E Hënë, 04.29.2024, 11:01am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
FSK MERR 'VIZË' NGA KUVENDI PËR ZBARKIME JASHTË VENDIT
E Premte, 10.07.2011, 01:41pm (GMT+1)

Prishtinë, 7 tetor 2011 (Kosovapress)

Pas një debati njëorësh, Kuvendi i Kosovës ka miratuar propozim-vendimin e Qeverisë së Kosovës lidhur me përcaktimin e përgjegjësive dhe procedurave të zbarkimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione të ndryshme jashtë vendit. Qëndrime të ndryshme kishte gjatë debatit, megjithatë, në fund rezultoi miratimi me 66 vota për 2 kundër dhe 3 abstenime.

Ministri i FSK-së, Agim Çeku ka thënë se ka boshllëk në ligjin aktual për FSK-në, andaj është i nevojshëm një vendim, përmes të cilit do të definohet qartë zbarkimi i FSK jashtë vendit në situata emergjente për operacione të ndryshme.

Deri tani, FSK-ja si forcë e sigurisë, ka ndihmuar në dy raste në Shqipëri, raste këto në të cilat ministri Çeku thotë se nuk është respektuar ligji në tërësi, për arsye se Kuvendi ishte shpërbërë dhe janë tejkaluar procedurat e rregullta ligjore.

Çeku ka theksuar se vizioni i Qeverisë së Kosovës është që të ndërtohet forca e Kosovës, e cila do të jetë e mjaftueshme për ta mbrojtur sovranitetin e vendit, për t'i mbrojtur qytetarët dhe interesat e vendit. E pjesë e mbrojtjes së interesave të vendit, sipas tij, është edhe dërgimi i trupave të FSK-së në misione jashtë vendit.

"FSK-ja është edhe instrument i politikës së jashtme, sepse krijon aleanca, krijon partneritete, krijon imazh, sjell miq dhe partner. Pra është edhe instrument i politikës së jashtme, kështu që në asnjë mënyrë forcat e mbrojtjes kurrë nuk do të jenë instrument i politikës së brendshme, por në shërbim të vendit, në shërbim të interesave të vendit. Një ndër interesat e vendit është që FSK-ja të shndërrohet nga konsumues i sigurisë në krijues të sigurisë", ka thënë Çeku.

Kryetari i Komisionit për punë të brendshme, siguri dhe mbikëqyrjen e FSK-së, Ahmet Isufi ka thënë se FSK-ja ka kapacitete për të qenë pjesë e shërbimeve të ndryshme jashtë vendit. Duke i pasur parasysh këto kapacitete, Isufi ka thënë se kjo forcë ka treguar gatishmëri që nesër të jetë një ushtri që garanton integritetin e vendit.

Fatmir Xhelili në emër të PDK-së, ka shprehur pajtimin që të krijohet kjo hapësirë e kërkuar që FSK-ja të tregojë aftësitë e veta për të ndihmuar të tjerët në raste emergjente.

Edhe në emër të LDK-së, deputetja Vjollcë Krasniqi i ka dhënë mbështetje këtij propozim-vendimi, duke besuar se FSK ka kapacitete dhe mund të realizojë detyrën e saj suksesshëm.

Kurse Rexhep Selimi ka thënë se me këtë propozim-vendim do të plotësohet një vakuum ligjor, i cili ekziston aktualisht në ligjin aktual.

Mbështetje i ka dhënë edhe AAK-ja, ndërkohë që gjatë debatit, deputetët e ndryshëm kanë kërkuar që pikë së pari FSK-ja të bëhet ushtri, t'i ndihmojë vendit e pastaj t'u ndihmojë të tjerëve.

Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thënë se për të qenë për të tjerët, së pari duhet qenë për veten.

"FSK-ja duhet të shpallet ushtri dhe më pastaj gjithsesi t'i ndihmojmë edhe të tjerët. Ndonëse ky vendim, si veprim politik është i nevojshme, në anën tjetër ngjan si hap jashtëkohor", ka thënë Kurti.

Ligjvënësit kanë miratuar edhe raportin e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për themelimin e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm dhe Zyrës së Auditimit të Kosovës, ndërkaq në rend dite është edhe projekt-plani hapësinor 2010-2020 -Zona me interes të veçantë ekonomik "Fusha e Mihjes së Re", propozim-strategjia dhe Plani i Veprimit për Biodiversitetin 2011-2020, raportit vjetor i Avokatit të Popullit për vitin 2010, raportit vjetor i punës të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2010 dhe propozimi i Avokatit të Popullit për zgjedhjen e zëvendësve të tij./Kosovapress/

(http://www.kosovapress.com)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PANDELI MAJKO: ËSHTË NJË TANGO KRIZE (10.07.2011)
PËR SHQIPËRINË KËTO JANË KOHË QË KËRKOJNË UDHËHEQJE TË MADHE DHE NJË IDE TË QARTË SE KU PO SHKOHETNga ELEZ BIBERAJ, Drejtor i Divizionit të Evropës, Zëri i Amerikës (10.07.2011)
NOBELI PËR PAQE IU JEPET TRI GRAVEJanë dy liberiane dhe një jemenite (10.07.2011)
FRANCA I KËRKON BEOGRADIT VAZHDIMIN E DIALOGUT TEKNIK (10.07.2011)
ANALISTËT NUK SHOHIN NË HORIZONT ZGJIDHJE TË MUNDSHME PËR VERIUN (10.07.2011)
U NDA NGA JETA RAMIZ ALIA, ISHTE DIKTATORI I FUNDIT I SHQIPËRISË (10.07.2011)
MARRËDHËNIET E ARDHSHME SHQIPTARO-AMERIKANE NËN DRITËN E SË KALUARËS (10.06.2011)
NATO MËTON NDËRKOMBËTARIZIMIN E SË ARDHMES POLITIKE TË VERIUT TË KOSOVËS (10.06.2011)
EULEX: VENDOSET MASA E PARABURGIMIT PËR TË ARRESTUARIT E DJESHËM (10.06.2011)
BARACK OBAMA: "BOTA HUMBI NJË VIZIONAR – STEVE JOBS IDENTIFIKOHEJ ME GJENIALITETIN E SHPIRTIT AMERIKAN" (10.06.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]