E Shtunë, 05.18.2024, 04:18pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
SHBA heq kufizimet për udhëtimet dhe tranferimin e parave në Kubë
E Martë, 04.14.2009, 07:43am (GMT+1)

Zëri i Amerikës - Presidenti Obama ka hequr kufizimet për udhëtimet dhe transferimin e parave të kubanezo-amerikanëve ndaj të afërmve të tyre në Kubë. Është një ndryshim shumë i madh krahasuar me qëndrimin më të ashpër të administratës së ish-Presidentit Bush ndaj ishullit komunist. Shtëpia e Bardhë deklaroi dje se Presidenti Obama i ka udhëzuar Sekretaren e Shtetit, si edhe sekretarët e Thesarit dhe Tregëtisë që të ndërmarrin hapat e nevojshëm që t'i heqin kufizimet.                                              

Kjo lëvizje nuk e heq embargon 47 vjeçare të Shteteve të Bashkuara kundër Kubës. Por është një hap lehtësues.

Rreth 1.5 milionë amerikanët që kanë të afërm në Kubë do të jenë më të lirë që t'i vizitojnë ata dhe t'u dërgojnë ndihma financiare.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Robert Gibs thotë se të gjitha kufizimet ndaj udhëtimit dhe dërgesave të parave po hiqen. Në të njëjtën kohë, administrata e Presidentit Obama po autorizon më shumë lidhje telekomunikacioni me Kubën dhe po zgjeron listën e ndihmave humanitare që mund të dërgohen në Kubë.

Zoti Gibs thotë se të gjitha këto hapa kanë si synim të afrojnë ditën kur populli kuban të mund të vendosë lirisht për të ardhmen e vendit të tij.

"Të gjithë ata që përqafojnë vlerat demokratike mezi presin që të vijë dita kur Kuba të respektojë të drejtat bazë njerëzore, politike dhe ekonomike të të gjithë qytetarëve të saj. Presidenti Obama beson se hapi që ai ndërmori sot do të kontribuojë për kthimin në realitet të këtij objektivi".

Por zoti Gibs shton se vetëm veprimet e Presidentit nuk do të mjaftojnë. Ai shton se edhe udhëheqësit e Kubës duhet të ndërmarrin hapa.

Ky hap përmbush një nga premtimet e Presidentit Obama gjatë fushatës dhe merret në prag të takimit të vendeve të Amerikës Latine që mbahet këtë fundjavë në Trinidad dhe Tobago.

Udhëheqësit e vendeve të Amerikës Qendrore dhe Lindore që do të marrin pjesë në takim kanë inkurajuar Shtetet e Bashkuara që të ndjekin një politikë më të hapur ndaj Kubës.

Presidenti Obama ka lënë të kuptojë se do të kishte  vullnetin të angazhohej në një dialog diplomatik të kujdesshëm me Kubën.

Por njoftimi i djeshëm në Shtëpinë e Bardhë nuk jepte ndonjë sinjal për hapjen ndaj zyrtarëve të Havanës. Fokusi ishte tek shkëmbimet mes njerëzve, duke inkurajuar lidhjet familjare, dhe duke i hapur rrugë firmave amerikane të telekomunikacionit dhe shërbimeve satelitore radio-televizive që të kërkojnë të hyjnë në tregun kubanez.

Kritikët, përfshirë disa anëtarë kubano-amerikanë të Kongresit paralajmëruan se paratë e dërguara në Kubë do të përfundonin në xhepat e zyrtarëve komunistë të Kinës.

Dan Restrepo, drejtor për Çështjet e Hemisferës Perëndimore në Këshillin e Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë u tha gazetarëve se Presidenti Obama po i bën thirrje Havanës të ndalë vendosjen e gjobave ndaj parave të emigrantëve.       

"Ne po i heqim pengesat dhe qeveria kubaneze duhet të bëjë të njëjtën gjë duke lejuar Kubanezët që të ndihmojnë familjet e tyre", tha ai.

Në një ndryshim të praktikës së zakonshme të Shtëpisë së Bardhë, njoftimi u bë në dy gjuhë: zëdhënësi Gibs foli anglisht, ndërsa zoti Restrepo që ka të afërm në Kolumbi foli spanjisht.  

Ai iu përgjigj edhe disa pyetjeve në spanjisht të gazetarëve spanjisht-folës, duke shënuar herën e parë mesa mbahet mend që në Shtëpinë e Bardhë mbahej një konferencë shtypi dygjuhëshe. Voal-online.


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Turqia nuk ka ndërmend ta zvogëlojë numrin e ushtarëve në përbërje të KFOR-it (04.13.2009)
Papa Benedikti XVI uron Pashkët Katolike në 63 gjuhë të botës, midis tyre dhe shqip, ndërsa Italia është në zi (04.12.2009)
Pas largimit nga Shtëpia e Bardhë kthimi i Xhorxh W Bush në jetën aktive publike (04.12.2009)
U bënë 10 Vjet nga rënia heroike e strategut ushtarak Agim Ramadani (04.11.2009)
Unioni i Komoreve njeh pavarësinë e Kosovës (04.11.2009)
Prishtina hedh poshtë akuzat ndaj UÇKsë (04.10.2009)
Lum kush të rronjë, ta shohë zonjë! (04.10.2009)
Italia ua jep lamtumirën e fundit viktimave të tërmetit (04.10.2009)
Gjykata e Lartë pushoi çështjen Rrëshen-Kalimash (04.10.2009)
Një raport për Ballkanin thotë se UÇK-ja kishte burgje sekrete në rajon (04.10.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]