E Djelë, 05.19.2024, 06:55am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
SHQIPËRI - KANCERI, DIABETI DHE SËMUNDJET E ZEMRËS NË FOKUSIN E NJË STUDIMI TË BANKËS BOTËRORE

E Premte, 09.06.2013, 08:17am (GMT+1)



Banka Botërore me Rrjetin e saj për Zhvillim Njerëzor dhe Universiteti i Uashingtonit me Institutin e tij për Matje dhe Vlerësime Mjekësore sapo kanë përfunduar një studim mbi sëmundjet dhe gjendjen shëndetësore në Europë dhe Azinë Qendrore. Raporti "Pesha Botërore e Sëmundjes", që publikon statistika të gërshetuara dhe këshillon politika mjekësore, është fryt i studimeve nga 488 bashkautorë, 303 institucione në 50 shtete. Ndër gjetjet kryesore janë se vdekshmëria foshnjore është ulur, njerëzit po jetojnë më gjatë, popullata po plaket, por disa sëmundje po shtohen më shumë se të tjerat, megjithë masat që merren."‹"‹

Për Shqipërinë raporti shkruan se në 40 vitet e fundit e ka rritur jetëgjatësinë mesatare me 20 vjet. Disa nga sëmundjet më shumë të përhapura dhe me prirje për t'u rritur më tej janë kanceret e llojeve të ndryshme, sëmundjet e zemrës dhe diabeti.

Shtimin e kancereve e vërtetojnë edhe mjekët shqiptarë, të cilët thonë se ndeshen çdo ditë me forma të reja, mosha të reja dhe vendndodhje të ndryshme të tyre nëpër organet e trupit. Dr. Agim Karaj, shef I kirurgjisë onkologjike në qendrën Spitalore "Nënë Tereza" thotë se "nga një anë investimet në këtë fushë janë të pakta, por nga ana tjetër shumica e pacientëve vijnë në gjendje të rëndë dhe nuk punohet shumë për zbulimin e hershëm të patologjive kanceroze".

Si për kanceret edhe për zemrën dhe diabetet shkaqet mendohet se janë të ngajshme; trashëgimia, mjedisi, kequshqyerja, duhani, jeta pasive, stresi, por tek diabeti është faktor edhe plakja e popullatës. Studimet tregojnë se një në 3 persona mund ta shmangë diabetin vetëm me 30 minuta vrapim apo ecje. Dr. i diabetit Florion Toti, në qendrën universitare "Nënë Tereza" thotë se "në 20 vitet e fundit diabetikët shqiptarë janë dyfishuar nga 30 mijë në 60 mijë, ndërsa vazhdojnë fushatat për zbulimin e tyre, të cilët mendohet se janë 5 për qind e popullatës, ose gjithsej 150 mijë persona".

"Në sëmundjet e zemrës ka aktualisht një ndryshim të madh. Deri dje më të shumta ishin valvulat e zemrës, ndërsa tani ka më shumë sëmundje të enëve të gjakut, si rezultat i mbipeshës, pirjes së duhanit, yndyrnave të tepërta në ushqime dhe braktisjes së sporteve", - thotë dr. Aurel Demiraj, në QSUT.

Studimi i Bankës Botërore dhe Universitetit të Uashingtonit për rajonin e Europës dhe Azisë Qendrore thekson se ndër gjetjet kryesore janë shtimi i goditjet iskiemike të zemrës, cerozat në mëlçi dhe diabeti. Gjatë 20 viteve të fundit kanë ndryshuar shumë jo vetëm radha e sëmundjeve por edhe sistemi shëndetësor i shumë vendeve në Europë dhe Azi Qendrore. Infeksionet e mushkërive kanë zbritur në vendin e dytë, pas goditjeve iskiemike të zemrës, por ka edhe sëmundje si HIV AIDS që ka nga vendi 33 janë ngjitur në vendin e 5.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PRESIDENTI NISHANI - ZGJEDHJET ISHIN DEMOKRATIKE, E DEKRETOJ SHPEJT QEVERINË E RE (09.06.2013)
U ZHVILLUA MBLEDHJA E FUNDIT E QEVERISË BERISHA (09.06.2013)
GJENDJA SHËNDETËSORE E KOMPOZITORIT SHPËTIM SARAÇI DREJT SHËRIMIT TË PLOTË (09.05.2013)
SERBËT E KOSOVËS PËR ZGJEDHJET E 3 NËNTORIT PARAQESIN LISTËN E PËRBASHKËT 'SERBIA' (09.05.2013)
MEDIA - PUNËTORËT NGA KOSOVA I PRET SKLLAVËRIA NË KATAR (09.05.2013)
SOT PËR HERË TË FUNDIT DREJTON NJË MBLEDHJE TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE (09.05.2013)
MANASTIR - SHTËPIA E KONGRESIT TË ALFABETIT ËSHTË LËNË NË MËSHIRË TË FATIT (09.05.2013)
Konkurrueshmëria, Shqipëria bie në renditjeWORLD ECONOMIC FORUM - SHQIPËRIA NË VENDIN E 95, HUMBET 6 POZICIONE, MES VENDEVE TË RAJONIT LË PAS VETËM SERBINË (09.04.2013)
KOSOVË - SHOQËRIA CIVILE KRITIKON GJYKATËN KUSHTETUESE PËR VENDIMIN NDAJ LIGJIT MBI AMNISTINË (09.04.2013)
AMBASADORJA BUKURIJE GJONBALAJ MORI PJESË NË AUDIENCËN E PAPËS FRANÇESKU - I KËRKOI ATIT TË SHENJTË BEKIMIN E TIJ DHE NJOHJEN E KOSOVËS SË PAVARUR E SOVRANE (09.04.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]