KUVAJTI PRITET TA ZYRTARIZOJË VENDIMIN PËR NJOHJEN E KOSOVËS
E Enjte, 03.31.2011, 11:05am (GMT+1)
11:25:35 / 31.03.2011
Kuvajti pritet që së shpejti ta formalizojë vendimin për njohjen e Kosovës. Kështu tha kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi pas një takimit që zhvilloi sot me delegacionin e Grupit të Miqësisë Parlamentare KuvajtKosovë të kryesuar nga Valid Al-Tabtabae.
Ai tha se për këtë mori premtimin e delegacionit Kuvajtjan me të cilin u bisedua edhe për forcimin e bashkëpunimit dypalësh.
(http://www.rtklive.com)
www.voal-online.ch
|