E Shtunë, 04.27.2024, 03:32pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
MITROVICA PËRSHËNDET PATRULLIMET E PËRBASHKËTA TË POLICISË DHE EULEXit NË VERI

E Hënë, 03.11.2013, 02:58pm (GMT+1)




Mitrovicë, 11 mars  - Përfaqësuesit e Komunës së Mitrovicës kanë përshëndetur të hënën në takimin e Komitetit të Sigurisë, shtimin e masave të sigurisë në veri nga Policia e Kosovës dhe EULEX-it. Ata kanë thënë se patrullimet e përbashkëta kanë ndikuar edhe në sigurinë e qytetarëve.

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Riza Haziri, ka pohuar se si rezultat i angazhimit të strukturave të sigurisë, pushtetit lokal si dhe vetëpërmbajtjes së qytetarëve situata është paksa më e shtendosur. "Kjo javë fatbardhësisht ka qenë e qetë kryesisht, pa incidente të shpeshta sikur javët paraprake", ka thënë Haziri.

Duke folur për rrethanat politike, ai ka theksuar se është një kohë e ndjeshme duke pasur parasysh dialogun që po mbahet mes Kosovës dhe Serbisë për zhbërjen e strukturave paralele. "Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë po ngrit zëra kundërshtues nga të dy palët, por reagimet që vijnë nga pala serbe janë reagime që vijnë nga struktura paralele, që nuk ju konvenon normalizimi i situatës", ka theksuar Haziri.

Gjendjen më të qetë e ka përshkruar edhe drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala. Ai ka falënderuar të gjithë ata që janë duke u angazhuar për mbarëvajtjen e situatës, si Policinë e Kosovës, EULEX-in, KFOR-in, por edhe qytetarët.

Sipas tij, në raport me javët e kaluara, këtë javë ka pasur një situatë më të qetë. "Kemi pasur veç një shpërthim në afërsi të stacionit të policisë në veri, ku s'ka pasur të lënduar", ka thënë Bala.

Në takim pos zyrtarëve komunalë, përfaqësuesve të Policisë së Kosovës, EULEX-it, KFOR-it dhe organizatave të tjera vendore dhe ndërkombëtare, që i pranishëm edhe Rexhep Bytyçi nga zyra e shefit të EULEX-it, i cili kërkoi që të bëhet më shumë për rritjen e bashkëpunimit me qytetarë.


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NË BRUKSEL BEOGRADI KËRKON PRESIONIN E BEsë MBI PRISHTINËN (03.11.2013)
KONSULTIMET E BEOGRADIT NË BRUKSEL (03.11.2013)
PANARITI - FINANCIMI I AMBASADAVE MUND TË KETË VETËM ZGJIDHJE NDËRINSTITUCIONALE (03.11.2013)
Danas - ZBULOHET DOKUMENTI PËR NORMALIZIMIN E MARRËDHËNIEVE KOSOVË-SERBI? (03.11.2013)
KUVENDI SHQIPTAR - SHTATË MASAT URGJENTE PËR LUGINËN E PRESHEVËS (03.11.2013)
ALBUMI JETËSOR I AZEM HAJDARIT (Fotogaleri me rastin e 50 vjetorit të lindjes) (03.11.2013)
ARRESTOHET KRYETARI I BASHKISË SË KAVAJËS (03.11.2013)
FUSHATA ZGJEDHORE NË MAQEDONI (03.10.2013)
Koha Ditore - AMINSTI PËR KRIMINELËT E VERIUT (03.10.2013)
Radio Evropa e Lirë - DYKUPTIMËSIA E ASOCIACIONIT TË KOMUNAVE SERBE (03.10.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]