E Hënë, 04.29.2024, 12:02pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
BOTOHET SHQIP NË TIRANË LIBRI "SHQIPËRIA NË TRANZICION NGA DR. ELEZ BIBERAJ
E Premte, 10.07.2011, 05:26pm (GMT+1)

E premte, 07 Tetor 2011

Ilirian Agolli

Instituti i Studimeve Ndërkombëtare publikoi sot botimin e librit të dr. Elez Biberaj "Shqipëria në tranzicion, rruga e vështirë drejt demokracisë 1990 2010". Botimi i Institutit u përcoll sot nga një ceremoni e posaçme në Universitetin Europian të Tiranës ku morën pjesë diplomatë, studiues, historianë, studentë, zyrtarë të lartë, dhe politikanë.

Dr. Teuta Dobi, tha se universiteteve shqiptare u mungojnë studimet politike të thelluar shkencëriht dhe të paanshme politikisht si libri i zotit Biberaj.

"Ne e ndjejmë akoma mungesën e studimeve të paanshme dhe që i shikojnë gjërat mbi interesat e palëve. Kjo gjë mungon në akademi, në media, në politikë dhe në shoqërinë shqiptare në përgjithësi. Ky libër është një mundësi më shumë për t'i parë dukuritë e tranzicionit shqiptar mbi palët, mbi interesat e vogla dhe të ngushta të implikuar politikisht, mbi akademizmin e shtirur dhe esencialist të trashëguar nga komunizmi, por me një këndvështrim liberal dhe analizim profesional të ngjarjeve, siç ka punuar dr. Elez Biberaj" - tha ajo.

Profesori i njohur shqiptaro-amerikan Nikolla Pano tha se libri i dr. Biberaj zë një vend me rëndësi në studimet ndërkombëtare mbi çështjet shqiptare dhe rajonale. "Ky libër përmban një analizë shumë të thellë. Na ka dhënë një portret të vërtetë të shqipërisë se si kanë rrjedhur ngjarjet vërtet nga 1990 deri në 2010" - tha ai.

Autori i librit, Elez Biberaj tha se e shkroi librin fillimisht për të plotësuar boshllëkun e madh të informacionit që ekzistonte në SHBA për Shqipërinë. Synimi kryesor ishte që libri të lexohej nga publiku amerikan dhe ligjvënësit e tij. Ai tha se Shqipëria ka shumë sfida përpara, se shqiptarët kurrë nuk kanë qenë në pozita më të mira se sot, dhe se ata janë ndër faktorët më të rëndësishëm në Ballkan.

"Ajo që më shqetëson është ndjesia se ritmi i përgjithshëm i demokratizimit duket se është ngadalësuar. Demokracia, vlerat demokratike, sipas mendimit tim, ende nuk kanë hedhur rrënjë të thella në radhët e elitave politike partiake, institucioneve, por as tek radhët e popullsisë në përgjithësi. Mendoj se ka nevojë për një hapësirë më të madhe demokratike në të gjitha fushat" - tha ai.

Libri i zotit Biberaj u prit me interesim nga studiuesit dhe diplomatët, edhe për faktin se përfshin ngjarjet shqiptare nga fillimet e demokracisë 1990-92 deri në vitin 2010. Për shumë vjet drejtues i "Zërit të Amerikës" në gjuhën shqipe, aktualisht drejtor i divizionit të Euroazisë në VOA, dr. Biberaj është autor i shumë studimeve për Ballkanin dhe Shqipërinë, të cilat zënë një vend të rëndësishëm në bibliotekën e studimeve politike shqiptare.

(http://www.voanews.com/albanian)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BLLOKOHET KROI I VITAKUT, NJË VETURE I VIHET ZJARRI (10.07.2011)
FSK MERR 'VIZË' NGA KUVENDI PËR ZBARKIME JASHTË VENDIT (10.07.2011)
PANDELI MAJKO: ËSHTË NJË TANGO KRIZE (10.07.2011)
PËR SHQIPËRINË KËTO JANË KOHË QË KËRKOJNË UDHËHEQJE TË MADHE DHE NJË IDE TË QARTË SE KU PO SHKOHETNga ELEZ BIBERAJ, Drejtor i Divizionit të Evropës, Zëri i Amerikës (10.07.2011)
NOBELI PËR PAQE IU JEPET TRI GRAVEJanë dy liberiane dhe një jemenite (10.07.2011)
FRANCA I KËRKON BEOGRADIT VAZHDIMIN E DIALOGUT TEKNIK (10.07.2011)
ANALISTËT NUK SHOHIN NË HORIZONT ZGJIDHJE TË MUNDSHME PËR VERIUN (10.07.2011)
U NDA NGA JETA RAMIZ ALIA, ISHTE DIKTATORI I FUNDIT I SHQIPËRISË (10.07.2011)
MARRËDHËNIET E ARDHSHME SHQIPTARO-AMERIKANE NËN DRITËN E SË KALUARËS (10.06.2011)
NATO MËTON NDËRKOMBËTARIZIMIN E SË ARDHMES POLITIKE TË VERIUT TË KOSOVËS (10.06.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]