarja futej/ në dhomën e bardhë/ të shtëpisë sime atërore./ Era e barit të gjelbër dhe jaseminit/ valëzonin në ajrin e ëmbël./ Dhe një hap i lehtë/ i ngjashëm me këmbë rrezatuese engjëlli,/ endej në shtëpi./ Ishte hapi yt, Dashuri,/ që para shumë viteve/ kërkonte nën hënën verore/ të më takonte mua.

POEZIA DHE VASHA

Cikël nga ALI PODRIMJA


E Martë, 07.26.2011, 06:46am

Ajo shkruante poezi erotike/ U ngjante vitrazheve, frymës/ Kish shpirtin dhe bukurinë engjëllore/ Para se të bënte dush/ Plaçkat i hidhte nëpër sallon/ Dhe shikonte trupin në pasqyrë/ Mos ka mbetur edhe diç/ Mund të ndërpritet komunikimi/ Mes saj dhe atij tej xhamit/ Që shikonte me sy të mjegulluar/ Ne bisedonim për të bukurën/ Dhe sensibilitetin njerëzor/ Për kohën që na mungonte/ Atë që prekte shkaktonte vërshime, tërmete/ Dhe atë zërin e brendshëm/ Që duhet mbrojtur/ Një nga një ia ktheja plaçkat/ Para sa kohësh të shpërndara/ Në hapësirën blu/ Dëshironte të ndjejë zgjimin e trupit/ Të shëndetshëm, të pastër/ Ç’të heqë më dorë e Krijuesit

MBRËMJA HUMBET NË TURMË

Poezi të reja nga QAZIM D. SHEHU


E Hënë, 07.25.2011, 09:33am

Gjithnjë nisem drejt teje të vij,/ po kurrë nuk mbërrij, padashur,/ dhe as s‘e di ç‘vlon tek ti,/ si uji nën një suprinë akulli.

Po të mund të merrja sytë e sendeve,/ që të shohin siç të dëshiroj,/ do i braktisja vramendjet,/ torturat e mendimeve që pluskojnë.

Veç sendet s‘kanë gojë të thonë,/ në palëvizshmëri idioteske,/ e kjo sadopak më lumturon,/ të prirem drejt teje si nëpër ethe…

  » UNIVERSI MË ËSHTË NGUJUAR NË FYTYRËCikël poezish nga ADONIS (ALI AHMED ISMAILI)
  » PJELLË AKSIDENTESHTregim nga SAMI GJOKA
  » PASHË QESHJET E TYRE DHËMBËPLOTA DHE DËGJOVA SHAKATË E TYRE TË NGATHËTAPoezi nga EZRA POUND (1885-1972)
  » HAIKU I DUSHKAJËSPoemë nga SKËNDER R. HOXHA
  » ME TIGRIN MUND TË JESH POETEssé nga IVAN SAVIQ MOR, astrolog shpirtëror (Zarë, Kroaci)
  » MES BARIT VALAVITËS QË FSHEH VETMINË E GJELBËR TË SHTËPISË SIME QIELLOREPoezi të reja nga MIMOZA EREBARA
  » ATË DITË BARIN E THAVA ME GJELBËSIMIN E SYVECikël poetik nga SJEDI BERISHA
  » ËNDËRROJ LOTË QIELLI TEK RRJEDHIN NGA STREHËT NË MAJCikël poetik nga LEBIT MURTISHI
  » ROMANIN "LA BOHEME" TË SHKRIMTARIT ROLAND GJOZA DO TA QUANIM NJË VEPËR TIPIKE POSTMODERNENga Prof. Dr. KLARA KODRA
  » BASH SI NJË BETEJË NË HESHTJE KU JANË VRARË TË DYJA USHTRITËCikël poetik nga JAHO MARGJEKA



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]