VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KËNDI I SHKRIMTARIT

                                                                                      

E Enjte, 05.02.2024, 10:07pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 

ZOTI MË NË FUND DUHEJ TË BESONTE NË NJERIUN

Poezi nga nobelistja WISLAWA SZYMBORSKA të përkthyer nga ELIDA BUÇPAPAJ


E Enjte, 10.27.2011, 03:05pm

Shumica nuk arrinin deri në tridhjetë vjeç./ Pleqëria ishte një privilegj i pemëve dhe gurëve./ Fëmijëria zgjaste aq sa e këlyshëve të ujkut./ Duhej ngutur, të jetohej sa më shpejt/ para se të perëndonte dielli,/ para se të binte bora./ Prindëreshat trembëdhjetëvjeçare,/ kërkuesit katërmbëdhjetëvjeçarë të strehëve në xunkthin e kënetave,/ gjahtarët njëzevjeçarë,/ një çast më parë nuk ishin, një çast më vonë nuk janë më./ Krerët e paskajnisë bashkoheshin me ngut./ Yshtëset murmuritnin yshtje/ ende me të gjithë dhëmbët e rinisë në gojë./ Biri bëhej burrë para syve të babait./ Nipi lindte para syve të gjyshit.

THEMELIMI DHE MANIFESTI I FUTURIZMIT

Nga FILIPPO TOMMASO MARINETTI


E Mërkurë, 10.26.2011, 09:29am
 

Kemi qëndruar zgjuar gjithë natën – miqtë e mi dhe unë, nën llampa të varura të xhamive me kupolat prej tunxhi të filigrantë, yjëzuar si shpirtërat tanë, duke ndriçuar si ata me rrezatimet e ngujuara të një zemre elektrike. Kemi shkelur për orë të tëra plogështinë tonë atavike mbi qilimat e pasur orientalë, duke diskutuar përballë kufijve ekstremë të logjikës dhe duke nxirë shumë letra me shkrimet tona të furishme.

Manifesti i Futurizmit

NGRINI KOKAT LART!


E Mërkurë, 10.26.2011, 09:24am

1. Ne duam ta këndojmë dashurinë e rrezikut, zakonin e energjisë dhe të mosfrikës.

AUTOMOBILIT TË GARËS

Poezi nga FILIPPO TOMMASO MARINETTI


E Mërkurë, 10.26.2011, 09:15am

Perëndi e furishme e një race çeliku,/ Automobil i dehur për hapësirë,/ që çukërmon dhe drithëron nga ankthi/ duke brejtur ngojzën me dhëmbët krakëllitës/ Kuçedër e përkryer japoneze,/ me sytë prej skëterre,/ ushqyer me flakë e me vajra minerale,/ i etur për horizonte, për prè yjore/ unë e lëshoj në turr zemrën tënde që shfryn djallëzisht,/ lëshoj në turr pneumatikët e tu gjiganteskë,/ për kërcimin që ti di ta kërcesh/ përpara nëpër rrugët e bardha të të gjithë botës!

102 VJETORI I FUTURIZMIT OSE PRIMITIVËVE TË NJË NDJESHMËRIE TË RE

Dossier i përgatitur nga ELIDA BUÇPAPAJ


E Martë, 10.25.2011, 08:45am
 

Lëvizja që pati në qendër të saj dinamizmin, shpejtësinë, fuqinë e makinave, si dhe gjallërinë (vitalitetin) e ritmin e çmendur të jetës moderne, lindi 102 vjet më parë në Itali. "Qëndruam zgjuar gjithë natën – miqtë e mi dhe unë – nën llampadarët e xhamisë me kubenë prej tunxhi të latuar, yjëzuar si shpirtërat tona, sepse si ato lëshonin rreze nga vezullimi i ngujuar i një zemre elektrike."

DIELLI ËSHTË PENDUAR QË LINDI

Cikël poetik nga BARDHYL MALIQI


E Shtunë, 10.22.2011, 11:30am

E njihni Trishtilin,/ zogun e vogël të gjithkohshëm të pyllit,/ që këndon bukur,/ që përçartet pranverës me ngjyrën e gjelbër të krahëve,/ me gushën e bardhë,/ me sqepin e vogël të verdhë,/ me lëvizje të gjalla,/ vajzërisht të hijshme./ Por ty po më habit bre, Mustafë!/ pse ngjyresh me poza patriotizmi,/ pse lëviz me postura histerike,/ me zë të çjerrë,/ me sy të zgurdulluar?/ mos vallë don të fshehësh/ dobësinë tënde,/ atë zogun e vogël të pyllit,/ pas flatrave dhe sqepit të një shqiponje,/ pas kokës së madhe dhe/ syve të zgurdulluar të bufit?!/ Mustafë,/ o i biri i dikushit!

DHE UNË KËRKOJ HIJEN MË TË HOLLË, MË TË PAPËRFILLSHME

Poezi argjentinase të pëkthyera nga ANTON PAPLEKA


E Mërkurë, 10.19.2011, 12:38pm

Armët e tyre u bëfshin pluhur, pluhur u bëfshin fytyrat e tyre,/ Tashti le të na shpëtojnë arkitekturat e padeshifruesheme/ Që qenë nderi i ëndrrës sate./ Vëlla i natës, opiumpirës/ Atë i frazave të lakadredhuara që tashmë janë/ labirinte dhe kulla,/ Atë i fjalëve që nuk mund të harrohen,/ A më dëgjon, mik që nuk arrij të të shoh,/ A më dëgjon përmes këtyre gjërave të paharrueshme,/ Siç janë detet dhe vdekja?

EDHE SHQYP NA THANË SE ZOTI PËR SHQYPTARË SHQYPNINË E FALI

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)


E Mërkurë, 10.19.2011, 12:29pm

T'falem, Shqypni, ti i shpirtit tem dishiri!/ I lum njimend jam un n'gji tand tue rrnue,/ Tue gzue t'pamt tand, tue t'hjekë atë ajr t'kullue/ Si Leka i Madhi e Skandërbegu i biri / Kje i Lumi vetë, qi mue m'dërgo ksi hiri/ Për nën qiellë tande t'kthielltë un me u përftue./ Malet e hjedhta e t'blerta me shikjue,/ Ku Shqypnija e Burrit s'dron se i qaset niri./ Ktu trima lejn gjithmonë, pse ti je nana/ E armvet n'za, qi shndrisin duert e t'lumit,/ Kah des për ty i rrebtë e trim si zana:/ Eden n'Balkan ti je; ti prej t'Amshumit

VALLËZIM ME FLAKËN

Fragment nga romani "Salla me hijet prej letre" i PETRAQ RISTOS


E Mërkurë, 10.12.2011, 03:08pm

... Nuk do ta kisha nisur këtë rrëfim, nëse papritmas nuk do të qe shfaqur Ajo, krijesa e çuditshme, Ajo femër ngjyrë flakëpurpuri, me sy të shkruar, e cila hynte në sallën e bibliotekës nga dera e vetme

SAPUNI "LEDI MAKBETH"

Poezi nga ISMAIL KADARE


E Martë, 10.11.2011, 09:13am
 

Ka katërqind vjet/ Që duart ajo lan/ Me sapunë gjithfarë markash/ "Lux","Camay".

  » BARI DHE LULET ISHIN GRI, POR AROMA ISHTE E GJELBËRKatër poezi nga TOMAS TRANSTRÖMER përkthyer nga ELIDA BUÇPAPAJ
  » NJË LIS PASQYROHET NË LOTIN E QIELLITPoezi nga MILLOSH GJERGJ NIKOLLA - MIGJENI (13 tetor 2011- 26 gusht 1938)
  » SE TË VAJTI JETA BRENGË E LOTLirika nga JORGO BLLACI (1938-2001)
  » VARGJE PËR PËRBINDSHAT E TRAZICIONITPoezi nga ELIDA BUÇPAPAJ
  » DUKE PRITUR KRYQËZIMIN TIMCikël poetik nga FERIDE PAPLEKA
  » ORANZHPoezi nga ELIDA BUÇPAPAJ
  » Ã‡DO FJALË DI DIÇKA TË RRETHIT VICIOZ Fjala e mbajtur me rastin e marrjes së çmimit Nobel nga HERTA MÃœLLER
  » SY TË FTOHTË KRENARË KUGUARËSH OSE UJQËRISH ME SHIKOJNË TEK ULEM DHE NGJITEMPoezi nga GARY SNYDER
  » KASËM TREBESHINA: DUHET HEQUR DORË NGA RRUGA E LUIGJIT TË KATËRMBËDHJETËPromemorie për Enver Hoxhën, Komitetit Qendror të PPSH, Tiranë
  » NJË FAMILJEProzë nga GUY DE MAUPASSANT (Gi dë Mopasan, 1850-1893)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]