E Hënë, 05.06.2024, 03:28pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Josipoviç - Mbështesim normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi
IVO JOSIPOVIÇ - FALËNDEROJMË SHUMË SHQIPTARË TË KOSOVËS QË KONTRIBUAN E KONTRIBUOJNË PËR PAVARËSINË DHE ZHVILLIMIN E KROACISË

E Premte, 09.06.2013, 10:33am (GMT+1)


Kroacia e mbështet dialogun dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka deklaruar sot në Prishtinë presidenti kroat, Ivo Josipoviq.

Këto komente, Josipoviq i ka bërë gjatë një konference të përbashkët me presidenten Atifete Jahjaga me ftesë të së cilës, presidenti kroat po qëndron në Kosovë në një vizitë tre ditëshe.

Me këtë rast, presidenti Josipoviq ka folur për marrëdhëniet e mira që kanë Kroacia dhe Kosova, duke falënderuar shumë shqiptarë të Kosovës që kontribuan si për pavarësimin e këtij vendi e deri te ditët e sotme kur këta qytetarë që sot gëzojnë shtetësinë kroate japin kontributin e tyre por zhvillimin e shtetit kroat.

Josipoviq tha se e mbështet plotësisht edhe normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si një proces i domosdoshëm për integrimin e tyre në Bashkimin Evropian.

"Republika e Kroacisë mbështet fuqishëm bisedimet që po zhvillojnë Republika e Kosovës dhe ajo e Serbisë dhe konsiderojmë që përparimi i bërë është shumë i rëndësishëm dhe i përgëzojmë të dyja palët. Këto bisedime do të duhej të sillnin si rezultat normalizimin e plotë të marrëdhënieve midis dyja vendeve në rrugën e tyre drejt integrimit në Bashkimin Evropian", ka thënë Josipoviq.

Ndërkohë, presidentja Jahjaga e ka përgëzuar edhe njëherë presidentin Josipoviq për anëtarësimin e Kroacisë në Bashkimin Evropian.

"Kjo është një e arritur për Kroacinë por edhe gjithë rajonin", ka nënvizuar Jahjaga.

Në këtë aspekt, Jahjaga ka kërkuar nga Josipoviq mbështetjen e Zagrebit zyrtar në çështjet që kanë të bëjnë me përfaqësimin dhe anëtarësimin e Kosovës në nismat dhe konferencat rajonale.

Si dy vende që kanë marrëdhënie të mira, presidentja Jahjaga dhe presidenti Josipoviq janë angazhuar për bashkëpunim të ngushtë ekonomik e tregtar.

Presidentja Jahjaga ka premtuar se Kosova do t'i njohë komunitetit kroat statusin e pakicës kombëtare dhe njëherësh do t'i sigurojë këtij komuniteti përfaqësim në institucionet e larta siç është Kuvendi.

Pas takimit me presidenten Jahjaga, Josipoviq është pritur edhe nga kryeministri Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi si dhe do të realizojë një vizitë në qytezën e Janjevës ku jeton një numër i pjesëtarëve të komunitetit kroat në Kosovë.


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PRESIDENTI KROAT IVO JOSIPOVIÇ E FILLON VIZITËN NË KOSOVË (09.06.2013)
NJË DEKADË NGA LUMTURIMI I NËNË TEREZËS - PRISHTINA PËRKUJTON BIJËN SHQIPTARE, NËNËN E NJERËZIMIT (09.06.2013)
SHQIPËRI - KANCERI, DIABETI DHE SËMUNDJET E ZEMRËS NË FOKUSIN E NJË STUDIMI TË BANKËS BOTËRORE (09.06.2013)
PRESIDENTI NISHANI - ZGJEDHJET ISHIN DEMOKRATIKE, E DEKRETOJ SHPEJT QEVERINË E RE (09.06.2013)
U ZHVILLUA MBLEDHJA E FUNDIT E QEVERISË BERISHA (09.06.2013)
GJENDJA SHËNDETËSORE E KOMPOZITORIT SHPËTIM SARAÇI DREJT SHËRIMIT TË PLOTË (09.05.2013)
SERBËT E KOSOVËS PËR ZGJEDHJET E 3 NËNTORIT PARAQESIN LISTËN E PËRBASHKËT 'SERBIA' (09.05.2013)
MEDIA - PUNËTORËT NGA KOSOVA I PRET SKLLAVËRIA NË KATAR (09.05.2013)
SOT PËR HERË TË FUNDIT DREJTON NJË MBLEDHJE TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE (09.05.2013)
MANASTIR - SHTËPIA E KONGRESIT TË ALFABETIT ËSHTË LËNË NË MËSHIRË TË FATIT (09.05.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]