E Premte, 04.26.2024, 10:28am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 

KA VALLË NJË KRUA ZEMRA JOTE E VOGËL, KU LULE TË DRUAJTURA LËSHOJNË GONXHE?

Poezi nga EMILY DICKINSON (1830-1886)


E Mërkurë, 12.16.2009, 08:37am

 

Ka vallë një krua zemra jote e vogël,/ Ku lule të druajtura lëshojnë gonxhe,/ Dhe zogj të trembur zbresin për të pirë,/ Dhe hijet pa masë drithërohen?

 

 

Dhe askush nuk e di këtë rrjedhë,/ Nuk di që ndonjë krua të jetë aty;/ Dhe prapë hurba jote e vogël e jetës/ Shterohet duke u pirë përditë.

 

 

Atëherë shiko për një krua të vogël në mars,/ Kur lumenjtë të vërshojnë,/ Dhe kur bora të vërtitet furishëm nga kodrat,/ Dhe urat shpesh i mbikalojnë.

 

 

Dhe vonë, në gusht ndoshta,/ Kur livadhet thahen në vapë,/ Ruaje të paktën këtë krua të vogël të jetës/ Për ndonjë mesditë zhuritëse të thatë!

 

 

POEZIA ZVICERANE

Përkthime nga ANTON PAPLEKA


E Shtunë, 12.05.2009, 05:56pm

 

1.Gertrude Leutenegger (1948)

 

 

 

MARTIRIZIMI I PROMETEUT

 

 

Gozhduar në shkëmb

në këmbë

pa gjumë as mbështetje

thërret proteston

revoltohet ende

 

 

Çfarë mllefi ia ha shpirtin

-Prometé! –

çfarë krenarie

brinjën ia çukit me tërbimi si qift?

 

Kush do ta çlirojë?

 

 

E djeg padurimi i atij zjarri

që pandehu se e vodhi:

 

 

ja tek vuan e heq

               tek përgjërohet

që më në fund ta lënë të vdesë! 

 

 

 

 

NDALO,PRA,MOS VALLËZO ME NGUTJE,KOHA ËSHTË E PAKËT, MUZIKA NUK ZGJAT SHUMË Poezi nga JORGE LUIS BORGES


E Premte, 11.20.2009, 01:53pm

 

 

 

 

 

Na ishte njëherë një ishull ku jetonin të gjitha ndjenjat dhe vlerat e njerëzve:/ Gazmendi, Zymtësia, Dituria, sikurse të gjitha të tjerat, përfshirë Dashurinë./ Një ditë iu bë e ditur ndjenjave se ishulli do të shpërngulej,/ Atëherë ato të gjitha përgatitën varkat e tyre dhe u nisën,/ Vetëm Dashuria donte të priste deri në çastin e fundit./ Kur ishulli përfundoi së shpërnguluri, Dashuria vendosi të kërkojë ndihmë./ Pasuria kaloi pranë Dashurisë me një barkë tejet luksoze/ Dhe Dashuria i tha: “Pasuri, a më merr me vete?”/ “Nuk mundem, ka shumë ar e argjend në varkën time e nuk ka vend për ty.”/ Dashuria atëherë vendosi t’i kërkojë Krenarisë që po kalonte pranë/ Mbi një anije të mrekullueshme: “Krenari, të lutem, më merr me vete?”./ “Nuk të ndihmoj dot, Dashuri,“ u përgjigj Krenaria,/ “Këtu është gjithçka e përkryer, mund të ma dëmtosh varkën time.”/ Atëherë Dashuria i kërkoi Zymtësisë që kalonte pranë saj:/ “Zymtësi, të lutem, lermë të vij me ty.”/ “Oh Dashuri,” iu përgjigj Zymtësia,/ “Jam kaq e trishtë dhe kam nevojë të rri vetëm.”

 

FJALA ËSHTË ANA TJETËR E HESHTJES, ZJARRI ËSHTË ANA TJETËR E AKULLIT

Poezi nga PABLO NERUDA


E Martë, 11.10.2009, 07:53am

Sonte mund të shkruaj vargjet më të trishta në botë./Të shkruaj, për shembull “Nata është plot me yje blu/ Që fërgëllojnë drithërueshëm atje larg.”/ Era e natës vërtitet nëpër qiell dhe këndon.

 

Sonte mund të shkruaj vargjet më të trishta në botë./Unë e kam dashur atë dhe ndonjëherë edhe ajo më ka dashur./Në netë si kjo unë e mbaja atë në krahët e mi./

Unë e puthja atë pafundësisht nën qiellin e paskaj.

 

Unë e kam dashur atë dhe ndonjëherë edhe ajo më ka dashur./Si të mos i duash sytë e saj aq të mëdhenj./Sonte mund të shkruaj vargjet më të trishta në botë./Të mendosh se nuk do ta kem më. Të ndjesh se e kam humbur përgjithnjë.

 

Si mund të mos i duash sytë e saj aq të mëdhenj./Sonte mund të shkruaj vargjet më të trishta në botë./Të ndjej natën e paskajme, edhe më e paskajmë në mungesë të asaj./ Dhe vargu bie në shpirtin tim si vesa mbi bar.

 

Pak rëndësi ka që dashuria ime nuk arriti ta mbante atë pranë meje./Nata është plot e përplot me yje dhe ajo nuk është me mua./Kjo është e gjitha. Thellë nëpër natë dikush këndon. Larg meje./ Shpirti im nuk pajtohet kurrë me humbjen e saj.

VACLAV HAVEL: LETRA OLLGËS DËRGUAR NGA BURGU
E Shtunë, 10.31.2009, 02:10pm

E dashur Ollga,

siç doli, astrologët kishin pasur të drejtë kur më kishin parathënë se këtë vit do të përfundoja përsëri në burg, dhe, ashtu siç parashikonin ata, do të bënte një verë e nxehtë. Këtu është vërtetë një i nxehtë i tmerrshëm, një sauna e pafundme. Më vjen keq që nga burgosja ime, janë gjasat, ti do të përballesh me shumë ndërlikime. Mendimi im për këtë është që ti të rrish në Hradeçek (shtëpia e Havelit për fundajavat pranë Trutnovit- shënim i botuesit),

SHPRESË, JE JETA TI DHE NUK JE ASGJËJA

Poezi nga CESARE PAVESE&
E Djelë, 10.11.2009, 10:32am

Vdekja do të vijë dhe të ketë sytë e tu/ Kjo vdekje që na shoqëron ne/ Nga mëngjesi në mbrëmje, e pagjumë,/ shurdhe, si një brejtje e vjetër e ndërgjegjes/ apo një ves absurd. Sytë e tu/ do të jenë një fjalë bosh,/një klithmë e pafjalë, një heshtje./Kështu i shikon ti çdo mëngjes/Kur e vetme përkulesh/ Mbi pasqyrë. O e dashur shpresë,/

atë ditë do ta dimë edhe ne/ që je jeta dhe je asgjëja./ Për të gjithë vdekja ka një pamje të vetën./ Vdekja do të vijë dhe do t’i ketë sytë e tu./Do të jetë si të heqësh dorë nga një trill,/si të shikosh në një pasqyrë/ Tek të rishfaqet një fytyrë e vdekur,/ si të dëgjosh fjalë nga një buzë e heshtur./ Zbresim në vorbulla të nemitur.

NJË QIELL I BAKËRT TUAF I MEKUR KU HËNA SHFAQET PËR TË LINDUR DHE VDEKUR

Poezi nga Paul Verlaine (1844-1896)


E Djelë, 09.20.2009, 10:41am

Ngjashmëri e pafundme/E fushës së tërë,/Bora e zbërdhulme/Ndrin si rërë.

 

Një qiell i bakërt/Tuaf i mekur/Ku hëna shfaqet/Për të lindur dhe vdekur.

 

Si re të mëdha/Lisat nëpër mjegull/Në pyjet pa skaj/Pranë grisë pezull.

 

Një qiell i bakërt/Tuaf i mekur/Ku hëna shfaqet/Për të lindur dhe vdekur.

 

Sorra azmatike/Dhe ujq të uritur/Çfarë të zezë ditën/Sjell për ju ky dimër?

 

Ngjashmëri e pafundme/E fushës së tërë,/Bora e zbërdhulme/Ndrin si rërë.

Lirika të Johann Wolfgang von Goethe

Përktheu nga gjermanishtja Prizren Buçpapaj


E Mërkurë, 06.24.2009, 08:46am
Shpirti i njeriut/ Është si uji:/ Nga qielli vjen ai,/ Në qiell ngjitet ai,/ Dhe sërish e sërish/ Mbi tokë zbret, përjetë/ Duke u këmbyer./ Teposhtë nëpër/

Faqen shkëmbore/ Shkon rrjedha e qashtër,/ Pastaj bujarisht/ Me suvalë të murme/ Mbi shkrep të lëmuar,/ Dhe mirëpritur ëmbël,/ Mërtisur, turravrapet,/ Duke mërmëritur butë/ Drejt humnerës.Thepa të mrrolur/ I dalin ndesh,/ Shkumon ai tërbuar/ Tek rrokulliset/ Në pafund.Në shtretër të rrafshët/ Përvidhet ai luginës,/ Dhe në detin e zymtë/ Ia kullotin fytyrën/ Të gjitha yllësitë./ Era është dufi/ Dashnor i ujërave;/ Era përzien me themel/ Dallgët shkumëzuese./Shpirt i njeriut/ Sa i ngjan ti ujit!/ Fat i njeriut/ Sa i ngjan ti erës!

Gëzim Alpion: Kombi dhe shteti shqiptar rilindi në kohët moderne nga vizioni, idealizmi, përkushtimi dhe sakrificat e elitës intelektuale në diasporë, si në Orient dhe në Oksident

Intervistoi: Skënder Buçpapaj
E Martë, 05.05.2009, 03:18pm

Gëzim Alpion: Është absurde që një komb si i yni, një pjesë e konsiderueshme e të cilit është shpërndarë në të gjithë botën, akoma nuk ka ministri emigracioni as në Tiranë as në Prishtinë. Po ashtu, shteti shqiptar dhe ai kosovar duhet të investojnë në krijimin e një ministrie apo instituti që të merret kryesisht me propagandimin e kulturës kombëtare në botë. Një institucion i tillë duhet të ketë një fond të veçantë për t’u përdorur në formë bursash, etj, për studiues të huaj të interesuar në kulturën, gjuhën dhe traditat tona. Po qe se duam të na njohë bota, duhet te investojmë, dhe shumë. Instituti Gëte dhe British Council janë disa nga shembujt nga të cilët qeveritarët e Tiranës dhe të Prishtinës mund të mësojnë në këtë drejtim.

Poezi nga Elida BUÇPAPAJ


E Hënë, 03.30.2009, 12:52pm

POEMË PËR URËN E TABAKËVE   -      Përditë e kalëroj Urën e Tabakëve / Si në një rit pagan / Fluturoj mbi të, ec, nxitoj, vrapoj,kërcej mbi të, / hallakatem / tërbohem, / me flatra,/ me flokët që m’i merr era… / Përditë e kalëroj Urën e Tabakëve /Nga Berna / Nga Baseli, /brigjeve të Lumit Rin, /brigjeve të Lumit Aare, buzë Ligjenit Léman, /nga çdo metropol Evropian, /në gjumë, / zgjuar, /në ëndërr, / zgjëndërr, /në delirin e mallit / në rebelimin tim memec….. / ...Sa herë që humbas në kaosin e urbanizimit të tranzicionit çakall / të çakejve, /Ura e Tabakëve /  Është ciceronja /  Që më nxjerr / Nga ngujimi i ankthit…/ ...Kudo qofsha /Qofsha 20 mijë milje larg / qofsha 13 vite larg /Unë prapë e prapë /Kaloj e çkaloj /Mbi Urën e Tabakëve / kur iki, /kur shkoj, /kur nisem, /kur nuk kthehem, /kur kthehem me mendje /Ura e Tabakëve /Far I përjetshëm /I nënvetëdijës time...

  » Nëna ime i bindej Zotit gjithsesi, ndonëse si çdo Nënë, do të donte që mua, para së gjithash mua, të më kishte bërë të përjetshëm - Poezi nga Skënder Buçpapaj
  » Ku ka tretur loti im ? Kush e ka gjetur ? - Poezi të reja nga Vehbi SKËNDERI
  » Los Angeles Times: Disident ose jo Ismail Kadare mbetet i madh
  » KJO DASHURI E DRIDHSHME NGA FRIKA SI FËMIJA NË TERR
  » Xhejms Xhojs irlandezi kryengritës gjeinu i letrave botërore
  » I çmendur pas Shakirës - Nga Gabriel Garcia Marquèz
  » Tomas Shter Elioti, Poeti i Tokës, Ajrit, Ujit dhe Zjarrit
  » FRAZA POETIKE TË ARTUR REMBOSË (1854-1891 )



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]