E Premte, 05.10.2024, 12:35am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 

Vendimi në Këshillin Bashkiak për emërtimin e aksit nga Rruga e "Kavajës" deri në fund të Gardës së Republikës

EMËRTIMI "IBRAHIM RUGOVA" NË NJË PREJ RRUGËVE KRYESORE TË TIRANËS
E Premte, 12.30.2011, 08:55am (GMT+1)


Këshilli Bashkiak miratoi në mbledhjen e fundit të tij, riemërtimin e një prej rrugëve kryesore të qytetit të Tiranës, përkatësisht segmentin e aksit nga Rruga e "Kavajës" deri në fund të Gardës së Republikës me emërtimin "Ibrahim Rugova". Nga ky vendim i Këshillit Bashkiak automatikisht riemërtohet rruga "Dëshmorët e 4 Shkurtit", në rrugën me emërtimin "Brigada VIII". Në Vendimin e Këshillit Bashkiak nr. 41 datë 29.9.2008 për emërtimin e pjesëve të territorit publik të paemërtuara në Bashkinë e Tiranës do të bëhen këto zëvendësime. Në numrin rendor 194, emërtimi "Brigada VIII" zëvendësohet me emërtimin "Dëshmorët e 4 Shkurtit". Në numrin rendor 233 emërtimin "Dëshmorët e 4 Shkurtit" zëvendësohet me emërtimin "Ibrahim Rugova".
Emërtimin aktual "Ibrahim Rugova" në territorin e Njësisë Bashkiake nr. 7 revokohet.
Emërtimi aktual "Brigada VIII" në territorin e Njësisë Bashkiake nr. 5 revokohet. Ky vendim hyn në fuqi 10 ditë pas shpalljes.

Pak historik

Presidenti i parë i Kosovës, Kryetar i Lidhjes Demokratike prej vitit 1989 deri në vitin 2005, studiues i shquar. Lindi në Cërrcë të Burimit më 12 shkurt. Kreu shkollën e mesme në Pejë 1967 dhe studimet e larta në degën e Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe në Universitetin e Prishtinës 1971. Në vitet 1976-1977 studio në Ecole Pratique des Hautes, (shkolla Praktike e Studimeve të Larta në Paris. Pas zgjedhjeve parlamentare që atëbotë nuk pranoheshin ndërkombëtarisht, më 24 maj 1992, Rugova zgjidhet kryetar i Republikës së posashpallur të Kosovës. Nën udhëheqjen e tij, shqiptarët e Kosovës ndërtuan strukturat e veta paralele të administratës, shëndetësisë dhe të arsimit, ndërsa Rugova vetë angazhohej për zgjidhje të çështjes së Kosovës me mjete paqësore dhe për njohjen ndërkombëtare të çështjes të Kosovës. Në zgjedhjet parlamentare të organizuara nga administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara, partia e Rugovës fiton shumicën, ndërsa ai vetë zgjedhet kryetar i Kosovës më 4 mars 2002. Në këtë funksion, ai vazhdon ta potencojë miqësinë dhe politikën e bashkëpunimit me SHBA dhe vendet evropiane nga të cilat vazhdimisht kërkon pranimin formal të pavarësisë së Kosovës. Në vitin 2005 rizgjedhet kryetar.
Më 5 shtator 2005, Ibrahim Rugova njofton opinionin që është i sëmurë nga kanceri i mushkërive. Përderisa ai e dorëzoi postin e kryetarit të LDK-së, funksionin e Presidentit të Kosovës, ai e kryen deri në ditën e vdekjes më 21 janar 2006. Ibrahim Rugova kujtohet si simbol i luftës paqësore të shqiptarëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PRESIDENTI TOPI: BASHKËPUNIMI MES SHUMICËS DHE OPOZITËS ËSHTË VETËM RIFILLIMI I KTHIMIT NË NORMALITET (12.29.2011)
QEVERIA - PA ARSYE PËR SHQETËSIM (12.29.2011)
KEQQEVERISJE TOTALE NË 2011ën (12.29.2011)
KURTI: NJË QEVERI E MBRAPSHTË DUHET TË SHKARKOHET (12.29.2011)
DREWS: VETËM NË VERI ËSHTË SITUATË E KEQE (12.29.2011)
Presidenti Topi merr mesazh nga Shenjtëria e Tij, Papa Benedikti XVIPAPA BENEDIKTI XVI: URIMET MË TË MIRA PËR PAQE DHE PËRPARIM PËR VITIN E RI 2012, VIT I 100  VJETORIT TË PAVARËSISË SË SHQIPËRISË (12.29.2011)
SHENJA POZITIVE PËR EKONOMINË AMERIKANE (12.29.2011)
VV PARALAJMËRON BLLOKIMIN E VENDKALIMEVE KUFITARE (12.28.2011)
SHQIPTARËT NË VERI TË MITROVICËS BLLOKOJNË RRUGËN (12.28.2011)
SHQIPTARËT PROTESTOJNË PËR FLAMUR NË TUZ (12.28.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]