VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KËNDI I SHKRIMTARIT

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 10:25am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 

PAS PAK ÇASTESH UJI DHE NATA DO TË JENË NJË TRUP I VETËM

Poezi nga OCTAVIO PAZ (1914-1998)


E Shtunë, 05.07.2011, 12:40pm

Unë kthej faqen e ditës/ duke shkruar çfarë më thotë/ lëvizja e qerpikëve të tu/ Unë hyj tek ti/ e vërtetë e tërë e territ/ Unë kërkoja prova të errësirës dua/ të pi verë të zezë/ merr sytë e mi dhe shtrydhi/n Një pikël natë/ në majën e gjirit tënd/ misteret e mishërimit/ Duke i mbyllur sytë/ unë i hap ata brenda syve të tu/ Gjithmonë zgjohet/ në shtratin e saj ngjyrëshegë/ gjuha jote e njomë/ Ka shatrivanë/ në kopshtin e damarëve të tu/ Me një masë gjaku/ i përshkoj mendimet e tua hutueshëm/ mpirja e kujtesës më udhëheq mua/ në anën tjetër të jetës

KUR VARROSEN PËR JETË TË GJALLËT, SI NUK NGRIHEN TË BREDHIN TË VDEKURIT

Poezi nga DRITA ÇOMO (1958-1981)


E Hënë, 05.02.2011, 02:04pm

Dashuria eshte ajo pisha e gjelber/ qe lekundet nen qiellin me hene/ Qe ngrin ne te ftohtin e janarit/ Si nje deshire e pathene

Dashuria eshte bota pas xhamave/ Nxitimi i lire per diku.../ eshte qenia me 900 leukocite/ Qe ne çarçafet e bardhe mendon per ty.

Dashuria eshte telefoni i se merkures/ Dhe kopsa e qepur me pe gri/ Dhe kompostot e ngrena ne stol/ me nje pirun te dy

DRITË QË VJEN NGA HUMNERA

Nga ISMAIL KADARE


E Hënë, 05.02.2011, 01:51pm


I -Një natë të ftohtë të vitit 1981, në një nga dhomat e spitalit Onkologjik të Tiranës ndodhte një skenë dhembjeje, tepër e njohur në këto mjedise: përbri shtratit të një vajze të re njëzetetrevjeçare, që ishte në grahmat e fundit të jetës, nëna e saj, e kërrusur nga brenga bënte të vetmen gjë që shumica e të afërmve bëjnë në kësi rastesh, i lagte buzët. Skena ishte diçka e përsëritur qindra herë në këtë ndërtesë të trishtë. E veçanta ishte se tek dera e dhomës së vajzës që po jepte shpirt, nënën e mjeruar e prisnin në këmbë dy njerëz të policisë së fshehtë shqiptare.

TRIPTIKU ROMAK

Pjesë nga vepra poetike e KAROL VOJTILËS (1920-2005)


E Djelë, 05.01.2011, 09:40am

Fjala, vegim i amshuar/ është, e kumt./ Ai që krijonte/ e pa "çka ish e mirë"./ E pa me sytë e tij,/ jo me sytë tanë./ Vëzhguesi i parë,/ vështroi: e mbi gjithçka/ dalloi vulën e vet,/ gjurmët e përkryerjes së vet.

YLBERI POETIK

7 poezi të reja nga MUHAMED KËRVESHI


E Hënë, 04.25.2011, 02:58pm

Metafora/ në vargun tim/ -nuse kosove në qiell/ në brendësi/ valle flake/ -rrugë zjarri/ në të/ Drini i shen rrugën/ dhe hijen e vet / aty/ bën dritë/ fanari i gjakut të kosovës.

A DO TË JETË BOTA ME NE EMBËL APO DO TË NA MBAJË MËRI, NUK NA PRISH PUNË

Poezi nga PAUL VERLAINE (1844-1896)


E Premte, 04.22.2011, 12:07pm

Shpesh më vjen në ëndërr tekanjoze e depërtuese/ Një grua që kurrë s’e kam parë, të cilën e dua dhe më do,/ Një grua e cila me të njëjtin emër thirret ose jo,/ E ndryshme dhe e njëjtë por më do e gjithnjë është ngushëlluese.

Është për mua ngushëlluese, e zemra ime dërdëllitëse/ Vetëm për atë, medet! Nuk është më gjë e papritur/ Për atë vetëm, sepse në ballin e djersitur/ Ajo sjell veç freski, me lotët e qarjeve bërtitëse.

Është zeshkane, bardhoshe apo kuqe? S’kam si ta di./ Emri i saj? Më kujtohet se është i bukur, plot magji./ Si emrat e dashur që jeta në vete ndryn.

Sytë e saj kanë shikim si të statujave në gur,/ dhe ka zë të qetë, kumbues, gërryes, frymë/ e zërave më të shtrenjtë shuar pa lënë gjurmë.

PAPREKSHMËRIA ME MOLLËZA

10 poezi të reja për "Nacional" nga PETRAQ RISTO


E Mërkurë, 04.20.2011, 09:59am

Këpucët e përdorura gjysmë shtrirë si gjithë të plagosurit buzë rrugës rënkojnë/ As rrugët s’u mjaftojnë për fasho, as lidhëset për të qepur plagët/ Gojëhapur nga klithmat: këpucët e përdorura./ Vijnë gratë e i provojnë, vajzat me buzë gjysmë të rrudhura: i provojnë/ Shohin majtas e djathtas e kur s’dallojnë të njohur/ paguajnë 1000 lekshin dhe i veshin./ Nuk klithin më këpucët e përdorura dhe pse të plagosura – qeshin./ Këpucë të ngjyrave të ndryshme, modeleve të ndryshme, shteteve të ndryshëm/ Hipur mbi njëra - tjetrën të kujtojnë varrezën e përbashkët pas një genocidi./ Disa prej tyre kanë fatin të ecin në këmbë të reja, të mburren në rrugë të reja/ Vetëm shiu që i lag u jep të njohur këpucëve të përdorura/ e ndonjëherë u shkel syrin: rrufeja.

SONTE KJAVA PËR TY, SADRI AHMETI!

Poemë nga ADEM ISTREFI


E Hënë, 04.18.2011, 08:32am



Nga largësitë m’u bë se po më vinte ai zë/ pak i trëmbur, tel i dridhur mallit/ në këtë kitarë të vonë nate.../ Vetëm zëri yt mund të më thërriste kështu/ si gjithmonë e në të gjitha kohët./ Këtij zëri s’mund të mos i përgjigjesha/ edhe në hjekë shpirti./ S’mund ta besoj se t’u lig ORA/ e vdekja të gjeti gafil./ Ti gjithmonë ke qenë një hap para vdekjes,/ gjithmonë je tallur me të kur të ndiqte/ e ia lije puplat në dorë./ A mund të kapej rob e të bëhej rob/ njeriu më i lirë ndër tw gjithë liridashësit!

Paj cok jo, bre Sadri Ahmeti!

KAMADEVA

Poemë nga LASGUSH PORADECI (1899-1987)


E Shtunë, 04.16.2011, 02:21pm

Mendoj e shkoj nga pak/ Si gjithëmonë,/ Me shpirtin zemërak/ Në rrugën tonë

Atje ku ma ringjall/ Aq letë e qetë,/ Në gjirin tim një mall/ Të mjerën jetë;

A MJAFTON TË PRESIM VETËM E TË SHIKOJMË DUKE LARGUAR PERDEN PËR TË PARË SE SI PO VJEN LIRIA Poezi nga AGIM RAMADANI (1964-1999)


E Hënë, 04.11.2011, 08:42am

Kur të kthehem/ Asgjë nuk do të jetë/ Siç ishte më parë  /Kur të kthehem/ Sa do të jem i vetes/ Nuk e di/ Qentë e lagjes/ Në mua do vërsulen/ S’do të më njohë askush/ Njerëz tjerë do të jenë/ Njerëz të gjakut tim/ Kur të kthehem/ Edhe Unë do të jem ndoshta/ Një jetë tjetër.

  » E ATJE KU RRËNJËT E DENDURA PËRHAP LUMI I ARTË I GJIRIT TËND TË PASTËR, NË TRUPIN TIM LINFAT RRJEDHIN TËRBUESHËMPoezi nga GIACOMO LEOPARDI (Xhakomo Leopardi, 1798-1837)
  » U DOGJ PYLLIPoezi nga ELIDA BUÇPAPAJ
  » JAM DASHURUAR ME FLATRAT E MIA TË ENGJËLLITPoezi nga ALDA MERINI (1931-2009)
  » MOS IK!Poezi nga VEHBI SKËNDERI
  » O ZOT! GJITHË AJO QË SHIKOJMË, AJO QË DUKEMI A NUK ËSHTË VETËM NJË ËNDËRR BRENDA ËNDËRRËS?Poezi nga EDGAR ALLAN POE (1809-1849)
  » EPITAF I NIPIT PËR GJYSHIN E VET VETERAN VRARË SI ARMIK I PARTISËNGA VEHBI SKËNDERI
  » VDEKJANGA VEHBI SKËNDERI
  » DËSHIRËPoezi nga DEEPAK CHOPRA
  » T'I E DASHURA IME, NË VEGULLIMIN PËRBALLË MEJE. DITË DIMRI, PA NJOLLA, E TEPASHME SI QELQIPoezi nga NAZIM HIKMET (1902-1963)
  » BUZËQESHJA JOTE ËSHTË UJË I KULLUAR NISUR PËR AVENTURË MIDIS GURALECËVE TË ZALLISHTES SË BARDHËPoezi nga EUGENIO MONTALE (Euxhenio Montale, 1896-1981)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]