E Premte, 05.10.2024, 03:47pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
QEVERIA - PA ARSYE PËR SHQETËSIM
E Enjte, 12.29.2011, 05:56pm (GMT+1)

29.12.2011

Edona Peci

Viti 2011 pati nisur edhe me një fillim të ri në skenën politike të Kosovës - krijimin e Qeverisë së re me oponentët e saj partiakë në Kuvend. Gjatë vitit që po lëmë pas, ekzekutivit të vendit me në krye Hashim Thaçin, iu drejtuan një varg kritikash për veprimet e saj në fusha të ndryshme.

Por, çfarë bëri opozita kosovare përveç se kritikoi partitë në pushtet?

Njohësit e rrethanave politike në Prishtinë flasin për ekzistimin e një krize parlamentare në Kosovë, për shkak të, siç thonë ata, mungesës së një opozite apo blloku opozitar, i cili do të duhej ta kryente funksionin e tij si në çdo demokraci parlamentare.

Analisti Jusuf Buxhovi thotë se me opozitën aktuale, kryeministri Thaçi nuk ka arsye për t'u shqetësuar fare për mandatin e kabinetit të tij.


"Hashim Thaçi si politikan - madje tani me sa po shihet, nuk ka fare nevojë të brengoset se një opozitë e tillë mund ta rrezikojë. Përkundrazi, çdo sjellje e saj, për fat të keq, po i sjell atij pikë", shprehet Buxhovi, për të shtuar se me hyrjen e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvend, ka ndryshuar vetëm përbërja e legjislativit, por nuk është përmirësuar niveli i debatit politik në këtë institucion.

Buxhovi - njëri nga themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, hedh fajin pikërisht te kjo parti, e cila, siç thotë ai, ka dështuar përgjatë viteve të kaluara - qoftë në rolin e saj gjatë bashkë-qeverisjes së dikurshme me Thaçin, qoftë tani, kur bën pjesë në radhët e partive që s'janë më në pushtet.

"Barra më e madhe i bie Lidhjes Demokratike të Kosovës. Përgjegjësia është tek ajo parti, sepse është një parti shtet-ndërtuese; është një parti, e cila ka udhëhequr lëvizjet shtet-formuese në vitet '90; një parti që ka merita të mëdha në këtë lëvizje, por që ka dështuar në jetën parlamentare. Ka dështuar edhe në kohën e Rugovës, veçmas nga zgjedhjet e para të vitit 2001 dhe ato të vitit 2004, ku pati hyrë në bashkë-qeverisje me kujtesën se kjo bashkë-qeverisje i ka lejuar apo i ka krijuar një komoditet udhëheqësve të LDK-së për të vepruar keq. Këtu unë e shoh krejt defektin e kësaj që po ndodh", thekson Buxhovi.

Të kundërtën e thotë analisti Ismail Hasani, me vlerësimin se LDK-ja dallon nga partitë e tjera opozitare.

"Lëvizja Vetëvendosja aktualisht operon me gjuhën stigmatizuese verbale karshi pozitës që nuk i kontribuon zhvillimit të proceseve politike në Kosovë - përjashto Lidhjen Demokratike të Kosovës, që si parti opozitare dhe si partia e dytë në Kosovë për nga numri, ka reaguar në situata të ndryshme duke i adresuar kërkesat dhe kritikat Qeverisë me një platformë, e cila është ndryshe nga subjektet e tjera politike, siç është rasti i Vetëvendosjes", shprehet Hasani.

Subjekti politik, që nuk u përmend fare nga analistët në prononcimet dhënë Radios Evropa e Lirë, është partia Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, po ashtu parti opozitare.

Megjithatë, emërues i përbashkët i vlerësimeve të Buxhovit dhe Hasanit mbetet mungesa e ofrimit të alternativave reale për përmirësimin e qeverisjes aktuale, që, sipas tyre, do të duhej të vinin nga të gjitha partitë opozitare të përfaqësuara në Kuvend.

"Pikërisht insistimi im është te mungesa e platformës për veprim unik të bllokut opozitar. Subjektet politike që përfaqësohen në Parlament, e që janë në opozitë, ushqehen me ndjenjën e vetëmjaftueshmërisë. Ato konsiderojnë dhe e shohin veten si faktor të rëndësishëm në Parlament, si subjekt politik, ndërkohë që sjelljet do të duhej të ishin më të koordinuara si bllok opozitar", vlerëson analisti Ismail Hasani.

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KEQQEVERISJE TOTALE NË 2011ën (12.29.2011)
KURTI: NJË QEVERI E MBRAPSHTË DUHET TË SHKARKOHET (12.29.2011)
DREWS: VETËM NË VERI ËSHTË SITUATË E KEQE (12.29.2011)
Presidenti Topi merr mesazh nga Shenjtëria e Tij, Papa Benedikti XVIPAPA BENEDIKTI XVI: URIMET MË TË MIRA PËR PAQE DHE PËRPARIM PËR VITIN E RI 2012, VIT I 100  VJETORIT TË PAVARËSISË SË SHQIPËRISË (12.29.2011)
SHENJA POZITIVE PËR EKONOMINË AMERIKANE (12.29.2011)
VV PARALAJMËRON BLLOKIMIN E VENDKALIMEVE KUFITARE (12.28.2011)
SHQIPTARËT NË VERI TË MITROVICËS BLLOKOJNË RRUGËN (12.28.2011)
SHQIPTARËT PROTESTOJNË PËR FLAMUR NË TUZ (12.28.2011)
SHTEPIA E BARDHË KËRKON RRITJEN E KUFIRIT TË BORXHIT (12.28.2011)
SERBISË S'DO T'I IMPONOHET NJOHJA E KOSOVËS (12.28.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]